Në vitin e 32-të të themelimit të sajë. Fatkeqsisht PD vjen e përçarë, dhe pa bosht ideologjik. Humbja e boshtit ideologjik, ka sjellë një amulli totale, ka bërë që ne, që u ngritëm kundër regjimit totalitar, më të egrit, më të pa fe, të ndihemi të zhgënjyer për atë çka i ndodh partisë. Kësaj partie që i dhamë gjakun, mundin, sakrificën, për të bërë Shqipërinë si Europa.
Sot P.D. ndodhet në rrugën e dilemës së madhe. Në atë dilemën e vazhdimit të rrugës nga u nis, apo çedimit të sajë, në një parti rentabël, pa forcë goditëse, pa alternativë zhvillimi, apo pa një forcë fituese në kauzat e saja.
Në të dyja sallat. U fol për luftën kundër lloit. Njëri grupim, faj sonte grupimin tjetër, dhe askush nuk fliste për një shtrirje dore, dhe për përmbysjen e këtij shteti mafioz. Kjo pasi në foltore. Fjalën e merrni ata që nuk kanë lidhje me ato momente historike. Ata që më shumë përmëndnin të vdekurit duke “harruar” të gjallët. Duke treguar se. Historia duhet thënë ashtu siç don dhe thotë partia, dhe jo siç është historia e vërtetë. Me sa duket. E vërteta historike, nuk i leverdis asnjë grupimi. Anonimati i asaj lëvizje. Ju bën më tepër punë pasi, kështu manipulohet më mirë fjala e mbajtur para atyre që, vetëm dinë të duartrokadin pa asnjë lloj koncepti, përveç servilizmit karshi kryetarve respektiv,
Në të dy grupimet. Askush nuk foli për shtyllat ku mbështetej partia në ato ditë. Askush nuk foli për nacionalizëm, të djathtën vlerat, kontributet, konservatorizmin, të deklasuarit, të burgosurit, apo interrnuarit. Askush nuk tha se. Kush ishte objektivi i partisë rruga për rrëzimin e diktaturës të instaluar nga Edvini. Askush nuk dha alternativën për fitoren e zgjedhjeve lokale. Çdo fjalim i mbajtur. Dukej si një fjalim retorik pa bosht, pa ideologji, Fjalë mbajësit, dukeshin tepër të trysnuar, kjo tregonte se. Fjalimet ishin të mirë menduara, pasi çdo e vërtetë e thënë, do kishte kosto per fjal mbajtësin. Gjë që çdo fjal mbajtësi i mungonte forca e të thënit të vërtetës. Ata dukeshim të shtirë në atë çfar thonin. Ndaj dukej si një festë e shtirur, Një festë ku kërkohej ti tregohej palës tjetër se. Në jemi partia. Ne jemi shumica. Në mbushim sallën. Prandaj thash se. Askush nuk foli për bashkim ideologjik
Duket se në këto zgjedhje lokale. P.D. do hyjë e ndarë në dy pjesë. Në çdo bashki do këtë dy kandidat. Kjo do bëjë të mundur, humbjen e bashkive kryesore. Çka do tê thotë. Edvini dhe P.S.-ja do mbeten gjatë në pushtet.
Kjo gjë, jo vetëm është e dhimbëshme por, është dhe vrasje e shpresës për shqiptarët e sidomos, për brezin e ri i cili, çdo ditë e më shumë, po merr rrugët e kurbetit
Në dy sallat. Dukej hapur servilizmi i të pranishëmve. Çdo kush, kërkonte të dukej i pranishëm, aq më shumë para kryetarve respektiv. Kjo i duk haptazi në portale ku, secili nga palët postonin foto me shkrimet përkatëse ku, kërkonin të tregonin prezencën e tyre, por më shumë karshillëkun karshi grupimit tjetër. Kjo është sa e dhimbëshme aq dhe denigruese për, vetë ditën e themelimit, per sakrificat e shqiptarve në ato ditë terrorri.
Tashmë është e qartë. P.D.- i duhen kthyer vlerat e saj. Duhet rithemelim rreal, dhe jo propogandistik. Duhet kthyer tek e djathta konservatore, si e vetmja alternative fituese. P.D. Nuk duhet të mbetet parti pengu e një grupimi të caktuar. Por ti rikthehet kontributeve reale e jo patetike. Sot shqiptarët ashtu si më 90-ën. Kërkojnë shpresë, dhe shptesën ja jep, vetëm një PD e djathtë, me idealet e themelimit të sajë.
Komentet