Nga rrjeti social – Elida Buçpapaj:
Bardhyl Mahmuti ma shtrëmbove emrin skuthçe – e nuk po thu të vërtetën se të paska ndodhur rastësisht – se rrjeti në Facebook e di se kur kthen pergjigje emri del automatikisht.
Edhe une kisha shans me ta gabu mbiemrin tuaj, por nuk e bëj kurrë.
Mos e permend emrin e Dick Marty se ai të thotë qartë se ti megjithëse ia kishe adresat dhe kontaktet I injorove dhe “u kujtove” “më vonë”. Dick Marty të quan propagandist – pra tjetër propaganda e tjeter e vërteta.
Tash unë të them publikisht hiqju “inkriminimit” të Dimal Basha se po keqperdor faktin publik se çfare ka punuar Dimali student dhe profesorja e tij.
Mos I qit benzinë zjarrit.
Ti po kujton se SHBA dhe NATO qe iu perkushtun Kosovës me forca dhe financime kolosale po trushplahen prej propagandisteve?
Jane Universitete dhe Institucione që duan te tregojnë pikë për pikë gjithçka që ka ndodhur, por Dimali ka pasur temë tjeter.
Tash koha eshte që Kosova te ndertojë institucionet 7 muaj pas zgjedhjeve – populli na njeh te gjithëve ne fije e për pe.
Pra ndalu propagandës së helmuar dhe ndale benzinën.
UÇK nuk asht prona jote dhe e asnjë partie, por e gjithe Kosoves.
Ne kemi patur mik Agim Ramadanin e plot te tjere.
Nuk po hap arkiva se ne nuk jemi në luftë midis vedi!
A kupton?
Nuk po them se janë vrare mbi 100 ushtarakë e personalitete te Kosovës pas luftës.
Nuk po kujtoj shtypin e majte ekstrem qe pas luftes etiketonte tradhetare figura te shkelqyera.
Por nigjo ketu. Do te vijne brezat e rinj dhe kane me na studju çfarë kemi thënë e bërë me tregu gjithçka për t’i sherby kombit dhe jo interesit partiak.
Tash ju doni me kriju stuhi ne gotë sepse po afrohet Haga.
Nuk e mbroni keshtu as Hashimin dhe asnjë.
Veç i demtoni.
Sepse tash i jeni sulur si bisha Dimalit.
Jemi shqiptare. Populli e vlerëson se cilët jemi ne me votë. Jo me propagandë. Sot jemi ne 2025 as ne 1997-1998 as ne fillim te viteve ‘2000.
Te gjithë kemi nxjerrë mësimet tona.

Dick Marty i përgjigjet Bardhyl Mahmutit: Mos kontaktoni më me mua!