Gati në një javë diferencë, prej Samitit të Kopenhagës dhe ditës së sotme kur mazhoranca rrëzoi kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet nga programi IPARD në Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit të Shqipërisë, një skicë ilustruese Nga LD-NY 25 sjell triptikun e karnavales që qeveris vendin.
Të flasësh për mbi 30 milion euro shpërdorime nga IPARD duket vetës si një pjesë e asaj që mund të zbulojë Aplikacioni Diella mbi prokurimet dhe tenderat që janë zhvilluar në Shqipëri, lënë më një anë hetimet e Prokurorisë së Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin ku duket se dosjet janë të ngrira për shkak të cikleve zgjedhore.
Samiti i Danimarkës më 2 Tetor, falë tapetit të kuq dhe sfondit me klimë të shëndetshme plot lule dielli, motivoi skicën e fermës së lulediellit, ku aplikacioni Diellzës ndriçon më shumë për korrupsionin. Po të ndjekësh me vëmendje, shakaja e përsëritur e Ramës me lapsuset e Presidentit të SHBA-së Trump, për një paqe mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë nuk lidhet vetëm me deklaratën e mëpasshme të tij se “shakaja mes miqve kthehet në helm politik”, por jo vetëm me mungesën e formimit dhe vendin se ku thuhet një shaka si e tillë në qoftë se nuk është e përshtatur në rrethana nga një humor i viteve të Luftës së Ftohtë, por edhe si një rezistencë sorosiane në zhvillimet globale dhe qëndrimet e së majtës progresiste dhe radikale në politikë.
Për ata që e kanë jetuar kohën mbahet mend se Yuri Andropov (Nëntor 1982 – Shkurt 1984) u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të BS në shtratin e spitalit dhe prej andej e udhëhoqi vendin për disa muaj deri sa në fuqi pas vdekjes së tij erdhi Gorbaçovi.
Historia me humor thuhet se kur Andropovi u zgjua nga koma e gjatë sekretari i solli një dokument ku duhej nënshkruar Traktati i Paqes mes Kinës dhe Finlandës.
Pra BS kishte vdekur, ishte kalbëzuar në sytë e perëndimit.
Historia vazhdon më gjatë, por kjo mbetet për një herë tjetër për t’ia lënë Ramës ta përshtasë në Samite të tjerë.
8 Tetor, 2028
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)