Në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.
Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se në BE ka një atmosferë gatishmërie për të ripërtërirë procesin me Ballkanin Perëndimor.
Michel konfirmoi se prioriteti kryesor i BE-së tani për tani është hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe vazhdimi i kontakteve intensive me Bullgarinë, për të dhënë dritën jeshile për fillimin e procesit.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se samiti BE-Ballkani Perëndimor është një mundësi për të konfirmuar perspektivën e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane.
“Këto vende kanë punuar shumë në këtë drejtim dhe ne do të mundësojmë që kjo (anëtarësimi në BE) të ndodhë”, theksoi kancelari gjerman.
Pritjet e Kosovës – liberalizimi i vizave
Nga Kosova në këtë takim po merr pjesë presidentja Vjosa Osmani.
Para samitit, Osmani u tha gazetarëve se Kosova synon që në samit të theksojë që e ka vendin në Bashkimin Evropian.
“Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve evropiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin”, tha Osmani.
Pritjet e opinionit kosovar nga samiti kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes.
Vërehet se ka rritje të mbështetjes që liberalizimi të bëhet sa më shpejt, por nuk ka pasur indikacione konkrete se kjo do të mund të përfshihej edhe në dokumentet e samitit.
E pyetur nëse ka shpresa se në këtë samit do të ketë përparime në procesin e liberalizimit të vizave, Osmani tha se shpreson, por nuk dëshiron të nxisë pritje nga njerëzit.
Ndërkaq, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka paralajmëruar se do të ngritë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit, si dhe në takimin tradicional që ajo ka me Këshillin Evropian.
“U takova me presidenten e Kosovës. Ishte qëndrim i qartë për pozicionin që fuqishëm kemi miratuar nga ky Parlament për liberalizim e vizave që duhet t’i jepet Kosovës. Kemi qenë dhe do të mbetemi të zëshëm në këtë drejtim”, ka thënë ajo.
Edhe pse ka pasur paralajmërime se ky samit do të bojkotohet nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, edhe këto vende kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.
Rama: Bullgaria ka kidnapuar dy vende të NATO-s
Para samitit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli lidhur me veton bullgare që ende po e pengon avancimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.
“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, kidnapon dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Evropë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha ai.
Rama foli edhe për iniciativën e Ballkanit të Hapur të inicuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, duke e quajtur shumë të nevojshme.
“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë derisa rruga e integrimit (për në BE) do të vazhdojë sepse nuk ka alternativë tjetër, por shpirti evropian duhet të ndërtohet në rajonin tonë, sepse nuk duhet ta lëmë rajonin të mbetet prapa. Ballkani i Hapur është i hapur për të gjithë”, tha Rama.
Vuçiq: Nuk pres asgjë
Para gazetarëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pret që t’i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi se ata që e ngrenë këtë çështje do të “marrin përgjigjen e tij”.
“Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe mbështesim Ukrainën territoriale, ashtu siç mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së”, tha Vuçiq në fillim të samitit. I pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Vuçiq është përgjigjur shkurt: “Asgjë”.
Përpara takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviw tha se ai pret që BE-ja të përsërisë angazhimin e saj për të vazhduar procesin e Bashkimit Evropian dhe të krijojë parakushte për integrimin e parashikueshëm të Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjithashtu, është paralajmëruar se kryeministri i Shqipërisë, Rama, ai maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen sërish pasditen e 23 qershorit për të diskutuar për zgjerimin. Krahas vendimit tashmë të sigurt për dhënien e statusit kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë, liderët do të merren edhe me situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në fokus të garës do të jetë mundësia e dhënies së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën.
Në fund të samitit, sonte vonë, liderët do të miratojnë konkluzionet në të cilat, për herë të parë pas një kohe të gjatë, do të konfirmojnë “angazhimin e qartë për perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE” dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit i anëtarësimit.
“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e përgatitur për miratim në këtë samit.
Në këtë dokument, një paragraf i veçantë i është kushtuar edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zgjidhjes së mospajtimeve bilaterale mes vendeve të rajonit.
“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën për arritjen e progresit të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe rajonale, në veçanti në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në këtë draft.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një postimi në “X” ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta përzejë Serbinë.
Von Cramon duke shpërndarë reagimin e ekspertes amerikane për Ballkanin, Ivana Stradner, drejtuar BE-së, ku thotë se “Vuçiçi ka nevojë për ju më shumë se që keni ju nevojë për të”, është shprehur se nuk ka më para të Bashkimit Evropian dhe as pako të zgjerimit për Serbinë, përcjell Klankosova.tv.
“Përgjigja jonë e qartë: Duhet përzënë. Nuk ka më para të Bashkimit Evropian, as pako të zgjerimit për Serbinë derisa Vuçiçi kërcen me autokratët në Kinë e Rusi”, ka shkruar Von Cramon në “X”. sn
Gianfranco Fini gjatë leximit të vendimit gjyqësor
Ish-ministri i Jashtëm ishte në gjyq për rolin e tij në shitjen e një apartamenti në Monte Carlo nga partia e tij Aleanca Kombëtare.
VOAL- Gjykata e Romës ka dënuar ish-ministrin e Jashtëm dhe ish-kryetarin e Dhomës Gianfranco Fini me dy vjet e tetë muaj burg, për rolin e tij në shitjen e një apartamenti në Monte Carlo në pronësi të partisë së tij politike të atëhershme, Aleanca Kombëtare (AN). Elisabetta Tulliani, partnerja e Finit, u dënua me pesë vjet si babai i saj Sergio, ndërsa vëllai i saj Giancarlo u dënua me gjashtë vjet.
Ish-drejtuesi i AN dhe të pandehurit e tjerë akuzoheshin për pastrim parash. Pas vendimit, Fini tha se ishte liruar nga akuza kryesore, por ishte ende i dënuar për autorizimin e marrëveshjes, të cilën ai e mohon të ketë bërë. “Pas kaq shumë muhabete, kaq shumë diskutime dhe akuza, aq shumë dënime politike, për çfarë u thashë ai gazetarëve. “Për autorizimin e shitjes.”
Fini dhe të pandehurit e tjerë do të apelojnë dhe për këtë arsye nuk do të vuajnë dënimin me burg për momentin.rsi-eb
Ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje për pranimin e shpejtë në Bashkimin Evropian te vendeve te Ballkanit Perëndimor. Apeli I saj vjen ne 20 vjetorin e zgjerimit te uionit me 10 anetare.
“Bashkimi Evropian qëndron për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ashtu si 20 vjet më parë, edhe një herë sot miliona evropianë shohin një mundësi dhe një premtim për t’u bërë qytetarë të BE-së. Dhe ne nuk mund të lejojmë edhe një herë të bëjmë një brez të tërë të ulet në dhomën e pritjes së BE-së, si në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të humbasim mundësinë për ta bërë Bashkimin tonë më të madh dhe më të fortë dhe për këtë arsye edhe më të sigurt. Unioni ynë i paqes dhe lirisë është i hapur për anëtarë të rinj”, tha ministrja.
Shefja e diplomacise gjermane ka theksuar nder te tjera se në mënyre që antaresimi te jete i suksesshem BE duhet te nderrmarre veprime konkrete.
“Megjithatë, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të tjera në Union të jetë i suksesshëm, ne duhet të sigurojmë që BE mbetet e aftë për të ndërmarrë veprime si brenda ashtu edhe jashtë. Përvoja e pasur e anëtarëve të BE-së që i janë bashkuar Unionit që nga viti 2004, vende që zotëruan me sukses një proces të gjatë transformimi, është veçanërisht e vlefshme këtu”, u shpreh ajo.
Baerbock po ashtu ka nenvizuar se që nga nisja e luftes se Rusisë në Ukraine zgjerimi është bere domosdoshmeri gjeopolitike.
“Zonat gri” politike dhe gjeografike në Ballkan apo në lindje të BE-së janë shumë të rrezikshme. Ne nuk mund të përballojmë zona të tilla gri, pasi për Putinin ato janë një ftesë për të ndërhyrë dhe destabilizuar”, tha Baerbock.
“Të tregosh përgjegjësi të guximshme do të thotë sot se ne duhet ta bëjmë Bashkimin tonë Evropian të përshtatshëm për të pranuar vende të reja”, ka perfunduar ministrja e jashtem Analena Baerbock. sn
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) thotë se platforma e mesazheve Telegram ka bllokuar një numër të “bot”-ëve zyrtarë të saj, përfshirë “chatbot”-in e inteligjencës ukrainase.
“Bot”-ët janë aplikacione softuerike, të programuara për të kryer detyra të caktuara, ndërsa “chatbot”-ët, në nivelin më bazik, janë programe të krijuara për të imituar bisedat që zhvillohen mes njerëzve, përmes ndërveprimit me tekst apo me zë.
“Sot, menaxhmenti i platformës Telegram bllokoi në mënyrë të paarsyeshme një numër të ‘bot’-ëve zyrtarë që kundërshtonin agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë ‘bot’-in kryesor të inteligjencës”, njoftoi HUR në Telegram, herët më 29 prill.
HUR shtoi se kjo është në kundërshtim me “rregullat” dhe deklaratat publike” nga menaxhmenti i Telegram-it.
“Me gjithë bllokimin e ‘bot’-it tonë, të dhënat tuaja personale janë të sigurta”, tha HUR.
Lidhur me këtë nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga Telegram./REL
Pas fjalimit të flaktë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar tani një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane.
Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane. Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.)
Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin, “që të përfshijë mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”. Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian.
Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri
Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.
Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”.bw
Protestat kundër “Projektligjit për agjentët e huaj”. Tbilisi, 28 Prill 2024.
Mijëra njerëz dolën përsëri në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, për të protestuar kundër planeve të partisë në pushtet për të kaluar një projektligj për të cilin kritikët vendas, si dhe vendet perëndimore, kanë thënë se do të përdoret për të shtypur zërat e pavarur në vendin e Kaukazit Jugor.
Aksioni i 28 prillit ishte vazhdim i tubimeve që u mbajtën për dy javë, të udhëhequra nga partitë e opozitës dhe grupet aktiviste kundër avancimit të atij që po quhet projektligj për “agjentët e huaj”. Sipas kritikëve, projektligji pasqyron atë që përdoret nga Kremlini për të heshtur kritikët në Rusi.
Rreth 10.000 njerëz u mblodhën në Sheshin e Republikës në qendër të Tbilisit gjatë natës së 28 prillit, duke kënduar himnin e Gjeorgjisë dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe duke mbajtur pankarta të BE-së.
Sipas raportimeve, disa protestues kishin thyer linjat e sigurisë pranë ndërtesës së parlamentit, duke bërë që policia të përdorte gaz lotsjellës dhe sprej, për të shpërndarë turmat.
Dëshmitarët thanë se policia po lëvizte me pajisje më të rënda rreth vendeve të protestës në Sheshin e Republikës dhe pranë parlamentit.
Një grup dypartiak prej 14 senatorëve amerikanë e kanë paralajmëruar në një letër kryeministrin e Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, se synimi i vendit të tij për ta risjellë një “ligj për agjentët e huaj të stilit rus” mund të shkaktojë ndryshime në politikën amerikane karshi Tbilisit.
Në letër, të dërguar më 26 prill dhe të cilën e siguroi Zëri i Amerikës, senatorët thanë se janë “tejet të shqetësuar që po minohen synimet transatlantike të Gjeorgjisë”.
Kjo letër u dërgua pak pasi Komiteti amerikan i Helsinkit i bëri thirrje partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ta tërheqë projektligjin për “agjentët e huaj” dhe i kërkoi Tbilisit të “largohet nga kjo rrugë e dëmshme”.
Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, prezantoi legjislacionin në vitin 2023 por u detyrua ta tërhiqte atë pas protestave masive. Grupi parlamentar i partisë e riktheu ligjin me ndryshime të vogla formulimi dhe kaloi lexim të parë, më 17 prill.
Leximi përfundimtar i projektligjit është planifikuar të debatohet më 17 maj.
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili i tha BBC-së se do të vendosë veton ndaj tij nëse miratohet në leximin përfundimtar.
Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është fakti se projektligji është “pikërisht një kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimir] Putin.”
Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, ka mjaft ligjvënës për ta anashkaluar atë nëse ajo përdor veton e saj.
Mamuka Mdinaradze, kryetar i grupit parlamentar të Ëndrrës Gjeorgjiane, tha këtë muaj se partia e ka ndër mend ta risjellë këtë projektligj, i cili do t’i detyronte organizatat jofitimprurëse dhe mediat, të cilat financohen nga jashtë dhe të cilat janë të angazhuara në aktivitete “politike”, të raportojnë për aktivitetet e tyre para autoriteteve.
Projektligji parasheh gjithashtu që autoritetet të kenë kompetenca të mëdha mbikëqyrëse, si dhe dënime të mundshme për vepra të paspecifikuara penale.REL
Autori i emisionit “Report” në Rai3, emision që ka nxitur reagime të shumta pas transmetimit të një reportazhi lidhur me Shqipërinë, ka reaguar pak më parë në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, ai i referohet një sondazh të bërë në faqen më të madhe informative në vend, “BalkanËeb”, ky qytetarët pyeten se cilin mbështesin në “përplasjen” mes kryeministrit Edi Rama dhe televizionit RAI3, referuar deklaratave të shumta mes kreut të qeverisë dhe emisionit, ndërkohë që pjesë e reagimeve është bërë sot edhe Georgia Meloni.
Autori i emisionit Sigfrido Ranucci, shprehet se shumica e shqiptarëve i besojnë më shumë emisionit se sa kryeministrit Rama, ndërsa ka paralajmëruar edhe një herë se sonte në orën 21:00 do të publikohen fakte të reja dhe dokumente ekskluzive që tregojnë se si disa përfaqësues kryesorë të qeverisë kanë përfituar nga gjetjet për OJQ-të bazuar në disa hetime gjyqësore. bw
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (majtas), takohet me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal në Kiev, Ukrainë, gusht 2023. (Fotografi nga arkivi)
Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit”, tha Lindner.
Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, tha Lindner.
Putini nuk dëshiron vetëm ta fshijë Ukrainën nga harta, por t’i ndajë Evropë dhe NATO-n dhe të sigurohet që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Evropa, sipas tij.
“Synimi i Putinit nuk është Ukraina. Synimi i Putinit është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi neve. Ai nuk duhet të ketë sukses në këtë kurrë”, theksoi ministri gjerman.
Për këtë arsye, tha ai, Gjermania duhet t’i përmirësojë patjetër aftësitë mbrojtëse për ta mbrojtur veten dhe aleatët e vet.
Fondi i veçantë që u krijua për ta përditësuar ushtrinë gjermane, pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, do të përdoret brenda pak viteve, tregoi ai.
Forcat e Armatosura duhet pastaj të përditësohen nga fondet e rregullat. Por, kjo nuk do të jetë e mundur me një buxhet të kufizuar dhe me borxhin në rritje, paralajmëroi ai.
“Detyra që na pret për ta mbrojtur paqen dhe lirin në Gjermani, Evropë dhe në botë nuk është e kufizuar në vetëm në disa vite. Mbase është një detyrë që zgjat me dekada apo gjenerata”, tha Lindner.
Për t’u arritur kjo, theksoi ai, nevojitet përforcimi i ekonomisë.REL
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës ka kryer një “sulm kibernetik në shkallë të gjerë” ndaj burimeve të partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, tha një burim nga ky shërbim special për Radion Evropa e Lirë më 26 prill.
Sipas të dhënave të këtij shërbimi, shërbimet e partisë dhe ueb-faqet, por edhe domenet ER.RU dhe Edinros, aktualisht janë nën sulm.
Sipas burimit, inteligjenca ukrainase pretendon se pavarësisht deklaratës së lëshuar nga Rusia e Bashkuar se “puna e infrastrukturës kritike digjitale po funksionon”, disa nga burimet kanë dalë jashtë funksionit.
Mëngjesin e 26 prillit, partia në pushtet e Rusisë tha se është goditur nga një sulm i madh kibernetik.
Në mars të këtij viti, Inteligjenca ushtarake ukrainase, e njohur me shkurtesën GUR, tha se shërbimet e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë u përballën me një sulm kibernetik dhe se ekspertët e inteligjencës ukrainase patën qasje në informacione sekrete të kësaj ministrie.
Njoftimi për sulmin e pretenduar vjen teksa pushtimi i paprovokuar i Ukrainës, që nisi Rusia më 2022, po vazhdon. REL
Spanja do të dërgojë një numër të vogël raketash për sistemet Patriot në Ukrainë, sipas gazetës El Pais, duke cituar burime të paidentifikuara. Spanja ka përjashtuar dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, por do të ofrojë raketa Kiev, sipas gazetës.
Ministria e Mbrojtjes e Spanjës nuk e ka komentuar ende informacionin. Spanja ka tre grupe Patriot, të cilat i bleu të dorës së dytë nga Gjermania në 2004 dhe 2014, raportoi El Pais. “Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë ndaj Ukrainës,”-komentoi një burim diplomatik spanjoll për gazetarët dje.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha vendeve anëtare të NATO-s se Kievit i duheshin të paktën shtatë sisteme Patriot ose sisteme të tjera të sofistikuara të mbrojtjes ajrore për të kundërshtuar sulmet ajrore ruse. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje atyre të forcojnë ndihmën ushtarake që i japin Kievit. (BalkanWeb)
VOAL- Për Venecian ky 25 prill shënon një kapitull të ri në menaxhimin e turistëve. Në fakt, nga sot hyn në fuqi tarifa e vetme e hyrjes prej pesë eurosh. Një mënyrë për të luftuar një lloj të caktuar turizmi, në veçanti turizmin ditor. Masa do të zbatohet për 29 ditë, e konsideruar veçanërisht e ngarkuar. Të përjashtuar nga pagesa do të jenë ata që qëndrojnë në Venecia ose Mestre, banorët në Venecia dhe Veneto ose ata që punojnë dhe studiojnë në qytet. Por a do të mund ta zgjidhë vërtet problemin kjo “taksë”? Ne propozojmë intervistën me Simone Venturini, këshilltare e turizmit në Venecia, mbledhur nga Anna Valenti.
“Ambicia jonë është të gjejmë një ekuilibër të ri midis turizmit të udhëtimit ditor dhe atyre që jetojnë në Venecia. Ky bilanc i ri kërkohet duke dekurajuar ardhjen në qytet në ato ditë që ne i konsiderojmë ditë veçanërisht të mbushura me njerëz (nga tani deri në korrik, red.). Në thelb ne kërkojmë nga turistët ditorë në ato ditë që të mos vijnë në Venecia ose të vijnë nëse duan vërtet. Por duhet të ketë një dekurajues. Në këtë rast është nga njëra anë rezervimi dhe nga ana tjetër pagesa e një kontributi. Rezervimi më pas na lejon të dimë paraprakisht dhe do të jemi i vetmi qytet në botë që do të kemi një informacion të tillë të nesërmen se sa turistë do të mbërrijnë. Bazuar në këto të dhëna, ne do të mund të organizojmë shërbime për të shmangur shqetësimet.”
Por a nuk janë pesë euro shumë pak për të dekurajuar stimujt?
“Konsideroni që turizmi ditor në vetvete nuk është turizëm ndërkombëtar, domethënë pjesa më e madhe e ardhjeve vijnë nga rajonet përreth Venecias. Ata që jetojnë në këto zona, në këtë pikë, ndoshta zgjedhin të vijnë në Venecia në ato ditë kur nuk duhet të paguajnë. Në të njëjtën kohë, këto pesë euro dekurajojnë gjithë atë lloj turizmi ndërkombëtar që e përjeton Venedikun si një opsion njëditor. Për shembull, turizmi që jeton në plazhe gjatë sezonit të verës dhe sapo bie shi ose moti është i pasigurt, grumbullohet në Venecia gjatë ditës. Epo, në atë rast pesë euro mund të jenë dekurajuese. Nuk përjashtohet që duke vazhduar me eksperimentimin, duke zgjeruar numrin e ditëve, mund të arrijmë edhe në një normë më të lartë në bazë të numrit të rezervimeve të pritshme për atë ditë. Ligji kombëtar parashikon një gamë midis 0 dhe 10 euro.”
Dhe i keni bërë tashmë përllogaritjet se sa duhet të mbledhë Bashkia?
“Sa i përket çështjes së marrjes, nëse sistemi funksionon do të marrim pak, sepse qëllimi nuk është të marrim shumë, por të vijnë pak njerëz në ato ditë. Pas kësaj, duke qenë se është një fazë eksperimentale, pasi zgjat vetëm 29 ditë dhe duke qenë se ka shumë kosto për fillimin e sistemit, këtë vit sigurisht që do të ketë më shumë kosto sesa të ardhura. Pas kësaj, pasi të funksionojë plotësisht, të gjitha të ardhurat shtesë, minus kostot, do të ndahen për mbrojtjen e qytetit historik, mirëmbajtjen dhe shërbimet e tij”. rsi-eb
Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi luftën Rusi-Ukrainë si rrezikun kryesor për sigurinë evropiane.
“Rreziku kryesor për sigurinë evropiane është lufta në Ukrainë, kush thelbësor për sigurinë tonë është që Rusia të mos e fitojë këtë luftë. Si mund ta ndërtojmë sovranitetin tonë, autonominë tonë, nëse nuk marrim përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të industrisë sonë të mbrojtjes evropiane?” tha Macron, sipas Reuters.
Presidenti francez tha gjithashtu se Evropa duhet të tregojë se nuk është kurrë një vasal i Shteteve të Bashkuara dhe se di gjithashtu të komunikojë me të gjitha rajonet e tjera të botës.bw
Komentet