Në Ukrainë gjaku derdhet si lumë,
fëmijë të vdekur prindërit shtrëngojnë,
një botë e tërë dënon këtë dhunë,
ndërsa barbarët s’pyesin, bombardojnë…
Dhe foshnja “fle” në krah të nënës së mekur,
me duar të djegura e vë në gjoksin e saj,
por djali s’çohet i ngrirë ka mbetur,
Më s’mund të shkruaj, shkrihem në vaj…
10 Mars, 2022
New York
Kjo foto tronditëse tregon Marina Yatsko dhe Fedor Yatsko duke qarë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre 18 muajsh në një repart spitalor në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë nga barbarët rusë.

Komentet