Një oaz i ri drite i quajtur Breathe
Një dritë ndizet dhe fiket në zemër të qytetit për t’u kujtuar banorëve të kenë një moment qetësie
VOAL- Në ritmin e frymëmarrjes një dritë ndizet dhe fiket në zemër të Gjenevës, bëhet e ditur në një lajm të transmetuar nga RSI. Ajo përhapet nga një sferë 15 metra e lartë në sheshin qendror Plainpalais. Duke e vëzhguar atë është kryetari i bashkisë së qytetit, Alfonso Gomez: “Njeriu ndjen gëzim të madh, para së gjithash sepse frymëmarrja është relaksuese. Por edhe sepse ky është një projekt i bukur për qytetin tonë, i cili herë pas here ka shumë nevojë të marrë frymë, të ndihet i qetë”.
Ky oaz i ri drite i quajtur Breathe shërben për të përballur ritmin e shfrenuar qyteteve tona, nënvizon RSI. Ajo u krijua nga artisti dhe aktivisti nga Gjeneva, Dan Acher, në bashkëpunim me qytetin dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Frymëmarrja është zemra e ekzistencës sonë. Nëse nuk mund të marrim më frymë, kemi mbaruar. Dhe më pëlqeu ideja e një qyteti në të cilin banorët bashkohen në një frymëmarrje të vetme”, shpjegon Acher.
Komentet