Lexova një artikull per vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut të dhunuem dhe të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E falnderoj fort per ruejtjen e sedres kombtare dhe pergjegjes meritueme që u ka ba xhullijve antishqiptarë dhe bijve antinjerzor anadollakë per këte dhunim që i kanë ba Vendvorrimit të Heroit tonë kombtar që, e nderon gjithë Bota e kulturueme.
Shqiptarët e vertetë mbasardhës të Gjergj Kastriotit, nuk duhet të praojnë per asnjë arsye një veper të këtillë tue u nisë nga tre fakte: 1. Një veper si kjo kunder Një Prijsi të Lavdishem dhe të Perjetshem si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që e nderon sot gjithë Bota e qytetnueme dhe e kulturueme, nuk duhet dhunue pa asnjë arsye!
- Vendvorrimi i Tij asht kenë Kishë Katolike Shqiptare. Një dhunim i këtillë asht ba edhe nga paraardhësit e xhelatve të sotem, trashigimtarë të ndytë e barbar të atyne të djeshemve, që dhunuene mbas vitit 1944 të gjitha Kishat Katolike Shqiptare, dhe po kështu si Vendvorrimin e Skenderbeut, në 1967 edhe Kishat Katolike Shqiptare të Shqipnisë Veriut, ku po e njajta veper e flliqun ngjau edhe me Kathedralen njëqind e sa vjeçare të Shkodres, Kishen Françeskane të Gjuhadolit, Kishen e Zojës tek Kalaja dhe Kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejes. Sigurisht një veper po antinjerzore po persëritet nga trashigimtarët që nuk kanë asnjë pikë gjak Shqiptari.
- Në trupin e tyne prej gjarpni qarkullon vetem Urrejtja antishqiptare shekullore!
Ata jetojnë vetem me tinzinë e pabesinë anadollake, tue mendue vetem si e si me atë urrejtje që kanë, me krye akte vllavrasjesh dhe plaçkitje pronash të kujtdo që nuk i sherben qellimit tyne antishqiptar e antinjerzor. Sot ata bisha kanë qellim kryesor që të shpronsojnë Shqiptarët dhe ti bajnë me ikë edhe naten nga Shqipnia. Bisha nuk ka as Shpirt, as Atdhe e as Gjak Shqiptari: Ai vetem asht vrastar i ushqyem me urrejtje!
Qellimi final i tyne asht sundimi i hekurt me tiparet ma kriminale komuniste, ashtusi i paraardhësit të tyne që e ka njoftë gjithë Bota si terrorist vrastar e kriminel barbar.
Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut perditë po shkon drejtë shperbamjes!
Nanë Tereza e pau kjartë gjendjen tonë në vitin 1997, kur tha në aeroportin e Rinasit: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” E, mallkimi vazhdon perderisa Ai Popull, po vazhdon me u qeverisë sot nga shkatrrimtarët e “Rilindjes komuniste”, sistemi ma vrastar e antinjerzor që njeh Historia e Popullit Shqiptar të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Martirve të diktaturës gjysëshekullore komuniste.
Melbourne, 7 Fruer 2022.
Komentet