Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur kryesinë e saj. Gjatë fjalës së tij, kreu i kësaj partie Ilir Meta tha se, LSI-ja që në fillim të nisjes së koalicionit ka qenë me objektivin për bërjen e reformave të mëdha për vendin dhe këto reforma për ti bërë me konsensus.
Në fjalën e tij Meta e vuri theksin tek reforma në drejtësi.
“Rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të qarta për të gjithë ata që janë profesionistë e të paanshëm. Për të gjithë ata që duan të luajnë, ne këto sugjerime do t’ja japim publikut në mënyrë që në fund ata të gjykojnë me vëmendje, të kthejnë dhe pse jo me cdo gjë tjetër të gjithë ata që bëhen pengesë për këtë reformë”, u shpreh gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së.
Nuk u kuptua qartë se për kë e kishte mesazhin kreu i LSI-së, Ilir Meta, pasi fjalën e tij e nisi duke sulmuar opozitën. Meta sot u duk si një peng i kryeministrit Edi Rama në fillimin e fjalimit të tij dhe një shantazhues me referndum ose zgjedhje të parakoshme në fund të fjalës së tij, shkruan Syri.net
Fjala e plotë e Ilir Metës:
“Çështja më madhore për LSI mbetet kurorëzimi me sukses i reformës në drejtësi. Në fillim të këtij mandati qeverisë LSI-ja ishte e pozicionuar qartë në interes të kryesores së reformave të mëdha të shtetit që duhet të bëhen me në konsensus të gjerë politik kemi qenë të bindur se dialogu politik dhe konsensusi janë të domokratike për reformën administrative që përfuindoi me sukses LSI-së kërkoi me forcë garancinë e bashkëpunimit me PD-në si opozitën kryesore, e cila për fat të keq u vetëpërjashtua. PD-ja paragjykoi se mazhoranca e kishte ndërtuar procesin si një farsë.
Pavarësisht ne i dhamë të gjithë kohën e duhur duke shtyrë afatin e këtij komisioni që ajo të përfshihej. 5 variante iu dhanë PD duke iu lutur që të zgjidhte një prej tyre. Jo tha PD, ne do paraqesim variantin tonë. Për reformën në drejtësi, me të njëjtin standard kemi qenë e jemi të pozicioar në kërkim për arritjen e konsensusit. Kom venecias sugjeron qartë hartimin e amendamene kushtetuese nëpërmjet një dialogu konsensual. LSI mbetet e bidur se konsensus në parlament është i domosdoshëm jo thjesht si çështje numrash, por si bashkim vullneti i forcave parlamentare. Kemi vendosur prej kohësh dhe kemi nisur procesin e reformës në parlament. Tani që ekspertët kanë dhënë kontributin e tyre është koha e celjes së dialogut politik parlamentar me qëllim arritjen me një dokument përfundimtar të certifikuar nga Komisioni i Venecias. Është detyra jonë si LSI dhe mazhorancë të krijojmë hapësirën për opzitën që të jetë substancialisht e përfshirë në dialog dhe të kontribuojë.
Është një detyrim i opozitës të kontribuojë në këtë dialog me profesionalizëm dhe jo populizëm me zgjidhje të qëndrueshme. Përfshirja e opozitës na motivoi që ta vendosnim në Parlament përmes komisionit të posacëm parlamentar. Jemi shpresëplotë që sic kemi arritur vendime konsensusale, edhe për këtë reformë bazike do të arrijmë me këmbëngulje një zgjidhje konsensuale me një dokument të shumëpranuar. Duhet të biem dakort fillimisht për ato cështje që na bashkojnë. Për çështjet që ndahemi, të gjejmë zgjidhjet e duhura me këmbëngulje dhe pa u lodhur. Për LSI diskutimi dhe debati intensiv e transparent është një bindje e pandryshuar. Vetëm qëndrimi parimor do na udhëheqë në vendimmarrjen tonë politike. Vendi është përballur edhe më parë me vendime të nxituara. Prandaj është e rëndësishme që ky proces të mos jetë përjashtues, por gjithëpërfshirës dhe të marrë në konsideratë punën e deritanishme dhe dialogun konstruktiv të palëve kontribuese. Politika e faktit të kryer provon ndarje dhe shpikje faktorësh. LSI beson se me vullnet të mirë kemi mundësi më të mirë për të arritur aq më shpejt konsensusin e domosdoshëm dhe për të mbyllur një proces jetik.
Me këtë rast dua të shpreh dhe njëherë vullnetin tim si kryetar i LSI dhe si kryetar i Kuvendit, për të punuar natë e ditë bashkë me ministrin e Drejtësisë, anëtarin tonë në komisionin parlamentar, Spartak Braho, ekspertët tanë, ekspertët e deritanishëm, ekspertët ndërkombëtarë e faktorët politikë në mënyrë që të shterojëm çdo hendek që na ndan për të arritur konsensusin për t’i dhënë besueshmërinë kësaj reforme që të jetë reformë e besueshme e të gëzojë mbështetjen e publikut të gjerë”.
Komentet