Kohët e fundit enti botues ‘Lulu Press’ në Morrisvill (Karolina e Veriut), në Amerikë, botoi romanin’ Nje grua midis dy burrave’, shkruar ne bashkautorësi nga pr. Carrie Hooper, (Kerri Huper), dhe shkrimtari dhe komentatori sportiv Skifter Këlliçi, i cili prej më shumë se 22 vjetësh jeton në Amerikë.
Kerri Huperi, poliglote, zotëruese e gjuhëve spanjisht, gjermanisht, italisht, suedisht, rumanisht, ka mësuar në mënyrë të përsosur edhe shqipen dhe është e dashuruar pas saj, Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Për këtë roman, Xhon Hodgsoni, studiues anglez dhe përkthyesi i disa veprave të Kadaresë nga shqipja ne anglisht, botuar në Angli dhe Amerikë, ndër të tjera, vë në dukje:
‘Romani ‘Një grua midis dy burrave’ është rrëfim shumë terheqes, plot me kthesa dhe befasi. Personazhet janë gjithashtu tërhëqese dhe bindëse,sidomos djaloshi shqiptar, Kreshniku; edhe atmosfera është shumë amerikane. E imagjinoj në ekran”.
Ja dhe një përmbajtje e këtij romani, i pari në lëtërsinë amerikane, me temë amerikano-shqiptare.
Ngjarjet zhvillohen në ditët tona, në San Diego, qytet bregdetar kalifornian, në kufi me Meksikën.
Kreshnik Gerveni, i quajtur shkurt Nik, djalosh shqiptar rreth 30 vjetëve, është biri i një emigranti nga Shqipëria. Gjatë viteve të diktaturës komuniste, ai bashku më të birin, pra Nikun, ateherë 5-vjecar, nëna e të cilit ka vdekur, është arratisur nga fshatrat e Korçës,dhe punon picier në atë qytet.
Një mbrëmje vritet nga banditë, kur përpiqej të shpetonte jetën e një polici, që ishte sulmuar nga një bandit tjetër.
Meqe mbetet jetim, Ralf Kallagani, komandanti i grupit të policëve, premton ta dergojë në një jetimore, por nuk mban fjalën. Keshtu Niku adaptohet nga Xhejmsi, shoku i babait të vet. Por pijenec dhe kumarxhi, që të shlyejë borxhet e veta, dhe kundër dëshires së Kreshnikut , e detyron atë të bëhet trafikant droge i një bosi të quajtur Maks Kuper.
Një herë kur Xhejmsi është aksidentuar, Niku e viziton në spital, ku miqësohet me një ndihmesmjeke, të quajtur Meri. Por miqësia midis tyre ndërpritet, pasi Xhjemsi shërohet…
Niku e dashuron Merin. Një ditë, duke dale nga një dyqan, një grabitës i rrëmben asaj varesen, kujtim i nënës së saj. Niku e ndjek banditin, ia merr varësen dhe kështu midis tij dhe Merit tyre rifillon miqësia…
Meri në bisedë me Nikun mëson se ai pëlqen muzikën klasike dhe shkruan edhe poezi; por nuk i tregon se është trafikant droge. Mirëpo Nikun e pëlqen edhe Doloresi, e dashura e bosit Kuper. Dhe të nesermen e asaj dite, kur Nikun pret Merin në tryezen e një bari, Doloresi ulet pranë tij. Me t’i parë bashkë, Meri zhgënjehet dhe ndërpret $do takim me Nikun.
Ajo i rrefen kushurirës se saj, Vilmës, që është gruaja e Ralf Kallaganit, tashmë shef i një rajoni policie të San Diegos, se ç’ka ndodhur dhe pranon propozimin e saj që të fejohet me Çarlin, shkencëtar i ri në fushen e kibernetikes, i cili, si Niku, e dashuron Merin. Dhe ajo pranon.
Duke dashur t’i shpjegojë Merit se takimi me Doloresin ishte incident, pas disa ditësh Niku e ndjek dhe i del asaj përpara në hyrjen e një restoranti, duke harruar se prapa tij është Çarli, i fejuari i saj, së bashku me Vilmën dhe Ralfin. Por aty Meri e alarmuar kërkon ndihmën Ralfit, që thërret policë, të cilët rrahin dhe largojnë Kreshnikun.
Të nesërmen, e tronditur shumë, Meri takon atë në një kafene dhe i kërkon të falur,sepse ishte ajo që u be shkaktare e kësaj ngjarjeje të hidhur. Aty Niku i shpjegon se është i detyruar të trafikojë drogë nga bosi i tij, Mark Kuper. Meri i lutet që të mos e ndjekë më , sepse tashmë ajo është e fejuar. Niku i premton, por pas dis ditesh, boton në një revistë letrare një poezi kushtuar një ndihmësmjekeje flokë- verdhë, me të cilen do të donte të vazhdonte miqësinë…
Meri e lexon poezinë gjate punes ne spital, formon numrin e telefonit të Nikut, por kur dëgjon zërin e tij,pendohet, dhe mbyll telefonin. Sidoqoftë, Niku sheh se numri i telefonit është i spitalit ku punon Meri.
Të nesërmen ajo i shpjegon Vilmes se Xhoni është i ftohtë në marrëdhënie intime dhe në bisede e sipër i flet më shumë për kërkimet e tij shkencore. Pa papritur, në dhome futet Ralfi që i thotë Vilmes se me një skuader policësh ka rënë ne gjurme të një bande trafikantësh të drogës, të cilët do të arrestohen dhe largohet qe andej me shpejtësi. Meri e shqetësur, ndahet menjëherë nga Vilma, e cila kupton se ajo ende dashuron Nikun.
Pasi mbaron ndërresën e dytë, Meri, gjithnjë e shqetësuar për fatin e Nikut, shkon ne parking dhe aty befas sheh Nikun. Gëzohet që ai nuk është kapur nga policia, e qorton për poezinë, qe i ka kushtuar asaj vete dhe, meqë Niku ka adhur aty pa makinë, e përcjell atë deri në shtëpi me makinën e saj. Te pragu i shtëpisë nuk përmbahet dhe e përqafon, ashtu si dhe Niku, që kalon natën me të në dhomën e tij. Këto skena i sheh nga makina e tij Pedro, qe ka vënë Doloresi të ndjekë të gjitha lëvizjet e Nikut.
Kur zgjohet në mengjes, Niku sheh mbi komodinë një letër, ku Meri i shpjegon se ky takim qe shumë i gabuar dhe se ai duhet ta harrojë atë.
Të nesermen Meri me lot në sy takohet me Vilmën dhe i tregon ç’ka ndodhur. Qorton veten dhe Nikun, që ‘ia mori mendtë’, por i thotë se ajo duke bërë dashuri me Nikun, provoi për herë të parë seksin e vertetë, qe nuk e kishte provuar në kontakte të tilla me Çarlin. Vilma bindet përsëri se Meri vazhdon të dashurojë Nikun dhe jo te fejuarin.
Bosi Kuper ngarkon Nikun të trafikojë drogë në një qytet tjetër. Niku nuk pranon. Kuperi i shpjegon se ai vepron kështu, sepse dashuron një grua, prandaj duhet të vazhdojë punën, që të shlyejë kështu borxhet e Xhejmsit. Ndryshe do të vrasë atë edhe Merin.
Pas disa ditësh Niku në dilemë shpirtërore dehet në shtëpi dhe rrëzohet nëpër shkallë. Xhejmsi lajmëron urgjencën, ku punon Meri. Ajo vjen me një autoambulancë dhe i qëndron Nikut mbi kokë në spital, e bindur që nuk mund të ndahet më prej tij.
Por dashurinë midis tyre e nuhat e #arli, ndaj i ndjek të nesërmen në mbrëmje, kur Meri takohen me Nikun në shtepinë e tij, ku ai vendos të dorëzohet në polici, qe të shpëtojë jetën e saj.
Nderkohë, policia ka rënë në gjurmë të veprimtarisë se Kuperit, që kërkon të arratiset se bashku me Doleresin në Meksikë. Por ndiqet nga policia dhe kapet. Çarli, në këto e sipër, ndjek lëvizjet e Merit që shkon në shtëpinë e Nikut, ku i gjen bashkë, pikërisht në kohën kur ai i shpjegon Merit se duhet të dorëzohet ne polici, se rrugë tjetër nuk ka.
Dhe ashtu vepron. Lajmëron me telefon policinë. Vjen ta arrestojë Ralfi me policë, pikërisht ai qe kur babai i Nikut ishte vrarë, kishte premtuar se do ta dërgonte atë në një jetimore.
Çarli sheh Nikun që futet i prangosur në makinën e policisë, i afrohet Merit, e prek lehtazi në flokë, por ajo me sy të përlotur ndjek furgonin dhe bën një hap përpara.
Çarlit i mbetet ne duar fiongoja, që i duket si gjethe e fishkur vjeshte. Dhe kupton se e tillë është edhe dashuria e tyre.
Komentet