SAKSI
N’ ket saksi t’ lashtë, mbaje men, kena mbjellë,
Na, t’ dy bashkë, n’ket vend, nji karajfil me erë…
Kanë shkue vite shumë, e ti, me mue nuk je ma…
Kujtimi yt m’ shkund. Karajfili a shkrumue e tha.
E unë tash për zanin tand, po mbjell zamak t’bardhë,
Sa herë t’a ujis me mall, me erën t’më njallet ai za…
JE E LODHUN , NANA EME
Aq shumë je lodhun e sfilitun, merakut e hallit!
Nana eme e stervujtun, nana eme e mirë
Jetimja e gjithkohshme, na dogje mallit,
Me ato petka t’zeza, në at’ shtat të brishtë
Tan jetën me dy pika helmi nër sy.
“Për me rujt ma s’parit, erzin e ballit,
Se njerit, n’ket jetë nuk ju haka mishtë!
Aq shumë t‘ kanë lodhun, fëmijëtë e miqtë!…
A t’plaguen rrenat, e kobitjet e të marrve.
A mungesat tona!? Ndoshta dhe të ligjtë.
Që ta thyen zemrën, edhe kryqet e vorreve.
Më dhemb zemra, kur e mendoj,
Se atje ku ke shkue, pa pra ban ftohtë ,
E ti dridhesh si gjethe, e mjerë në shpirt
Prej fjalve të njerzve allasoj,
E mue, kaherë s’ke ardh t’më pajtosh,
Në andrrat e vranta! Të lutem të vish!
S’mun’ po ja dal e s’kam shka kallxoj…
Kur t’më shohin, me vraga syshë
E t’më pyesin fëmijët…
S’e di, shka t’u thom.
Ku t’ka mbet hadri, Ty!?
Ku e shenjta eme,ku?…
DASHNIJA S’ASHT FLAKË
Po Ti, a thue ke le prej Zotit?
Prej qiellës, s’je pikun e ra
Bekim i amël prej rodit,
Shtatë e ftyrë t’i paskan shkrolue e la!
E njat fjalë mjalti, thue hojet e kanë pik?!
Dy sytë si rrfeja, shkrep për me m’vra.
Buzt’ yzhnje t’shkrime, pjek me m’kobit.
A don me m’plas a me m’ba hata,
Me at’ afsh valë, derdh n’mllef e xhelozi,
Dashnija s’asht’ sall flakë e murrla!
2017
YLBERIT T’I SHTOHET NJI NUANCË
Mos kjaj princesha ime, tue u mshehë n’tinzi !
Me ato yzhnje t’papjekta, natë yjzish tundue.
S’e ka me ra nji sqotë, me krahanezë, n’ket erë
Ka për t‘i ngri stalaktitet, nër qerpikt’ e tu të zi .
E kur të vije njajo pranver’ jeshile ndezun,
M’zambak, zymbyla bor, e sherbel, det me duhi,
Shpeznia, prej dehjes e afsheve t’marri vertik,
Me dhimtë pylli t’gulfojë nër rrajë, trika e gjeth,
N’ograjë, kodrinave e zabeleve, rudinë, n’rudinë.
Ti prej andrrës tuj dal, ke për t’kja me lotët valë.
Jo dhimtet e mallit, qi je da prej meje atbotë,
Po merakut, se jena larg sho-shoit, at’ dekik t’bardhë…
S’kena ka m’u gazmue e miklue, tuj djegë me buzë,
Duert e drithmueme, tue u rrek e cicmue si zogjtë,
Kena me e kujtue kët’ buz’zjarm me mall e afsh,
Përvlue e shkri si n’verë rrazë detit, për nji lot uji.
E prapë dashninë tonë kena me e pikrrue, si mjalti nër hoje,
Ylberit t’dashnisë – prush, ti shtohet dhe nji nuancë.
2017
Muzë e bukur,… giuhë e bukur !!!