Kanga XII
Ishte ai shpat, ku gati u bame per zbritje,
Gurishte e rrmyeshme; e çka pame me sy,
Veç ta shikosh te ngjallte neveritje.
.
Porsi nga rreshmja qe, tue u rrekellye,
Kndej Trentit ne Adigje shkoi e ra,
O per termet o n’rraje pse mali ish grrye,
.
Krejt brinja, ç’merr nga maja prej ku u nda
E deri poshte, qe ish rripe e lemuet,
Tash asht zhurine, pra ke se ku me i ra, –
.
E tille ishte rrepina e shemtuet;
E mu ne zgrip te zgavrres copetue
Turpi i Kretes sa gjane gjate rri shtruet,
.
Ai qe ne lope te rreme qe krijue.
Porsa na pa, vehten kafshoi me dhambe,
Kaq fort nga inati i madh u pezmatue.
.
Mesuesi i urte ia pati me piskame:
“Ke frike se ky mos asht duka i Athines,
ai qe ne bote vdekun te vu nen kambe?.
.
Shporru ti, shtaze! S’po i zbret jo ky gremines
Stervite prej motres sate, por asht qase
Me pa çka vueni ju, shpirtna t’errsines!”
.
Porsi njaj dem qe lakun kput, trumhase,
Kur mu ne koke per vdekje e kane godite,
Kambe dot nuk luen e rri tue u perplase,
.
I tille dhe Minotauri u ba paprite;
E prisi i mprehte at’here: “Vrik kape shtegun!
Sa asht n’terbim, ma lehte e ke me zbritë.”
.
Keshtu teposhten na filluem me ndjekun
E pesha e trupit tim zu t’i rrezoje
Guret, qe binin kamba n’ta tue prekun.
.
Ecja n’mendim; e ai: “Per kete rrenoje
Ti ndoshta po mendon, ruejte cep me cep
Nga inati i bishes qe nuk lashe t’vershoje.
.
Kur per te paren here ne kete gazep
Te ferrit zbrita, due ta kesh te qarte,
Ky shpat ketu ka qene veç shkamb e shkrep.
.
Por pak ma pare se Ai nga qielli i arte
Ketu te vinte per te madhen pre,
Qe ia hoq Dites n’rrethin ma te larte,
.
Nga kater anet ky i ndyti dhe
U trand aq fort, sa thashe se gjithesija
Ndjeu dashuni; e asish qe besojne ke
.
Se shum here bota ra nga dashunija
Ne kaos; pra n’ate rase shkamborja plake
Ketu e gjetiu u shemb e u ba thermija.
.
Ngul syte tash ne lugine! E gjakta brrake
E vale asht afer; mbrende rrijne tue u zi
Ata qe duert e veta kane pergjake.”
.
Zemrim i çmendun, o e verbte lakmi,
Qe aq na grah ne t’shkurten jeten tane,
Pastaj keqas na qull n’perjetesi!
.
N’trajte harku pashe at’here nje grope te gjane,
Qe bante pjese ne t’rrumbullaktin rrah;
Kete gja ma pare mesuesi ma kish thane.
.
E rreth e rrotull bregut krah per krah
Vraponin, shgjetat n’dore porsi gjahtare,
Kentaurat, si dikur n’ate bote per gjah.
.
Tue zbrite kur na hetuen, u ndalen mbare
Dhe tre u ndane veçan perbri rrekese,
Me harqe e shgjeta zgjedhun qysh ma pare.
.
Njani leshoi nje za si kokrra e rrfese:
“Çfare dnimi ju po uleni me vuejte?
Flisni pa luejtun kambe o ju rashe krese!”
.
“Vetem Kironit gjegjen ia kem’ ruejte,
sa t’vijme ma prane, – ia ktheu mesuesi qete,
– per t’zeze gjithmone zemrimi te ka mujte!”
.
“Nesi ai asht, – tha dhe me preku lete,
– qe vdiq per Dejaniren vashe plot nur,
vehtes se vet ia muer ai hakun vete.
.
Ai n’mes, koke-ulet, syte mberthye n’krahnuer,
Kironi asht, qe rriti Akilin trim;
E tjetri – Foli idhnak e shpirtmizuer.
.
Me mija i siellen gropes pa pushim,
Tue shigjetue çdo shpirt qe rregull prish
E del mbi gjak jo aq sa e ka denim.”
.
Na iu afruem ma fort t’shkathtavet bishë;
Kironi nxuer nje shgjete e zu t’sheshoje
Per nofulla mustaqet fare shprishe.
.
Lirue mbasi e pat te madhen goje,
Shokeve u tha: “Me sy a keni ndjekun
Si i dyti guret luen kahdo te shkoje?
.
Keshtu s’asht pa se ban nje kambe e vdekun!”
E kur iu qas te gjoksi prisi i mire,
Aty ku dy natyrat kane t’perpjekun,
.
Iu gjegj: “Ai asht i gjalle, une e kam prire,
I vetem fill, n’keto errsinat tueja;
Ka ardhe ky per nevoje, jo per endire.
.
Nderpreu ne gjysem kangen “aleluja”
Ajo qe me ngarkoi mbi krye t’i rrij;
As ky as une s’kem’ vjedhe gjana te hueja.
.
Por, pash ate force, qe po me ban t’i bij
Ketij shtegu te eger per hata,
Na jep njanin prej tuejve te na prije,
.
Te na tregoje kah shkohet neper va
E te ma mbaje mbi vithe kete njerine,
Se nuk asht shpirt qe ngrihet per hava.”
.
Kironi atbote u suell n’e djathte te tijne,
Nesit i tha: “Kthe pas! Ke me i drejtuem
Dhe mproji n’qofte se sheh te tjere qe vine.”
.
Me ate shoqnues besnik rrugen vazhduem
Bregut te lumit, ku ne gjak te ndyte
Tue u zi vikatshin shpirtnat e denuem.
.
Pashe aty njerez der ne vetlla zhyte;
Kentauri tha: “Tirane ketu ke plot,
Qe tue plaçkite çuen jeten e tue mbyte;
.
Cdo dhune barbare lajne ketu me lot.
Leka asht ketu, Dionisi zemergur,
Qe e mundoi Siciljen per sa mot.
.
Ai balle atje asht flokeziu mizuer
Kont Acolini; tjetri, floket ar,
Asht Obic d’Esti, qe shpirtin ia nxuer
.
I biri doç ne boten tej ma pare.”
Poetin vrejta e ai m’tha keto fjale:
“Tash m’ke te dyte, ky asht per ty i pare!”
.
Pak ma andej Kentauri, tue u ndale
Mbi disa njerez der ne fyt mbulue
Nga gjaku i thelle qe gurguron i vale,
.
M’tregoi nje shpirt qe vuente krejt veçue.
“Ai n’prehen t’Perendise, – tha, – zemren çau,
qe mbi Tamis dhe sot jane tue e nderue.”
.
Tjere pashe pastaj, qe jashta atij vau
Nxjerre kishin kryet o gjoksin leshatak;
Njohta disa nga ata qe syni pau.
.
Lumi, qe ulej vazhdimisht nga pak,
Tash t’pervelonte vetem kambet; vane
Na e kaluem ne kete cekine me gjak.
.
“Sikur po e sheh me sy si nga kjo ane
kjo vale e gjakut sa po vjen cekohet, –
Kentauri tha, – kshtu bese due me ma zane
.
Se n’anen tjeter shton ky gjak i ngrohet,
Dersa t’arrihet ne ate vend te mjere,
Ku tiranija egersisht ndeshkohet.
.
Drejtesija hyjnore atje ther
Atilen, qe pat qene kerbaç per bote,
E Pirr e Sekst; dhe pa pushue nje here
.
Ne gjak te vluem do derdhin lot te kote
Ai Rinier Paci dhe Rinier Korneti,
Qe rruge nuk lane pa pre.” E atebote
.
Vaut prap i ra e sy me sy na treti.
Komentet