Më 27 janar 1302 qyteti i Firences e dënon poetin Dante Alighieri (Dante Aligieri). Dante bëhet poet në mërgim. Durante degli Alighieri, i njohur thjesht si Dante (1265-1321); poet i madh italian i mesjetës, autor i Komedisë Hyjnore, – titulli origjinal Comedia dhe më vonë u shtua Divina, nga Boccacio – është konsideruar gjerësisht vepra më e madhe letrare në gjuhën italiane dhe kryevepër e letërsisë botërore. Dante, Petrarka dhe Bokaçio janë të njohur si “tre burimet” ose “tre kurorat” (e letërsisë). Dante është quajtur edhe “Ati i gjuhës italiane”. Por, para se Dante të shkruante poemën e famshme, atij i doli një problem i madh. Për arsye të ndërrimit të pushteteve, dhe se ai ishte përkrahës i partisë politike e cila doli e humbur, Dante dëbohet nga qyteti i tij, Firence, dhe do të endej për vite në mërgim, derisa vdiq në Ravena më 1321. Pas vdekjes, kur vlerat e tij letrare shkëlqyen, ironikisht, qyteti që e përndoqi më shumë, i ngriti atij shtatoren më të lartë.
Komentet