Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. Së fundmi, një kompani britanike thotë se ka zbuluar një burim minerar të vlerësuar në rreth 640 mijë tonelata ari.
Bëhet fjalë për kompaninë britanike të hulumtimit minerar, Western Tethyan Resources. Kjo kompani njofton se sasia është zbuluat në fshatin Slivovë, rreth 20 kilometra larg Prishtinës.
“Në Slivova identifikohen burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata] apo 4.8 gr/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë.
Drejtori menaxhues i WTR-së, thotë se e ka konfirmuar plotësisht potencialin për nxjerrjen arit në këtë territor.
“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin. Do ketë një marrëveshje definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Ka qenë një hulumtim sistematik që ka rezultuar me konfirmimin e resurseve të arit në Slivova. Mezi presim të ofrojmë njoftime të reja”.
Në raport thuhet se ari paraqitet i pastër (i vetëlindur) në formë depozitimesh aluviale të lumenjve. Deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.
Kërkimet u kryen në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.
Miniera e Artanës (ish-Novobërda), konsiderohet më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse deri në 2 mijë e 700 kilogramë.
Aktualisht, çmimi i një gram ari sillet nga 50 deri në 55 euro. Çmimi i një kilogrami të arit tani sillet deri 55 mijë euro, nga 51 mijë sa ishte më 2021.dita
