Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit do të duhet të paraqiten në 5199 Qendra Votimi.
Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.
Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.
Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do të identifikohet nga një numër e jo emri i tij.
Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.
Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të jenë të instaluara pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili do të mundësojë shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.
Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.
Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.
As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.
35.59% pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14:00 në rang vendi
Ora 14:45- Deri në orën 14:00 pjesëmarrja në votime raportohet të jetë 35.59% në rang vendi. Janë 2034 Qendra Votimi që kanë raportuar nga 5199 në total. Dibra është qarku me pjesëmarrjen më të lartë me 41.34 %, më pas vjen Tirana. E fundit është Vlora që raporton një pjesëmarrje të ulët.
Whatsapp Image 2021 04 25 At 14.48.55
Ja pjesëmarrja deri në orën 13:00
Ora 13:40- Deri në orën 13:00, pjesëmarrja e votuesve në rang vendi është 31.87%. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se këto të dhëna janë nxjerrë nga raportimi i 65 Qendrave të Votimit nga 5199 në total. Kukësi është qarku me pjesëmarrjen më të lartë deri tani me 38.69%, Dibra qarku i dytë me 36.85%, më pas Tirana me 35.59%, ndërsa qarku i Vlorës me pjesëmarrjen më të ulët deri tani me 22.58%.
Pjesemarrja 13
“Problemet teknike të trajtohen në bashkëpunim me KQZ”, Celibashi apelon: Komisionerët të jenë të qetë, të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm politikë!
ORA 12:25 Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një apel për komisionerët e të gjtiha Qendrave të Votimit në vend. Përmes një statusi në “Twitter”, Celibashi thekson se atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorët e jashtëm politik.
Më tej ai thekson se trajtimi i problematikave teknike të bëhet me të gjitha palët politike dhe me KQZ, pasi nënvizon se është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin.
“Atmosfera e punës së komisionerëve duhet të jetë e qetë dhe e pandikuar nga faktorë të jashtëm politikë. Ti lemë të qetë të bëjnë punë e tyre. Trajtimi i problematikave teknike në bashkëpunim me të gjitha palët politike dhe me KQZ, mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemit”, tha Celibashi.
Denoncon Kryemadhi: Në QV 1824 vëzhguesit e LSI të vulosura dhe të plotësuara për PS në dhomën e fshehtë, pezullohet procesi
ORA 12:17 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi në procesin e votimit në Qendrën 1824 tek Njësia 5. Kryemadhi deklaroi se nga vëzhguesit e LSI janë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara për PS, të vendosura në dhomën e fshehtë.
Pas kësaj është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit. Pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse fletët e votimit janë harruar apo i kanë futur vetë dhe më pas nga Kryemadhi paralajmërohet denoncimi penal.
Përplasje mes simpatizantëve të tre forcave politike në Memaliaj, i pranishëm dhe ministri Çuçi
ORA 12:10 “BallkanWeb” ka siguruar pamjet nga një përplasje që ka ndodhur mes simpatizantëve të tre forcave politike, PD, LSI dhe PS. Gazetarja Brikena Metaj, raporton se simpatizantët e PD dhe LSI kanë filmuar votuesit e Partisë Socialiste dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit. Mes të pranishmëve në konflikt ka qenë edhe Arianit Arapi, ish-drejtor policie në DPQGJ, aktualisht pjesë e stafit të fushatës të ministrit Blendi Çuçi, ky i fundit i ndodhur në vendngjarje gjatë konfliktit të simpatizantëve.
Incidenti në Divjakë, procedohen penalisht dy kandidatë të PD dhe 18 simpatizantë. Policia: Edhe pas thirrjeve për t’u larguar, bllokuan rrugën
ORA 12:02 Procedohen penalisht dy kandidatë të PD në qarkun e Fierit si dhe 18 simpatizantë. Enkelejd Alibeaj dhe Saimir Korreshi bashkë me 18 simpatizantët janë proceduar penalisht nga policia pas përplasjeve të ndodhur ditën e djeshme në Divjakë. Sipas policisë, edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, këta persona bllokuan rrugën.
Ambasada e SHBA ndan fotot nga grupet e monitorimit: Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!
ORA 11:41 Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në facebook, foto nga ekipet e monitorimit të tyre në terren të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri! Ekipet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shpërndarë sot në të gjithë Shqipërinë, për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit.
Ja disa prej fotove që kemi marrë nga ekipet tona! Ne do të jemi duke vëzhguar! Sot është dita juaj!” shkruhet në një status të ambasadës në facebook.
Zgjedhjet parlamentare në vend, ja sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00
ORA 1:40 Deri në orën 11:00 janë 20.06% e votuesve shqiptarë që kanë votuar në rang vendi.
Gazetarja Marsela Karapanço, raportoi për “News 24” dhe “Balkanweb”, se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 22.34 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët raportohet në Vlorë me 14.64%. Në Qarkun e Gjirokastrës kanë votuar 17.03% e zgjdhësve. Pas Tiranës pjesëmarrjen më të lartë e ka Elbasani, pastaj Durrësi.
Fotografoi votën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, bllokohet përkohësisht procesi i votimit tek shkolla “Çajupi”
ORA 11:36 Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.
Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit.
Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.
Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.
Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ndërpret procesin, situata zhbllokohet pas 40 minutash
ORA 11:24 Një person i paautorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar, sekretarja e QV në Elbasan ngre alarmin, ndërpreu për 40 minuta procesin. Një incident është regjistruar në Qendrën e votimit 23, 71/ 1 në qytetin e Elbasanit.
Sekretarja e kësaj qendre, e cila i përket Partisë Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e procesit, pasi sipas saj, një person i pa autorizuar shoqëronte qytetarët për të votuar. Procesi ka ndalur për 40 minuta dhe tanimë pas zgjidhjes së problematikës ka rinisur normalisht. Kreu i KZAZ, z. Pulaku, në një prononcim për gazetaren e “Neës 24”, Klodiana Lala, tregoi dinamikën e incidentit. “Morëm një telefonatë nga 21 71/1 sepse kishim raportime që futeshin njerëz dhe shoqëronin persona në qendrat e votimit. Sekretarja e PD thërriti instancat më të larta për të zgjidhur çështjen.
“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë”, PD thirrje shqiptarëve: Dilni për të votuar dhe për të vendosur
ORA 11:09 Përmes zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo, PD apeloi edhe një herë shqiptarët të dalin të marrin pjesë në votime.
“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.
Ndodh në Durrës/ Ndryshimi i vendbanimit për shkak të tërmetit, qytetarët nuk gjejnë emrat në lista, nga mëngjesi 80 raste
ORA 11:09 Një problematikë me votimin është shfaqur në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se KZAZ 22 në disa Qendra Votimi ka pasur qytetarë që nuk kanë gjetur emrat në lista ose u është ndryshuar qendra e votimit.
Kjo është zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe shumë qytetarë kane ndërruar vendbanimet. Nga mëngjesi deri tani ka pasur rreth 80 raste të tilla. Qytetarët janë orientuar ku e kanë qendrë dhe kanë shkuar kanë votuar. Aktualisht vijon procesi normalisht.
“Problemet teknike të mos karakterizohen si politike”, Celibashi thirrje komisionerëve politikë: Respektoni përgjegjësitë tuaja, nëse i bëni bisht do përballeni penalisht
ORA 11:04 Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbi problematikat e pajisjes elektronike, që bën të mundur dhe identifikimin e zgjedhësve.
Celibashi tha se në të gjithë vendin vetëm në 142 qendra votimi paraqitet ky problem, ndërsa shtoi se 120 prej tyre, po e vijojnë procesin e identifikimit në mënyrë manuale.
Celibashi tha se problemet teknike nuk duhet të karakterizohen si politike dhe i bëri thirrje komisionerëve politikë që të respektojnë përgjegjësitë e tyre, ose në të kundërt, do të përballen penalisht.
“Sipas informacioneve që ka KQZ, janë vetëm 142 në qendra votimi, në të cilat procesi i verifikimit po bëhet manualisht. Për rreth 120, kjo për faktin se operatorët nuk u paraqitën në vendin e votimit, në 40 raste nuk arritëm të gjenim operatorë për të përdorur pajisje. Ajo që është për tu evidentuar është fakti që në 142 qendra votimi procesi i identifikimit po bëhet në mënyrë manuale.
E vërteta është që kemi pasur disa probleme të karakterit teknik. Në pritshmërinë tonë kanë qenë më të mëdha këto probleme, sepse sistemi përdoret për herë të parë në Shqipëri dhe në kohë të shkurtër na është dashur ta implementojmë këtë projekt. Ka pasur disa probleme, që më së shumti vijnë nga niveli i ulët i dijeve nga operatorët dhe lidhet me printimin.
Edhe në rastet kur pajisja nuk printon në mënyrë korrekte pamjen e votuesit, procesi duhet të vazhdojë. S’ka arsye për faktin që printeri nuk funksionon të mos përdoret pajisja. Kanë qenë mbi 5 mijë telefonata nga operatorë në lidhje me problematikës së identifikimit elektronik, kanë marrë zgjidhje. Dua t’iu bëj një thirrje drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive që kanë anëtarë në QV, këta anëtarë të respektojnë përgjegjësitë e tyre, nuk ka asnjë arsye që edhe për probleme të vogla teknike, t’i kategorizojnë të arsyes politike. Kushdo komisioner do t’i bëjë bisht dhe largimin nga detyra, do të ketë përgjegjësi penale.
Në ato raste në të cilat pajisja e identifikimit elektronik nuk ka funksionuar mirë ose ka pasur probleme ne kemi udhëzuar komisionerët që të kontaktojnë me KQZ dhe në rast se do ketë mosfunksionim të pajisjes janë marrë të gjitha masat që pajisja të zëvendësohet. Deri në momentin e zëvendësimit të pajisjes komisioni duhet të presë dhe nëse nuk është i mundur ata duhet të bëjnë procesin e identifikimit të zgjedhësit në mënyrë manuale. ”, tha Celibashi.
Zgjedhjet/ Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR: Vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, por për ne si mision është vetëm një pjesë e procesit
ORA 10:55 Ambasadorja Ursula Gacek e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ndaloi për një vëzhgim në qendrën e votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Në një prononcim për mediat, znj. Gacek u shpreh se në fokus të misionit nuk është vetëm dita e zgjedhjeve por në tërësi procesi zgjedhor në Shqipëri.
“Mbase duhet t’ju shpjegoj pse jam këtu. Misioni i dedikohet mbarëvajtjes së fushatës elektorale. Jam në Shqipëri prej datës 17 mars. Gjitha vëmendja i dedikohet ditës së zgjedhjeve, po për ne si mision është vetëm një pjesë. Fokusi i vëzhgimit të fushatës në tërësi, paregullsitë gjatë saj, sjellja e kandidatëve.
Vetë unë do të vëzhgoj një numër të vogël qendrash votimi, anëtarë të tjerë janë shpërndarë në të gjithë qarqet e Shqipërisë.
Nga Tirana, ambasadori Soreca shkon në Elbasan, interesohet për procesin dhe identifikimin elektronik
ORA 10:53 Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nga Tirana ku vëzhgoi procesin në shkollën Dora d’Istria ka shkuar në Elbasan. Soreca ka qenë në një Qendër Votimi ku pasi ka përshëndetur qytetarët ka hyrë brenda për të zhvilluar një bisedë me komisionerët. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” ai është interesuar për procesin dhe ka pyetur për pajisjen e identifikimit elektronik të votuesve.
Zgjedhjet/ Në një QV në Cukalat të Beratit nuk ka ende votim. Dy denoncime nga opozita
ORA 10:47 Me disa problematika paraqitet votimi në Berat. Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se në Qendrën e Votimit 3337 në fshatin Çetë në ish-komunën Cukalat nuk ka filluar ende procesi i votimit. Komisionerët nuk gjejnë kartën e pajisjes elektronike që verifikon kartat e identitetit. Për këtë problem është njoftuar KQZ dhe pritet të merret një vendim për të filluar procesi pa pajisjen elektronike.
Problematika për pajisjen elektronike ka pasur dhe në qytetin e Beratit. Kandidati i LSI Ardit Çela ka denoncuar se një qytetar në Tërpan ka shkuar për të votuar në KZAZ 67, Qendra e Votimit 3370 shkolla 9-vjeçare Tërpan, por sistemi e ka nxjerrë sikur ka votuar dy herë ndërkohë që nuk e ka ushtruar asnjëherë të drejtën e tij.
Nga kandidati i PD Tomor Alizoti një tjetër denoncim se një vëzhgues i PD është dhunuar.
“Një vëzhgues i PD në KZAZ 65 në Berat është dhunuar fizikisht. Arben Mpeshtanaku është dhunuar. I bëj thirrje bandave të Klosit që të
Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto
ORA 10:28 Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama e është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama.
“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.
Meta nga Elbasani: Prokuroria dhe Policia të marrin masa, të parandalojnë çdo incident. Qytetarët të dalin e votojnë të lirë në këtë ditë historike për vendin!
ORA 10:18 Pas takimit që zhvilluan në një nga hotelet në qendër të qytetit të Elbasanit, me drejtuesin politik të PD në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga ish-ministri Edmond Panariti dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Meta theksoi se me Bardhin diskutoi mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani.
Presidenti tregoi se në lidhje me këtë çështje do të merret vetë personalisht dhe i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në këtë ditë historike.
“Kujt nuk i pëlqen dy gishtat mbaj dhe grushtin, dy gishtat janë të demokracisë, të fitores së kushtetutës, vendosmërisë për të forcuar themelet e Republikës përmes votës së lirë dhe të barabartë. U njoftova që kishte disa probleme teknike, do të njoftojmë edhe KQZ të marrim masa. Sapo folëm në telefon me zotin Soreca dhe i kërkova që të parandalojmë çdo incident që mund të dëmtojë atmosferën në Elbasan dhe arsye ka. Duke iu referuar dhe ngjarjes së rëndë në Elbasan. Unë thërrita zotin Bardhi si përfaqësues i opozitës. E pyeta nëse e ka thërritur Prokurori për kallëzimin që ka bërë, ai është i gatshëm të shkojë në Prokurorinë e Elbasanit.
Veliaj voton te Parku Olimpik: Një ditë e bukur për të votuar. Njerëzit duan qytetarinë, jo dhunën e sherrin
ORA 10:00 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në këto zgjedhje drejtoi qarkun e Tiranës për Partinë Socialite, votoi së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa ne Parkun Olimpik.
Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, sepse vota është më e fortë se zhurma dhe plumbat.
“Patëm shumë çudira, por them se çdo gjë është mirë që përfundon mirë. Kemi një shans historik që kjo të përfundojë mirë. Është një ditë e bukur, njerëzit kanë dalë masivisht. Kam besuar se shumica e njerëzve e do qytetarinë, nuk e do dhunën, nuk do sherrin, nuk do rrëmujën, do familjen, respekton qytetin e tij.
Kemi mundësinë që sot ta përfundojmë mirë historinë zgjedhjeve. Unë dhe Ajola jemi shumë të lumtur që shohim familje të kapur prej duarsh, burra e gra që po votojnë si të ishte një ditë vere. Edhe ne do ta trajtojmë si një ditë feste, si me qenë dita e verës. Abraham Lincoln e thoshte shumë bukur ‘Vota është më e fortë se plumbat, vota është më e fortë se dhuna, vota është më e fortë se zhurma’”, u shpreh Veliaj.
Presidenti Meta zbret në terren, mbërrin në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit (Foto)
ORA 09:51 Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zbritur në terren në ditën e zgjedhjeve. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kreu i Shtetit ka mbërritur në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit. Ndërkohë që dhe këshilltarët e tij janë shpërndarë në tre qarqe.
Dalin jashtë funksioni dy nga pajisjet elektronike në Qarkun e Fierit, ndërpritet përkohësisht procesi i votimit
ORA 09:51 – Ka ndaluar përkohësisht procesi i votimit në dy Qendra Votimi në Qarkun e Fierit, më konkretisht në njësinë e Kumanit dhe Libofshës.
Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se në qendrën e votimit 36, 36 në Kuman, ka dalë jashtë funksioni pajisja elektronike dhe po pritet ardhja e teknikëve për të zgjidhur problemin.
Gjithashtu e njëjta problematikë është shfaqure edhe në Libofshë, ku në Qendrën e Votimit me numër 31, 91, pajisja elektronike nuk ka funksionuar as në mënyrë manuale.
“Ndodhem në Kuman, paranë disa mjediseve të kësaj qendre është votuar 36, 36 procesi i votimit, pasi pajisja elektronike që automatikisht duhet të nxjerrë të dhënat e personit të printuar nuk ka funksionuar. Ka ndalur procesi, pasi po pritet ardhja e teknikëve për ta zgjidhur problemin. I njëjti problem me pajisjen identifikuese, ka bllokuar procesin në Libofshë, aty ku në qendrën me numër 31, 91, ku është bllokuar procesi pasi pajisja identifikuese as manualisht nuk ka funksionuar”, tha gazetari.
Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një qendër votimi në Durrës, ndërpritet procesi për 30 minuta
ORA 09:44 Prishet pajisja e identifikimi elektronik në një prej qendrave të votimit në Durrës.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se në qendrën e votimit nr. 1472 në universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ është prishur pajisja e identifikimit elektronik të votuesve.
Sipas gazetares Dorjana Bezat procesi i votimit në këtë qendër u ndërpre për rreth 30 minuta derisa u bë zëvendësimi i pajisjes së identifikimit elektronik.
Zgjedhjet parlamentare, ja pjesëmarrja e qytetarëve dy orë nga hapja e qendrave të votimit
ORA 09:32 Në 757 nga 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendi, deri në orën 09:00 kanë votuar 7.36 % e qytetarëve, e përkthyer në 61.439 qytetarë.
Gazetarja Marsela Karapanço, raportoi për “News 24” dhe “Balkanweb”, se përqindja më e lartë e votuesve është në Qarkun e Tiranës, ku kanë votuar 8.36 % e qytetarëve , ndërsa më e ulët, në Qarkun e Vlorës, ku kanë votuar 5.24 %.
“Kanë dalë numri i votuesve në këto momente, deri në 9, 7.36 %. Deri në këto momente flasim për pjesëmarrjen më të madhe në Tirana me 8.36 % dhe pjesëmarrja më e ulët në Vlorë, me 5.24 %”, u shpreh gazetarja.
KQZ: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat, procesi në dinamikë
Ora 09:30- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se deri tani procesi i votimit po vijon normalisht.
Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se nuk ka pasur asnjë problem për shpërndarjen e bazës materiale, teksa në 230 qendra votimi ka pasur problematika me aparaturat.
“Nuk kemi pasuar një problem, as për bazën materiale. Qendrat e Votimit kanë qenë të pajisura me bazën materiale. Lidhur me numrin e operatorëve që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektorin, ka pasur disa QV që nuk kanë qenë të pajisura me operatorë, në zona të thella, ku infrastruktura ka qenë e vështirë. Në këto QV nuk ka ndonjë problematikë sa i përket procesit të votimit. Pasi procesi i votimit në këto raste vijon sipas procedurave manuale. Procesi është në dinamikë. Ka pasur disa problematika në disa QV, nga 5199, 230 QV që ka pasur problematika ndoshta dhe për shkak të presionit, ndoshta dhe për shkak të mosardhjes në trajnime të komisionerëve për përdorimin e aparaturave.
Ambasadori britanik vëzhgon zgjedhjet në Durrës: Thirrje qytetarëve të votojnë
ORA 09:27 Të gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë janë shpërndarë në rrethe të ndryshme të vendit për të vëzhguar procesin zgjedhor.
Ambasadori i Britanisë së Madhe Dunkan Norman ndodhet në Durrës, në Qendrën e Votimit 1494 tek Pallati i Kulturës për të parë nga afër votimin.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë atë që ata mendojnë. Dunkan tha se grupet e vëzhguesve janë në teren dhe po operohet siç është vendosur më herët. BE ka 60 grupe vëzhguesin në terren.
Ambasadorja Yuri Kim thirrje qytetarëve nga Shkodra: Sot është dita juaj, shkoni dhe votoni të lirë
ORA 09:21 Nga Shkodra, ku ka shkuar për të monitoruar procesin e votimit, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka bërë thirrje për qytetarët. “Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, tha ambasadorja amerikane. Sakaq, pritet që Ambasadorja Yuri Kim, të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.
Albin Kurti voton për herë të parë në Shqipëri: Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë
ORA 09:06 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka votuar sot për herë të parë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Kurti votoi në kopshtin 31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kandidon si i pavaruar, Bojken Abazi. Po ashtu, LVV ka garues edhe në Gjirokastër e Lezhë.
“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj qytetarët që të respektojnë Atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve. Dita është e bukur, me diell, e diel dhe do jetë deri në mbrëmje.” u shpreh Kurti në një prononcim për mediat.
Basha thirrje qytetarëve: Sot ditë historike për kombin. Dilni e votoni masivisht për fëmijët dhe familjen!
ORA 09:05 Fill pasi votoi në Njësinë numër 8 në kryeqytet, në prani të votuesve për herë të parë, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal për një prononcim për gazetarët e pranishëm. Basha tha se dita e sotme është historike për vendin. Ai i bëri thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë masivisht, për kombin dhe demokracinë.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj.
Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë. Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.
Soreca ndjek nga afër procesin në shkollën Dora d’Istria në Tiranë: Ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë
ORA 08:53 Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka qenë sot në shkollën “Dora d’Istria” në kryeqytet për të parë nga afër procesin e votimit. Ambasadori Soreca ka pyetur komisionerët për procesin e deritanishëm dhe iu ka uruar punë të mbarë. Ndërkohë ai iu kujtoi se ka shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë që po ndjekin zhvillimet duke iu kërkuar të bëjnë sa më mirë punën e tyre.
“Ne do të jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë por do doja ta fillonim ditën këtu me një këtë sistem të ri votimit. Ne do të shikojmë punën tuaj. Dëshiroj që ta dini që ka shumë njerëz që po ndjekin zhvillimet nga jashtë Shqipërisë. Nuk është se dua t’ju vë në presion, por pak që ta kuptoni që punën tuaj ta bëni sa më mirë”, deklaroi Soreca.
Voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, mesazh për qytetarët: Dilni masivisht, vota është e shenjtë. Lus Zotin të mos ketë incidente!
ORA 08:30 Drejt Qendrave të Votimit, për të votuar për qeverinë e re, është drejtuar famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani. Pas hedhjes së votës në kuti, në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Atë Nikollë Petani ka dhënë një mesash për të gjithë qytetarët e Shkodrës, e më gjerë. Ai ka thënë që në votime të marrin pjesë masivisht dhe të ruhet qetësia.
Atë Nikolla Petani e ka ndaluar kategorikisht fenomenin e shit-blerjes së votës, duke thënë që është e papranueshme. “Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të reja që po bëhen në Shqipërinë tonë të dashur. I bëj thirrje popullit të Shkodrës të dalin sa më shumë në votime, sepse vota është e shenjtë, është diçka personale.
Kemi ndjekur këto ditë shit-blerje të votës, nuk besoj që populli i Shkodrës e ka në gjak një gjë të tillë. E lusim Zotin të mos ketë incidente dhe të mbarojë sa më shpejt e të fitojë ai që është më i miri. Ky është një mesazh paqja, sepse jemi të gjithë vëllezër e kjo duhet të shkojë sa më mirë”, u shpreh Atë Nikolla Petani.
Ruçi voton tek Liceu Artistik: Sot është dita e qytetarëve, jo e politikanëve. Nesër fituesi të administrojë fitoren pa eufori, humbësi pa panik
ORA 08:13 Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka votuar në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik. Në orën 08:00 fiks, Ruçi është paraqitur në Qendrën e Votimit, ku ka ka votuar qetësisht. Në një mesazh për mediat pas votimit, ai tha se sot është dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe shprehu bindjen se sot do të fitojë qytetaria.
“Sot nuk është dita jonë, e politikanëve, sot është dita e qytetarëve. Unë kam bindjen se sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit që do japë sovrani. Nga nesër e tutje do ketë një fitues dhe një humbës. Nga nesër, fituesi të administrojë fitoren pa eufori dhe humbësi të administrojë humbjen pa panik”, deklaroi Ruçi.
Kryemadhi thirrje qytetarëve: Votoni për t’u afruar sa më pranë Evropës. Fitorja e LSI e pa tjetërsueshme!
ORA 08:20 – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasi votimit, u ndal në një prononcim për mediat. Para gazetarëve, Kryemadhi i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime për t’u afruar sipas saj më pranë Evropës. Ndër të tjera, Kryemadhi theksoi se fitorja e LSI do të jetë e pa tjetërsueshme.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të drejtohen drejt Qendrave të Votimit, të qetë, të bindur, të realizojnë nëpërmjet votës, vullnetin e tyre. Vota e qytetarëve është një votë e fshehtë, që për hir të së vërtetës do të japin mundësi dhe të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve që përmes verdiktit të tyre, të afrohemi më shumë drejt Evropës. I uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos atyre të LSI. Jam i bindur që fitorja do të jetë e pa tjetërsueshme për LSI”, u shpreh Kryemadhi.
“Komunikimi i paprecedentë”/ Presidenti Meta thërret me ‘videocall’ Sokol Ballën në transmetim ‘live’, ja biseda (VIDEO)
ORA – 08:17 Një risi ka ndodhur në studion maratonë të lajmeve në “News 24”, në këtë ditë, ku e gjithë Shqipëria është duke votuar për qeverinë e re.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla dha mesazhe të qarta për zgjedhjet.
Ai tha se 2 gishtat që bëri teksa votoi, janë një tregues për dy marsin e një viti më parë, ku presidenti zhvilloi në manifestim mbarëkombëtar në Tiranë. Ai tha se procesi deri më tani po ecën shkëlqyeshëm sepse dhe presidenti është në krye të detyrës.
Meta deklaroi më tej, se të gjithë sytë e Evropës janë në Shqipëri në këto zgjedhje.
Biseda:
Sokol Balla: Mirëmëngjesi!
Ilir Meta: Lidhje live?!
Sokol Balla: Po.
Ilir Meta: Procesi po ecën shkëlqyeshëm, sidomos në Elbasan. Dy gishtat janë dy marsi, Kushtetuta.
Sokol Balla: Pse pikërisht në ato tre qarqe?
Ilir Meta: Nuk presim situata. Sepse presidenti është në krye të detyrës në zyrë. Suksese në punën tuaj. Me dashuri e qetësi si Evropianë, të gjithë Evropa i ka sytë këtu sot. Sot qetësi, dashuri për Shqipërinë.
Një mesazh nga fëmijët, kryedemokrati Basha publikon videon: Votoni për ne! Ora 07:43- Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video në rrjete sociale, me protagonistë fëmijët.
Këta të fundit, bëjnë thirrje që në këto zgjedhje për të votohet për ta, nëpërmjet numrit 9.
Kujtojmë se lideri demokrat Basha pritet të votojë në orën 09:00, në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 8, në kryeqytet.
Situatë e çuditshme në Vlorë, komisioneri paraqitet në QV, por detyrohet të largohet Ora 07:30- Një komisioner i dyshuar si me COVID është paraqitur në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb”, se komisoneri është paraqitur që në mëngjes herët në Qendrën e Votimit ku është caktuar, por ka qenë nëna e tij, e cila ka paraqitur një dokumentacion që tregon se është me COVID, që ka bërë të mundur largimin e tij nga Qendra e Votimit.
Gazetari raporton se komisioneri fillimisht ka refuzuar të largohet, por me insistimin e komisionerëve të tjerë, ai është larguar, ku pritet që të kryejë një tampon e të paraqitet përsëri në QV.
“Qytetarët janë paraqitur që në orët e para të mëngjesit. Kjo është dhe situata e çuditshme, është paraqitur e ëma dhe i ka kërkuar që të largohet, ka paraqitur dhe një dokumentacion që është me COVID.
Ai është larguar, me insistimin e të tjerëve, do të kryejë tamponin dhe më pas do të kthehet përsëri në QV. I ka kërkuar vetë familjari që të largohet nga QV”, tha gazetari.
Policia e Shtetit kalon në gatishmëri, 5200 efektivë pranë QV-ve, plan me 4 faza për procesin zgjedhor Ora 07:34- Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri. 5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to.
7519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje. Policia po ndjek një plan me 4 faza për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.
Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.
Policia e shtetit ka referuar në prokurori më shumë se 30 raste që lidhen me krimet zgjedhore.
Në ndryshim nga vitet e tjera KQZ ka kërkuar nga policia të mos lejojë grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.
Zgjedhjet, KQZ: Nis normalisht procesi thuajse në të gjithë Qendrat e Votimit në vend Ora 7:25- Gazetarja e “News 24”, Marsela Karapanço, e vendosur në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha detajet e para në lidhje me çeljen e procesit të votimit në vend.
Gazetarja theksoi se burime për KQZ kanë raportuar se thuajse në të gjithë vendin janë hapur qendrat e votimit, ndërsa në disa zona të vendit, ka vonesa. KQZ ka theksuar se procesi i votimit ka nisur në normalitet.
“Sot shqiptarët vendosin kush do ti drejtojë në katër vitet e ardhshme, pranë burimeve të KQZ, procesi i hapjes së votimit është kryer në të gjitha qendrat e votimit. Raportimi i orës 08:00 që do të jetë komunikimi i parë i KQZ do të jepen detajet e tjera, procesi do të përfundojë në orën 19:00. Ka disa risi sa i përket këtyre zgjedhjeve, që nga votimi elektronik që do të implementohen në Njësinë 10 në Tiranë. Tirana ka dy mandate më shumë, risi ka pasur dhe procesi sa i përket qendrës së votimit. Do të votohet për kandidatin, jo me emër, por me numër”, tha Karapanço.
Zgjedhjet/ Rama mesazh shqiptarëve: Ta tregojmë të gjithë së bashku se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, bindjet t’i shprehim me votë Ora 07:15- Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë mëngjesin e sotëm duke iu bërë thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën. Rama e cilëson një ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë👐🏿”, shkruan Rama.
Voton Presidenti Meta dhe përshëndet me dy gishta: Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë (Video) Ora 07:10- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka votuar pak minuta pas orës 7:00, ora zyrtare e hapjes së qendrave të votimit.
Meta është shfaqur i buzëqeshur në qendrën e votimit të vendosur në kopshtin numër 31, në njësinë 5. Ndërsa pas votimit ka pasur dhe një mesazh të shkurtër fillimisht.
“Për Kushtetutën, për demokracinë, për Shqipërinë në Europë”, tha Meta teksa ka përshëndetur me dy gishta.
E para politikane, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi voton në kopshtin 31: Qytetarë të votojnë të qetë Ora 07: 03- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është politikania e parë që ka votuar mëngjesin e sotëm. Kryemadhi ka votuar në Qendrën e Votimit në Njësinë numër 5, në kopshtin 31. Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë të qetë dhe të bindur për atë që duan të realizojnë.
“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.
Hapen qendrat e votimit, qytetarët votojnë për partitë dhe kandidatët për deputetë Ora 07:00- Janë hapur 5199 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin. Komisionerët kanë nisur punën për të pritur votuesit e parë.
Pak çaste para çeljes së votimit, Meta publikon foton: Drejt zyrës në krye të detyrës. Sot dita e sovranit!
Ora 6:50- Ashtu siç e kishte lajmëruar një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të votojë ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon dhe me hapjen e procesit të votimit.
Me anë të një fotoje në rrjete sociale, Meta, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mrekullueshme dhe thekson se do të jetë dita e sovranit.
“Drejt zyrës në krye të Detyrës! Ditë e mrekullueshme sot. Dita e SOVRANIT”, shkruan Meta.
Aktivisti Gentian Alimadhi, një nga organizatorët e protestave të diasporës shqiptare në Itali, tha sot në një lidhje direkte për “News24”, se protestat kanë vrarë frikën e qytetarëve ndaj arrogancës së pushtetit politik 35-vjeçar.
Ai ka deklaruar se kjo protestë është luftë për rezistencë dhe ekzistencë.
Alimadhi tha se qytetarët po shfryjnë mllefin dhe zemërimin e tyre, pasi kishin vite që ishin të ndrydhur dhe në apati.
“Pjesëmarrja e diasporës në Itali është shumë e madhe, kjo është luftë për ekzistencë dhe rezistencë. Parrulla që “Shqipëria nuk shitet” është shumë domethënëse, po e bashkëndan edhe bota. Kjo është luftë për ekzistencë, mungonte kjo shkëndijë, shqiptarët ishin të ndrydhur dhe në apati, kjo vrau frikën. Po i tregojmë ndërgjegjes sonë se nuk kemi frikë”, tha ai mes të tjerash.
Sipas Alimadhit, kjo është një shfryrje ndaj regjimit dhe arrogancës, pasi sjellja e pushtetit ishte edhe shkëndija që ndezi revoltën.
“Ne na ndanë nga gjysma jonë, njerëzit me mikrofon po shfryhen, është reagim ndaj këtij regjimi dhe ndaj talljes dhe arrogancës anadollake. Kjo është drama më e madhe që bëri njerëzit të shprehin zemëratën e tyre. Jam marrë me organizime eventesh, por më të bukur se kjo nuk kam parë”, u shpreh ai.
Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e energjetikës shqiptare.
Ismail Ahmeti ishte një nga personalitetet më të spikatura të ndërtimit të hidrocentraleve të Hidrocentrali i Fierzës dhe Hidrocentrali i Komanit, vepra madhore që kontribuan në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të vendit. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe vizionin e tij, ai u bë pjesë e brezit të specialistëve që ndërtuan veprat e mëdha të dritës në Shqipëri.
Qytetar i denjë i Shkodër, Ahmeti do të kujtohet jo vetëm për kontributin e tij të çmuar në inxhinieri dhe administratë publike, por edhe për integritetin, urtësinë dhe frymën frymëzuese që përcolli tek kolegët dhe brezat e rinj.
Largimi i tij nga jeta përbën një humbje për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. bw
Eksperti i IT-së, Gent Progni, tha se kryeministri Edi Rama është guri i parë i dominosë që pasi të bjerë do të marrë edhe të tjerët me vete, të të gjithë klasës së vjetër politike.
Ai nënvizoi se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës dhe më pas shfuqizimi i ligjeve të miratuara, si ai i Kodit Zgjedhor.
“Shprehja e famshme shqiptare ‘na ka ardhur në maj të hundës’ është bërë ‘na ka ardhur në maj të ballit. Njerëzit janë të acaruar, nuk janë budallenj. Njerëzit nuk po durojnë dot më. Nuk janë të metodës së vjetër që ndryshohen politikanët për ndryshim të ri dhe pastaj bashkëpunojnë mes tyre. Ka ardhur kulmi, nuk durohet më, njerëzit janë të shqetësuar. Ka ardhur në majë të hundës me këtë pronësinë e të vërtetës që kanë partitë politike duke censuruar deri edhe mediat në marrëveshje me njëra-tjetrën. Këta kanë bërë marrëveshje siç ishte dhe me AKSHI-n dhe nuk duhet të flasë askush”, tha ai mes të tjerash për “News24”.
Ai shpjegoi se për fat të mirë të shqiptarëve ka qenë një shkëndijë ajo që ndezi protestën e cila prej 20 ditësh mbledh mijëra qytetarë në shesh, përfshi edhe Diasporën.
“Për fatin e mirë ka qenë një shkëndijë që bëri që njerëzit të dalin, ka nga të gjitha rrymat. I kuptoj shumë mirë këto mosbesimet, se ka që duan foninë apo s’duan foninë, po me faktorizojnë me tezën që Genti s’do që njerëzit me fol. Genti nuk ndalon njerëzit të flasin, ka nga të gjitha shtresat, ka numër të pafund të atyre që duan të flasin”, tha ai.
Ndërsa për kërkesat e protestuesve, Progni shpjegoi e kryesorja mbetet dorëheqja e Ramës dhe se ai do e japë patjetër.
“Unë realisht do doja që të kishte e të vinin më shumë intelektualë, është mendimi im. Të gjithë kanë dhe dinë ide, nuk dua të hyjmë në teknikalitete. Mendimi im është se nëse Rama jep dorëheqjen dhe Rama do e japi se s’bën dorëheqjen, është guri i parë i dominosë që merr edhe gurët e tjerë me vete. Dorëheqja e Ramës sjell ekzaltim dhe dëshirë më të madhe për të dalë në protestë, do rriten numrat edhe më shumë, do dalin më shumë në shesh dhe do i frymëzojë”, theksoi ai.
Eksperti shpjegoi edhe hapin tjetër pas dorëheqjes së kryeministrit:
“Pastaj do i kërkojmë parlamentit të shfuqizojë ligjet, duke nisur që nga ai i vitit 2008 i zgjedhjeve, që ka kapluar të gjithë sistemin dhe vendosin këta se si, kë do votojnë dhe ku do votojnë. Pra është Kodi Zgjedhor. Por kryesorja mbetet dorëheqja e Edi Ramës”.
Ing.Gent Progni bëri thirrje në rrjet për asistencë ligjore mbrojtje, pas ndërhyrjeve të policisë për të proceduar protestuesit si mjet friksimi kundër protestave.
Reagoi po në rrjet menjëherë Adriatik Lapaj si më poshtë:
“Sapo dëgjova një thirrje nga ing. Gent Progni, i cili kërkonte asistencë ligjore për protestuesit e proceduar penalisht nga policia.
Personalisht, si avokat, dhe gjithë ekipi ynë i avokatëve janë në dispozicion të protestës.
Kushdo nga protestuesit që është proceduar apo do procedohet të më kontaktojë!
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e ka cilësuar rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian si një mundësi të rëndësishme për protestat paqësore në Shqipëri, duke argumentuar se ato mund të shndërrohen në një forcë reale ligjvënëse përmes mekanizmave kushtetues.
Në një reagim publik, Malaj thekson se përmes mbledhjes së 20 mijë firmave, qytetarët mund të paraqesin nisma ligjore në Kuvend, duke e kthyer protestën nga një reagim qytetar në një instrument që ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Sipas tij, protesta mund të funksionojë si një “Parti e Popullit”, pa pasur nevojë për strukturë apo vulë politike, duke u mbështetur vetëm te qytetarët dhe ekspertët.
Malaj propozon katër nisma urgjente ligjore që, sipas tij, duhet të ndërmerren menjëherë: anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, ndalimin e pjesëmarrjes në tendera të kompanive me seli në parajsa fiskale dhe detyrimin ligjor për aplikimin e garancisë së ofertës në çdo procedurë publike.
Ish-ministri argumenton se nismat duhet të vijnë drejtpërdrejt nga qytetarët dhe jo përmes deputetëve, pasi kjo do të rriste besueshmërinë publike dhe do të shmangte ndikimin e forcave politike.
Reagimi i Arben Malaj:
Rezoluta e Parlamentit evropian ëshrë nje moment i art per protestat paqesore per rritjen e kredibilitetit publike dhe pritshmerive pozitive.
Duke përdorur mekanizmin kushtetues të 20,000 firmave, protesta paqësore pushon së qeni thjesht një reagim në rrugë dhe kthehet në një institucion ligjvënës percaktues i prioriteteve dhe imponues I agjendes kuvendit. Protesta konturohet një “Parti të Popullit” pa pasur nevojë për vulë partie.
Protesta paqësore ka një mundësi të artë: ajo mund të konturohet dhe të funksionojë si një **”Parti e Popullit”**. Pse dhe ja si:
Në Republikën e Shqipërisë, e drejta për të propozuar ligje (nismë ligjvënëse) i njihet disa subjekteve të përcaktuara qartë në Kushtetutë.
Referenca ligjore konkrete është Neni 81, Pika 1i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas këtij neni, e drejta për të propozuar ligje u takon:
1.Këshillit të Ministrave 2.Çdo deputetitë Kuvendit të Shqipërisë 20,000 zgjedhësve/nismat qytetare përmes nënshkrimeve > Disa specifika të rëndësishme sipas Kushtetutës: Nismat Financiare (Neni 82, Pika 1): Vetëm Këshilli i Ministrave ka të drejtë të propozojë ligje që rrisin shpenzimet ose pakësojnë të ardhurat e buxhetit të shtetit. Nëse një deputet dëshiron të propozojë një ligj të tillë, duhet patjetër të marrë mendimin (pëlqimin) e Këshillit të Ministrave. Ligjet me Shumicë të Kualifikuar (Neni 81, Pika 2): Ka disa ligje të rëndësishme (si kodet, ligjet për organizimin e drejtësisë, ligjet zgjedhore, etj.) që nuk mund të miratohen me shumicë të thjeshtë, por kërkojnë votat e tri të pestave (3/5) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Katër nismat urgjente ligjore të Protestës
Pas rezolutës së Parlamentit Evropian, protesta duhet të propozojë urgjentisht, përmes mbledhjes së firmave, 4 ligje që gëzojnë edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian (BE):
1. Anulimin e menjëhershëm të ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
2. Anulimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë.
3.Ndalimin e aksesit në projekte dhe fonde publike për të gjitha ato kompani që e mbajnë qendrën e tyre në parajsat fiskale.
4. Ndalimin me ligj të mosaplikimit të garancisë së ofertës në çdo lloj konkurrimi për projekte publike. Të ndalohet me nen të veçantë që asnjë institucion të mos lejohet të shmangë aplikimin e garancisë së ofertave. Ky veprim të klasifikohet specifikisht si vepër penale dhe ligji të përcaktojë sanksionet përkatëse. Pse me 20,000 firma dhe jo nëpërmjet një deputeti?
E para: Sepse kjo rrugë verifikon dhe nxjerr zbuluar bixneset e perbashketa korruptive midis mazhorance edhe nga oligarkët qeveritarë, të cilët përfitojnë nga korruptimi i përbashkët dhe vullnetar i mazhorancës dhe opozitës.
E dytë: Fuqia e autoritetit të protestës buron kur ajo mbështetet drejtpërdrejt tek populli dhe jo te mbështetësit politikë që e bëjnë pis atë. Koha nxiton. Shqipëria po ndryshon. Këto iniciativa ligjore duhet të fillojnë menjëherë. Mazhoranca dhe opozita nuk duhet të kontaktohen për të mbështetur këto iniciativa. Mbrojtja e tyre në procedurat parlamentare dhe në komisionet përkatëse duhet të bëhet ekskluzivisht nga ekspertë të mirëkualifikuar. Protesta duhet të nxitojë të rrisë besimin dhe mbështetjen publike si fuqia e vërtetë sfiduese! Mos kini alergji nga termi “Parti e popullit” ja perse: Emërtimi “Parti e Popullit” ose Partia Popullore, në anglisht: People’s Party, gjermanisht: Volkspartei, spanjisht: Partido Popular është një nga emërtimet më jetëgjata dhe më të përhapura në historinë politike globale. Sot, ky emërtim ka një shtrirje të gjerë, por kuptimi dhe pozicionimi i tij në spektrin politik ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Spektri Politik: E majtë apo e djathtë? Sot, emërtimi “Parti Popullore” ose “Parti e Popullit” përdoret shumë më tepër në spektrin e qendrës së djathtë sesa në të majtën.
Dominimi i Qendrës së Djathtë (Konservatore/Kristiandemokrate): Në kontekstin modern (veçanërisht në Evropë), ky emër lidhet me vlerat tradicionale, ekonominë e tregut të lirë dhe krishtërimin demokratik. Grupi më i madh politik në Parlamentin Evropian quhet Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila përfaqëson pikërisht qendrën e djathtë. Përjashtimet e së Majtës (Historike dhe Rajonale): Historikisht, gjatë shekullit të 20-të, emërtimi “Popullore” ose “e Popullit” përdorej shpesh nga lëvizjet socialiste, agrare ose regjimet komuniste (p.sh. “Republikat Popullore”).
Populizmi i Djathtë: Vitet e fundit, emri po përdoret gjithashtu nga parti të reja të spektrit të djathtë radikal ose populist (si në Kanada apo Zvicër), që e përdorin këtë term për të treguar se përfaqësojnë “popullin e thjeshtë” kundër elitave.
Ku janë më prezente këto parti sot? Partitë me këtë emërtim (ose që janë pjesë e kësaj familjeje politike) janë më rrezatuese dhe më të fuqishme në Evropë, por gjenden edhe më gjerë.
1. Evropa (Qendra e Fuqishme) Evropa është “shtëpia” kryesore e partive popullore të qendrës së djathtë. Disa nga shembujt më kryesorë qeverisës ose me peshë të madhe janë: Spanjë:Partido Popular (PP)* – Një nga dy partitë kryesore në vend, rreptësisht e qendrës së djathtë. Austri: *Österreichische Volkspartei (ÖVP)* – Partia Popullore Austriake, tradicionalisht një forcë udhëheqëse konservatore. Zvicër:Schweizerische Volkspartei (SVP) – Partia Popullore Zvicerane, e cila këtu anon më shumë nga e djathta populiste dhe nacionaliste. Greqi:Nea Demokratia (Demokracia e Re) nuk e ka fjalën “popullore” në emër, por është shtylla e Partisë Popullore Evropiane në rajon. 2. Amerika e Veriut Kanada: Ekziston People’s Party of Canad (Partia e Popullit e Kanadasë), një parti relativisht e re që pozicionohet në të djathtën e skajshme dhe populiste. 3. Azia dhe Afrika * Në këto kontinente, emërtimi shpesh lidhet me lëvizjet e çlirimit kombëtar ose partitë e vjetra post-koloniale (disa të majta, disa të djathta dhe shpesh të përqendruara rreth një lideri të fortë sesa një ideologjie të pastër). Konteksti Shqiptar Në historinë e Shqipërisë, Partia Popullore ka ekzistuar në vitet 1920 (ku bënin pjesë fillimisht figura si Fan Noli dhe Ahmet Zogu), përpara se skena politike të polarizohej dhe të shkonte drejt autoritarizmit. Sot, në hapësirën shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë), partitë kryesore nuk e përdorin fjalën “Popullore” në emrin e tyre zyrtar (kemi Partinë Demokratike, Partisë Socialiste, Lidhjen Demokratike të Kosovës, etj.).
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve që kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë nën hetim kanë diskutuar për çështje biznesi për investime në zonën e Vlorës.
Sipas Sali Berishës, nuk është zhvilluar një takim në Aruba, por disa të tillë, ndërsa sipas tij zyrtarët që kanë qenë pjesë e asaj tyreze janë Damian Gjiknuri, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi.
“Emrat që thuhet janë Damiani, që nuk ia mbajti të bënte betimin. Olsi, Rama i gjati. Rama e kanë edhe djemtë e Bales, por nuk janë ata. I gjati është Olsi, ose vetë Rama, atë s’mund ta them, por mesa di unë është Olsi dhe i treti është Engjëll Agaçi. E fundit, nuk ka një takim, por ka më shumë se një takim në Aruba. Dhe ora 600 mijë euro që është bërë për Edi Ramën, sipas dosjes belge”, tha Berisha jashtë parlamentit për gazetarët.
Edhe gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha sfidoi Gjiknurin, duke i thënë që të dalë të betohet në bibël që nuk ka qenë në takimin e Arubës.
“Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde. Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë. Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba. Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve. Laju para shqiptarëve, bëj be. Po nuk bën dot be. Dil, provoje. Hajde, provoje. Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti. Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama”, tha Sali Berisha. gsh
Kryedemokrati Sali Berisha dënoi sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, kërcënimet e adresuara ndaj deputetes së larguar nga PS-ja ditë më parë, Marjana Koçeku, e njohur edhe si Neomalësorja.
Ai akuzoi kryeministrin Edi rama si autor të këtyre kërcënimeve, duke nënvizuar se kreu i mazhorancës njeh vetëm “kodin e mafias dhe jo ligjin”.
Berisha ftoi të gjithë demokratët që t’i bashkoheshin protestës qytetare si njerëz të lirë dhe jo partiakë, duke thënë se në të duhet të shkojnë “i madh dhe i vogël”, pasi kanë axhenda për Shqipërinë dhe kundër krimit dhe abuzimeve.
“Përgëzoj gjimnazistët, studentët, mësuesit, pedagogët për mbështetjen e protestës. Mund të kesh bindje partiake, mund të jesh i mërzitur, por ajo është protestë e qytetarëve, ata bëjnë detyrën si qytetarë. Ndaj thirrja ime është, të gjithë, i madh dhe i vogël, se ajo është paqësore dhe unike, të gjithë në protestë. PD nuk ëhstë organizatore e saj, PD në mënyrë absolute është në respekt të plotë të qytetarëve, kurse axhenda e tyre kundër Ramës është përpjekja jonë prej vitesh, axhenda e tyre për ligjet është absolutisht axhenda jonë, kemi paguar edhe çmimet për axhendë. Axhenda e tyre kundër korrupsionit është axhenda jonë”, tha ai.
Ndërsa për kërcënimet e Koçekut, kreu i selisë blu u shpreh:
“Kërcënimet e Edi Ramës janë të dënueshme. Kërcënimet që i janë bërë deputetes Koçeku janë absolutisht të dënueshme, tregon vetëm ligjin e mafies. Ai ka vetëm një ligj, ligjin e mafies”.
Berisha ngriti akuza të drejtpërdrejta, teksa vijoi diskursin për metodat kriminale dhe mafioze të qeverisë dhe anëtarëve të saj, edhe ndaj ministrit të Financave, Petrit Malaj, i cili javën e kaluar nga Parlamenti publikoi listën e 17 kompanive të deputetit të Mundësia, Agron Shehaj.
Berisha e cilësoi si shantazh kriminal dhe kërkoi që ministrit t’i hiqej mandati, teksa bëri përgjegjëse Ballukun si dhënëse të urdhrit për këtë shantazh.
“A ju kujtohet kur ju thashë për të se është i Lubisë (për ministrin), nxori listën e kompanive të deputetit atje (Agron Shehajt), ju thashë se është i Lubisë, si agjent spiun nxori listën atje. Këta janë banditë, ky ishte shantazh, ai meriton t’i hiqet mandate dhe të shkojë atje ku ka vendin. Ka ligje këtu, këta tejkalojnë çdo lloj kufiri, Ministër Financash dhe nxjerr listën, kërcënon. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, si mund të dalë një ministër, nuk lanë gur pa lëvizur vetëm për të shantazhuar. Nëse nuk ka paguar taksat shko dhe ndëshkojë, nëse s’e ka të ligjshme, bllokoje. Por aty komandon Lubia, ju them, ka dërguar me skaf në Greqi, skafi plotë, ka bërë udhëtime, ua them unë këtë, po përgatitet edhe azili i saj. Ju siguroj se shumë shpejt do merrni vesh se ajo është instaluar në një shtet tjetër, po”, u shpreh ai.
Berisha u ndal edhe te megaoperacioni i SPAK, të cilin e falënderoi për punën, ndërsa akuzoi kryeministrin se interesi i tij është parësor dhe jo qytetarët shqiptarë.
“Salvator Alia ka disponuar 50 tonelata drogë. Imagjinoni çfarë fuqie ka pasur kundër opozitës. Të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe nga Edi Rama. Shqiptarët e kuptuan se regjimi i Ramës noton në drogë e krim. Nëse anëtarët e këtyre organizatave, janë dhjetëra e dhjetëra, deri sot në Shqipëri ata që janë arrestuar, janë më pak se gishtat e njërës dorë. Siç ka theksuar Nikolla me atë shtet nuk mund të punohet sepse japin direkt informacioneve, bandave dhe kriminelëve. Kuptohet se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Ramës, jo vetëm për shqiptarët, por për Europën dhe botën. Në Ekuador shqiptarët vranë kandidatin rival, në Kolumbi gjithashtu, të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Ramës, me në krye koordinator Ergys Agasin. Këta me 50 tonelata drogë, çfarë janë?”, tha Berisha.
Vendimi i deputetes Marjana Koçeku ka marrë vëmendje ditët e fundit, pas largimit të saj nga grupit parlamentar i PS. Në një postim në Facebook pak ditë më parë ajo bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se do të ishte pjesë e Parlamentit si një deputete e pavarur.
Ndërkohë ditën e djeshme ajo sfidoi kryeministrin Rama që të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Koçeku ka postuar sot një tjetër status në rrjetet sociale, ku pretendon se familja e saj është kërcënuar nga grupi i Bajrave.
“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo. bw
TIRANË- Salvadore alias Shpëtim Aliu është personi i cili qëndronte në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine. Aliu ishte personi që ka luajtur një rol universal në gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, duke shërbyer si hallka furnitore. Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit.
Aliu dyshohet se ndodhet në Dubai dhe masa arrest me burg ndaj tij është caktuar më 19 qershor, njëjtë si për 9 shqiptarët e tjerë që janë pjesë e rrjetit të trafikut te drogës dhe pastrimit të parave. Mes masave të sigurisë është edhe Isa Aliu, një njeri i afërt i kreut të grupit kriminal, Salvador Shpetim Aliu, në emër të të cilit kishin përfunduar të paktën katër kompani, dhe prona te tjera. Salvador Shpëtim Aliu, është nga Elbasani dhe dyshohet se furnizonte me drogë disa nga grupet kriminale shqiptare, mes tyre edhe organizatën e Çopjave.
Në njoftimin zyrtar SPAK, theksoi se në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë. Gjatë hetimeve janë mbledhur provat e nevojshme, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha./Dosja.al
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka goditur një rrjet që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë dhe paratë e përfituara i investonte në ndërtim, hoteleri apo konsulencë. Autoritetet thanë se kanë sekuestruar pasuri në vlerë prej rreth 150 milionë eurosh.
Tri ditë më parë, Prokuroria e Posaçme goditi një tjetër rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave. Pjesë e hetimit për këtë grup janë edhe kontrata shitjeje toke në zonën e Zvërnecit, afër Vlorës.
Të dy grupet, për të cilat vijojnë hetimet, dyshohet se trafikonin drogë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe paratë i investonin kryesisht në ndërtim, në Tiranë dhe në bregdetin e jugut të Shqipërisë.
Pas kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, gjykata ka caktuar masën e sigurisë me burg për dhjetë persona, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar kriminal.
Nga të gjitha fletarrestimet, vetëm një prej tyre është ekzekutuar, për dy të tjerë vazhdon kërkimi, ndërsa shtatë personat e mbetur, sipas autoriteteve, nuk ndodhen në Shqipëri. Për arrestimin e tyre, SPAK-u është duke bashkëpunuar me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve të tjera.
Sipas Prokurorisë së Posaçme gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka vepruar në Amerikën Latine, Brazil, Belgjikë dhe Holandë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se personat ndaj të cilëve është zhvilluar hetim kanë trafikuar të paktën 50 tonë kokainë. Autoritetet thanë se janë provuar pesë episode të trafikimit të kokainës nga Ekuadori dhe Kolumbia në Belgjikë dhe Holandë.
Nga hetimet, thanë autoritetet, është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare kesh për të shmangur sistemin bankar dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit, hotelerisë, konsulencës e të tjera.
“Përmes këtyre investimeve dyshohet se është realizuar pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale, duke fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe duke mundësuar integrimin e tyre në ekonominë dhe qarkullimin financiar të ligjshëm”, tha SPAK-u.
Prokuroria tha se pas injektimeve të parave kesh në llogaritë e një kompanie tregtare, me qëllim “justifikimin” e investimeve të ardhshme, në muajt maj-qershor 2021, rezulton se kjo kompani ka filluar aktivitetin e saj në sektorin e ndërtimit.
“Dyshohet se, për të mos tërhequr menjëherë vëmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi nën hetim I.A., orientoi që kompania të shfaqej fillimisht si nënkontraktore për ndërtim banesash. Shfaqja e kompanisë në këtë mënyrë do të ‘justifikonte’ sërish flukset e ardhshme të parave kesh dhe shtrirjen e pritshme në sektorin e ndërtimit”, tha SPAK-u.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit të parave është realizuar përmes blerjes fiktive të kuotave të kapitalit në shoqëri tregtare, me çmime shumëfish më të ulëta se vlera nominale, për të marrë kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet janë qarkulluar përmes huave mes personave fizikë dhe kompanive të lidhura, me qëllim krijimin e një historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurmës së origjinës së parave, përpara integrimit të tyre në ekonominë formale.
Gjykata ka vendosur nën sekuestro 491 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë të personave nën hetim. Bëhet fjalë për pasuri apo aksione të nëntë shoqërive tregtare. Autoritetet thanë se janë sekuestruar 266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë. Gjithashtu janë sekuestruar 209 llogari bankare. Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 150 milionë euro, sipas SPAK-ut.
Ky aksion i SPAK-ut është kryer në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet gjyqësore të Ekuadorit, Francës, Kolumbisë, Holandës, dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në Shqipëri.
Deputetja Marjana Koçeku, e cila ditën e diel njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, ka reaguar sërish me një mesazh në rrjetet sociale.
Në postimin e saj, Koçeku ka sfiduar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama që nëse është I bindur për mbështetjen politike dhe për shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, të shpërndajë Parlamentin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet. Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan ajo. bw
Komentet