Policia e Shtetit publikon bilancin e një jave, ku janë zhvilluar disa operacione, si dhe janë arrestuar 144 persona problematikë.
Gjatë kësaj jave është finalizuar me sukses edhe operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, ku u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas.
Njoftimi i plotë:
Angazhim, përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe luftuar krimin.
√ Një super sfidë e fituar me dinjitet dhe profesionalizëm nga Policia e Shtetit, në interes të imazhit të vendit, në kuadër të finales së UEFA Conference League.
√ Është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqëndrimit në Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifikimin, lokalizimin, nxjerrjen dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Extraction 4”, “Light”, “Behram”, “Three”, “Camouflage 8”, “Seria A”, “Stroke”, “Outside”, “Camel”, “Alert”, “Çifliku”, “Road Guard” (2 raste), “Rent a car”, “Game Over”, “Domgjoni”, “Bakery”, “Avalon”, “Tregtan” dhe “Perimetri”.
•Prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve; 1 operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lojërave të fatit.
•Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara.
•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë gjahu, 6 thika, 4 doreza metalike, municion luftarak etj.
•Janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, është parandaluar 1 ngjarje kriminale, në fushën e krimeve kundër jetës dhe personit.
•Janë evidentuar dhe goditur 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.
Policia Rrugore/Vijon monitorimi në akset rrugore më me risk duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 689 leje drejtimi, nga të cilat: 523 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 116 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 31 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike.
•Janë vendosur 14.832 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.
•Janë realizuar me sukses mbi 200 eskortime të tifozëve, delegacioneve dhe skuadrave, pjesëmarrës në finalen e UEFA Conference League.
Policia Kufitare/Angazhim dhe përkushtim për përballimin me sukses të fluksit të jashtëzakonshëm të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që përdorën pikat e kalimit kufitar gjatë kësaj jave. Njëkohësisht kanë vijuar kontrollet intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë proceduar penalisht 12 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.
Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe vijojnë operacionet ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.
Katër pjesëtarë të një familje me banim në qytetin e Shkodrës; nëna 39-vjeçare Alma Arrazi bashkë dhe tre fëmijët e saj të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç, dyshohet se janë vetëmbytur në ujrat e Lumit Buna. Sipas policisë vendore të Shkodrës “hetimet e thelluara kanë zbardhur një rast të dhunës në familje, që ka shkaktuar vetëvrasje”.
Dyshimet e para lindën pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, për të cilën policia konfirmoi në mesditë se, “nga kqyrja paraprake në prani të ekspertëve mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”.
Forcat e policisë vendore dhe polumbarët e forcave RENEA po vazhdojnë prej disa orësh kërkimet përgjatë Lumit Buna, në përpjekje për të gjetur edhe trupat e tre pjesëtarëve të tjerë të kësaj familje, pasi dyshohet se edhe ato janë mbytur.
Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje të afërm të familjes Arrazi, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, e cila cilësohet si më e rënda që ka ndodhur vitet e fundit brenda familjes.
Nëna e fëmijëve është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj dhe policia dyshon se shkak është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti, i identifikuar si 31 vjeçari me emrin Ergys Arrazi.
Policia e Shkodrës u vu në lëvizje për gjetjen e nënës dhe tre fëmijëve pas kallzimit të bërë një ditë më pas, me 3 maj, nga bashkëshorti dhe baba i fëmijëve. 31-vjeçari Arrazi, është ndaluar tashmë nga policia me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”. Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të shtohen në Shqipëri, megjithë ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4798 raste të dhunës në familje me 2030 autorë të identifikuar nga policia, ku 733 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia. Ndërsa pjesa më e madhe janë gjykuar në gjendje të lirë. Por, organizatat joqeveritare pohojnë se përmasat e dhunës në familje janë edhe më të mëdha se ato që deklarojnë strukturat shtetërore.
Sipas organizatave joqeveritare, vitin e kaluar në Shqipëri humbën jetën 19 persona për shkak të dhunës me bazë gjinore.
Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik. Nëna dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur.
Mësohet se motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.
Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdys Arrizin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.sn
Gazetari Genc Burimi deklaroi se mungesa e votës së Diasporës në zgjedjet e 2025-ës mund ti çojë këto votime në kaos.
Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në SYRI TV, Burimi u shpreh se kryeministri Rama nuk e dëshiron votën e Diasporës, teksa tha se në Shqipëri ka mungesë të analizave prospektive.
“Çështja e votës së Diasporës nuk po i motivon në mënyrë radikale partitë politike. Të gjithë për sy e faqe thonë ‘jam dakort’. Kemi po ashtu një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të detyrueshëm votimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Sipas gjasave, nëse nuk ndodh gjë Rama i merr prap zgjedhjet me manipulime.
Kjo mangësi ulëritëse sot, nesër do të shfrutëzohen me shumë mundësi nga parti që nuk kanë interes të njohin zgjedhjet.
Në Shqipëri nuk kemi shumë analiza prospektive siç kemi në perëndim” tha Burimi. sn
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, ka shkuar sot në SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje ku shfaqet Gaçi duke dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa pyetet nga gazetarët se për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug, Gaçi nuk ka preferuar që të japë komente. Ai ka vijuar të ecë, duke buzëqeshur.bw
Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, vazhdoi denoncimin e mefa-aferës së inceneratorit të Tiranës.
Këtë herë, Këlliçi faktoi me dokumentet se si Erion Veliaj e nisi këtë biznes mafioz që me ardhjen në krye të detyrës.
Kujtojmë se ky skandal ka kushtuar të paktën 150 milionë euro.
DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë,
Keni dëgjuar shpesh Edi Ramën të thotë që sistemi korrupton njerëzit. Këto 8 muaj ju kemi treguar se si ‘Rilindja’ është në fakt sistemi i ngritur qëllimisht për të vjedhur dhe shpopulluar Shqipërinë.
Në të gjithë botën, janë dy skema të përdorura më së shumti nga grupet kriminale për pastrimin e parave. Konkretisht biznesi me plehrat dhe biznesi i ndërtimit. Erion Veliaj ka shkëlqyer në të 2 këto fusha.
Në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, ai firmos një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Një nga këto kompani quhej I.B. Recycling. Kjo kompani administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës.
Pra e thënë thjeshtë, njëlloj si në skemën 5D, ku u përfituan fonde publike dhe leje ndërtimi për të pastruar paratë e korrupsionit, Redi Molla kishte përdorur më parë të njëjtën skemë edhe në biznesin e plehrave, që në vitin 2015.
Fatkeqësisht në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës humbet jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Hetimi për këtë vrasje rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi dhe i vetmi fakt që mbahet mend nga ky proces hetimor, është fotoja ku Erion Veliaj drekonte me kryeprokurorin e atëhershëm të Tiranës.
Pikërisht në këtë moment, grupi i strukturuar kriminal detyrohet të ndryshojë skemën. Në lojë futet Vladimir Fezga.
Për të kuptuar se përse u zgjodh të futej në skemë shtetasi Vladimir Fezga, po bëjmë publike një dokument të vitit 2016. Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për shtetasin Vladimir Fezga, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana.
Pra është e qartë që Erion Veliaj, biznesin e mbetjeve e nisi sapo u bë ministër i ‘Rilindjes’ në vitin 2013 dhe e finalizoi në vitin 2016 si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Pas këtij momenti, në shtetin fqinja Itali plas skandali. AMIA Verona rezultonte se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta dhe pjesë e grupit ishte dhe miku personal i Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.
As ky skandal nuk e frenoi këtë organizatë të strukturuar kriminale. Në vitin 2017 Erion Veliaj dhe Vladimir Fezga themelojnë kompaninë ECO Recycling.
Oreksi vjen duke ngrënë. Po në vitin 2017, Veliaj vendosi të japë me konçension depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak Tiranë, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e Bashkisë, Erion Veliaj vendosi të marrë ekskluzivitetin e plehrave të Tiranës për 30 vite me radhë, përmes dy prestanomeve të tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Pikërisht në këtë moment, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, vendosi të nxjerrë Vladimir Fezgën nga biznesi dhe aksionet e tij në kompaninë ECO Recycling, pra në biznesin e riciklimit, i’a kalon Inceneratorit të Tiranës. Aksione për të cilat nuk paguhet asnjë lekë. Këtu skema e vjedhjes konsiderohet tashmë e plotë. Qëndërzim vetëm në një kompani, Integrated Energy BV SPV, pra inceneratori i Tiranës.
Të nderuar qytetarë,
Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston.
I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove.
Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës.
Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit.
Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të VULOSË përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Çim Peka Live, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.
Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.
Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.
Dhe që në momentin e parë që u përball me një presion mediatik për tu përgjigjur për inceneratorin e Tiranës, nxori fytyrrën e vërtet dhe dëshmoi se ai nuk mund të jetë politikan dhe nuk mund të përfaqësojë dot qytetarët e Tiranës.
Kështu e kam parë unë.
Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.
Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.
Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.
Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.
Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.
Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…
Gjatë orëve të pasdites, seanca parlamentare, u shoqërua edhe me një incident i rëndë, ku ministri i drejtësisë Ulsi Manja kërcënoi hapur, në Kuvend, deputetin e opozitës, Agron Shehaj.
Por si përshkallëzoi debati?
Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë se me amnistinë penale nuk do të liroheshin zyrtarë të korruptuar.
Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, në emër të qeverisë, deklaroi në këtë përlament në mënyrë tekstuale; që nuk do përfitojnë nga amnistia asnjë i dënuar nga GJKKO-ja dhe asnjë i dënuar për korrupsion.
Po e citoj: “Amnisti që s’do ketë, jo e jo, por as ulje të dënimit për ata që janë dënuar për korrupsion dhe krim të organizuar nga GJKKO. Ministri gënjeu me paturpësine me të madhe.” – u shpreh Agron Shehaj.
Sipas Shehajt, duke u nisur nga reagimi i SPAK, amnistia liroi rreth 40 zyrtarë nga burgu, ndërsa uli dënimet për 60 të tjerë, ndërsa për Ulsi Manjën tha se me mazhorancën dha një mesazh të qartë për SPAK-un.
“Ky është një mesazh për SPAK-un. Ju i kapni, ne i lirojmë.” – u shpreh Shehaj.
Pas këtyre akuzave ministrit të drejtësisë nuk e mbajtën nervat. Teksa Shehaj i thoshte nga foltorja jep dorëheqjen, Manja i thotë “t’i pres veshët”.
Më pas merr fjalën për replikë dhe i bën një kërcënim të hapur.
“Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty. Do të vijë dita që fytyra jote prej ëngjëlli të dalë ashtu siç është në të vërtetë”. sn
Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, ka qenë i ftuar në rubrikën Opinion në News24 ku ka komentuar shkuarjen e Erion Veliajt në SPAK.
Këlliçi deklaroi se afera në Bashkinë e Tiranës ka sjellë dëme me vlerë së paku 132 milionë euro.
Belind Këlliçi: Ka 8 muaj që ne denoncojmë aferat në Bashkinë e Tiranës, por edhe të qeverisë. Fakti që Erion Veliaj ka shkuar në SPAK është një lajm i vonuar. Flitet për një aferë që janë paguar deri tani 132 milionë euro. Veliaj s’ka takuar asnjë koleg në SPAK, është hetuar. Thirrja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK duhet të ishte bërë më parë. U rrëzua miti i tij i paprekeshmërisë, duke u thirrur në SPAK.
Unë nuk e di se çfarë ka biseduar ai në zyrat e SPAK, por mënyra e tij e reagimit tregon gjithçka. Veliaj është një hajdut. Kryebashkiaku është quajtur hajdut nga zoti Balliu, por edhe nga qytetarët. Veliaj ka ngritur sistem hajdutërie në Bashkinë e Tiranës. Nesër do të flas personalisht për tjetër aferë, që lidhet edhe me vdekjen e Ardit Gjoklajt. Të tilla skandale as që mund të merren me mend në Europën Perëndimore, ku duam të shkojmë. Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila po zhvillon interpelancën për dhënien e informacionit dhe shpjegimeve në lidhje me masat e marra për të ju përgjigjur situatës lidhur me testin e Pisas me Ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu fillimisht ka përshëndetur protestën e diasporës sa i përket votimit në zgjedhjet që zhvillon vendi ynë.
Zhupa në fjalën e saj ka vijuar me statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Pisas, statistika që sipas deputetes së opozitës kanë vijuar në një rënie të madhe pas vitit 2013.
“Fillimisht do të dua që të përshëndes protestën e diasporës që zhvilluan në parlament në lidhje me kërkesat e tyre sa i përket votimit, votim i cili është garantuar nga kushtetuta. Parlamenti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket ndërtimit të legjislacionit që do të garantonte votën e tyre.
Kam kërkuar interpelancën me zonjën Manstirliu pas daljes së testeve të Pisas sa i përket testit ndërkombëtar. Ky ishte një moment turpërimi nga ato që ju e keni zakon dhe prisja që ta anatemonit dhe të shpreheshit që Pisa si RAI 3 dhe raportet ndërkombëtare të cilat sipas jush kanë si qëllim baltosjen e shqiptarëve.
Në fakt ky raport zhvesh propagandën dhe dëshmon dështimin e sistemit parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe në raport me rajonin por ehe me vete e saj. Pisa teston aftësinë e nxënësve 15 vjeçar në lexim matematik dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69, pikë dhe 50 pikë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina dhe Uzbektistani dhe kishim rënien më të madhe në krahasim me të gjithë vendet pjesëmarrje në këtë konkurs.
Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer në vitet 2000 dhe është shtjelluar analfabetizmi funksional. Ky është rezultat i drejtimit të arsimit dhe reformave të dështuara. Ky është turpi më i madh që mund ti ndodhë një vendi ku fëmijët, nxënësit, studentët kur të dalin nesër në punë janë analfabet funksional.
Raporti thotë që janë përkeqësuar të gjitha parametrat në shkollat shqiptare.”sn
Një nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, Elton Kacidhja, mësohet se ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në mënyrë të parevokueshme.
Elton Kacidhja është një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës.
Ai u përfol disa ditë më parë për dorëheqjen e tij, të cilën e ka mohuar, por CNA ka mësuar nga burime zyrtare se Kacidhja e ka dhënë sot dorëheqjen.
Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.
Gjithashtu në Ujësjellësin e Tiranës mediat kohë më parë raportuan dhe punësime gazetarësh dhe shpesh ka qenë një institucion i akuzuar si një vend punësimi nepotik, i përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës. sn
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirsë, Tedi Blushi ka reaguar në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Blushi është shprehur se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Postimi:
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nderojmë kujtimin e paharruar të të miturit, Ardit Gjoklaj, i cili humbi jetën 8 vite më parë në landfillin e Sharrës ku ishte punësuar për të fituar të ardhura për të siguruar librat e shkollës, pa rënduar familjen që mbahej vetëm me rrogën e kryefamiljarit.
Ëndrrat e tij u prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj.
Drejtësia për të ndjerin Ardit Gjoklaj është detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.
Gjaku i tij është thirrje për të mos harruar se korrupsioni i Erion Veliaj të vret!
Gjaku i tij nuk falet dhe as mund të amnistohet nga “Drejtësia me Regji”!
Ne nuk do ta harrojmë kurrë Arditin dhe do të bëjmë gjithçka që Erion Veliaj të marrë ndëshkimin e merituar për këtë krim!
Sot u mbajt protesta e mësuesve para Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë shpalosur kërkesat e tyre, ndërsa i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres që të reflektojnë. Ata shprehën se në të kundërt në tubimi tjetër do të jetë edhe më masiv.
“Zbatoni kontratën kolektive. I jepni mësuesve 10 muaj transport jo 9, nuk mund të ikim me paratë tona. Transporti të jetë në masën 100 përqind. Financoni arsimin publik ndryshe nuk ka arsim cilësor”, u shpreh një prej tyre.
“Kërkojmë reflektim të shpejtë të kërkesava tona. Në të kundërt në tubimin tjetër do jemi shumë më shumë se kaq, nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka deklaruar një tjetër.
Pjesëmarrësit në tubim u shprehën se ka ardhur koha që arsimi të kthehet në një nga tre prioritetetit të kësaj qeverie.
“Nëse ministria nuk bashkëpunon, kontratat kolektive na mundëson përshkallëzimin me protesta dhe greva, të pjesshme apo të përgjithshme. Jmei në pritje deri në shtator”, tha Bashkim Sele, kryetari i seksionit sindikal të Durrësit. bw
Komentet