ndeshja
në një anë të litarit
jemi gjithnjë ne, prej kohësh
të pastrehët
të vuajturit,të pa shpresët.
nga ana tjetër është shteti
i tashmi, i kaluari, i përhershmi.
të pasurit që blejnë shpirtin tonë prej motesh.
gjithnjë ata e tërheqin litarin
dhe ne shembemi të pa mundur
të uritur, krejt të dobët.
të nesërmen ata na japin nga një thes miell
sërish iu japim votën
për të ngritur të ardhmen tonë
pa të ardhme
heshtja
Ti hesht ,si mençuria
duke i thënë me heshtjen…të gjitha.
pas tërmet
në çfarë shtëpie të çuditshme
jetojmë të tmerruar,
përderisa ajo mund të shndërrohet
në një…varr,
sapo të marrë frymë?!
(pllaka mbi të cilën rrimë.)
30 nëntor 2019
probleme jete
e mbaja, (dashurinë për atë), fshehur thellë,
siç i mbajmë gjërat e çmuara,
siç mban dita e vjeshtës gri brenda saj
ditët me diell.
e mrekullueshme ishte ajo!
harroja gjithçka, kur ishim bashkë.
ato pak çaste të shkurtra
i përjetova si vetëtima
të pakta ishin,
siç është e paktë magjia.
e përjetova aq magjishëm
ëndērr ishte, ëndērr!
po tash u zgjova, i trembur
dhe përpiqem të rri zgjuar
të mos më marrë më gjumi,
sepse “gjithë problemi yt –më tha mjeku-
janë ëndrrat.”
vargje karantinë
mbyllur brenda mureve
më merret fryma.
kërkoj të hap diku një derë
ta shoh botën e trembur nga vdekja
të shënuar nga sëmundja.
mbyllur brenda,
vetja më ngjan pajisur me një lloj baterie,
e ndezur një llampë brenda vetes,
duke kundruar veten edhe botën
e cila për çdo gjë që duam
na nxjer pengesa aq të mëdha.
papritur gjendemi në një botë tashmë të vogël.
gjithnjë përpiqem t’i kaloj ato pengesa,
për shkak të cilësisë sime njerëzore
luftoj gjithnjë t’i kapërcej,
duke kërcyer sa më lart…
por çdo ditë pengesat bëhen më të larta,
sërish tentoj t’i kapërcej,
derisa një ditë prej ditësh,
duke tentuar t’i kapërcej ato të mallkuara
do ta prek qiellin që hesht
para përpjekjeve të panumurta
ndoshta nuk do të mundem ta pres dot më
biletën për në tokë.
të shoh në çast,
si një lule që kalon mes luleve
nga kjo dritare që sapo e hapa
me një laps drithërues në dorë
(magjinë sjell lapsi mbi letrën e bardhë!)
kalon, sikur nuk jemi dashur kurrë.
çfarë të shkruaj për ty?!
dashurinë e kam në lëkurë.
çdo ditë më mbulon trishtimi,
fëmijë fatkeq i lëndimit të ngutshëm
nuk ka shanse ta mbaroj këtë jetë
pa të takuar.
jam i pandreqshëm
përderisa të mendoj sërish.
me të pa e kam të pamundshme,
je një motiv sundues, mendjes sime të pa lodhur,
prej vargjeve të shumta
shkruar për dashurinë e pakryer.
Vdekja, ndërkohë, na kalon aq pranë
asnjëherë nuk ka qenë kaq pranë me njeriun
kukafshehtas lozim,
por jam një lojtar i keq
nuk di të fshihem.
vdekja gëzon nga këto lloj lojtarësh
ngaqë i kap lehtë, pa u munduar,,,
ka do kohë
thuajse janë fshirë kufijtë
mes jetës e vdekjes,
sa tani i sjell ndërmend lehtë
ato që prej kohësh më mungojnë,
jetojmë aq pranë e pranë
thuajse i takojmë vështrimet.
nuk shihemi prej kohësh në këtë botë
aq gjëra po ndryshojnë, po vjen një botë e re
nuk jemi të sigurtë sa ditë na kanë mbetur
por përderisa akoma frymorë jemi
eja e t’i lemë grindjet
të harrojmë, të përfshihemi dëshirave
siç përfshihen në pranverë zogjtë …pyjeve
në këtë kohë të bukur,
kur akoma jetën e pikturon dielli!
2020
karantinë
dal në ballkon, bosh janë rrugët
njē diell nga lart ma bën me sy
dëgjoj këngë zogjsh,
krejt i kisha harruar,
kur vdekja vjen rrotull,
mē mbush kjo këngë tani.
si një sy i madh fshihet vdekja gjithandej
jemi përfshirë të gjithë në të
mundohemi tē ikim, ta gënjejmë
ai sy na rrethon fort, të qetë s’na lë.
shigjeta plot helm, mban brenda vdekjen
fshihemi por vështirë, e pamundur
këto kohë luajmë pafajësisht me veten.
dëshira për jetën në zgrip rri pa këputur
hera e parë e kuptojmë, jetën
duhet ta ruajmë, se është dhuratë e bukur
Komentet