Duke u kthyer kuturu në krevat pas urinimit,
hap pak perdet e trasha, i trembur
nga vërshimi i reve dhe qartësia e hënës.
Ora katër e natës, kopshtet e ndarë si me pyka
nën një qiell të bërë gropë të kapur nga era
Ka diçka këtu që të bën për të qeshur,
mënyra sesi rend hëna përmes reve që i shpërhap
si tymi i automatikut që davaritet në ajër
drita ngjyrë guri që iu jep formë çative më poshtë)
E lartë, e pakuptimtë dhe e ndarë hëna,
Romb i dashurisë! Medaljon i artit!
O ujqër të kujtesës, mori e pafund! Jo,
dikush dridhet lehtë, duke shikuar atje lart
fortësinë, shkëlqimin dhe veçantinë
e atij vështrimi të gjerë që depërton larg
Është një kujtesë e forcës dhe dhimbjes
e të qenit i ri; që s’mund të kthehet më,
por mbetet për të tjerët e papakësuar diku.
.
Komentet