Dy prej autorëve të masakrës në San Bernardino të Kalifornisë kishin armë, municione të konsiderueshme dhe bomba në shtëpinë e tyre.Këtë e ka konfirmuar zyrtari i lartë i Policisë së San Bernardinos ditën e sotme në një konferencë për mediat.
Gjithashtu, thuhet se Syed Farook kishte lidhje me disa persona që po hetohen nga autoritetet për lidhje me terrorizmin.
Shefi i Policisë, Jarron Burguan tha sot se Syed Farook dhe bashkëshortja e tij, Tashfeen Malik, qëlluan 65 dhe 75 herë respektivisht në sulmin që kryen në qendrën sociale në San Bernardino ditën e djeshme.
Sipas tij, autoritetet kanë gjetur 12 bomba artizanale, dhe me qindra materiale të tjera që kanë shërbyer për ndërtimin e bombave. Gjithashtu, kanë gjetur edhe municione të konsiderueshme.
Shtëpia e çiftit i ngjante një depoje armësh më shumë se sa një banese familjare. “Ata ishin të pajisur mirë dhe po planifikonin sulme të tjera”, tha shefi i Policisë.
Zbulohen lidhjet e Farook me kontingjentin terrorist
Syed Farook, i cili u vra nga policia amerikane gjatë ndjekjes, së bashku me bashkëshorten e tij pas sulmit në San Bernardino, rezulton se së fundmi kishte shfaqur radikalizim sa i përket besimit fetar.
Ai ka qenë në kontakt me njerëz të cilërt janë nën hetim nga FBI për terrorizëm botëror. Me sa duket, radikalizimi e ka shtyrë Farook që të ndërmarrë sulmin.
Por megjithatë, ky nuk është ende versioni përfundimtar i hetimeve. Edhe dëshmitë e familjarëve pohojnë se Farook kohët e fundit ishte bërë ‘besimtar’ dhe falej rregullisht, madje linte edhe punën të shkuar në shtëpi dhe për t’u falur.
Ai madje ka qenë edhe në një udhëtim në Arabinë Saudite në 2013, ku edhe pas kthimit u martua me bashkëshorten me të cilën kreu sulmin.
Ai gjatë udhëtimit njohu edhe Malik, e cila është me origjinë pakistaneze dhe që mbërriti në SHBA me vizë, si e fejuara e Farook.
Sipas hetimeve, del se Farook ka patur kontakte virtuale me të paktën tre persona që po hetohen për terrorizëm botëror. Kjo ngre dyshime se sulmi ka lidhje me terrorizmin.
Komentet