• Duke qenë dëshmitarë të mungesës së përfaqësimit të duhur të pikëpamjeve konservatore dhe libertariane në skenën politike shqiptare;
• Duke qenë dëshmitarë të shkatërrimit të së djathtës shqiptare, fillimisht përmes ndarjes në dy grupe, dhe përfundimisht përmes shkrirjes së njërit grup në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe shpërndarjes së grupit tjetër;
• Duke qenë dëshmitarë të mungesës së përfaqësimit dhe drejtësisë për viktimat, familjet dhe pasardhësit e viktimave të shtypjes komuniste;
• Duke qenë dëshmitarë të rritjes së populizmit dhe politikës së privilegjeve të strukturave të kaluara dhe aktuale qeverisëse;
• Duke qenë dëshmitarë të përkeqësimit të vazhdueshëm të miqësisë dhe aleancës së rrënjosur thellë dhe historike ndërmjet Shqipërisë dhe popullit amerikan si rezultat i politikave të këqija në vendin tonë:
Ne, Lëvizja KonservatoreShqiptare, të bashkuar në bindje dhe besim në vlerat konservatore, synojmë ndërtimin e një koalicioni konservator shqiptar, të modeluar sipas politikave dhe pikëpamjeve të Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bazuar në vlerat dhe besimet tona të përbashkëta në Zot, familje dhe liri.
Kjo deklaratë është një hap i parë drejt një marrëveshjeje përfundimtare të koalicionit, që do të hartohet dhe publikohet në një datë të mëvonshme, pas konsultave gjithëpërfshirëse me bazën, nëveçanti me të rinjtë, të cilët janë kategoria më e anashkaluar nga partitë politike.