VOAL

VOAL

Nëna pranë foshnjës së vdekur Nga Keze Kozeta Zylo

March 11, 2022

Komentet

Një foto histori dërguar nga Sejdi Bitiçi, si dëshmi e kontributit të shquar të Shqiptaro-Amerikanëve për jetësimin e Çështjes Shqiptare në SHBA

Në redaksinë e Voal.ch mbërriti kjo foto historike nga Sejdi Bitiçi, nga Familja e shquar Bitiçi e cila me mikpritjen e saj u bë qendra e shqiptarizmës në zemër të New Yorkut duke pritur e përcjellë emrat më të shquar të politikanëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke nisur nga Ibrahim Rugova, Anton Cetta, Bajram Kelmendi, Mark Krasniqi, Sali Berisha, Azem Hajdari, Arbër Xhaferi e plot e plot të tjerë të cilët do të ndikonin në hapjen e një faqeje të re në historinë e kombit shqiptar. Familja Bitiçi mori pjesë aktive energjikisht për të aktivizuar e përparuar Çështjen Shqiptare në SHBA. Botuesit e Voal.ch i shprehin mirënjohjen mikut të tyre z.Sejdi Bitiçi që na dërgoi një copë histori nga ajo kohë aq e rëndësishme për të të ardhmen.

Fotografia shoqërohej me këtë shënim si më poshtë:

“Te dashtun miq Buçpapaj,

Se pari, kam nderin t’ju falenderoj per botimin e fotografise se vitit 1990 me Ibrahim Rugoven para restorantit tone Toscana, ne East 54 Street, Manhattan.

Ketu (me 1991) ne kete grup te vogel, po ne Toscana patem dreke intime, mbas mbledhjes qe u ba ne restorantin tone me Komisionin e Pajtimit te Gjaqeve, ku ishte present edhe Anton Cetta.

Ne foto, nga e majta Sabit Bitiçi, Sejdi Bitiçi, Riza Lluka.

Ulun: Ramiz Kelmendi, Sahit Beg  Kryeziu, Bajram Kelmendi dhe Mark Krasniqi.

Kerkoj falje qe nuk me kujtohen tre personat e tjere.

Me kujtohet qe Bajrami Kelmendi m’u falenderue per sjelljen mikut te Bytyçve, Sahit Begu.

«Ibrahim Rugova me pat thane ne nji tjeter rast se restorantin tuej ikonik e ka mbyll Millosheviçi, mbas 1991.

Ibahimi ishte i bindun se ai vepron aq rrotull sa qe nuk kuptohet.»

Te dashtun Buçpapaj, kjo foto asht nga kolekcioni im personal, qe ju mund ta perdorni simbas deshires tuej.

Jam mirenjohes per bashkepunimin dhe perkrahjen qe me ofroni.

S.B.

New York City”

Ftesa e Trump-it nuk e mbyll çështjen McGonigal. Edi Rama mund të arrestohet Nga Valentin Lumaj/Miçigan

Publikimi nga Edi Rama i një ftese nga presidenti Trump mua m’u duk një akt shumë i dëshpëruar për pak vëmendje. Mendoj se ishte një nga shfaqjet e fundit të tragjikomedisë së tij me tri akte e pak.
.
Pirgu i skandaleve pa fund sigurisht kërkonte një “sugarcoating” mbi këtë pirg. Por letra e Trump-it nuk i mbulon skandalet e tij me Amerikën, nuk e mbyll çështjen McGonigal, e cila qëndron hapur si “shpata e Demokleut” mbi kokën e Ramës.
.
Në qarqet mediatike shqiptare qarkullon lajmi se kryeministri Rama është thirrur nga gjykata apo prokurorët amerikanë dhe do të udhëtojë për në Uashington për të dëshmuar mbi çështjen McGonigal. Edi Rama le ta publikojë këtë “ftesë” nga administrata Trump; kjo është çështja që kanë interes shqiptarët të dinë.
.
Pyetja që shtrohet është: a mund të thirret një kryeministër i huaj në prokurorinë amerikane për t’u pyetur në lidhje me një çështje kriminale për të cilën ai ka dijeni?
.
Në parim po, një kryeministër i huaj mund të ftohet vullnetarisht për intervistë, ku mund të paraqitet si “person me dijeni”, dhe konkretisht Edi Rama është një person me dijeni të thella në çështjen McGonigal. Më poshtë është akuza e plotë e prokurorit të shtetit ndaj Charles McGonigal për ryshfetin prej 225 mijë dollarësh, mbi të cilën ai u dënua me burg. Aty Rama përmendet dhjetëra herë dhe me lidhje direkte me personat që korruptuan agjentin e FBI-së.
Sipas burimeve jozyrtare, prokurorët amerikanë kanë fakte të reja që implikojnë keq Ramën në çështjen McGonigal dhe çështje të tjera që aktualisht janë haur. Mbase McGonigal, që tashmë bashkëpunon me drejtësinë, ka dhënë më shumë dëshmi sesa pati dhënë nën administratën Biden, ku Rama kishte influencë nëpërmjet Soros-it.
.
Zakonisht një kryeministër i huaj thirret për të dëshmuar në Amerikë kur çështja është shumë serioze; gjithçka është e paparashikueshme, çdo gjë mund të ndodhë, prandaj kryeministri shoqërohet nga avokatë amerikanë apo ndërkombëtarë.
.
Megjithatë, ligji amerikan nuk mund ta detyrojë të paraqitet nëse ndodhet jashtë SHBA-së; pra, nuk është praktikë që të sillet me forcë për pyetje, përveçse në raste të rralla kur është cenuar siguria e SHBA-së, siç ndodhi në rastin e Maduros.
.
Por shtrohet pyetja nëse amerikanët do ta arrestojnë Edi Ramën në Uashington, nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje. Unë mendoj dhe kam frikë se PO, RAMA MUND TË ARRESTOHET NË AMERIKË. Këtë do ta shpjegoj shkurtimisht më poshtë:
Bazuar në realitetin praktik në Amerikë, arrestimi i një personi që paraqitet vullnetarisht për t’u pyetur është i pazakontë, por jo i rrallë dhe ligjërisht i mundur në rrethana të caktuara.
.
Arrestimi i një kryeministri të huaj, ligjërisht është i mundur në rrethana kur ai ndodhet fizikisht në SHBA, kur nuk ka imunitet diplomatik aktiv, kur ekziston një urdhër-arresti, kur ka dyshime të arsyeshme për një krim që ka kryer ose kur përgjigjet e dala nga pyetjet konfirmojnë provat ekzistuese. Një kryeministër i huaj nuk mund të arrestohet për vepra apo akte zyrtare. Arrestimi ndodh vetëm për akuzat që lidhen me veprimtari të jashtëligjshme dhe krime personale kundër Amerikës. Sipas ligjit, prokurorët nuk kanë detyrim ta njoftojnë personin paraprakisht, nëse ndaj tij ka një urdhër arresti.
.
Arrestimi i Ramës mund të ndodhë gjithashtu nëse ai pranon fajësinë, nëse ai jep deklarata vetëinkriminuese, ose nëse përballet me prova të forta që e lidhin drejtpërdrejt me veprën penale. Arrestimi mund të ndodhë sapo të zbresë në Amerikë, gjatë dhe pas seancës së pyetjeve dhe, më zakonisht, në aeroport para se të largohet nga Amerika. Vetë Charles McGonigal u arrestua në aeroportin JFK në Nju Jork. Bashkëngjitur është fletë-arresti i lëshuar nga gjykata amerikane, i ekzekutuar nga agjentët specialë.
.
A e mbron kryeministrin Rama imuniteti që ka?
.
Në bazë të ligjit ndërkombëtar, JO. Konventa e Vjenës siguron imunitet diplomatik absolut vetëm për diplomatët. Kryeministrat e huaj nuk janë diplomatë të akredituar rezidentë; prandaj imuniteti i tyre është i kufizuar. Imuniteti ndërkombëtar që ka Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk mbulon rastet e korrupsionit, pastrimit të parave, ryshfetit, mashtrimit dhe veprime personale ose private. Si për dreq, pak a shumë këto janë akuzat me të cilat do të përballet Edi Rama nga prokurorët amerikanë.
.
Lidhjet e dyshuara të Edi Ramës me mega-trafiqet ndërkombëtare të drogës, Sinaloa-n dhe drejtues të karteleve të drogës nga Kolumbia në Venezuelë, deklarimet publike të disa herëshme të Ramës se “Trump është rrezik për botën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”, si dhe tallja publike e Ramës për presidentin Trump në prani të udhëheqësve ndërkombëtarë, këto mendoj unë e vendosin, do të thoja jo tamam në pozita të barabarta, por në pozita të ngjashme me ish-presidentin venezuelian Maduro. Në këtë rast, amerikanët s’kanë pse ta arrestojnë Edi Ramën në Shqipëri, kur Rama do të shkojë vetë si “sqapi te kasapi”.
.
Mandej, sa është shkalla e korruptimit dhe implikimit të Ramës në çështjen McGonigal, sa është cenuar siguria kombëtare e SHBA-së nga veprimet dhe lidhjet private të Edi Ramës me kartelet e drogës, si do të jetë konsistenca dhe përputhja e fakteve dhe evidencave të prokurorëve amerikanë me deklarimet e Ramës, këto mendoj unë do të vendosin edhe fatin e Edi Ramës për arrestim në Amerikë apo ndjekje të lirë.
.
Unë mendoj se rënia e George Sorosit përcaktoi edhe fatin e Ramës dhe se pozita e Ramës vështirësohet edhe nga lidhjet e thella të tij me Soros-in. Soros është një armik i betuar i presidentit Trump, i cili ka investuar miliona dollarë në vite me radhë kundër Trump. Vetë Soros është thirrur nga prokurorët amerikanë për të dëshmuar si person me dijeni në lidhje me financimet e protestave të dhunshme, destabilizuese të rendit publik në disa shtete të Amerikës. Vetë presidenti Trump është deklaruar se është koha që Soros të përballet me drejtësinë dhe se ai do të neutralizojë lidhjet e Soros-it me rrjete kriminale dhe kartelet e drogës. Maduro ishte një ndër miqtë e Soros-it. Ka shumë gjasa që “Ramaduro” të ketë të njëjtin fat.
.
Si konkluzion, çështja McGonigal mbetet e hapur dhe çdo zhvillim i ri, qoftë në drejtim të një udhëtimi të Edi Ramës për të dëshmuar, qoftë në drejtim të hetimeve shtesë, do të ketë pasoja të rëndësishme politike dhe diplomatike. Rama është në një rënie të lirë pikjatë. Në këtë rënie Rama është në një gjendje “zgjidh e merr” ku të bjerë. Unë mendoj që Rama më mirë të bjerë në Shqipëri sesa të bjerë në Amerikë. Prandaj këshilla ime për të është:
“Mos shko, o trim.”
.
P.s. Me poshte janë urdhër arresti i egzekutuar per Charles McGonigal dhe padia e plote në të cilën përmendet kryeministri i Shqiperisë.
19 Janar 2026

Një letër ­– dy intelektualë – tri dekada më vonë Nga Julika Prifti

Illyria

34 vjet më parë si sot letra për Profesorin Arshi Pipa nga Peter Prifti hedh dritë në një miqësi të rrallë midis tyre pavarësisht dallimeve në perceptimet filozofike të çështjes gjuhësore dhe mospajtimeve të tjera. Të dy ishin intelektualë shqiptarë, të edukuar në perëndim, të cilët jetonin dhe jepnin kontributin e tyre në vendin e adoptuar. Mënyra e komunikimit qytetar imponon respekt dhe bën kontrast të fortë me normat e ulëta të debatit në të gjitha nivelet e administratës dhe jetës publike në Shqipëri si edhe prej disa shqiptarëve jashtë saj.

Letërkëmbimi Arshi Pipa-Peter Prifti ka filluar qysh në vitet 1970, kohë e cila përkon me thuajse 20 vite korrespondencë dhe bashkëpunimi midis tyre.

Të dy korresponduesit kanë ndërruar jetë vite më parë por letrat e tyre flasin vetë për miqësinë dhe respektin e ndërsjelltë gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, në kohën e ndryshimeve politike në vendin tonë si edhe në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Kosovë.

I bindur në idetë e tij, me maturi por edhe pa frikën e humbjes së miqësisë së çmuar me një mik, intelektual e bashkëpunëtor të vjetër, Peter rendit argumentet e tij pa asnjë hije fyerje, ironie, sarkazmi apo vetëkënaqësie. Ai beson në forcën e fakteve, të debatimit të lirë të mendimit dy studiuesve me të drejta të barabarta për të shkëmbyer idetë dhe qëndrimet e tyre në të mirë të shkencës së gjuhësisë dhe më tej.

Letra e datës 13 janar 1992 vjen pas një festimi zyrtar në Vatër në Bronx, nën kryesinë e Profesorit Arshi Pipa, ku Peter shkon si përkthyes shtetëror i delegacionit të sindikatave të pavarura nga Shqipëria. Kjo vajtje merr ‘nuanca politike’.  Pasi jep sqarimin e nevojshëm, Peter shkruan “ti dhe unë kemi pikëpamje të ndryshme, të kundërta për disa çështje me rëndësi,” si gjuha e njësuar,  disa “pika me rëndësi në lidhje me Kosovën” si “edhe për vlerësimin tënd të punës dhe personit të Ismail Kadaresë.”

Por, vazhdon ai “Intelektuali e ka për detyrë t’i qëndrojë besnik së vërtetës, ashtu siç e kupton ai, dhe të verë në dukje pikëpamjet e veta. (Por kjo nuk duhet të ndalojë çdo formë bashkëpunimi midis dy vetave). Në fund të letrës Peter shkruan se “Pavarësisht nga këto mosmarrëveshje, unë nga ana ime do të përpiqem ta ruaj miqësinë tonë si diçka të shtrenjtë dhe të rrallë.”

Kjo letër është pjesë e letërkëmbimit 25 vjeçar midis Peter Priftit dhe Profesorit Arshi Pipa, ruajtur në arkivin e familjes Prifti. Epistolari do jetë në botim së shpejti.

Shënim i autores: Koha e fotos është interesante sepse daton më 7 nëntor, 1992 disa muaj pas letrës në fjalë. Fotografuar nga Naum Prifti pranë shtëpisë së Profesorit Pipa në Uashington DC.

San Diego, Cal.

Më 13 janar, 1992

I dashur Arshi!

Të falemnderit për karturimin që më dërgove, gjë që shpreh edhe njëherë kujdesin dhe miqësinë që ke për mua.

Megjithatë, më duket se ndodhja ime në darkën e Vatrës në Bronx në Nëntorin e kaluar, ka krijuar një përshtypje të gabuar, dhe si e tillë kërkon shpjegim.

Unë erdha atje për shkak të delegacionit të sindikatave të pavarura nga Shqipëria, që e shoqërova në Amerikë si përkthyes. E quajta, pra, për detyrë ta shoqëroja delegacionin edhe në festimin që organizoi Vatra. Duke qenë atje, u përshëndosha edhe me ty, por vetëm si shok dhe mik i vjetër; dmth, për hatërin e miqësisë sonë. Ai takim nuk kish kuptim apo nuanca “politike”; pra , nuk do të thotë se unë jam dakort me Vatrën.

Në përgjithësi, Vatra sot pasqyron tezat e tua për çështet kombëtare, dhe kjo kuptohet, si kryetari i saj që je.

Mirëpo, sikur e di edhe vetë, ti dhe unë kemi pikëpamje të ndryshme, të kundërta për disa çështje me rëndësi.

Nuk pajtohemi për çështjen e gjuhës se njësuar shqipe.

Kemi mosmarrëveshje mbi disa pika me rëndësi në lidhje me Kosovën. Edhe për vlerësimin tënd të punës dhe personit të Ismail Kadaresë, nuk jemi të një mendje. Këtë të fundit nuk ta kam thënë më parë, se mendoja se ndofta do të të shqetësoja, duke e hapur edhe më shumë hendekun e mospajtimi të pikëpamjeve tona, ndërsa tash nuk e shoh të arsyeshme ta mbaj si me thanë “sekret”.

Unë e di se ti nuk i druhesh kritikës, mbasi ti vetë e ke ushtruar atë si profesion për 4-5 dekada. Në mos gabohem ti jo vetëm që nuk ruhesh nga kritikat, por më ke thënë njëherë se i mirëpret ato, dhe fton vërejtje të tilla nga të tjerët. Ky është me të vërtetë qëndrim i denjë, qëndrim i intelektualit të pjekur, demokrat dhe humanist.

Megjithatë, me vjen keq të pohoj këto konflikte pikëpamjesh midis nesh. Do te doja që ne të dy të kishim pikëpamje të njëjta dhe të bashkëpunonim ngushtë, si në të shkuarën. Mirëpo kohët kanë ndryshuar dhe, siç e di edhe vetë, intelektuali e ka për detyrë t’i qëndrojë besnik se vërtetës, ashtu siç e kupton ai, dhe të verë në dukje pikëpamjet e veta. (Por kjo nuk duhet te ndalojë çdo formë bashkëpunimi midis dy vetave).

Pavarësisht nga këto mosmarrëveshje, unë nga ana ime do të përpiqem ta ruaj miqësinë tonë si diçka të shtrenjtë dhe të rrallë, duke menduar se ajo ka vlerën dhe vendin e saj në marrëdhëniet shoqërore dhe tonat.

Të uroj shëndet të mirë.

Përqafime,

Peter R. Prifti.

Foto Histori: ÇFARË I TREGOI KY FËMIJË QË I MBIJETOI MASAKRËS SË REÇAKUT VIZITORËVE NGA AMERIKA Nga Ruben Avxhiu

Fotografia e ripostuar sot nga Prof. Dr. Alush Gashi, më solli në kujtesë historinë e asaj dite kur është marrë e treguar në një libër botuar nga Prof. Sami Repishti dhe Harry Bajraktari, pak më shumë se 25 vjet më parë, në prill 2000.
Kosova nuk kishte bërë ende vitin që ishte çliruar dhe plagët ishin ende të hapura jo vetëm në kuptimin figurativ të fjalës.
Repishti dhe Bajraktari ishin miq e bashkëpunëtorë të vjetër të lobimit për Kosovën në Washington, tani kishin udhëtuar për të sjellë ndihma e për të parë zhvillimet, e për t’u takuar me miq.
Një ndër vendet ku ndaluan ishte edhe fshati Reçak, kur në 15 janar 1999 forcat serbe masakruan 47 fshatarë shqiptarë duke shkelur brutalisht marrëveshjen me komunitetin ndërkombëtar. Masakra nisi zinxhirin e ngjarjeve që sollën pastaj ndërhyrjen e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe kolonizimi serb.
Për Prof. Repishtin dhe Bajraktarin vizita në Reçak ishte emocionale. Kishte vetëm një vit e tre muaj që kishte ndodhur ngjarja. Varret e kishin baltën ende të njomë. Nuk ishte memoriali që ekziston sot, as infrastruktura për vizita të organizuara.
Dy shqiptarët nga Amerika shoqëroheshin nga Prof. Dr. Alush Gashi dhe David Philips studjuesi nga Columbia University në New York. Heshtja kishte mbuluar atë ditë pranvere varrezën e re. Mes varreve ndodhej vetëm ky djalë 12-vjeçar që është përjetësuar me ta në këtë fotografi.
Ai quhej Hashim Beqiri. Po rrinte i gjunjëzuar përpara varreve të babait të tij Riza (54 vjeç) dhe dy vëllezërve më të mëdhenj, Halimit (17) dhe Hasanit (15). Serbia edhe sot e kësaj dite pretendon se të vrarët ishin ushtarë të UÇK-së, por emrat dhe mosha e viktimave dëshmojnë se ishin vetëm fshatarë të thjeshtë që u vranë për hakmarrje dhe urrejtje nga kriminelët serbë.
Hashimi 12-vjeçar mund të kishte pësuar fatin e tyre. Kishte mbijetuar – si u tregoi vizitorëve që përpiqeshin të mos qanin në sy të tij – duke u fshehur mbas trupit të babës. Kur kishte rënë nata ishte ngritur dhe me gjakun e babait nëpër trup ishte zvarritur drejt shtëpisë aty afër, ku ende jetonte bashkë me nënën dhe vëllain 9-vjeçar.
Na dukej sikur po dëgjonim ndonjë legjendë të ndonjë kohe e bote tjetër, tregon Repishti, por në fakt nuk ishte ashtu. “Vendi asht Kosova! Treguesi asht nji fëmijë kosovar, dëshmia janë varrezat e rreshtueme para nesh, dhe na jemi aty, me pa, me ndëgjue, me prekë, me duert tona tokën e zezë e barin e njomë – e me derdhë lotë pa ndërpremje…”, shkruan profesori në libër.
Ata e përqafuan djalin dhe e pyetën nëse shkonte në shkollë. Ai i kishte marrë për dore dhe i kishte çuar në shkollën që ishte fare afër. Shkolla 8-vjeçare “Skënderbeu”. Nëse te varrezat flinte vdekja, këtu në oborrin e shkollës vizitorët panë jetën që gjallonte sfiduese.
Ishte pushimi i drekës. Fëmijët kishin dalë nga mësimi dhe një mësues i përshëndet me përzemërsi. Ai ka humbur katër anëtarë të familjes në masakër. U tregon vizitorëve për jetën në fshatin që ka parë tmerr me sy. Puna që bën nuk është e lehtë. Si mësues i duhet të mësojë e edukojë fëmijët, Si njeri, duhet t’i ndihmojë ata të përballen me traumën e tmerrshme të masakrës. Fizikisht i kanë mbijetuar luftës, mendërisht dhe emocionalisht janë plagosur rëndë.
Kudo rrugës vizitorët nga SHBA kanë parë tokën që punohet, shtëpitë që rindërtohen, dhe grupe fëmijësh që shkojnë në këmbë në shkollë duke ecur me kilometra. Këta fëmijë, janë të rriturit e sotëm nëpër Kosovë. Janë bërë vetë prindër e jetojnë në një vend që ngjan shumë pak me atë të 27 viteve më parë kur ndodhi masakra e Reçakut.

Në këtë ditë, përvjetori i botimit të Ylli i Mëngjesit- Nga ROZI DAKO

Sot, përkujtojmë një moment të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare, duke lidhur disa ngjarje që pasqyrojnë sakrificat, heroizmin dhe angazhimin e shqiptarëve për liri dhe drejtësi. Në këtë ditë, përvjetori i botimit të Ylli i Mëngjesit, periodikut të njohur të botuar me angazhimin e patriotes ortodokse Parashqevi Qiriazi dhe kontributin e çiftit patriot ortodoks Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako në vitin 1917 në Boston, përkon me përvjetorin e lindjes së Isa Boletinit, një prej heronjve më të shquar të Rilindjes Kombëtare dhe të luftës për lirinë e shqiptarëve. Keto dy familje janë dëshmi e binomit se Lëvizja patriotike shqiptare aktivizoi fuqinë e fjalës për të zgjuar popullin, por njëkohësisht, ata ishin të gatshëm të luftonin me armë për mbrojtjen e atdheut dhe realizimin e idealeve të tyre kombëtare. Kjo lëvizje nuk përfshinte vetëm angazhimin intelektual, por edhe pjesëmarrjen në lëvizje luftarake për pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë na lidh ndër shekuj, duke përkujtuar momentet kryesore të Rilindjes Kombëtare edhe tragjeditë që kanë shoqëruar luftën për liri. Përvjetori i botimit të Ylli i Mëngjesit, simbol i angazhimit të pandërprerë të familjes patriotike Qiriazi-Dako për çështjen kombëtare, përkon me përvjetorin e 27-të të Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike e vitit 1999, gjatë Luftës së Kosovës, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë. Kjo vazhdimësi e luftës që ka shoqëruar historinë e popullit shqiptar, pasqyrohet edhe në faqet e Ylli i Mëngjesit ku dëshmohen masakrat e ushtrisë greke në jug të Shqipërisë dhe Korçë. Ky angazhim i familjes Qiriazi-Dako për të mbajtur gjallë dëshminë historike të betejave të vazhdueshme për mbrojtjen e Çamërisë dhe Kosovës dhe për të promovuar vlerat e kujtesës historike na lidh me tragjedinë e Reçakut ku format e terrorit të ushtruar nga pushtuesit greko e serb i bashkon forma makabër. Ylli i Mëngjesit, i botuar në një kohë kur Shqipëria ende po luftonte për të fituar njohjen ndërkombëtare dhe për të mbrojtur integritetin e saj territorial, u bë një mjet i fuqishëm për sensibilizimin e shqiptarëve në Amerikë dhe për lobimin e çështjes shqiptare në qarqet ndërkombëtare. Patriotja dhe drejtuesja e periodikut, Parashqevi Qiriazi, dhe çifti Sevasti Qiriazi dhe Kristo Dako, bashkëpunëtore të ngushtë, nuk ishin thjesht botues; ata ishin njëkohësisht edhe ideatorë dhe drejtues të një lëvizjeje që kërkonte të ruante identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke mbështetur lirinë dhe të drejtat e tyre në një botë që po kalonte periudha të turbullta politike.
Përveç angazhimit të tyre intelektual dhe publikistik, Qiriazi dhe Dako ishin të lidhur ngushtë me trashëgiminë ortodokse shqiptare, një komponent i rëndësishëm që formësonte frymën patriotike të familjes së tyre. Si Rilindas ortodoks, ata ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar dhe asaj fetare ortodokse, duke u angazhuar jo vetëm për të drejtat e shqiptarëve ortodoksë në rrezik asimilimi sllavo /grek, por edhe në formimin e një identiteti shqiptar më të fortë dhe të bashkuar, më të njohur ndërkombëtarisht. Ylli i Mëngjesit ishte një pasqyrë e këtij angazhimi, duke pasqyruar jo vetëm çështje të rëndësishme për politikën e brendshme të Shqipërisë, por edhe për bashkëpunimin e shqiptarëve të diasporës me botën perëndimore, që ndihmoi në forcimin e lidhjeve politike dhe diplomatike.
Ndërsa familja Qiriazi-Dako ishte e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e Shqipërisë, Isa Boletini, me veprën e tij heroike, ishte një tjetër figurë që udhëhoqi popullin shqiptar drejt lirisë dhe unitetit kombëtar. I lindur në vitin 1864, Isa Boletini është një nga emrat më të shquar të Rilindjes Kombëtare, i cili me luftën e tij të përpjekur dhe të qëndresës për mbrojtjen e Kosovës, është bërë simbol i pavarësisë dhe i qëndresës ndaj forcave serbe dhe Perandorisë Osmane. Angazhimi i Boletinit për të mbrojtur trojet shqiptare, në veçanti në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, e ka vendosur atë në radhët e heronjve të paepur që kanë luftuar për lirinë e popullit shqiptar dhe për ruajtjen e territoreve të tij.
Përmes përpjekjeve të gjithanshme të popullit shqiptar, Rilindasve si Isa Boletinit dhe të familjes Qiriazi-Dako, shqiptarët e asaj periudhe patën mundësinë të ruanin dhe promovonin vlerat e lirisë dhe të identitetit kombëtar, që do të shpërtheheshin me forcë në vitet që pasuan, duke kulminuar me Luftrat ballkanike, Luftën e Parë e të Dytë Botërore dhe, më vonë, me luftërat për lirinë e Kosovës. Kjo lidhje e pandashme midis heronjve të Rilindjes dhe angazhimit të diasporës shqiptare do të vazhdonte të jetonte si një testament për popullin shqiptar, duke frymëzuar brezat që do të pasonin.
Megjithatë, historia e shqiptarëve është e lidhur me gjithashtu me tragjedinë, siç është Masakra e Reçakut e vitit 1999, që përkujtojmë sot. Ajo ngjarje tmerruese, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, ka lënë pas një plagë të thellë në kujtesën kolektive të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo. Masakra e Reçakut ishte një moment i kthesës për ndërhyrjen ndërkombëtare dhe shpëtimin e popullit kosovar nga regjimi diktatorial serb, duke çuar më pas në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo tragjedi dhe sakrificat që pasuan na kujtojnë se populli shqiptar ka paguar gjithmonë një çmim të rëndë për lirinë dhe se çdo gjak i derdhur është një testament për betejat që do të vazhdojnë për brezat që pasojnë.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme të nderojmë figura të tilla si Ambasadori William Walker, i cili luajti një rol vendimtar në zbardhjen e krimeve të luftës dhe në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për tragjedinë e Reçakut. Puna e tij, që ndihmoi në vënien para drejtësisë të autorëve të krimeve, është një kontribut i jashtëzakonshëm për ndihmën e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë.
Gjaku i dëshmorëve dhe martirëve shqiptarë, që ranë për lirinë e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk humbet. Lavdia është e tyre, dhe kujtimi për ta është një obligim i përhershëm i çdo shqiptari. Ky kujtim, së bashku me mirënjohjen ndaj ndërkombëtarëve si William Walker, është një pjesë e historisë së kombit shqiptar që do të mbetet gjithmonë e gjallë dhe një shenjë e forcës që populli shqiptar do ta ruajë dhe do ta kalojë tek brezat e ardhshëm.
Robert Dako- nipi I Sevasti Qiriazit dhe Kristo Dako-s e Suela Dako

Njoftim Mortor: Ngahet nga jeta znj.Dave Mirakaj

Njoftim Mortor
Të dashur miq,
me dhimbje dhe përulësi para vullnetit të Zotit ju njoftojmë se nana jonë, Dave Mirakaj, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, duke na lanë një boshllëk të madh në zemrat tona.
Për më shumë se 30 vjet ajo jetoi nën errësinën e diktaturës, në internim, në kampet e Shtyllasit dhe të Gradishtës.
Jeta e saj është dëshmi e kurajos dhe e besimit të madh që kishte te Krishti dhe te Zoja e Bekueme.
Fëmijët e saj, Albanin dhe Agustinin, i rriti me shumë sakrifica, dinjitet dhe dashni.
Në Amerikë ajo jetoi një jetë dinjitoze. Çdo ditë falënderonte Zotin dhe Amerikën që i dhanë mundësinë të jetonte e lirë.
Nënë, do ta kujtojmë përherë me dashni, respekt dhe mirënjohje të pakufishme.
I lutemi Zotit, Hyjit tonë Jezu Krisht, ta pranojë shpirtin e saj në paqe dhe në jetën e pasosur.
Detajet për ceremoninë mortore do të njoftohen në vijim.

Augustin M. Mirakaj: Një mendësi që vazhdon të minimizojë krimet e diktaturës dhe të romantizojë xhelatët

Shfaqja e Lea Ypit në Shqipëri shkaktoi reaksione të forta, pozitive dhe negative pasi prania e saj u përdor politikisht nga mediat pranë qeverisë. Në rrjetet sociale pati pa fund qendrime pro e kundra, pati edhe opinione. Voal.ch ka zgjedhur të sjellë një opinion të Augustin M.Mirakaj, lindur e rritur në internim, po ashtu babai i tij,  xhaxhai i tij prej dy-tre  vjeçarë janë rritur e i kanë krijuar familjet e lindur fëmijët në internim. Në internim kanë jetuar deri më 1991, kur u shpresua si iluzion se u rrëzua diktatura. Augustin M.Mirakaj dhe familja e tij sikur mijra e mijra shqiptarë, familje shqiptare e fëmijë shqiptare janë viktima të një regjimi totalitarist barbar që ua shkatërroi jetën, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është dënuar nga shteti shqiptar gjatë 35 viteve tranzicion.

————–

Këto kohë po shoh një gjë shqetësuese:

mediat shqiptare po e shtyjnë Lea Ypi-n si një lloj “fytyre të re”, madje deri aty sa disa e paraqesin si “kryeministre e ardhshme”.

Kjo nuk është rastësi. Në Shqipëri komunizmi nuk u zhduk, ai u rivesh me kostum mediatik. Sistemi është i njëjti: media zgjedh një fytyrë, e ambalazhon bukur, e shet si “të re”, si “intelektuale”, si “ndryshim”, dhe pastaj ia imponon publikut derisa të bëhet fakt i kryer. Ashtu si në raftet e supermarketeve: nuk zgjedh gjithmonë çfarë sheh, ta kanë vënë para syve. Kur një person që relativizon Enver Hoxhën, justifikon Stalinin, ose shfaq nostalgji për diktaturën paraqitet si e ardhmja e Shqipërisë, kjo nuk është pluralizëm. Është riciklim i ideologjisë. Shqipëria nuk ka nevojë për diktaturë me fytyrë akademike. Ka nevojë për të vërtetë, për përgjegjësi dhe për një ndarje të plotë nga komunizmi.

Unë dhe familja ime si dhe shumë shqiptarë bij e bija nënash e kemi vuajtur atë sistem e njohim kur e shohim, edhe kur vjen i paketuar me libra dhe intervista.

Unë nuk kam asgjë personale kundër Lea Ypi apo familjes së saj. Askush nuk zgjedh prindërit e vet dhe askush nuk duhet të gjykohet për prejardhjen. Por kam një problem serioz me atë që ajo përfaqëson sot publikisht. Kur e dëgjova në një bisedë publike të thoshte se nuk do të ishte dakord që Amerika ta kishte rrëmbyer Enver Hoxhën, u ndala.

Kur lexova librin e saj Free, ku ajo përshkruan se si si fëmijë vraponte dhe gjente siguri duke u fshehur dhe përqafuar statujën e Stalinit, e kuptova se kjo nuk ishte një shkarje.

Ishte një botë e brendshme e formuar nga kulti i diktaturës. Stalini dhe Enver Hoxha nuk janë figura neutrale historike. Janë përgjegjës për miliona të vrarë, kampe, internime, tortura dhe shkatërrimin e jetës së mijëra familjeve, përfshirë edhe timen. Kur dikush flet me “mirëkuptim” ose relativizon këto figura, kjo nuk është analizë kritike. Është vazhdim i një ideologjie që ka shkaktuar trauma reale. Lea Ypi mund të jetë akademike, por ideologjia nuk zhduket me diplomë. Marksizmi i paketuar si “teori kritike” nuk e bën më pak të rrezikshëm. Me këtë shkrim nuk po sulmoj një person. Po kundërshtoj një mendësi që vazhdon të minimizojë krimet e diktaturës dhe të romantizojë xhelatët.

Dhe për ne që kemi kaluar internime, kampe dhe humbje, kjo nuk është teori.
Është jetë.

 

Mbylli sytë në Boca Raton, Florida, pinjolli i Derës zëmadhe të familjes Berisha të Dardanisë, aktivisti i shquar Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025)- Nga Tomë Mrijaj

 

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e hidhur, se me datën 27 dhjetor 2025, pushoi së rrahuri zemra e nacionalistit të shquar, Kryetarit të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit Ismet Ukë Sadik Berisha (1933-2025). Ai mbylli sytë në Boca Raton, Florida, në shtëpinë e tij, i rrethuar nga vëllai i tij Selimi me familje.
Ismet Berisha për shumë dekada sa jetoi dhe punoi në SHBA, ai ishte një figurë e madhe, që nderohet dhe respektohet vazhdimisht në mesin e shqiptarëve patriotë dhe atdhetarë, si një personalitet i shquar në botën shqiptare, si simbol i patriotizmit, anti-komunizmit, anti sllavizmit serb, dhe si një qendrestar i vendosur i misionit historik, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare, në një shtet të vetëm etnik rreth nënës së dashur Shqipëri.
Ai me mendje dhe zemër të madhe, vuri të gjithë fuqitë e tij intelektuale, influencën e tij patriotike dhe antikomuniste në shërbim të vendlindjes së tij Kosovës dhe shtetit amë Shqipërisë.
Shteti i New York-u, dallohet nga çdo vend tjetër, ku janë të vendosur sot shqiptarët, për më shumë së gjysmë shekulli, ku në mënyra të ndryshme kanë vepruar dhe punuar në të mirë të çeshtjes shqiptare, figura të shquara kombëtare për lirinë dhe për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare.

 

Shtetet, kombet, qytetet, komunat, komunitetet dhe familjet, kanë historitë e tyre. Ata zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët tona, kur studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë ose hulumtojnë (investigojnë) vazhdimisht në arkivat e tyre, duke ndriçuar gradualisht atë pjesë të lavdishme të faqeve të ndritura të historisë të lënë në heshtje dhe harresë me ose pa qëllim gjatë shekujve.
E tillë ishte dhe mbeti ndër dekada edhe familja zëmadhe e mirënjohur në Dardani e nacionalistit të vendosur antikomunist dhe antisllav Ismet Ukë Sadik Berisha, të cilën do të përpiqem ta zbardh dora-dorës me modesti dhe fakte, dokumente dhe dëshmi të shumta të lënë në dorëshkrim nga bashkëkohësit, arkivat e pasura të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në New York, SHBA, për të ardhur gradualisht tek arkivat e pasura private, që ruante me kujdes dhe dashuri pinjolli i tyre nacionalist.
Ai sot mbylli sytë i qetë, për të mbetur i pavdekshëm në zemrat dhe mendjet e të gjithë bashkadhetarëve, dashamirësve të familjes Berisha dhe popullit martir të Kosovës, të cilës iu përkushtua me mish dhe shpirt deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Historia e kësaj familje të madhe, është e lidhur me vetë historinë e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit të Parë, të Dytë dhe të Tretë, që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një veprimtari të gjërë dhe të pasur patriotike me vijimësi të pandëprerë të punës së palodhur dhe aktivitetit patriotike 1962-2026.

Historia e familja së Sadik Ramës ndër shekuj

Në historinë e popullit shqiptar, familjet e mëdha fisnike brez pas brezi, kanë transmetuar dhe ruajtur përherë cilësitë më të mira të popullit shqiptarë, si: bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë dhe pendë në dorë dhe mendje të shëndoshë (për ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve patriotë), në mbrojtje të interesave të shenjta të Atdheut.
Herë pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës nder shekuj nga bijtë më të shquar të tij.
Këto raste të jashtëzakonshme historike, janë monomente të privilegjuara, ose shpesh herë tragjike, por tregojnë fisnikërinë e masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e tyre të jashtëzakonshëm, dhe si të thuash, fati i fton të tregojnë burrërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj Atdheut, në formën e saj më të lartë.
Ata hyjnë natyrshëm në larminë e heroizmit, për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj, ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të larta të kombit shqiptar, flamurit të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit, të cilin e lanë vazhdimisht me gjakun e tyre të pastër.
Këtë fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur fatmirësisht, gjatë hulumtimeve tona në tre brezni të familje heroike Berisha, të mirënjohur nga të gjithë shqiptarët ndër shekuj.
Familjet më të njohura të Dardanisë, ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës së Gjurgjevikut, gjatë luftrave për Pavarësi, që zhvilloheshin për mbrojtjen e Kosovës.
Më vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut, në mbrojtje të vazhdueshme të interesave të larta të Atdheut.
Të gjithë këto familje të njohura nacionaliste dhe anti-nazikomuniste më vonë, që cituam më lart, e kanë pësuar (vuajtur) vazhdimisht shumë rëndë, gjatë periudhës së sundimit të errët të nazikomunizmit shqiptaro-sllav, duke kaluar nëpër kalvarin e madh të përsekutimit, masakrimeve, djegie shtëpish etj.
Kujtojmë, se e njëjta histori tragjike në të gjithë krahinën e Kosovës, është përsërit vazhdimisht në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999.
Në ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasardhës pinjoll të këtyre dyerve të miënjohura në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje, me përkushtim ndihmojnë pa kursim këtë familje, gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” (1962-2026), me qendër dhe zyrat e saj sot në SHBA.

Dhurimi i Arkivave të Organzatës “Lidhja e Tretë e Prizrenit” me qendër në New York, SHBA

Dorëzimi apo dhurimi me bujari i arkivave të organizatave të ndryshme panshqiptare të SHBA-së, në drejtim të shtetit amë, si në: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, është një nismë e re bujare, që duhet vlerësuar shumë në disa drejtime në vendlindje.
Fatmirësisht shteti i ri i Kosovës, dorëzimin e dokumentëve të shumta historike të arkivit original të Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në SHBA dhe zyrat e saj në New York e vlerësoi si një nismë me shumë rëndësi historike, për rishkrimin e historisë së komunitetit tonë nga studiuesit kosovarë.
Historia e nismës së dorëzimit të materialeve të pasura arkivore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në drejtim të shtetit të ri të Kosovës, ka qenë një ëndërr e kryesisë, kryetarit Ismet Berisha, një pinjoll i shquar i familjes së mirënjohur të Derës së Sadik Ramë Gjurgjevikut, nacionalistëve të shquar Ukë dhe Shaban Sadiku, Ismet Ukë Berisha, kryetar i Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit dhe Sekretarit të Përgjithshme të saj Tomë Mrijaj.
Gjatë kontakteve të vijueshme të studiuesit Mrijaj me prof. Muhamet Shatrin, që nga viti 2013, historiani Shatri i kishte kërkuar, që të interesohej në komunitetin e madh shqiptaro amerikanë tek shoqatat dhe miqtë e tij të sigurojë materiale arkivore historike, me vlera për pasurimin e Arkivit të Kosovës.
Asokohe organizata në fjalë, doli me një deklaratë publike, ku ndër të tjera theksonte, se: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York, ShBA dhe degët e saj në shumë shtete të botës, i dhuron Agjencisë Shtetërore të Arkivave (AShAK) të Kosovës të gjithë dokumentacionin nga viti 1962-2014…”

NJOFTIM:

Vellai i të ndjerit Selim Berisha me familje, së bashku me Kryesinë e Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit hapin të pame (presin ngushëllime) ditën e Diele me 25 Janar 2026 nga ora 11:00 am deri në ora 4:00 pm, në adresën:
(Inside: 165 Tuckahoe Rd. Yonkers, NY, 10710, Royal Regency Hotel, Aroma Trattoria Restorant.)

NGA VENEZUELA NË SHQIPËRI Nga Valentin Lumaj

Regjimi i Maduros ra, një diktator më pak, një e keqe më pak për Amerikën dhe botën, dhe fillimi i një epoke të re për popullin Venezuelan.
.
Bota u nda në opinione të ndryshme, disa vende totalitare si Kolumbia, Kina, Serbia, Kina, Kuba, Meksika etj., e dënuan si një agresion ushtarak ndaj një vendi tjetër, dhe të tjerë si një akt në shërbim të lirisë dhe demokracisë.
.
Unë mendoj se, teknikisht arrestimi i Maduros nuk ishte një sulm ushtarak ndaj Venezueles, por ishte egzekutim i një urdhër-arresti fedreal ndaj një krimineli të kërkuar dhe të akuzuar nga qeveria e SHBA-së per krime ndaj shtetasve amerikanë. Urdhër-arrestet federale kanë fuqi ndërkombëtare, që do të thotë se personi mund të arrestohet kudo në botë dhe të sillet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat federale. Me rëndësi është fakti se ky arrest u drejtua dhe u egzekutua nga forcat e zbatimit te ligjit amerikan e mbështetur nga fuqia e ushtrisë amerikane. Pra nuk ishte mision apo plan agresioni ushtarak i ushtrisë amerikane ndaj një shteti tjeter. Thjesht ushtria amerikane asistoi CIA, DEA dhe FBI për të kryer arrestimin e Maduros.
.
Ndërsa nga ana njerëzore, them se arrestimi i diktatorit Maduro ishte edhe një akt i lartë përgjegjshmërie i Presidentit Trump për të çliruar popullin e shtypur të Venezuelës.
.
Përgjegjshmëria ndaj popujve nuk është agresion, nuk është luftë, është drejtësi ndaj tyre. Akti i arrestimit të Maduros nga Trump mbështetet në kushtetutën e Amerikes, por edhe në Shkrimin Shenjt, (Isaia 1:17), i cili i thërret udhëheqësit të mbrojnë të pambrojturit dhe të flasin për ata që nuk mund të flasin për veten e tyre.
.
Ndërsa heshtjen e kryeministrit shqiptar e shikoj si mospëlqim të këtij akti dhe frigë të një fundi të regjimit të tij të ngjashëm me atë të Maduros.
.
Por a është Edi Rama diktator dhe a duhet të largohet me dhunë si Maduro?
.
Unë mendoj se po. Rama sikurse Maduro po gëzon mandatin e katërt rradhazi, mandate të fituara jo nga vullneti i lirë i shqiptarëve, por nëpërmjet dhunës psikologjike, mashtrimeve dhe ofertave financiare, lidhjeve me krimin e organizuar, benefiteve selektive të kultivimit dhe trafikut të drogës, përdorimit dhe presionit ndaj administratës publike, përdorimit të prokurorisë, gjykatës, të policisë dhe strukturave të shtetit në favor të rizgjedhjes së tij.
.
Rezultat i katër mandateve të pamerituara të Ramës është një ekonomi fiktive, një shoqëri e tërë e kriminalizuar, një korrupsion masiv shtetëror, i cili dirigjohet nga vetë Rama, zevëndësit dhe ministrat e tij të përzgjedhur nga vetë ai.
.
Sikurse në Venezuelë, bandat kriminale dhe kartelet e drogës kontrollojnë territorin e Shqipërisë. Rama, i cili ka kapitulluar para krimit dhe ka dështuar në vendosjen e rendit publik, bën thirrje të përsëritura që shqiptarët e fajshëm dhe të pafajshëm t’i hanë kokën njërit-tjetrit.
.
Prandaj, si rrejdhojë e gjithë këtyre më sipër, mendoj se koha e Edi Ramës ka kaluar dhe largimi me çdo mjet nuk është më nevojë, por është detyrë opozitare dhe përgjegjshmëri qytetare. Nëse opozita është e vërtetë sikurse shprehet dhe nuk është pjesë e establishmentit apo në marrëveshjë të fshehtë më Ramën, mendoj se arrestimi i Maduros është caku i kthesës dhe i guximit opozitar shqiptar, që duke përdorur zemërimin dhe mbështetjen popullore, por edhe policinë, ushtrinë dhe çdo mjet tjetër, për të arrestuar Edi Ramën mu në Surrel, bashkë më bashkëshorten dhe me rradhë ministreshat dhe ministrat e tij të pangopur. Çdo tolerancë ndaj dhunuesit të popullit të pambrojtur është dhunë ndaj këtyre të fundit.
.
Largimi me dhunë i Ramës, mendoj se nuk është antidemokratik, antiligjor apo anti-kushtetues. Demokracia, ligji dhe kushtetuta nuk zbatohen në Shqipëri nga vetë shteti. Shqiptarët janë një popull i vogël për të ngrënë kokat e njëri-tjetrit. E vetmja kokë që duhet “ngrënë” është koka e Edi Ramës, si koka e së keqes që ka mbërthyer Shqipërinë
.
Valentin Lumaj
Michigan

PUBLIC THANK-YOU- By Agim Aliçkaj Executive Director of the Albanian-American Civic League

 

Dear compatriots, worthy daughters and sons of the Albanian nation!

We are beginning a beautiful year with great achievements, with hope and best wishes for an even better life — a normal, happy life, with prosperity and harmony among us.

After the historic victory of Prime Minister Albin Kurti with the coalition Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, and the Democratic Christian Party of Kosova, I have received hundreds of congratulations in various ways, along with thanks for my contribution to this victory.

Since I am unable to respond to each of you individually, through this announcement on social networks I wish to thank you all from the bottom of my heart for your sincere congratulations, which are reaching me from all Albanian lands, from individuals of all political parties, both known and unknown.

This warms my heart and makes me believe that many of you have correctly understood my sincere commitment, without any personal interest, solely in the interest of the country of Kosova and the Albanian nation.

A special experience for me was the visit to my office by an Albanian sister from Peja, Mrs. Servete Haxhiajdini, who gifted me a bouquet of flowers as a sign of gratitude for my national contribution.

When an Albanian sister and mother makes such an effort to express respect, it is an unimaginable and boundless honor and pride. There is nothing greater.

Thank you, esteemed Mrs. Servete; thank you, my supporters!

In special way, I would like to thank the respected media outlets Bota Sot, Gazeta Dielli, Illyria, Gazeta e Alpeve, Voal.ch (Voice of Albanians), Plava and Gucia, the community television in Michigan-Albanian TV of America, as well as Facebook and X for the opportunity they have given me to continuously express my views.

I invite all of you, each in your own way and with the possibilities we have, to continue helping our distinguished nation and our countries of origin, as well as to strengthen friendship with our irreplaceable friend, the United States of America.

The debt to the nation is never fully repaid.

May God bless the Albanian nation and the American nation!

Happy New Year 2026 to everyone!
With special respect,

Agim Aliçkaj
Executive Director of the Albanian-American Civic League
New York, December 31, 2025

FALËNDERIM PUBLIK- Nga Agim Aliçkaj Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Të dashur bashkëkombës, bij e bija të denja të kombit shqiptar!

Po e nisim një vit të bukur me arritje të mëdha, me shpresë dhe urime për një jetë edhe më të mirë — një jetë normale e të lumtur, me begati dhe harmoni mes nesh.

Pas fitores historike të Kryeministrit Albin Kurti me koalicionin Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Demokratike e Krishterë e Kosovës, kam marrë qindra urime në mënyra të ndryshme, së bashku me falënderime për kontributin tim në këtë fitore.

Meqë nuk kam mundësi t’i përgjigjem secilit veç e veç, përmes këtij njoftimi në rrjetet sociale dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra për urimet tuaja të sinqerta, të cilat po më vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, nga individë të të gjitha partive politike, të njohur dhe të panjohur.

Kjo ma ngroh zemrën dhe më bën të besoj se shumë prej jush e kanë kuptuar drejt angazhimin tim të sinqertë, pa asnjë interes personal, vetëm në interes të shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Një përjetim i veçantë për mua ishte vizita në zyrën time e motrës shqiptare nga Peja, znj. Servete Haxhiajdini, e cila më dhuroi një buqetë me lule si shenjë mirënjohjeje për kontributin tim kombëtar.

Kur një motër dhe nënë shqiptare bën një përpjekje të tillë për të shprehur respekt, është një nder dhe krenari e paimagjinueshme dhe e pakufishme. Nuk ka asgjë më të madhe.

Faleminderit, e nderuara znj. Servete; faleminderit, përkrahës të mi!

Në mënyrë të veçantë dëshiroj të falënderoj mediat e respektuara Bota Sot, Gazeta Dielli, Illyria, Gazeta e Alpeve, Voal.ch (Voice of Albanians), Plava dhe Gucia, televizionin e komunitetit në Michigan, Albanian TV of America, si the Facebook dhe X për mundësinë që më kanë dhënë të shpreh vazhdimisht pikëpamjet e mia.

Ju ftoj të gjithëve që, secili në mënyrën e vet dhe me mundësitë që kemi, të vazhdojmë ta ndihmojmë kombin tonë të lavdishëm dhe vendet tona të origjinës, si dhe të forcojmë miqësinë me mikun tonë të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Borxhi ndaj kombit nuk shlyhet kurrë plotësisht.

Zoti e bekoftë kombin shqiptar dhe kombin amerikan!

Gëzuar Vitin e Ri 2026 të gjithëve!

Me respekt të veçantë,
Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

New York, 31 dhjetor 2025

PUBLIC THANK-YOU

Dear compatriots, worthy daughters and sons of the Albanian nation!

We are beginning a beautiful year with great achievements, with hope and best wishes for an even better life — a normal, happy life, with prosperity and harmony among us.

After the historic victory of Prime Minister Albin Kurti with the coalition Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, and the Democratic Christian Party of Kosova, I have received hundreds of congratulations in various ways, along with thanks for my contribution to this victory.

Since I am unable to respond to each of you individually, through this announcement on social networks I wish to thank you all from the bottom of my heart for your sincere congratulations, which are reaching me from all Albanian lands, from individuals of all political parties, both known and unknown.

This warms my heart and makes me believe that many of you have correctly understood my sincere commitment, without any personal interest, solely in the interest of the country of Kosova and the Albanian nation.

A special experience for me was the visit to my office by an Albanian sister from Peja, Mrs. Servete Haxhiajdini, who gifted me a bouquet of flowers as a sign of gratitude for my national contribution.

When an Albanian sister and mother makes such an effort to express respect, it is an unimaginable and boundless honor and pride. There is nothing greater.

Thank you, esteemed Mrs. Servete; thank you, my supporters!

In special way, I would like to thank the respected media outlets Bota Sot, Gazeta Dielli, Illyria, Gazeta e Alpeve, Voal.ch (Voice of Albanians), Plava and Gucia, the community television in Michigan-Albanian TV of America, as well as Facebook and X for the opportunity they have given me to continuously express my views.

I invite all of you, each in your own way and with the possibilities we have, to continue helping our distinguished nation and our countries of origin, as well as to strengthen friendship with our irreplaceable friend, the United States of America.

The debt to the nation is never fully repaid.

May God bless the Albanian nation and the American nation!

Happy New Year 2026 to everyone!
With special respect,

Agim Aliçkaj
Executive Director of the Albanian-American Civic League
New York, December 31, 2025

Edon Alibegu: Trashëgimi, Shërbim dhe një Vizion për një Diasporë Shqiptaro-Amerikane të Fuqizuar

 

I lindur në një linjë të përcaktuar nga shërbimi publik, udhëheqja dhe përgjegjësia kombëtare, Edon Alibegu përfaqëson vazhdimësinë e një tradite historike shqiptare të angazhimit qytetar. Si anëtar i familjes fisnike Alibegu dhe pasardhës i Hodo Beg Ulqinit dhe Cafo Beg Ulqini—kryetari i parë shqiptar i Ulqinit, Regjent i Mbretërisë Shqiptare dhe Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut—z. Alibegu bart përpara një trashëgimi të rrënjosur thellë në qeverisje, diplomaci dhe shërbim ndaj popullit.

 

Cafo Beg Ulqini
Cafo Beg Ulqini dhe Hodo Beg Ulqini

I udhëhequr nga shembulli i të parëve të tij, z. Alibegu ia ka kushtuar jetën e tij profesionale dhe qytetare shërbimit ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan dhe vendlindjes së tij, Ulqinit, Mal të Zi. Veprimtaria e tij pasqyron një mision të qartë dhe parimor: të përfaqësojë diasporën shqiptare dhe atë të Malit të Zi me integritet, të ndërtojë ura ndërmjet institucioneve dhe kulturave, dhe të nxisë një transformim kolektiv—nga një popull i formësuar nga vështirësitë historike në një komunitet të përcaktuar nga udhëheqja, vetëbesimi dhe vizioni për të ardhmen.

Udhëheqje Ekzekutive dhe Përfaqësim i Diasporës

Nga marsi 2022 deri në gusht 2024, z. Alibegu shërbeu si Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit – SHBA, ku udhëhoqi iniciativat administrative, humanitare dhe diplomatike të organizatës. Në këtë rol, ai drejtoi operacionet e përditshme, siguroi transparencë dhe llogaridhënie, si dhe garantoi përputhshmëri të plotë me rregulloret lokale, shtetërore dhe kombëtare për organizatat jofitimprurëse.

 

Gjatë mandatit të tij, z. Alibegu mbikëqyri ekipe multidisiplinare të stafit dhe vullnetarëve, hartoi politika të brendshme dhe procedura standarde operimi, si dhe koordinoi iniciativa humanitare, kulturore dhe qytetare që shërbyen komunitete në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjithashtu forcoi partneritete me organizata shqiptare, boshnjake dhe malazeze në mbarë SHBA-në, duke nxitur unitet dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve.Një nga arritjet e tij më të rëndësishme institucionale ishte vendosja e kanalit të parë zyrtar dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet Ambasadës së Malit të Zi dhe shqiptarëve të Malit të Zi që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar ndjeshëm bashkëpunimin institucional, përfaqësimin kulturor dhe angazhimin diplomatik të diasporës.

Diplomaci, Angazhim Kulturor dhe Momente Historike

Z. Alibegu luajti një rol qendror në krijimin, negociimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Binjakëzimit ndërmjet Ulqinit dhe Staten Island, Nju Jork, duke shënuar një moment historik në bashkëpunimin ndërkomunal ndërkombëtar që përfshinte një qytet të Malit të Zi. Kjo marrëveshje hodhi themelet për bashkëpunim afatgjatë në arsim, kulturë, turizëm dhe zhvillim ekonomik, duke rritur profilin ndërkombëtar të Ulqinit.

 

 

Presidenti i Staten Island Vito Fossella me Kryetari Komunes Ulqinit Omer Bajraktarii (2024)
Ai përfaqësoi diasporën e Malit të Zi në forume të nivelit të lartë qeveritar dhe ndërkombëtar, përfshirë Samitin Transatlantik të Lidershipit në Uashington, D.C. dhe Forumin Ekonomik të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Senati i SHBA-së, ku avokoi për angazhimin e diasporës, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rëndësinë strategjike të Ulqinit dhe Malit të Zi në partneritetet transatlantike.
DSC_4506_2.jpgDSC_4501.jpgNë kuadër të diplomacisë kulturore dhe arsimit, z. Alibegu lehtësoi gjithashtu bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Presidentin dhe Zonjën e Parë të Shqipërisë për të mbështetur arsimin në gjuhën shqipe në Shtetet e Bashkuara. Përmes këtij angazhimi, ai ndihmoi në koordinimin e sigurimit të librave shkollorë në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollës shqiptare “Mëso Shqip” në Staten Island, Nju Jork, duke forcuar ruajtjen e gjuhës, identitetin kulturor dhe vazhdimësinë ndërbreznore të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Edon Alibegu me Zojnen e Parë Begaj e Shqiperise
Ai gjithashtu ishte autor, organizator dhe mikpritës i Festës së Parë Vjetore të Pavarësisë së Malit të Zi në Dhomën e Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, duke bashkuar të gjitha komunitetet etnike që pasqyrojnë identitetin multikulturor të Malit të Zi dhe duke theksuar rolin vendimtar të shqiptarëve të Malit të Zi në referendumin e pavarësisë së vitit 2006.
Si pjesë e përpjekjeve të tij për të ngritur identitetin kombëtar shqiptar në nivelet më të larta institucionale, z. Alibegu autorizoi dhe udhëhoqi, së bashku me Ambasadorin Ervin Bushati, Emina Cunmulaj dhe ekipin drejtues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Ulqinit – SHBA, një nismë të paprecedentë për festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse iniciativa nuk u realizua përfundimisht, ajo ishte shumë pranë konkretizimit dhe përfshiu angazhim të drejtpërdrejtë me udhëheqjen më të lartë politike amerikane, përfshirë takime me udhëheqësin e shumicës në Senatin e SHBA-së, Chuck Schumer. Kjo përpjekje përbën një përpjekje historike dhe dëshmon rritjen e ndikimit institucional dhe ambicies së diasporës shqiptaro-amerikane.

Vlerësime Publike dhe Njohje Institucionale

Kontributet udhëheqëse dhe qytetare të z. Alibegu janë njohur zyrtarisht nga institucione të rëndësishme qeveritare në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Kongresin e SHBA-së, Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, Këshillin Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, Zyrën e Presidentit të Borough-it të Staten Island dhe Zyrën e Guvernatorit të Nju Xhersit. Këto vlerësime pasqyrojnë angazhimin e tij të qëndrueshëm në diplomacinë kulturore, përfaqësimin e komunitetit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ndër arritjet e tij më të rëndësishme qytetare përfshihen sigurimi i Shpalljeve Zyrtare Shtetërore që njohin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi në Shtetin e Nju Xhersit, duke rritur dukshmërinë dhe legjitimitetin institucional të komuniteteve shqiptare dhe malazeze në nivel shtetëror.

Psikoterapi dhe Thyerja e Stigmës së Shëndetit Mendor

Paralelisht me udhëheqjen e tij qytetare dhe diplomatike, z. Alibegu shërben si psikoterapist, ku është shndërruar në një zë të rëndësishëm në adresimin dhe thyerjen e stigmës së shëndetit mendor brenda komuniteteve ballkanike në Shtetet e Bashkuara. Duke njohur traumën ndërbreznore të rrënjosur në luftëra, zhvendosje, represion politik dhe emigrim, ai promovon kujdesin për shëndetin mendor si një shtyllë themelore për stabilitetin individual, kohezionin familjar dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të komunitetit.

Së bashku me nënën e tij, Shpresa Lazoja Alibegu, ai punon për të nxitur edukim kulturorisht të ndjeshëm mbi shëndetin mendor, dialog të hapur dhe angazhim terapeutik brenda diasporës. Puna e tyre përçon mesazhin se kërkimi i ndihmës psikologjike nuk është shenjë dobësie, por akt force, përgjegjësie dhe lidershipi—duke kontribuar në familje më të shëndetshme, marrëdhënie më të forta dhe një diasporë më të vetëdijshme dhe më të qëndrueshme.

Një Zë për Avokim dhe të Ardhmen

Pas dorëheqjes së tij në gusht 2024, z. Alibegu ka vazhduar angazhimin e tij në mënyrë të pavarur si aktivist qytetar dhe avokat i Ulqinit, duke mbetur aktiv në koordinimin e diasporës, diplomacinë kulturore dhe avokimin publik. Në prill 2025, ai botoi artikuj publikë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Malit të Zi dhe pronave publike të Ulqinit gjatë debatit kombëtar mbi çështje të zhvillimit dhe pronësisë, duke kontribuar në një diskurs qytetar të informuar dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Në të njëjtën kohë, z. Alibegu avokoi zyrtarisht pranë Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi në emër të shkollës Boško Strugar në Ulqin, duke theksuar nevojën për mbështetje institucionale për rinovimin dhe modernizimin e objekteve shkollore. Kjo nismë u miratua zyrtarisht nga Ministria, duke përforcuar rolin konstruktiv të diasporës në forcimin e infrastrukturës arsimore dhe zhvillimin afatgjatë të komunitetit lokal.

Në thelb të veprimtarisë së tij qëndron një mesazh i fuqishëm: shqiptarët e Malit të Zi dhe diaspora më gjerë nuk duhet ta shohin më veten si viktima të historisë, por si arkitektë dhe heroi të së ardhmes. Përmes unitetit, pjesëmarrjes qytetare dhe udhëheqjes parimore, ai bën thirrje për një ndryshim kolektiv—nga trauma e trashëguar drejt përgjegjësisë së fuqizuar, nga heshtja drejt përfaqësimit dhe nga fragmentimi drejt qëllimit të përbashkët.

Duke nderuar trashëgiminë e të parëve të tij dhe duke iu përgjigjur realiteteve të së tashmes, Edon Alibegu qëndron si një urë e gjallë mes së kaluarës dhe së ardhmes—mes Ulqinit dhe Shteteve të Bashkuara—duke mishëruar një model udhëheqjeje të bazuar në trashëgimi, shërbim dhe një përkushtim të palëkundur ndaj së ardhmes së popullit të tij.


Send this to a friend