Fernand Gigon, fotoreporteri, gazetari dhe shkrimtari i famshëm sviceran, specialist i Lindjes së Largët, ka qenë i pari perëndimor që në vitin 1965 bëri një fotoreportazh të pasur në Shqipëri. Fotoreportazhi u botua në revistën italiane “Storia illustrata”, nëntor 1965 me titullin “Albania oggi: due milioni di abitanti, dieci mila poliziotti”. Në vijim fotografitë dhe shkrimi i tij i shqipëruar nga Gino Luka
Shqipëria sot: dy milionëfrymëdhjetëmijëpolicë
Ky është shërbimi i parë fotografik me ngjyra i realizuar në Shqipëri nga një reporter i dërguar nga një gazetë perëndimore. Pasi kapërcyem portën e kufirit të ndaluar, po ju tregojmë se si jetojnë shqiptarët e sotëm në “filialin” e Kinës që Mao ka hapur në bregdetin Adriatik. Të njëjtat mite dhe parulla të komunizmit kinez: varfëri heroike, përkushtim ndaj shtetit, nacionalizëm fanatik.
Nëpër fusha gjenden gratë, në ushtri burrat, kajsitë po lulëzojnë ndërsa policët janë kudo. Ndodh ndonjëherë që gratë të lënë lopatën e të marrin pushkën, ose anasjelltas. Të vetmit që nuk lënë asgjë janë policët me uniformë, kapelë të sheshtë apo kapelë me lesh dhie, ose të veshur me rroba civile, domethënë me një mushama të markës italiane. Ata mbajnë 1 milion e 800 mijë banorë në grusht, e i përgjojnë aq shumë, saqë asnjë veprim i asnjë qytetari nuk mund t’u shpëtojë atyre.
Ndërmjet disa funksioneve të policëve është edhe ai që të kenë kujdes që të huajt që vizitojnë vendin të mos largohen nga grupi i tyre; gjithashtu kanë detyrë të qëndrojnë pranë turistëve në restorante ose në tribunat e stadiumeve, për t’i kontrolluar. Makthi i këtyre agjentëve është që turisti mund të arrijë të shkrepë ndonjë fotografi të një shqiptari të veshur si zhelan, ndoshta, që ka si sfond një ndërtesë të re qeveritare, ose një fabrikë në ndërtim e sipër.
Policia, më shumë sesa regjimi politik, e mban Shqipërinë në një gjendje letargjie. Ajo është e pakorruptueshme, dhe meqenëse vrasësit dhe grabitësit janë mjaft të rrallë në këtë vend, ajo i kushtohet kryesisht krimeve politike. Dënimet janë nga pesë vjet e lart, dhe vuhen në kampet e përqendrimit (të rrethuar nga një perde heshtjeje dhe misteri) ku shpëlarja e trurit ecën dora dorës me vjeljen e patateve.
Zyrtarisht, policët në shërbim “për sigurinë e shtetit” janë dhjetë mijë. Por duhet të marrim parasysh edhe të gjithë ata persona që mund të vijnë për të vënë dorën para objektivit të aparatit fotografik, e të gjithë ata që enden përgjatë kufijve, ndërmjet Thethit, Kukësit dhe Zerganit, për të arrestuar “renegatët” që kërkojnë të arratisen drejt Jugosllavisë. Kjo prirje ndaj frymës policore, ky mosbesim shekullor është fryt jo vetëm i regjimit diktatorial por edhe i shtypjes së vjetër turke që ka zgjatur pesë shekuj.
Asnjë vend tjetër në botë, përveç Tibetit, nuk është i mbyllur kaq hermetikisht, duke e dënuar veten me një asfiksi të tillë. Një komb që është krejt afër Evropës, e megjithatë është më i padepërtueshmi në Evropë. Në Tiranë gjenden vetëm dy ambasada perëndimore, ajo e Italisë dhe e Francës. Turqia, RAU (Republika Arabe e Bashkuar), Gana, Kuba, Algjeria kanë vetëm delegacione diplomatike në Shqipëri. Pas tyre vijnë vendet e Lindjes, të gjitha përveç Bashkimit Sovjetik.
Shqipëria është sot një altoparlant kinez i drejtuar nga Perëndimi, që përhap një ideologji të çuditshme, pak jonjerëzore dhe pak mesianike, por sigurisht e vonuar shumë nga mendimi marksist më modern. “Kokëfortët” dhe “të papërlyerit” e komunizmit perëndimor e dëgjojnë atë si një ungjill të shenjtë, kështu që kjo ideologji përfundon duke minuar bazat e bllokut Komunist shumë më tepër sesa të gjitha sulmet e demokracive tona të marra së bashku.
Sovjetikët, për rreth tetëmbëdhjetë vjet, për të pasur një këmbë në Shqipëri, kanë mbajtur një ambasadë me tre mijë persona, subvencione jo proporcionale për qeverinë, një seri planesh pesë-vjeçare, shtatëqind bursa studimi në vit për studentët shqiptarë dhe pesëmbëdhjetë nëndetëse në pritë në shpellat nënujore të Sazanit, një pushkë e drejtuar ndaj flotës së 6-të amerikane në Mesdhe, dhe mbi të gjitha ndaj anijeve që përshkojnë Adriatikun.
Nuk e dimë nëse sovjetikët, para se të braktisnin vendin, të mbuluar nga një fushatë fyerjesh, kishin arritur të fitonin mirënjohjen e shqiptarëve. Një fakt është i sigurt: në biblioteka, të vetmet tekste teknike dhe shkencore janë të shtypura në gjuhën ruse, dhe se duhet t’u referohemi këtyre teksteve për të vënë në punë fabrikat e instaluara nga rusët, pothuajse kudo. Sidoqoftë, në shkolla, mësimi i rusishtes është i detyrueshëm. Gjuha e dytë e huaj është frëngjishtja. Dhe në frëngjisht shprehet, shumë saktë, sekretari i partisë dhe diktatori i vendit, Enver Hoxha, dhe bashkë me të intelektualët dhe burrat e brezit të tij, që mësuan frëngjisht në Liceun e Korçës ose në shkollën Kirenia në kryeqytet. Pas vitit 1939, me ardhjen e italianëve, studimi i gjuhës së Kartezit (Descartes, René – Cartesius, Cartesio) u zëvendësua me gjuhën e Dantes.
Disa vjet më parë takova katër shqiptarë në Pekin të ngarkuar nga qeveria kineze për të bashkëpunuar në hartimin e planit pesë-vjeçar që do të miratohet në vitin 1968. Ata flisnin frëngjisht në mënyrë të përsosur dhe shpesh evokonin vitet e rinisë së tyre në shkollën e mesme të Korçës ose në fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës. Aktualisht, Parisi dhe Tirana kanë marrëdhënie të mira, madje shkëmbejnë edhe mësues për disa javë, por qeveria shqiptare është gjithmonë e vëmendshme, nga frika se liberalizimi i tepruar i shkëmbimeve kulturore mund të ndikojë negativisht te marksizmi i ngurtë vendas.
Bindja politike dhe sentimentale e shqiptarëve përmblidhet në një fjali: “Kushdo që është armik i Jugosllavisë është miku ynë”. Ky është kulti që Tirana vazhdon të adhurojë: Stalinizmi. Këtu buron besnikëria ndaj mitit të diktatorit të kuq. Në qytetet shqiptare, statuja e Stalinit qëndron madhështore në sheshet kryesore. Për të parë statujat e tjera, sot, duhet të shkojmë në Kinë, ose në Gjeorgji ku gjendet atdheu i Marshallit Stalin. Në Tiranë, monumenti i tij mbizotëron sheshin Skënderbej (heroi kombëtar i pavarësisë shqiptare kundër turqve) dhe që duket se po sfidon çdo stuhi ideologjike. Në aeroport, Stalini kapardiset mbi bare dhe mbi një seri fotografish përkujtimore, me diçitura me germa cirilike.
Veç të tjerash, edhe ndërtesat e qeverisë, me një shëmti të jashtëzakonshme, pallatet e ndërtuara nga shteti dhe qytetet satelite që rrethojnë kryeqytetin, kanë gjurmët e arkitekturës sovjetike. Stili kazermë, nganjëherë me kolona që nuk mbajnë asgjë, triumfon në qytete dhe fshatra. Një shije e keqe e cila ka zëvendësuar në shumë periferi muret e qerpiçit. Ndërsa ambasada kolosale sovjetike ka mbetur e papërfunduar, kështu që shqiptarët nuk patën mundësi ta admironin atë.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se rusët nuk kanë lënë gjurmët e tyre nëpërmjet konsulentëve, inxhinierëve dhe teknikëve e ekspertëve të panumërt që kanë ardhur nga Uralet ose nga Vollga. Ata ishin të parët që e zgjuan këtë popull nga gjumi i tij i gjatë, ata u rrënjosen shqiptarëve një mënyrë jetese të cilën e gjejmë në aparatin burokratik dhe në polici. Dhe tani kinezët po përpiqen t’i ndryshojnë këto zakone, për t’u mësuar shqiptarëve zakonet e veta.
BULEVARDI Shqipëria e Re, arteria kryesore e Tiranës, i ndërtuar nga qeveria italiane, në kohën e pushtimit, dhe Universiteti(në sfond).
I parë nga mbrapa, oficeri shqiptar i ngjan në çdo detaj një oficeri rus: e njëjta uniformë e rreptë me një jeshile të zbërdhulët, e njëjta kapele me strehë me shirit të kuq jeshil ose blu, të njëjtat supore ngjyrë ari dhe çizmet që arrijnë deri në pulpën e këmbës. Instruktorët e Shkollës së Moskës prej kohësh u kanë mësuar rekrutëve shqiptarë artin e ri të luftës. Por jo gueriljen, sepse shumë e rrezikshme. Për t’u bërë ushtar këmbësor, artiljer ose tankist, të riut që thirret nën armë i duhen dy vjet: tre për t’u bërë aviator.
Ndodh që, duke zbritur nga Tirana në drejtim të detit, të hasësh ushtarë që janë duke u stërvitur. Ata marshojnë në rresht njëri pas tjetrit, përgjatë anës së rrugës, ose tërheqin një top fushor përgjatë shtigjeve të pjerrëta. Në këto manovra, të cilat do të dukeshin të zakonshme, zgjohet partizani që fle në thellësitë e shpirtit të çdo shqiptari dhe e shndërron atë në një nga ushtarët më të mirë të Evropës. Italianët e dinë mirë këtë, dhe më pas gjermanët, të cilët pësuan sulme të papritura me breshëri automatiku, në pritat vdekjeprurëse.
Pasi është çliruar nga partizanët e saj, Shqipëria u kushton atyre një kult që vazhdon akoma edhe sot. Letërsia, piktura, skulptura celebrojnë bëmat e tyre. Për shembull, në muzeun e vogël të Durrësit, një e treta e pikturave të ekspozuara përshkruajnë epikën partizane. Në varreza, varret e të rënëve janë të zbukuruar me yje me ngjyrë të kuqe që dallohet mirë në mes të gjelbërimit të parqeve. Fjala “partizan” gjendet kudo, në emrat e rrugëve, kinemave, shkollave, kooperativave e fabrikave. “Lavdi”, është një fjalë kyç në Shqipëri. Ajo është e pikturuar, e vizatuar, e skalitur, e kënduar dhe e shkruar kudo. Ajo ka fuqinë të kryejë një lloj mobilizimi të përhershëm të vendit. Këtu duket se lufta sapo ka përfunduar. Ish kolaboracionistët me armiqtë e djeshëm, njëzet vjet pas paqes, ende nuk kanë të drejtë vote dhe himni kombëtar fillon me fjalët “Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim…”.
Fanatizmi dhe pasioni patriotik shpesh zëvendësojnë çdo virtyt tjetër të shqiptarëve. Këtu çdo njeri që është i ri dhe në dukje i fortë vesh një uniformë. Por mbase është një përshtypje e gabuar, sepse nuk duhen kaq shumë ushtarë për të formuar një ushtri prej 25,000 burrash të inkuadruar në tre divizione, për të drejtuar 150 tanke dhe për të pilotuar disa dhjetëra Mig sovjetikë. Nëse prania e ushtrisë bie dukshëm në sytë e të huajit, kjo bie edhe më shumë në sytë e shqiptarëve, të cilët shohin tek ushtria forcën e tyre kryesore.
Është ushtria ajo që do të kishte për detyrë të kundërshtonte një pushtim të mundshëm, nëse qëllimet jugosllave të aneksimit të Maqedonisë, ose qëllimet e grekëve për Epirin e Veriut, do të bëheshin realitet. Në fakt, porsa Hoxha e ndjen se vendi po ikën nga grushti i tij i hekurt, i mjafton të ndjellë fantazmën e fqinjëve të tij për të gjetur përkrahje unanime përreth tij. Është një formë nacionalizmi që madje shpërthen, me dhunë primitive, edhe në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit. Hoxha e përdor atë në të njëjtën mënyrë si parakalimet e raketave, të cilat për herë të parë këtë vit u shfaqën në një paradë ushtarake në Tiranë. Ato janë raketa të stilit sovjetik, por të prodhuara nga kinezët. Bazat e tyre janë të vendosura në male, në njëmijë metra lartësi, dhe janë në gjendje të lëshojnë një predhë reaktive me saktësi absolute mbi Romë ashtu si mbi Sofje ose Beograd.
Ushtria është një nga aspektet që ilustrojnë më së miri rënien e Moskës në favor të Pekinit.
Avionët Mig, për shembull, të dorëzuar dikur nga rusët, nuk mund të fluturojnë gjatë pa pjesë këmbimi. Kinezët i prodhojnë ato, por në sasi të pamjaftueshme. Repartet e motorizuara, të formuara nga automjetet Siz ose Skoda, janë zhdukur. Dhe sot, 175 kilometrat e rrugëve të asfaltuara kanë mbetur vetëm për civilët, gomarët dhe qerret e fshatarëve. Për sa u përket ushtarëve, ata janë të detyruar të ecin në këmbë; janë kthyer në natyrën e tyre të vërtetë si në kohën e luftës guerile malore, në përputhje të përsosur me teorinë dhe taktikat e Mao-Ce-Dun-it.
Në kohën e sovjetizimit të Shqipërisë, rusët kishin tre mijë veta në Tiranë. Nga ana tjetër, kinezët janë të kënaqur me dyqind specialistë, të cilët, kryesisht janë të aftë të jenë të padukshëm, dhe nëse kalojnë me veturë në qendrën e qytetit, e bëjnë me perde të ulura. Prania e Kinës ndihet më tepër nga shenja të tjera, për shembull në parullat (të vendosura në çdo pemë ose shtyllë telefoni përgjatë rrugës së hyrjes për në Tiranë) që himnizojnë miqësinë shqiptaro-kineze.
Hartat e ekspozuara në librari përfshijnë në Kinën e Kuqe edhe Tajvanin. Po kështu Vietnami nuk mbaron në Hanoi, por arrin deri në Jug. Në xhamat e vitrinave janë të ngjitura pllakatet e protestës me parulla kundër bombardimeve amerikane përtej paralelit të 17-të. Të njëjtat vizatime, të njëjtat parulla politike që mund të lexohen tani në rrugën e Paqes së Madhe në Pekin.
Edhe fushat kanë të njëjtat karakteristika, me grupet e punëtoreve (pothuajse gjithmonë gra) që i ngjajnë skuadrave të komunave popullore në Kinë (brigadave kooperativiste). Metoda e punës është e njëjtë, në rreshta të gjatë, të shënuar me ngjyrë të kuqe, e cila nuk është e kuqja e flamujve leninistë, por e kuqja e jelekëve turq, të përkulur mbi tokë.
Edhe peizazhi ka marrë një pamje kineze. Këto fusha të zhveshura, këto kodra me tarraca me pemë të copëtuara të mbjella në majë, më kujtohet që i kam parë në Swechwan, ose në periferi të Chuking-ut, me shkrime programatike të vizatuara në tokë. Edhe këtu mund të lexojmë, mbi një kodër me pjeshkë të lulëzuara, shkrimin «Lavdi PPSH» që do të thotë “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Parulla duket qartë mbi jeshilen e errët të pemëve, e ndërtuar me mijëra gurë të bardhë ose tulla të pikturuara me gëlqere: është një shkrim që lexohet nga disa kilometra larg.
Një vend tjetër për të shkruar janë muret rrethuese të fabrikave, fasadat e ndërmarrjeve bujqësore, trotuaret dhe asfalti i rrugëve. Kudo ku syri ynë pushon, sigurisht që do të ndeshim në një fjalë të shkruar si: luftë, lavdi, komitet, partia e punës, heroik, partizan etj.
Ajo që mungon në Shqipëri përkundrazi është fjala e folur, komunikimi i drejtpërdrejtë, ose më mirë guximi për të komunikuar pa u hutuar, pa frikë. Ja, për shembull: Në një rrugë, në buzëmbrëmje, dy punëtorë po bëjnë ecje sportive, ecin shpejt. Kur arrijnë afër meje, njëri prej tyre pyet pa më shikuar: “A flisni gjermanisht?” dhe pastaj pa pritur përgjigje vazhdon në gjermanisht: “A keni ndonjë gjë për të shitur?”. Pastaj, gjithnjë pa më shikuar, largohet me shokun e tij me hapa të shpejtë.
Kontakti me të huajin, që këtu dallohet menjëherë, shmanget madje edhe nga diplomatët dhe zyrtarët e lartë. Nëse në një restorant ndodh që të shohim gruan e një drejtori shqiptar së bashku me një femër të huaj, të jesh i sigurt se bëhet fjalë për një ftesë zyrtare, me urdhër të Partisë, dhe se nuk është një marrëdhënie private a simpatie personale. Shqiptarët dhe të huajt janë, madje edhe në shtëpitë e tyre, të ndarë nga disa perde të padukshme.
Vetë Enver Hoxha rrallëherë paraqitet në publik. Pozita e tij si Sekretar i Parë i Partisë i jep mundësi atij të qëndrojë larg koktejeve dhe pritjeve në ambasada. Ai bën një jetë shumë modeste, ashtu siç e bëjnë tek e fundja ministrat e tij, funksionarët, gjeneralët, të cilët nuk kanë as makina private dhe as personel shërbimi. Një kursim i theksuar, ose më mirë një varfëri kolektive, i shoqëron këta njerëz në çdo lëvizje të jetës së tyre. Regjimi komunist, pas njëzet vjetësh ushtrimi të diktaturës, ka arritur vetëm dy rezultate: i pari ka bërë që vendi të evoluojë nga një gjendje mjerimi në një gjendje varfërie; i dyti i ka detyruar shqiptarët të punojnë. Ka pak rëndësi nëse e ka bërë me shputa e parulla, por rezultati është i pamohueshëm.
Tani është një çështje përparimi në një nivel të hijshëm, dhe për ta arritur këtë, kinezët kanë menduar një sërë planesh pesë-vjeçare që i nxjerrin nga portofoli i tyre si shumë receta të mrekullueshme. Pekini i ka ofruar Tiranës një stabiliment me parafabrikate, një fabrikë çimentoje, një fabrikë tekstilesh dhe një uzinë për plehra kimike. Por meqenëse shqiptarët nuk kanë asnjë përvojë në këtë fushë, i kanë kërkuar Qeverisë italiane specialistët e nevojshëm. Pekini, pastaj, do të paguajë faturën.
Sido që të jetë, si u ndërtuan si s’u ndërtuan fabrika të reja, Shqipëria mbetet një vend i varfër, në dhjetë banorë nëntë punojnë në bujqësi. Paga e një punëtori të specializuar është 6000 lekë, ajo e një profesori universiteti 9000. Një punëtor krahu apo një punonjës, me 4000 lekët e tij në muaj, vështirë se mund ta përballojë shpenzimin për të blerë një palë këpucë. Qiraja dhe taksat janë minimale, por ushqimi, në qoftë se tejkalon nivelin e misrit dhe të djathit, rëndon shumë në buxhetin e familjes. Për të blerë mish njerëzit rrinë në radhë në dyqane, veçanërisht gjatë ditëve të festave të Pashkëve, ku qengji dhe mishi i dashit janë gatime tradicionale që nuk duhet të mungojnë në tryezë.
Gruaja shqiptare rri në radhë për ndonjë peshk me cilësi të mirë, pasi Qeveria shqiptare peshkun me cilësi e shet në Itali. Nga ana tjetër, burri i saj rri në radhë për një biletë stadiumi, të cilën bashkimet profesionale e japin me çmim të zbritur. Kjo është një skenë që mund të vërehet në qendër të Tiranës, midis Pallatit të ri të Kulturës dhe xhamisë së vjetër, ku mblidhen “shitësit” nën dorë të biletave të futbollit, përpara syve të vetëkënaqur të rojeve. Nëse nuk gjeni një biletë, do të përfundoni duke e ndjekur ndeshjen në një nga 70,000 stacionet e dëgjimit radiofonik, të shpërndara në të gjithë vendin, ose në kinema, ku Sofia Loren bën garë me partizanët kinezë të “Marshimit të Gjatë”.
Në fshatra, Kurani ia ka lënë vendin e tij Marksit, por traditat dhe zakonet e baballarëve kanë mbetur të pandryshuara, gratë me fytyrat e tyre gjysmë të fshehura nga shamitë e bardha, janë të gatshme për t’u zhdukur në shtëpitë e tyre, shpesh zbathur, sapo të arrijë një i huaj.
Së bashku me ata të Pekinit, policët e Tiranës zënë vendin e parë si të panevojshëm. Në bulevardin Shqipëria e Re që shkon nga statuja e Stalinit në drejtim të Universitetit, rruga është mbi njëzet metra e gjerë, por përveç disa kamionëve dhe autobusëve, vetëm dy ose tre makina e përshkojnë atë në çdo orë. Megjithatë, polici bën shenja me krahë me shkopin e tij të bardhë dhe i fryn bilbilit për t’i dhënë sinjal kalimtarëve që të kalojnë.
Ky kryeqytet, që duket si i përgjumur, i është përkushtuar pastërtisë së detyrueshme e, meqë nuk ka trafik, mbahet pastër vetëm nga disa pastruese rrugësh të moshuara. Ngjan me një skenografi prej betonarmeje, mermeri dhe këndesh të drejta, nga e cila pritet, papritmas, shpërthimi i një drame. Në fakt, ky popull i vogël malësorësh, që përpunon një ideologji dylekëshe komuniste, pa tymra demagogjikë, sot e ndjen veten në qendër të botës, i bashkuar me lidhje farefisnie me gjashtëqind milion kinezët.
Bile, nga ky këndvështrim, mund të thuhet se Tirana ka reflekse më të shpejta se Pekini. Analizat e ngjarjeve botërore i paraprijnë atyre të Partisë komuniste kineze dhe Zëri i Popullit shpesh ia tejkalon gazetës Genmingibao. Megjithatë, asnjë tekst doktrinar ose dokument për aktivistët e Partisë nuk botohet pa lejen e kinezëve.
Në sheshin Skënderbej, një ndërtesë kolosale në ndërtim e sipër shfaq me krenari kolonadat e saj prej mermeri dhe shkallaret surrealiste. Është Pallati i Kulturës. Nën hijen e tij lulëzon tregtia e vogël e disa grave të moshuara të cilat kanë instaluar aty disa peshore publike; mbi këto peshore hipin sidomos gratë, duke paguar një shumë modeste prej një leku, që shohin me ankth peshën trupore të tyre e kontrollojnë nëse është e mundur të shtojnë peshë në një vend kaq të varfër me ushqime e pa gjëra të shijshme.
Në një sërë vitrinash, kalimtari mund të admirojë fotografitë me ngjyra të ekspozuara, me cilësi të jashtëzakonshme teknike, të cilat asnjë perëndimor tjetër nuk ka mundësi të shohë. Janë imazhet e bombës së parë atomike kineze, të lindur më 18 tetor 1964 në shkretëtirën Tsai-Dan, aparati fotografik ka kapur të gjitha fazat e prodhimit të bombës, që nga zbulimi deri te shpërthimi i “kërpudhës”. Fotografi të tjera tregojnë grupe studentësh kinezë që sulmohen nga policia gjatë një demonstrate në Moskë; një shenjë e qartë se fotografi ka qenë lajmëruar nga provokatorët.
Ashtu si Greqia e lashtë, Shqipëria moderne shet vajin e saj të ullirit për të luftuar kundër varfërisë dhe për të industrializuar vendin. Në kodrat e Dajtit dhe Saukut përreth Tiranës, ekspertët e ardhur nga Italia kanë mbjellë treqind mijë rrënjë ulliri. Ky vaj është monedha e këmbimit me Kinën, sepse ari i Shqipërisë gjendet vetëm në yjet e flamujve të kuq. Përveç frutave, pak duhan, disa mineraleve, plazheve të saj, një peizazhi të bukur, Shqipëria nuk ka asgjë tjetër çfarë t’i ofrojë vizitorit.
Nga ana tjetër, ajo eksporton ideologjinë luftarake të kinezëve në Evropë. Kjo mjafton që për Shqipërinë të flitet nëpër gazeta; e kjo është arsyeja që pak nga doktrina e saj revolucionare të depërtojë në miliona komunistët “hrushovianë”, në të dy anët e Adriatikut, në mënyrë që të arrijë të mbjellë farën e dyshimit në ndonjërin prej tyre. Pra, në sytë e Moskës, kjo është sëmundja më e dëmshme e shpirtit./shqiptariiitalise.com
Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turi diplomatik në tri shtete të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet nga 4 deri më 6 nëntor.
Sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, vizita ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen e integrimit evropian, si dhe promovimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Cassis pritet të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Një ndër temat kryesore të diskutimeve do të jetë marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e arritur në kuadër të Asociacionit Evropian të Tregtisë së Lirë (EFTA), e cila tashmë ka hyrë në fuqi.
Në agjendë pritet të jetë gjithashtu mbështetja zvicerane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rëndësia e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ministri zviceran do të vizitojë edhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-in. Zvicra kontribuon në këtë mision që prej vitit 1999, përmes kontingjentit të saj SWISSCOY.
Në cilësinë e kryesuesit aktual të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Cassis do të vizitojë edhe misionet e kësaj organizate në Kosovë, ku do të njihet nga afër me aktivitetet dhe sfidat e tyre në terren.
Autoritetet zvicerane theksojnë se kjo vizitë riafirmon lidhjet e ngushta mes Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, të forcuara ndër vite edhe nga prania e konsiderueshme e diasporës së rajonit në Zvicër.
Gjatë takimeve pritet të diskutohet edhe për rëndësinë e dialogut, trajtimin e së kaluarës, si dhe garantimin e të drejtave dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve në rajon.
Përqindja është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar
VOAL- Katër nga dhjetë zviceranë ia paraqesin simptomat e sëmundjes së tyre inteligjencës artificiale (IA), një pjesë që është dyfishuar krahasuar me vitin 2025. Kjo është sipas një studimi të porositur nga siguruesi shëndetësor CSS dhe të publikuar të martën. Studim, i kryer nga Instituti Sotomo, tregon se në një vit, përqindja e të anketuarve që kishin kërkuar ndihmë nga një chatbot është rritur nga 20% në 42%.Si simptomat fizike ashtu edhe ato psikologjike analizohen nga IA.
Përdorimi i IA-së rritet në të gjitha grupmoshat
Përdorimi i IA-së si konsulent është rritur në të gjitha grupmoshat: 62% e të rriturve të rinj (18-35 vjeç) e përdorin atë, si dhe 30% (një vit më parë, ishte vetëm 10%) e atyre mbi 65 vjeç. 44% e të rriturve të rinj besojnë se mediat sociale janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Pothuajse gjysma e të rriturve të rinj (44%) e konsiderojnë përdorimin e mediave sociale si veçanërisht të dëmshëm për shëndetin e tyre afatgjatë. Mbi një e katërta e pjesëmarrësve përmendën IA-në si një nga burimet e tyre kryesore të informacionit shëndetësor.Megjithatë, sipas autorëve të studimit, nuk ka të bëjë me zëvendësimin e mjekëve ose mjedisit personal të dikujt, por me shtimin e një burimi shtesë. Për të kryer hulumtimin, Sotomo anketoi 2,549 persona nga të gjitha rajonet kryesore gjuhësore të Zvicrës. ATS
Fitorja demokrate lehtëson presionin mbi eksportet zvicerane, të ekspozuara ndaj tarifave të Trumpit – Megjithatë, pasiguria mbetet në tregti
VOAL- Fitorja demokrate në zgjedhjet e mesit të mandatit mund të lehtësojë tensionet tregtare të SHBA-së me Zvicrën.Për eksportuesit zviceranë, rreziku i rritjes së mëtejshme të tarifave ka të ngjarë të zvogëlohet.
Falë shumicës së tyre të rifituar në të dy dhomat e Kongresit, demokratët do të kenë forcën për të bllokuar iniciativat tregtare të Donald Trump dhe për të ushtruar presion më të fortë mbi politikën e tij tregtare.Sipas J. Safra Sarasin, kjo hap mundësinë e një lehtësimi të tarifave, veçanërisht ndaj vendeve aleate.
Mjetet e Presionit të Trumpit
Megjithatë, nuk pritet një heqje e shpejtë e tarifave ekzistuese.Trumpi ka të drejtë vetoje mbi Kongresin dhe mban të drejtën për të nxjerrë dekrete në fusha të ndryshme. Për këtë arsye, ekonomia zvicerane ka të ngjarë të duhet të përballet me pasigurinë tregtare për njëfarë kohe.
Ndërkohë, ndryshimi i dukshëm në Capitol Hill mund të reflektohet edhe në tregjet financiare.Kongresi luan një rol vendimtar në shpenzimet publike, një faktor që mund të ndikojë në rendimentet e obligacioneve të qeverisë amerikane.Lombard Odier, megjithatë, vëren se parashikimet në lidhje me ndikimin që ekuilibri i ri politik do të ketë në vlerën e dollarit mbeten të hapura: një zhvlerësim i mundshëm i monedhës amerikane do të pengonte më tej eksportet zvicerane, ndërsa do t’i bënte udhëtimet dhe blerjet në Shtetet e Bashkuara më të përshtatshme për ata që largohen nga Zvicra. ATS
VOAL- Këshilltari Federal Ignazio Cassis rihapi zyrtarisht zyrën diplomatike zvicerane në Phenian gjatë vizitës së tij më 29 dhe 30 tetor.Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA) njoftoi rihapjen të shtunën, duke theksuar se misioni shënon rifillimin e pranisë së përhershme diplomatike të Zvicrës në Korenë e Veriut pas viteve të izolimit.
Objektivat e deklaruara nga Berna
Sipas deklaratës së lëshuar nga EDA, udhëtimi i Cassis kishte tre objektiva: rivendosjen e pranisë zvicerane në një pamje të re, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rifillimin e dialogut të drejtpërdrejtë me autoritetet e Koresë së Veriut.Në Phenian, Këshilltari Federal u takua me Ministrin e Jashtëm të DPRK-së Choe Son Hui dhe Jo Yong Won, një anëtar i lartë i Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë.Diskutimet u përqendruan në sigurinë në Gadishullin Korean dhe stabilitetin rajonal në Euroazi.
Selia operative nën Pekin
Zyra diplomatike, funksionale që nga 19 tetori, është vendosur nën juridiksionin e Ambasadës Zvicerane në Pekin, me detyrën e mbajtjes së kontakteve të hapura dhe monitorimit të zhvillimeve në rajon.Berna ka mbajtur marrëdhënie me Phenianin që nga viti 1974 dhe ka mbajtur konsultime të rregullta deri në vitin 2019;rihapja graduale e regjimit ndaj kontakteve ndërkombëtare ka lejuar që këto shkëmbime të rifillojnë.
Bisedimet në Seul dhe roli në Panmunjom
Pas përfundimit të vizitës së tij në veri, Cassis udhëtoi për në Seul dje, të premten, dhe sot, ku u takua me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Wi Sung-lac dhe Zëvendës Ministrin e Jashtëm Jeong Yeondoo, të cilëve u raportoi mbi rezultatin e bisedimeve të Koresë së Veriut si pjesë e përpjekjeve për deeskalimin. Vizita gjithashtu ofroi një mundësi për një takim me Gjeneral Major Ivo Burgener, kreu i delegacionit zviceran në Komisionin Mbikëqyrës të Kombeve Neutrale (NNSC), një post në Panmunjom ku Zvicra është përfshirë që nga viti 1953 për të monitoruar armëpushimin.Për EDA-në, misioni është në përputhje me politikën e Zvicrës për marrëdhënie të mira dhe dialog të hapur, madje edhe në kontekste të tensionit të fortë gjeopolitik. rsi
VOAL- Ministri i Punëve të Jashtme Ignazio Cassis filloi vizitën e tij diplomatike në Korenë e Veriut sot, të enjten.Një ceremoni prerjeje shiriti shënoi kthimin e diplomacisë zvicerane në Republikën Popullore të Koresë.Nuk do të jetë më vetëm një zyrë e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për ndihmë humanitare, si më parë, as edhe një ambasadë e vërtetë.Do të fillojë me një zyrë të kufizuar me përgjegjësi politike.
“Promovimi i dialogut”
Një kthim i planifikuar prej kohësh, shpjegoi Markus Leitner, përgjegjës për dosjen në Departamentin e Punëve të Jashtme.“Është një sinjal,” shpjegoi ai në programin e lajmeve RSI, “Zvicra synon të promovojë dialogun dhe të forcojë besimin në një situatë me nivele të larta mosbesimi. Në një kontekst të karakterizuar nga tensione gjeopolitike, ne duam të ndihmojmë në shmangien e keqkuptimeve dhe, mbi të gjitha, një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.”
Vizita e fundit në nivelin më të lartë daton 23 vjet më parë.Në atë kohë, Micheline Calmy-Rey madje kaloi vijën e demarkacionit që ndante dy Koretë, duke u bërë përfaqësuesja e parë e një qeverie të huaj. Me pandeminë, në vitin 2020, Pheniani dëboi të gjithë të huajt dhe vendosi një bllokim total.Përfaqësimi zviceran u mbyll gjithashtu.Por shumë gjëra kanë ndryshuar vitet e fundit.Ekonomia po rimëkëmbet, pjesërisht falë aleancës me Rusinë dhe lidhjeve më të ngushta me Kinën.Ndërkohë, marrëdhëniet me Korenë e Jugut janë më të tensionuara se kurrë.
Prania e gjatë zvicerane
“Ne kemi pasur vëzhgues ushtarakë në vijën e demarkacionit që nga armëpushimi i vitit 1953,” përfundon Leitner.“Ne jemi pjesë e Komisionit Mbikëqyrës të Kombeve Neutrale. Ne jemi një partner i përkushtuar ndaj dialogut dhe komunikimit. Me këtë zyrë të re, ne duam ta zgjerojmë këtë angazhim.” Të premten, Ignazio Cassis do të takohet me homologun e tij të Koresë së Veriut; një takim me udhëheqësin Kim Jong-Un nuk është në axhendën zyrtare.
Dialog i rregullt që nga viti 2003
Zvicra ka mbajtur marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut që nga viti 1974 dhe dialog të rregullt politik që nga viti 2003. Micheline Calmy-Rey deri më tani ka qenë e vetmja zyrtare e qeverisë zvicerane që ka bërë një vizitë diplomatike në Korenë e Veriut.“Ishte një epokë tjetër”, vërejti ish-Këshilltari Federal. Pas udhëtimit të Micheline Calmy-Rey në Korenë e Veriut, Ministri i Jashtëm i atëhershëm Ri Su-yong bëri një vizitë mirësjelljeje në Bernë në vitin 2014. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) hapi një zyrë në Phenian në vitin 1997. Ajo mbështeti projekte kryesisht në fushat e bujqësisë dhe furnizimit me ujë të pijshëm.Programet e fundit humanitare të SDC-së përfunduan në vitin 2024.
Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për shpërthimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Në një reagim publik, ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.
Zvicra thekson se e drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike. Në këtë kuadër, ambasada u ka kërkuar autoriteteve të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për protestë paqësore dhe lirinë e medias. Gjithashtu, ambasada u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Tiranë:
“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.
U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.” bw
Protesta e studentëve dhe qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme me policinë, raporton televizioni zviceran ‘TV Svizzera’.
Sipas raportimit të publikuar më 13 tetor, në protestë morën pjesë disa qindra persona, të cilët kundërshtuan qeverinë dhe kërkuan ndryshime. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën kapsolla, bojë, vezë dhe pllaka të shkëputura nga trotuari në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit.
Përplasjet u përshkallëzuan, duke shkaktuar thyerjen e xhamave të dritareve të ministrisë. Gjithashtu, një pjesë e rrethimit metalik të godinës u shkul dhe grupe protestuesish me fytyrat e mbuluara hynë në oborrin e institucionit.
Përballë përshkallëzimit të situatës, policia ndërhyri me autobotin me ujë për të zmbrapsur turmën. Sipas agjencisë Keystone-SDA, protestuesit iu përgjigjën ndërhyrjes duke hedhur gurë, edhe në drejtim të efektivëve të policisë.
Në raportimin e saj, media zvicerane i referohet edhe akuzave të ngritura kundër qeverisë në një deklaratë të publikuar përpara protestës, ku sistemi politik shqiptar cilësohej si një republikë parlamentare e shndërruar në ‘tirani që prodhon vetëm pakënaqësi dhe institucione të kalbura’.
Protesta e sotme përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të rinjve dhe forcave të policisë, duke e kthyer tubimin në një përballje të dhunshme në qendër të Tiranës. gsh
Në detyrë që nga viti 2016, Këshilltari Federal njoftoi dorëheqjen e tij në një konferencë për shtyp.
VOAL- Presidenti Guy Parmelin (Gi Parmëlë) ka thirrur një konferencë për shtyp të premten në orën 11:00 të paradites në sallën e shtypit të qendrës mediatike të Pallatit Federal për të njoftuar dorëheqjen e tij: ai do të largohet nga qeveria më 31 dhjetor, pas 11 vitesh në detyrë.
Më shumë se 10 vjet në qeveri të Parmelin: Një retrospektivë
Guy Parmelin ka vendosur kështu të largohet nga radhët e qeverisë.Dorëheqja e tij, që hyn në fuqi më 31 dhjetor, përfundon një mandat në Këshillin Federal që zgjati mbi një dekadë dhe u parapri nga shumë vite aktiviteti politik në nivel federal dhe, para kësaj, në nivel kantonal.
Udhëtimi i Parmelin para zgjedhjes së tij në qeveri
I lindur në vitin 1959 dhe me origjinë nga qyteti Bursins i Vaud, Guy Parmelin ishte një mjeshtër dhe sipërmarrës në bujqësi dhe prodhim vere.Anëtar i Këshillit të Madh të Kantonit të Vaud nga viti 1994 deri në vitin 2003, ai ishte president i Partisë Popullore të Vaud (SVP) nga viti 2000 deri në vitin 2004.
Debutimi i tij në politikën federale daton që nga viti 2003, kur u zgjodh në Asamblenë Kombëtare për herë të parë.Më pas ai u rizgjodh në Dhomën Popullore tri herë: në 2007, 2011 dhe 2015. Kandidatura e tij e mëvonshme për qeveri fitoi vrull, pjesërisht falë zgjerimit të Partisë Popullore Zvicerane (SVP) në Zvicrën frëngjishtfolëse në vitet e mëparshme.
Parmelin iu bashkua qeverisë më 2015. 66-vjeçari nga Vaud u zgjodh në Ekzekutiv në dhjetor të atij viti, duke mposhtur kolegun e tij të partisë Thomas Aeschi dhe anëtarin e Ligës Veriore Norman Gobbi në garën për vendin e lënë bosh nga Eveline Widmer-Schlumpf, e cila dha dorëheqjen, pas zgjedhjeve federale të atij viti.Zgjedhjet, të parat për një demokrat nga Zvicra frëngjishtfolëse, u mbajtën në raundin e tretë të votimit me 138 vota nga 243.
Parmelin më vonë mori përsipër frenat e Departamentit të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sporteve.
Në vitin 2018, zgjedhja e Viola Amherd dhe Karin Keller-Sutter në Këshillin Federal u pasua nga një rishpërndarje e përgjegjësive brenda Këshillit Federal.Parmelin më pas ia dorëzoi udhëheqjen e dikasterit zonjës Amherd për të marrë përsipër Departamentin e Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit, të cilin e ka mbajtur deri tani.Ndër sfidat më të rëndësishme me të cilat u përball në këtë rol ishin përfundimi i Marrëveshjeve Dypalëshe III me Bashkimin Evropian, menaxhimi i përballjes me Shtetet e Bashkuara pas tarifave tregtare të vendosura nga administrata Trump dhe, midis viteve 2020 dhe 2021, mbështetja e dhënë ekonomisë gjatë krizës pandemike.
I rizgjedhur në Këshillin Federal në vitin 2019 dhe 2023, Parmelin është Presidenti aktual i Konfederatës.Ai ishte tashmë “primus inter pares” në organin qeverisës në vitin 2021. Ishte në këtë cilësi që ai foli disa ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. RSI
VOAL- Inflacioni në Zvicër arriti në 1.0% në shtator, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në një njoftim për shtyp të enjten.Çmimet e konsumit, të cilat ishin rritur tashmë me 0.8% në gusht, vazhduan të rriten në shtator, të nxitura nga çmimet e larta të karburantit për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Krahasuar me muajin e kaluar, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) mbeti i qëndrueshëm, për shkak të “trendeve të kundërta, të cilat në përgjithësi kompensojnë njëra-tjetrën”, shpjeguan statistikanët federalë. Zhvillimet e çmimeve janë në përputhje me parashikimet e ekonomistëve të anketuar nga agjencia AWP.Ata kishin parashikuar inflacion midis 0.7% dhe 1.2% nga viti në vit në shtator.Ndryshimi mujor pritej të ishte midis -0.3% dhe +0.2%. Gjatë vitit, kontribuesit më të mëdhenj në rritjen e çmimeve ishin nafta për ngrohje (+65%), nafta (+28.7%) dhe benzina (+19.9%). ATS
Këshilli Bashkiak i Gjenevës në Zvicër ka miratuar rezolutën “L’Albanie n’est pas à vendre” (“Shqipëria nuk është në shitje”), me të cilën shpreh mbështetje për protestat qytetare në mbrojtje të Nartës, Zvërnecit, Sazanit dhe pasurive të tjera të përbashkëta.
Rezoluta R-338, e paraqitur më 15 shtator 2026, u miratua me 41 vota pro, 34 kundër dhe asnjë abstenim.
Në tekstin e rezolutës, këshilltarët bashkiakë të Gjenevës nënvizojnë shqetësimet për zhvillimet në disa prej zonave të mbrojtura shqiptare dhe përmendin në mënyrë të veçantë Nartën, Zvërnecin dhe Sazanin, në kontekstin e projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në bregdet.
Nisma është ndërmarrë në kuadër të mobilizimeve të diasporës shqiptare në Zvicër, e cila prej muajsh ka ndjekur protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në zona me rëndësi mjedisore.
Dorina Xhixho, pjesë e grupit të koordinimit të protestave në Gjenevë dhe në Zvicër dhe një prej personave të angazhuar në nismën për rezolutën, thotë për Citizens.al se qëllimi ka qenë që protestat në Shqipëri të mos mbeten vetëm një çështje e debatit të brendshëm.
“Si pjesë e grupit të koordinimit të protestave në Gjenevë dhe në Zvicër, e kam konsideruar gjithmonë si një nga rolet kryesore të diasporës t’u japë jehonë protestave në Tiranë, si në media ashtu edhe pranë instancave politike të vendeve ku jetojmë”, shprehet Dorina Xhixho për Citizens.al.
“Tirana duhet ta ndiejë se bota po e shikon dhe se protesta nuk është e izoluar”, shton ajo.
Sipas Xhixhos, përpara votimit të rezolutës, diaspora shqiptare në Gjenevë kishte informuar mediat zvicerane për protestat dhe kishte vendosur kontakte me partitë politike, veçanërisht me të Gjelbrit.
“Rezoluta përbën, në këtë kuptim, kulmimin institucional të këtyre përpjekjeve”, thotë ajo, duke veçuar edhe angazhimin e Edon Durakut dhe Marigona Hysenit, si dy prej iniciatorëve të nismës.
Çfarë kërkon rezoluta?
Rezoluta R-338 trajton çështjen e zhvillimeve në bregdetin shqiptar në një kontekst më të gjerë, duke iu referuar mbrojtjes së zonave natyrore dhe të drejtave të komuniteteve të prekura nga projektet e zhvillimit.
Sipas Xhixhos, dokumenti ka dy pjesë kryesore. Pjesa e parë, përmes preambulës, vendos në një kuadër institucional shqetësimet e ngritura nga protestat në Shqipëri.
“Kjo ka peshë për lëvizjen, sepse u jep jehonë jashtë vendit kërkesave që lidhen si me mbrojtjen e mjedisit, ashtu edhe me mbrojtjen e territorit dhe interesit publik”, shprehet ajo.
Pjesa e dytë e rezolutës përmban kërkesa drejtuar autoriteteve shqiptare.
“Mbrojtjen e bregdetit dhe të hapësirave natyrore nga një logjikë thjesht tregtare, transparencë në vendimmarrje, konsultim real të popullsive të prekura, respektimin e normave kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, si dhe garantimin e lirive të shprehjes, tubimit dhe manifestimit paqësor”, ndan mes të tjerash Dorina Xhixho.
Në dokument trajtohet gjithashtu çështja e lirive qytetare në kontekstin e protestave, përfshirë të drejtën e shprehjes, tubimit dhe manifestimit paqësor.
“U bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë plotësisht lirinë e shprehjes, të tubimit dhe të protestës për personat që kundërshtojnë në mënyrë paqësore këto projekte”, thuhet në dokumentin e rezolutës.
Një tjetër element që Xhixho e konsideron të rëndësishëm është kërkesa që edhe Qeveria e Gjenevës të prononcohet zyrtarisht për problematikat e bregdetit dhe protestave në Shqipëri.
“Kjo e çon çështjen edhe në nivelin ekzekutiv dhe ne do ta ndjekim nga afër vijimësinë që do t’i jepet”, thotë ajo.
Rezoluta e miratuar në Gjenevë vjen në një moment kur mbrojtja e zonave të mbrojtura shqiptare është bërë pjesë e diskutimeve edhe në institucione europiane. Në qershor, Parlamenti Europian kërkoi një moratorium mbi lejet dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura të Shqipërisë, ndërsa çështja e Nartës dhe projekteve në bregdet është diskutuar edhe në kuadër të Konventës së Bernës.
“Çdo sinjal ndërkombëtar i jep një dimension tjetër debatit”
Për Dorina Xhixhon, rëndësia e votimit nuk lidhet vetëm me faktin se rezoluta është miratuar jashtë Shqipërisë, por edhe me simbolikën e qytetit ku ajo është votuar.
“Gjeneva nuk është një qytet si gjithë të tjerët: është kryeqyteti botëror i të drejtave të njeriut, pritëse e Zyrës së OKB-së dhe ka një traditë të gjatë në fushën e së drejtës humanitare”, thotë ajo.
Sipas saj, Gjeneva është gjithashtu një qendër e rëndësishme e qeverisjes ndërkombëtare mjedisore, ndërsa Zvicra ka një angazhim të fortë në këtë fushë.
“Në këtë kuptim, kjo rezolutë e vendos debatin për mbrojtjen e truallit shqiptar dhe të mjedisit, si edhe të drejtave themelore të popullsisë, në një kuadër më të gjerë”, shprehet Xhixho.
Ajo e lidh këtë edhe me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke theksuar rëndësinë e respektimit të normave kombëtare dhe ndërkombëtare. Për Xhixhon, votimi i rezolutës nuk shënon fundin e angazhimit të diasporës.
“Personalisht e kam thënë që në ditën e parë: për aq kohë sa do të protestohet në mëmëdhe, do të protestojmë edhe ne”, thotë ajo.
Ajo shton se protesta “nuk është vetëm sheshi”, por përfshin edhe rrjetet sociale, përpjekjet juridike, referendumin dhe lobimin politik brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në Gjenevë, sipas saj, do të ndiqet vijimësia që do t’i jepet rezolutës nga autoritetet lokale dhe do të vazhdojnë kontaktet me partitë politike zvicerane, veçanërisht për çështjet mjedisore.
“Koordinatorët vazhdojnë punën përmes letrave, peticioneve, komunikatave për shtyp dhe kontakteve me institucionet politike dhe mediat”, përfundon Xhixho./citizens.al
VOAL- “Një korrigjim jashtëzakonisht i fortë në rritje. Kjo do të thotë se do të fitojmë shumë më tepër vrull këtë vit.”Me këto fjalë, Roland Indergand, Drejtor i Drejtorisë së Politikave Ekonomike të SECO-s, komentoi parashikimin e rishikuar të Radiogiornale për rritjen ekonomike të Zvicrës këtë vit, pas performancës së fortë ekonomike në tremujorin e dytë. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) pritet të rritet me 1.7%, krahasuar me rritjen prej 0.9% të parashikuar në qershor.Parashikimi i rritjes prej 1.6% në vitin 2027 është konfirmuar. Tregtia e jashtme në veçanti pritet të kontribuojë më shumë se sa pritej në qershor, e mbështetur nga mjedisi pak më i mirë ekonomik global dhe dobësimi i frangës.Ndërsa eksportet parashikoheshin të binin me 0.7% në qershor, rritja tani parashikohet në 1.5%.Kërkesa e brendshme pritet gjithashtu të përjetojë një rritje të moderuar: rritja e shfrytëzimit të kapaciteteve do të përfitojë investimet, ndërsa konsumi privat pritet të vazhdojë të rritet në mënyrë të moderuar. Trendi ekonomik reflektohet edhe në tregun e punës, duke rezultuar në një rënie graduale të shkallës së papunësisë, e cila pritet të jetë mesatarisht 3.1% për vitin 2026 dhe të bjerë pak në 3.0% në vitin 2027. Në frontin e çmimeve, tregjet e ardhshme sugjerojnë një rënie të çmimit të naftës në muajt në vijim: në dritën e këtyre të dhënave, SECO vazhdon të presë inflacion prej 0.6% si për vitin 2026 ashtu edhe për vitin e ardhshëm. Megjithatë, konflikti në Lindjen e Mesme mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku: nëse çmimet e naftës bruto mbeten të larta, ai mund të ndikojë ndjeshëm në ekonominë globale, duke shkaktuar rritjen e inflacionit edhe në Zvicër.Së fundmi, pasiguritë mbeten të lidhura me politikën globale ekonomike dhe tregtare: Supozimi teknik i SECO është se tarifat amerikane të importit do të mbeten në thelb të pandryshuara në nivelin e tyre aktual. ATS
Policia dhe ushtria testojnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike pas vëzhgimeve në muajt e fundit
VOAL- Një stërvitje e përbashkët katër-ditore midis policisë dhe ushtrisë filloi të shtunën në Kantonin e Bernës.Një nga çështjet kryesore është mbrojtja e infrastrukturës kritike.
Mbrojtja nga dronët nuk është më një çështje teorike e së ardhmes Philippe Müller, Kryetar i Departamentit të Sigurisë Kantonale
Kjo përfshin, për shembull, objektet e energjisë dhe telekomunikacionit.Në malin Bantiger, në verilindje të Bernës, specialistët e policisë kantonale demonstruan gjatë një brifingu për median se si do të zmbrapsnin një sulm me dronë ndaj një transmetuesi. “
“Mbrojtja nga dronët nuk është më një çështje teorike e së ardhmes”, deklaroi Philippe Müller, kreu i Departamentit Kantonal të Sigurisë.Incidentet e fundit në Evropë e kanë demonstruar qartë këtë.Këtë verë, disa dronë të panjohur u panë mbi një strukturë ushtarake në Zvicër.Incidente të ngjashme përfshinë aeroportin ushtarak në Meiringen (BE) dhe termocentralin bërthamor në Gösgen (Soloturn). ATS
Komentet