Deputetët e opozitës nuk janë lejuar seancën e sotme të futen në sallën e Kuvendit, siç kanë bërë në seancat e kaluara.
Sipas strategjisë së mëparshme, demokratët futeshin në Kuvend një orë më parë dhe bllokonin foltoren e Kuvendit me karrige.
Ndërkohë që ditën e sotme, ata nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend fare.
Demokratët janë konfrontuar me gardistët.
Nga ana tjetër, opozita ka gjetur një tjetër strategji për të penguar punimet e Kuvendit.
Deputetët demokrat kanë bllokuar të gjitha hyrjet e parlamentit.
Disa deputetët kanë mbajtur të bllokuar hyrjen kryesore, ndërsa Gazment Bardhi me disa të tjerë kanë penguar hyrjen e deputetëve të PS nga hyrja e pasme, përbri Akademisë së Shkencave.sn