Asnjëherë mos u anko për askënd dhe për asgjë
sepse në thelb ti ke bërë
çfarë ke dashur në jetën tënde.
Prano vështirësinë për të ndërtuar
veten dhe guximin për të filluar ta korrigjosh atë.
Triumfi i njeriut të vërtetë lind nga
hiri i gabimit të tij
Asnjëherë mos u anko për vetminë tënde ose për
fatin tënd, përballu me guxim dhe pranoje.
Në një mënyrë ose në një tjetër është rezultat i
veprimeve të tua dhe mendimit se ti gjithmonë
duhet të fitosh.
Mos u hidhëro për dështimin tënd as
mos ia ngarko një tjetri, pranoje veten tani ose
do të vazhdosh të justifikohesh si fëmijë.
Mos harro se në çdo moment është
mirë për të filluar dhe se asnjë fillim
nuk është kaq i tmerrshëm sa prej tij të heqësh dorë.
Mos harro se shkaku i së tashmes sate
është e shkuara jote si dhe shkaku i të
e ardhmes sate do të jetë e tashmja jote.
Mëso nga guximtarët, nga të fortët,
nga ata që nuk pranojnë situata, nga ata që
jetojnë pavarësisht gjithçkaje. Mendo më pak për
hallet e tua dhe më shumë në punën tënde.
Hallet e tua pa u ushqyer, ato do të vdesin.
Mëso të lindësh nga dhimbja dhe të jesh
më i madh se më e madhja
pengesë. Shihe në pasqyrë veten
dhe do të jesh i lirë dhe i fortë dhe do të heqësh dorë të jesh
kukull e rrethanave sepse ti
vetë do të jesh fati yt.
( Më kishte shpëtuar kjo poezi e bukur e Pablo Nerudës ku ndihet ndikimi i poemës të T.S. Eliot Katër Kuartetet – të cilën e ndesha sot në agim, e kishte të postuar në profilin e saj mikja ime, zonja Vera Ibrahimi – solla variantin tim të shqipërimit duke i qënë mirënjohëse – që më zbuloi një diamant të tillë të Nerudës – )
No culpes a nadie
Pablo Neruda
Nunca te quejes de nadie, ni de nada,
porque fundamentalmente tú has hecho
lo que querías en tu vida.
Acepta la dificultad de edificarte a ti
mismo y el valor de empezar corrigiéndote.
El triunfo del verdadero hombre surge de
las cenizas de su error
Nunca te quejes de tu soledad o de tu
suerte, enfréntala con valor y acéptala.
De una manera u otra es el resultado de
tus actos y piensa que tú siempre
has de ganar.
No te amargues de tu propio fracaso ni
se lo cargues a otro, acéptate ahora o
seguirás justificándote como un niño.
Recuerda que cualquier momento es
bueno para comenzar y que ninguno
es tan terrible para claudicar.
No olvides que la causa de tu presente
es tu pasado así como la causa de tu
futuro será tu presente.
Aprende de los audaces, de los fuertes,
de quien no acepta situaciones, de quien
vivirá a pesar de todo. Piensa menos en
tus problemas y más en tu trabajo y tus
problemas, sin eliminarlos, morirán.
Aprende a nacer desde el dolor y a ser
más grande que el más grande de los
obstáculos. Mírate en el espejo de ti mismo
y serás libre y fuerte y dejarás de ser un
títere de las circunstancias porque tu
mismo eres tu destino.
Levántate y mira el sol por las mañanas
y respira la luz del amanecer.
Tú eres parte de la fuerza de tu vida,
ahora despiértate, lucha, camina, decídete
y triunfarás en la vida. Nunca pienses en
la suerte, porque la suerte es
el pretexto de los fracasados.
https://lyricstranslate.com
Komentet