FAMILJA MIRAKAJ NË KAMPIN E INTERRNIMIT LUSHNJE
VDIQËN NË KAMPE INTERRNIMI
CUBË DEDË MIRAKAJ, vdekë në Tepelenë 1949.
SIMON F. BASHA, vdekë fëmijë 8 vjeçar në Saver 1958.
CUBË D. MIRAKAJ, vdekë në Gradisht 1989.
KUNE SH. MIRAKAJ, vdekë në Gjazë 1974.
“Do të kujtohet qi disa vjet mâ parë, kur ishe n’Egjipt, të pata njoftue qi kishe përgatitë nji tregim bajagi të dokumentuem mbi ngjarjet e Shqipnisë që prej 7 Prillit 1939 e këndej, për t’ua vue përballë trillimeve e gënjeshtrave të kundërshtarëve tanë që janë përpjekë e vazhdojnë të përpiqen me na bâ të vdekun moralisht e kombtarisht.
Nuk kam pretesën të kem bâ nji punë të përsosun, por edhe me ndejë gjithmonë në heshtje, pa lânë diçka të “zezë në të bardhën”, duket sikurse na nuk kemi kenë në gjendje me përligjë veprën t’onë para historisë e, për rrjedhim, me pranue çka kanë thânë e shkrue kundërshtarët, tue na cilsue “tradhtarë”.
Me pranue me heshtjen t’onë nji cilsim të tillë qi nuk i përgjegjet së vërtetës, mue m’âsht dukë se bajmë krim kundra vetvetes, kundra historisë e kundra fmijëve e njerzve tanë, qi do të mbeteshin me kryeultë për breza të tanë para shoqnisë.
Kjo ka kenë arsyeja qi më ká shty me i a hy ksajë pune.
Me i lanë historishkruesit të së nesërmes nji dokument që t’a kenë të gjithë Shqiptarët për studim.”
Kolë Mirakaj
Komentet