Dikur në vjeshtë, kur pellgjet ngrijnë,
dëgjova larg të sajnë zë,
kaq shumë e desha unë Kristinën
sa nuk e donte njeri më.
Pranë saj gjithnjë desha të rrija,
desha të shihja veç atë;
e dashur kaq më ish Kristina
sa kurrë s’desha njeri më!
Kur vjeshta ngreh prap suferinë,
më ngjan se ndjej të sajnë zë;
kaq shumë e desha unë Kristinën,
sa nuk e donte njeri më!
Mbi gji të saj desha të flija,
atje të flija përgjithnjë;
e dashur kaq më ish Kristina,
sa kurrë s’desha njeri më!
Komentet