Ka lajme te medha qe vijne nga Moderniteti Boteror i Muzikes operistike vetem keto 6 muaj, dhe prej vitesh….e vitesh… e vitesh… s’ka asnje lajm nga moderniteti operistik e beletesk shqiptar. Sa vjet ndoshta 20 vjet asnje premiere boterore opere moderne shqiptare, ndersa baleti shqiptar premiere bot. qe nga 1987 Gjergj Elez Alia e Ibrahimit
Nga Moderniteti Boteror i Muzikes operistike vetem keto 6 muaj 2 premiera te medha:
20 nentor 2021 premiera boterore e Giulio Cesare e Battistelli ne Grand Opera e Romes.
30 Prill 2022 ( pra 1 jave me pare ) opera “Fin de partie” e Kurtag – premiera Parisiene ne Grand Opera te Parisit. Ne 2018 ka qene ne La Scala.
Nëse e dine ne Ministrinë e Kulturës dhe TKOB se ç’ben opera e Romes dhe Opera e Parisit atehere si? A do ndryshoje gjendja ? Keshtu do jete gjendja e intitucioneve ne raport me artin modern operistik e kompozicionin modern?
Opera ne Bote kish nje agim, nje zenith, por a ka nje muzg?. Jo,jo dhe jo… do te pergjigjesha une.
Kritika boterore thote se muzgu, sado i zgjatur, u dëshmua edhe një herë po aq produktiv, po aq sfidues, po aq ndriçues ne operat e siperpermendura te Batistelli dhe Kurtag sa agimi apo zenithi i pare.
Une do te shtoja se pas çdo muzgu ka nje agim dhe pas nje agimi ka nje zenith e perseri nje muzg, dhe cikli vijon…
Pyetja qe une kam per Ministrine e Kultures dhe TKOB eshte: pse kaq i gjate ky muzg 35 vjeçar per baletin dhe rreth 20 vjeçar per operen.
Kush e ka lene operen dhe baletin shqiptar ne muzg?
Por ne nje muzg ku s’ka as hene dhe opera e baleti yne eshte ne erresire te plote?
Edhe kur s’kishte opera si godine e institucion shqiptaret me Jakova bene opera, ndriçuan nje agim.
Kush e ka pershpejtuar përfundimin e fundit te operas e baletit shqiptar premiere por dhe atë të tradites. Ministrja ? Politikat shterpe te Ministrise, drejtorise se Artit e te projekteve ? TKOB?Nje pyetje qe kerkon pergjigje.Dhe kjo pyetje thike me e mprehta qe duhej te ishte ne kriteret nuk egziston as si kriter ne perzgjedhjen e drejtorit te ri te operes, çdo beje drejtori i ri me krijimtarine shqiptare me gjuhen tone? Që sa shije ka e hije,/ Si gjuhë perëndie.
Cili nga ne ne kompozitoret kemi pershpejtuar përfundimin e fundit te operas e baletit shqiptar ?
Kurrsesi jo askush nga ne. Ne aty i kemi partiturat edhe me çmime te para ne Ministrinë e Kulturës e TKOB por dhe projekte te tjera operash, jane gati per tu shkruar qe presin vetem nje sinjal interesi te shprehur nga dikasteri dhe TKOB.
Por Kompozicioni modern ne Shqiperi ate qe s’e ben MInisrtia e Kulturës dhe TKOB e ben me Festivalin avantgarde Pianodrom te cilin MInisrtia e Kulturës nuk e mbeshtet prej 8 vjetesh, por e mbeshtet Bashkia, disa koncerte te orkestres se RTSH,1 a 2 koncerte te Balcan contemporary music, dhe pastaj metropole boterore si Viena, Roma, Venezia, Trieste,New York, Prage, Paris, Moske etc..qe eshte i mikpritur me porta te hapura.
Ketu ndeshemi me porta jo te mbyllura por te blinduara. A do te hiqen keto porta te blinduara nga Ministria e Kulturës dhe TKOB?
U a uroj e ua deshiroj me shpirt atyre qe do drejtojne ne te ardhmen TKOB dhe Ministrise të Kulturës, ky muzg ku s’ka as hene te mos vazhdoje kaq gjate dhe opera e baleti yne eshte nga erresire e plote te dali ne agim e ne nje zenith te ri.
Dhe une perseri do ta mbyllja me Rilindasin e Madh
pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Fotot jane nga “Giulio Cesare” e Batistelli misanscena nje salle parlamenti dhe nga Grand Opera e Parisit dhe “Fin de Partie” e Kurtag.

Komentet