VOAL -Rreth një vit më parë ju, Komisioni VATRA i 5 Tetorit, konstatuat paligjshmërinë e Kryesisë së Vatrës, shtruat 5 kërkesa ndaj saj dhe paralajmëruat se nuk do të npojihni asnjë rezultat që do të dalë nga Kuvendi Zgjedhor i organizuar nga kjo Kryesi nën drejtimin e Dritan Mishtës, pasi nuk pajtohet me Kanunoren e Vatrës dhe Amendamantet. Megjithatë Kuvendi Zgjedhor u zhvillua dhe Kryesia e re me kryetarin e ri morën drejtimin e Vatrës. Si e vlerësoni ju situatën aktuale në VATER?
ELTON MARA – Ne rradhe te pare qe te Kuvendi i Turpit i Janarit jo vetem qe nuk u zhvillua ne baze te kanunores por u organizua thjesht si kunder peshe nga ish-kryetari Mishto kunder dates se Kuvendit qe ishte caktuar nga Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 . Komisioni ne Nentor te vitit 2019 caktoi date te kuvendit diten 25 Prill 2020 ne New York nderkohe ata qe per 2 vjet me rradhe nuk kishin zhvilluar asnje Kuvend dhe vetem 2 mbledhje te keshillit drejtues ne 2 vjet e gjysem kur Kanunorja thote 4 mbledhje ne vit vrapuan ta mbenin kuvendin me vrap duke e shpallur diten e Kuvendit nje muaj me vone se Komisioni VATRA 5 Tetor me 11 dhjetor dhe Kuvendi te behej me 19 Janar 2020 ne Michigan nen kujdesin e atyre qe sollen me manipulie Mishton ne krye te VATRES
Ashtu siç jeni ne dijeni, Komisioni VATRA 5 Tetor 2019 u krijua per shkeljet masive te Kanunores te kryer nga Dritan Mishto dhe Kryesia e caktuar prej tij qe nga Qershori i 2017. As nje Kuvend i zhvilluar nga Mishto dhe Kryesia e tij per 2 vjet, 2 mbledhje Keshillit drejtues kur minimumi duhet te ishin 8 nga Qershori 2017 deri ne Dhjetor 2019, Shkeljet masive te tij dhe kryesise se tij jane detajuar me nene nga Komisioni ne Deklaraten tone per shtyp qe jane botuar dhe nga Voice of Albanians. Mishtos dhe Kryesise se tij i mbaroi mandati 2 vjecar me 11 Qershor 2019.
A e dini sa here Mishto dhe kryesia e tij folen per organizimin e Kuvendit nga Qershori i 2019 deri kur Komisioni VATRA u krijua dhe paraqiti publikisht shkeljet e Kanunores dhe diten e Kuvendit – ZERO- asnjehere. A mendohet qe ky grup qe drejtoi VATREN per 2 vjet qe pranoi dhe heshti per gjithe keto shkeje te Kanunores qe u ishin vene ne dukje 2 vjet me rradhe nga Dega Washington DC dhe Dega Worcester mund te organizonte nje Kuvend te ndershem dhe ne baze te Kanunores? A mund te organizohej nje Kuvend i ndershem kur anetareve te Komsionit qe te gjithe bashke bejne me shume se 150 vjet pune ne VATER u mbyllej dera e Selise se VATRES megjithese kerkoi disa here takimin me kryesine pa mandat te Mishtos per kete çeshtje.
A mund te organizonte ky grup nje Kuvend te ndershem dhe ne baze te Kanunores kur gazeta Dielli ishte totalisht e mbyllur per anetaret e komisionit te VATRES, Degen Washington DC, Degen Newburgh madje dhe Degen e Worcesterit MA. A mund te organizonin kuvend kur ky grup i udhehequr nga ish kryetari Mishto shpifinin me nje mllef te papare ne media dhe ne gazeten Dielli ndaj anetareve te Komisionit VATRA dhe ish kryetarit te VATRES Dr.Gjon Bucaj? Pse kishin kaq frike qe Kuvendi te organizohej ne varesi te Komisionit VATRA 5 Tetor 2019? Sipas tyre ne jemi pakica? Atehere nqs ata ishin shumica nga kush kishin frike? Z. Elmi Berisha ka qene dy here i ftuar ne mbledhjet e Komisionit te VATRES perpara se te dilte kryetar nga Kuvendi i Turpit i Michiganit Janar 2020. Ne keto takimi ai i konsideroi anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor njerezit me te ndershem dhe me vlere ne VATER. Atehere pse kryesia pa mandat e Mishtos nuk pranonte as te lejonte ne seline e VATRES anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor. A mund te organizohet nje Kuvend i ndershem ne keto lloj situate?
Megjithate ata e bene Kuvendin ku numrat e anetareve te degeve uleshin dhe ngriheshin brenda diteve.Dega e Hudson Valley ne fillim kur u kerkuan numri i anetareve te deges deklaroi 16 pastaj kur u afrua Kuvendi numri vajti 40 . Dega e Queens Kryetari deklaroi 200 anetare te paguar, me pas nje nga anetaret deklaroi se dega kishin vetem 40 por u llogarit qe kish 100 anetare
Shikoni organizmat e VATRES pas ketij Kuvendi te Turpit. Sot sipas vendimeve te Kuvendit te Turpit jane 5 nenkryetare. Dritan Mishto kishte shefa kabinetesh per dy vjet dhe shef personal kabineti. Ne cilin nen te Kanunores ti ke 5 nenkryetare apo shefa kabinetesh? Njeri nga nenkryetaret e sotem te VATRES eshte drejtori i zyres politike? VATRA me nen te percaktuar qarte te Kanunores e ka qe nuk merret me politike por sot VATRA ne dekaden e 2 te te shekullit 21 ne mes te New Yorkut ka drejtor te zyres poltike?
Sot keshilli drejtues i VATRES ka 75 anetare, njerez qe nuk kane sherbyer asnjehere ne VATER dhe kjo praktike filloi nga Mishto . VATRA ne 1912-1918 kur kishte gati mbi 5 mije anetare drejtohej nga kryetari, financieri, sekretar, dhe 2 komisionere dhe kuvendet beheshin viti per vit. Sa anetare ka VATRA e dale nga kuvendi i Turpit qe paska 75 anetare ne keshillin drejtues? Elmi Berisha ne cilesine e kryetarit te VATRES vajti ne Kosove dhe Tirane dhe u takua me zyrtare politike. Nga 5 nenkryetaret dhe 75 anetaret e Keshillit Drejtues dhe Kryetarin e Nderit , sa ishin pjese e delegacionit te tij?
Asnje. Elmi Berisha ka deklaruar publikisht qe ai do te mbeshtesi politikat e qeverive ne Kosove dhe Shqiperi pasi ato jane te zgjedhur nga populli. VATRA nuk ka nevoje te mbeshtese asnje qeveri ne Shqiperi apo Kosove duke ditur cfare eshte klasa politike ne te dyja vendet dhe duke ditur se cfare kane bere ato per Shqiperine e Kosoven ku kurropsioni dhe frika sundojne dhe shtetit i ligjit nuk ekziston. VATRA sot ne duart e ketyre njerzve qe nga Mishto i 2017 deri tek Elmi Berisha i 2020 po kthehet ne nje mantel zbukurues i poltikes se korruptuar ne Shqiperi dhe Kosove.
VATRA perfaqeson mergaten shqiptare ne SHBA dhe interesat e kombit shqiptar keto jane 2 themelet baze te saj pa asnje kompromis politik. Kjo sot nuk ekziston ne VATER.
VOAL – Komisioni VATRA i 5 Tetorit në reagimin e Kryesisë së vjetër të VATRES u konsiderua antikushtetues, përçarës dhe si përpjekje të ish kryetarit Gjon Buçaj për ta rimarrë VATREN. Si iu përgjigjeni ju këtyre akuzave në dritën e zhvillimit të vetë ngjarjeve në VATER gjatë kësaj kohe?
ELTON MARA – A nuk duket paradoksale ata qe e shkaterruan Kanunoren e VATRES per 2 vjet me rradhe dhe vazhdojne ta shkelin siç permenden faktet me siper na konsiderojne ne antikushtetues? Ne u krijuam se Kanunorja e VATRES ishte shkelur me te dyja kembet dhe nuk ekzistonte me. Sipas tyre ata mund ta shkelim Kanunoren si ta duam dhe kur ta duam dhe madje dhe ta nderrojme pa bere asnje ndryshim ne te dhe keto quhen “gabime” por ama po tentoi dikush ti zbuloi publikisht keto “gabime” eshte antikushtetues? Ju si gazetare mund ti pyesni sot VATREN me cilen Kanunore punon VATRA sot?
Me Kanunoren origjinale apo me Kanunoren me amandamente? Apo eshte ndonje Kanunore e re qe eshte fshehur diku?
Kjo pyetje eshte bere qe nga 3 Marsi i 2018 dhe akoma nuk ka pergjigje. Perpara se te diskutohet antikushtetua e Komisionit VATRA a ka mundesi ne baze te kujt Kanunore punojne zoterinjte qe ne konsiderohemi antikushtetues?
Persa i perket ish – kryetarit te VATRES Dr. Gjon Bucaj ai i paraqiti faktet publikisht ne media pasi Gazeta Dielli nuk pranoi ti botonte. Ai paraqiti faktet nje nga nje dhe arsyet pse e mbeshtet Komisionin VATRA 5 Tetor 2019. Ato jane fakte jo opinione. Duket pak jo normale qe njeriu qe ka sherbyer VATRES per me shume se 50 vjet te konsiderohet perçares nga ata qe erdhen dje ne VATER .
Nqs paraqitja e fakteve konsiderohet perçarje atehere ne pretendojme per nje unitet hipokrit qe i sherben klikave te caktuara. Shqetesimet per shkeljet e Kanunores ne VATER jane ngritur . Qe nga raporti i Kuvendit te Qershorit te 2017 i kryetarit te Kuvendit Z. Armin Zotaj qe nuk u botua kurre, nga deklaratat e deges Washington DC e cila u bllokua per 2 vjet dhe ne Kuvendin e Turpit kjo dege u perjashtua (megjithese Elmi Berisha tek intervista ne Zerin e Amerikes pas Kuvendit te Turpit deklaroi publikisht se nuk eshte perjashtuar asnje nga VATRA ka vetem mendime te ndryshme), tek krijimi i Komisionit VATRA 5 Tetor 2019 jane paraqitur fakte te verteta e te pakundershtueshme dhe per kete qe nga Dr. Bucaj tek te gjithe ne jemi konsideruar percares.
A jemi pjesetare te nje organizate amerikane apo jemi ne sistemin komunist. Po guxuat te flisni kunder shkeljeve tona ju jeni perçares. Jo zoterinj qe keni marre peng VATREN jeni percares. Ne nuk kemi frike nga mendimi ndryshe ju keni. Ne nuk i mbyllim deren njeriu ju e beni ate, ne nuk kercenojme njeri per thyerje kembesh apo shpifim ndaj njeriut qe i ka sherbyer VATRES per 5 dekada ju e beni ate. Ne nuk e kthejme VATREN ne show fotosh dhe takimesh per interesa te ngushta ju e beni ate , ne nuk shkelim kanunoren ju e beni ate, ne nuk censurojme gazeten Dielli ju e beni ate, ne nuk i lepihemi politkes se korruptuar shqiptare ju e beni ate. Unitet do te thote te ndjekesh rregullat e institucionit dhe jo te heshtesh kur shikon shkeljet flagrante dhe frymen e autoriteti dhe agrisiviteit te percjelle ne kete organizate historike te kombit shqiptar.
Vatra u godit rende ne Qershor 2017 dhe u perça ne 11 Dhjetor 2019, kur kryesia e paligjshme mori vendimin per mbajtjen e Kuvendit ne 19 Janar 2020.
Ne si Komision gjithmone kemi qene te hapur dhe transparent per bashkëpunim, por kur nuk ka vullnet per bisedime dhe ulje ne tavoline per te gjetur nje gjuhe te perbashket, atehere fatet e kesaj organizate qe po lengon nuk mund te lehen ne duart e atyre qe kerkojne perfitime personale apo kredo politike.
Komisioni i ben thirje te gjithe Vatraneve te vertete te mos bien pré te dizinformimeve, shantazheve, manipulimeve por te denojne dhe denancojne kete paturpsi qe po i ndodh Vatres se themeluar nga Konica, Noli dhe Kirka.
Physiologically, impotence can be caused by:
https://llviabest.com buy viagra online without a prescription