Gënjeshtra e Ulbricht-it
“Kërkush nuk mendon të ngrejë një mur!” Ish shefi i RDGJ dhe kryetari i Partisë, Walter Ulbricht e pati thënë këtë fjali më 15 qershor 1961, para shtypit ndërkombëtar. Dy muaj më vonë, i njëjti Ulbricht dha urdhërin për ngritjen e kufijve të sektorëve në Berlin.

Qyteti ndahet
Në mëngjes herët, më 13 gusht 1961 policët e armatosur të kufirit, të ndihmuar nga policia dhe nga të ashtuquajturat grupet paramilitare filluan të hiqnin kalldrëmet e rrugëve. Pastaj u ngritën barrikadat, u vendosën pllakat e betonit dhe u shtrinë telat me gjemba.

Gurë mbi gurë
Lidhjet e rrugëve, metrove, trenave midis Berlinit lindor dhe sektorëve perëndimorë u prenë, stacionet e trenave u mbyllën. Vetëm pak ditë më vonë trupat e ndërtimit të vendosur nën vëzhgimin e “organeve të armatosura”, filluan të zëvendësonin telat me gjemba me një Mur me blloqe.

Shansi i fundit
Me aprovimin e Moskës u mbyllën dhe vrimat e fundit, prej të cilave njerëzit mund të largoheshin nga Berlini Lindor për në atë perëndimor. Më 15 gusht 1961, 19 vjeçari Conrad Schumman, polic i Policisë popullore kaloi telat për të shkuar në liri, me uniformën e punës dhe armën në dorë.

Tek Checkpoint Charlie
Në pikëkalimin kufitar në Friedrichstraße, në anën perëndimore të pikëkalimit të aleatëve njerëzit e irrituar dolën përballë tankeve që ndodheshin në Berlinin lindor. Por shkallëzimi i situatës nuk ndodhi. Aleatët perëndimorë nuk ndërhynë ushtarakisht, meqenëse e drejtat e kalimit në Berlinin lindor nuk u hoq krejtësisht.

Izolim perfekt
Rrethimi kufitar i Berlinit perëndimor ishte 155 km i gjatë. Ai nuk përbëhej gjithandej nga Muri. Por, gjithandej u vendosën objekte rrethuese që e bënin brezin kufitar të pakapërcyeshëm dhe vdekjeprurës. Fotografia që shihni tregon kufirin në Kanalin Teltow.

Famë e trishtueshme
Në rrugën Bernauer Straße ndarja e qytetit ishte më e dukshme se kudo tjetër. Linja e demarkacionit këtu kakonte direkt përballë pallateve. Pallati i takonte Berlinit lindor, trotuari i tij i takonte Berlinit Perëndimor. Kjo rrugë u kthye në skenë aksionesh dramatike arratisjeje, gjatë të cilave ranë edhe viktimat e para të Murit.

Ngjarje dramatike
Më 22 gusht 1961, një ditë para se të festonte 59 vjetorin e lindjes, Ida Siekmann u hodh nga dritarja e shtëpisë së saj që ndodhej në katrin e tretë, në Bernauer Straße 48. Ajo ra në trotuar dhe humbi jetën. Si pasojë, Berlini lindor filloi të muroste të gjitha dritaret.

Bilanci i tmerrit
11 ditë pas ndërtimit të Murit, më 24 gusht 1961, u qëllua në Berlin për herë të parë kundër personave që përpiqeshin të arratiseshin. Nga 1961 deri më 1989 tek MURI I BERLINIT u vranë gjithsej 136 vetë.

Fundi
MURI I BERLINIT ishte për 28 vjet me radhë simbol i konfliktit Lindje dhe Perëndim dhe i ndarjes së Gjermanisë. Me hapjen e kufirit më 9 nëntor 1989, ai e humbi forcën frikësuese. Sot, ai është vetëm një kapitull i errët i historisë së re të Gjermanisë.
Komentet