Autobusi ndalon për të marrë pasagjerët dhe e para në radhë është një zonjë me një fund të ngushtë, aq të ngushtë sa nuk mund të zgjasë këmbën për të hipur në shkallën e parë.
Zonja me fund të ngushtë, pak e turpëruar, i buzëqesh shoferit, e vë dorën pas për ta ulur pak zinxhirin, duke menduar se kështu do t’ia kishte dalë.
Ajo përpiqet të ngjitet, por ende nuk mundet. E ndjerë edhe më shumë në siklet, ajo e vë dorën pas për ta ulur më shumë zinxhirin, me shpresën se në këtë mënyrë fundi do të jetë mjaft i gjerë, por sërish nuk lëviz dot.
Krejt e kuqe nga turpi, ajo vendos sërish dorën pas dhe e tërheq zinxhirin deri në fund, por efektet nuk ndryshojnë fare. Në këtë moment djali pas saj e merr për bel dhe e ngre me trup, duke e vendosur në autobus.
Ajo bëhet e tërbuar dhe i bërtet:
“Si guxoni të më prekni? Unë as nuk ju njoh!”
Dhe ai i thotë me një buzëqeshje me zë të ulët:
“Epo, zonjë, unë zakonisht nuk i bëj këto gjëra, por pasi më ulët zinxhirin e pantallonave 3 herë, mendova se ishim bërë miq!!!…