VOAL- Ka ndërruar jetë aktori britanik Bernard Hill. Ai ishte 79 vjeç. Këtë e ka bërë të ditur BBC. Ndër interpretimet e tij më të njohura janë ato të Mbretit Théoden në “The Lord of the Rings: The Return of the King”, të kapitenit Edward Smith në “Titanic”, të Yosser Hughes në dramën Boys from the Blackstuff. Ndër çmimet e marra, çmimi i Skuadrës së Aktorëve të Ekranit. Agjenti i tij, Lou Coulson, konfirmoi vdekjen e aktorit për BBC News në orët e para të mëngjesit të së dielës.