Një nga veprimtaritë e shumëpritura të pranisë së investimeve amerikane në Shqipëri e zhvilluar rreth Parkut Eolik të Tropojës, si rrallëherë u trajtua me notat më të zbehta të strategjisë kombëtare mbi energjinë dhe po ashtu për partneritetin Shqipëri-SHBA, prej qeverisë shqiptare.
Forma e servirjes së lajmit nga ana e propagandës zyrtare të Rilindjes Socialiste, ATSH-s ishte pikërisht e tillë.
Vetë lajmi nis i me nënvizime të mirëkuptuara ku ndjehet më shumë si një ftohje raportesh diplomatike se sa afrim bashkëpunimi ku shprehimisht shkruhet:-“Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka avantazhin se prodhon 100% energji të gjelbër, vlera e së cilës në portofolin energjetik të Europës është shumë e lartë, krahasimisht me energjinë që vjen nga burimet fosile. Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, Rama u ndal te një tjetër marrëveshje e rëndësishme në fushën e energjisë, ajo mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.”
I tërë lajmi dhe informacioni i përcjellë pavarësisht nënvizimi se në sektorin strategjik të energjisë qeveria Rama shpreh se :-“kemi në proces dhe rreth 1500 megavat të tjera që janë në ndërtim dhe proces licencim”, “siguresa” e këtij rrjeti me Ballukun të pranishme në këtë veprimtari dhe ku kryeministri shkarazi përmend vetëm një herë SHBA-në duke e krahasuar me “… duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës…”, pa përmendur të Ngarkuarën me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn dhe drejtorin ekzekutiv në CWP Europe Dimitar Enchev.
Në disa media lajmi ishte më i plotë në përmbajtje se sa ky “i ftohti” i propagandës zyrtare të ATSH-s, ku CWP e sapo licencuar përmes Z. Enchev thekson se :-“…zhbllokojmë potencialin e madh të energjisë së rinovueshme të rajonit dhe po forcojmë bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”
Sado që të përpiqemi për të reflektuar mbi strategjinë mbi energjinë, rrugët e përfitimit ekonomik të ruajtura nga ndikimi i aferave korruptive të qeverisë Rama që ka në fokus opozita, nuk mund të lemë pa trajtuar një situatë tjetër brenda lajmit.
Aq kohë sa kryetarit të opozitës Berisha ju desh të shpenzonte, konferencat ditore për shtyp, mbajtjen e qëndrimeve dhe daljen në foltoren/protestë në mbrëmjen e së Hënës, Rama me një delegacion të tijin pa Ballukun (çështje e bllokimit të pasaportës), nga Tropoja u shfaq në Abu Dhabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), për të marrë pjesë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026.
Në qoftë se kjo duket tashmë si një surprizë e kudo ndodhjes së kryeministrit, lajmi konfirmohet se është i vërtetë.
Sipas shoqërive ajrore fluturimi nga Rinasi drejt Zayed International zgjat vetëm për 5 orë e 30 min pa ndalesë dhe në ndenjëset ekonomike bileta e delegacionit varjon 70-80 €.
Në rast se do të ishte një fluturim me ndalesa nga Tel Aviv apo Stambolli kohëzgjatja do të ishte afërsisht nga 7-10 orë udhëtim.
Edhe këto detaje janë fare të pallogaritshme për atë çka po kalon vendi me gjendjen e përmbytjeve, por kur shohim se si ato dalin në plan të parë përsa i përket emergjencave civile detyra që parashtroi kryeministri sapo u kthye nga Parisi dhe u nis për Abu Dhabi, kjo na jep të kuptojmë shumë qartë se përse Rama dhe Rilindja Socialiste mes qeverisjes me korrupsion të shfrenuar kërkojnë “energji të rinovueshme” në raport me marrëdhëniet tashmë të pariciklueshme me SHBA-në.
12 Janar, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)