Mbreti i ri i mundjes zvicerane: Joel Wicki
Sukses i madh për Festivalin Zviceran të Mundjes që kurorëzoi Joel Wicki
VOAL- Në fundjavën që shkoi, në Pratteln, Festivali Federal i Mundjes dhe Lojërave Alpine Zvicerane festoi vlerat tradicionale të Konfederatës me takime mes zdapëve me pantallona jute, jodel, brirë alpinë, kostume tradicionale dhe hedhjen e gurit natyral Unspunnen. E gjithë kjo me një audiencë rrezatuese prej mbi 400 000 personash, me më shumë se 50 000 spektatorë gjithnjë të pranishëm në arenë.
Mbreti i ri i mundjes zvicerane

Në fund triumfoi një mundës “i vogël”: 25-vjeçari Joel Wicki nga Lucerna, “vetëm” 1.83 metra i gjatë, i cili u kurorëzua mbreti i ri i Schwingen. Ai arriti të thyejë epërsinë e gjigantëve bernezë, fitues të katër titujve të fundit, dhe ta rikthejë titullin në Zvicrën qendrore pas 36 vitesh.
Ky edicion i ngjarjes së madhe sportive kombëtare konfirmoi gjithashtu se mundësit zvicerano-gjermanë dominojnë gjithmonë në unazat e tallashit. Romandët kanë fituar 3 kurora nga 44.
Tri sportet kombëtare të Zvicrës

Fjalimet zyrtare shkuan përtej aspektit folkloristik dhe tradicional. U fol për inovacion, kultura të tjera dhe përpjekje për të infektuar Zvicrën italisht-folëse me një pasion për Schwingen, Hornussen dhe Steinstossen.
Ticino do të ketë festivalin e saj të parë kantonale të mundjes zvicerane më 17 shtator në Cadenazzo, pasi shoqata kantonale (ATLS) u pranua zyrtarisht si anëtare e re nga asambleja e Shoqatës Qendrore të Mundjes së Zvicrës më 2019 në Erstfeld. Në fjalën e tij para audiencës së Prattelnit, Presidenti i Konfederatës Ignazio Cassis ftoi të gjithë të pranishmit (mundësit dhe publikun) të kalonin Alpet për të marrë pjesë në këtë ngjarje.rsi-Elida Buçpapaj
Komentet