-Pse e theve këtë bredhin e vogël ti? – e qortonte kapter Zylfoja, shokun tonë që kishte thyer bredhin e porsambjellë. Dhe, duke i tërhequr veshin i thoshte: -Të dhemb veshi ty? Po, të dhemb, por ta dish vogëlush se dhembje ka ndjerë edhe bredhi i vogël kur ti e theve. Ai s`ka gojë të ankohet, kurse ti fëmijë i prapë, gojën e ke vetëm për të ulëritur rrugëve e rrugicave të lagjes dhe për t`i krijuar shqetësime familjes dhe neve. -Pas këtij qortimi, ai lajmëronte prindin e djalit fajtor që të siguronte një bredh të ri në fidanishte dhe atë bredh ta mbillte së bashku me të birin që e kishte thyer, përndryshe do të gjobitej.
Kapter Zylfoja ishte polici i lagjeve “Skelë” e “Kume” dhe kishte autoritet tek të gjithë banorët, por veçanërisht tek ne fëmijët…Këshillat dhe qortimet e tij për ne ishim mësime, që duheshin zbatuar. Ai na thoshte:
-Do të shkoni të luani nga pylli, hë! Por, kujdes se mos keni ndonjë shkrepëse me vete, se mos ndonjëri nga ju më të rriturit pi cigare! Po kapa ndonjërin që ka vese të tilla, do ta bëj problem në këshillin e lagjes, e morët vesh apo jo?
-Po, – i thoshim ne, – e morëm vesh.
-Me njërin vesh apo me të dy?
-Me të dy veshët xhaxhi Zylfo, me të dy! – i përgjigjeshim ne si në kor.
-Atëherë, pa më thoni si do të veproni? Ja, ma thuaj ti, i biri i Tolit.
Unë dilja përpara të tjerëve, e shihja kapterin në sy dhe nisja të përsëritja porositë e tij, ashtu siç thosha mësimin përpara mësueses:
-Ne, xhaxhi Zylfo, do të shkojmë në pyll vetëm për të luajtur. Ne nuk marrim shkrepëse me vete dhe nuk pimë cigare. Në shkollë ne kemi mësuar se pyjet kanë rëndësi për jetën tonë, sepse e mbajnë ajrin të pastër. Ne do ta ruajmë pyllin, sepse drurët e atij pylli i kanë mbjellë prindërit tanë, por edhe ne kemi ndihmuar në mbjelljen e tyre. Veç të mirave të mëdha që ka, pylli është edhe shtëpia e zogjve, të cilët janë miqtë e vegjël të njeriut…
-Mirë, për pyllin kam besim se nuk do ta dëmtoni, por vetëm do të luani dhe do të argëtoheni. E di edhe se ju nuk do të vrisni zogjtë me llastiqe. Llastiqet kam kohë që jua kam ndaluar, apo jo?
-Po, xhaxhi Zylfo, po, ne nuk kemi llastiqe, ato i kemi djegur dhe i kemi bërë copë – copë…
-Mirë, e mora vesh, por unë kam edhe një merak të dytë, që jua kam përsëritur dhjetëra herë. E dini apo s`e dini merakun tim të dytë? – ngrinte zërin ai dhe mbante veshët ngritur duke pritur përgjigjen tonë.
-E dimë xhaxhi Zylfo, e dimë “ujë” fare!
-Atëherë, fol ti Astrit, nipi i Qaniut.
-Ne xhaxhi Zylfo, – përgjigjej Astriti, – nuk harrojmë asnjëherë porosinë tuaj që të mos futemi në det kur ka dallgë, por nuk do të lejojmë të futen në detin me dallgë sidomos ata fëmijë që nuk e kanë mësuar ende notin. Ti xhaxhi Zylfo na ke mësuar shprehjen: “Po s`dite notin, mos u fut në ujë!”
-Duhet të dini mirë, – vijonte ai,- se ju fëmijët e vegjël, tani e mësoni notin dhe i çani dallgët duke qenë në krahët e prindërve tuaj, por, ama kur të rriteni, do t`i çani dallgët vetë, si notarë të vërtetë. Tani, pa më thoni edhe ato dy këshillat e tjera për detin që ju kam porositur t`i mësoni përmendsh?
Dhe ne përsëritnim në kor: Këshilla e parë: “Deti është i bukur, por nga bregu”; këshilla e dytë, e cila do të na vlejë kur të rritemi, është: “Kapiteni i mirë duket në detin me dallgë e furtunë!”
Atëherë ai largohej i kënaqur dhe ecte serbes nga njëra lagje në tjetrën, herë duke zgjidhur një mosmarrëveshje apo grindje mes banorëve, herë duke gjykuar ndonjë vjedhje, herë duke vendosur rregull kur në lagje qarkullonte me shpejtësi ndonjë makinë, apo kur karrocat me kuaj ndotnin rrugicat e lagjes.
Kapter Zylfoja nuk pranonte asnjë lloj ryshfeti nga banorët. Kur një nga fqinjat tona, që rriste pula dhe kishte vezë me bollëk i ofroi një ditë një shportë të vogël me vezë, ai, jo vetëm nuk e pranoi, po i dha një përgjigje që mbeti e fiksuar fort në kujtesën e banorëve të lagjes dhe përsëritej shpesh në bisedat që bëheshin në klub dhe në mëhallë.
-Ç`po bën moj shoqe, e kupton se në ç ‘rrugë pa krye po më fut? – i kishte thënë fqinjës sonë kapter Zylfoja.
-Ku, o kapter në cilën rrugë po të fut, unë vetëm sa po të japë disa kokrra vezë!
-Faleminderit, moj shoqe, por a e di se çfarë thotë Saadiu?
-Për cilin Saadi e ke fjalën zotërote?
-Për atë poetin e madh arab.
-Eh, ç` punë kam unë me arapin, unë as që e njoh!
-E po ja, do ta njohësh nga këto që do të të them unë. Ai ka thënë: “Po vodhi mbreti një vezë, ministrat shfarosin pulat!” Unë s`jam mbret, por jam polic dhe i plotfuqishëm dhe, këtu në lagje duhet të jem shembull, të mos pranoj asnjë ryshfet nga banorët.
-Uaa, po këto janë vezë të pulave të mia, unë po t`i japë vetë, ti s`po m`i vjedh si ai mbreti që tregove zotërote! Unë po t`i jap me dëshirën time se e kam shpirtin dhe zemrën borë të bardhë. Po deshi ai, Saadiu, i jap edhe atij ndonjë shportë me vezë, meqenëse ti e respekton. Ai sa të shohë këto vezë, ka për t`iu prishur mendja dhe do t`i thotë ndryshe fjalët që paska thënë për mbretin dhe ata ministrat që hanë pula si dhelprat…
-S`ka nevojë Saadiu për vezët e tua, moj shoqe! Nuk i duhen, se ai ka mbi 800 vjet që nuk jeton, por jetojnë e mbretërojnë librat që ai ka shkruar. Vërtetë kjo shporrtë që po kërkon të më japësh nuk është vjedhje, por është ryshfet. Ti ma jep mua me interes, sepse unë jam polic, jam i plotfuqishmi i lagjes. Po të kishe shpirtin dhe zemrën siç po thua, ti do t`i jepje vezë falas familjes së Kenos që ka 12 fëmijë, por t`i i shet vezët dhe druan se mos unë vij e të bëj kontroll.
Dhe duke thënë këto fjalë ai u largua duke e lënë fqinjën si të shastisur, ama në lagje, që atëherë u përhap thënia e Saadiut: “Po vodhi mbreti një vezë, ministrat shfarosin pulat!” 1)
Zylfoja na tregonte lloj-lloj historish nga fshati i tij në Përmet,
i cili quhet Podgoran, në rrëzë të malit të Trebeshinës. Edhe vet emri Podgoran ka kuptimin “fshat rrëzë malit”.
-E dini ju djem se fshati im po ta shohësh nga lart ka formën e një trekëndëshi? Është fshat me lëndina dhe kullota të bukura, me përrenj, me malin që ngrihet mbi të… Trebeshina u ka vlejtur në shekuj bashkëfshatarëve të mi për kullota, për blegtorinë, për lëndë drusore, por edhe si një kala mbrojtëse kur vinin pushtuesit. Atje ajri është i pastër dhe i mbushur me aromat e lule trëndelinave, zambakëve, luleshqerrave, kurse bletët shëtisin nëpër lule dhe mbledhin nektarin. E dini ju sesa punëtore të mëdha janë bletët? Në fshatin tim thuhet: “Ashtu si bleta punon për kosheren e saj, ashtu duhet të punojmë të gjithë ne për atdheun tonë”. Ju jeni të vegjël dhe detyra e parë për ju janë mësimet, por kur të rriteni mos e harroni asnjëherë fjalën e Naimit, që thoshte: “Punë, punë, natë dhe ditë…,
-Që të shohim pakëz dritë!” – plotësonim ne të gjithë në një zë, teksa shihnim sesi kapter Zylfos i ndriste fytyra nga kënaqësia. Në ato çaste ai treste vështrimin diku në hapësirë dhe thoshte:
-E dini ju që fshati Frashër ku ka lindur Naimi dhe vëllezërit e tij të famshëm Samiu dhe Abdyli nuk është larg nga fshati im? Naimi u këndonte maleve të Shqipërisë, fushave me lule, pyjeve me lisa të gjelbëruar, bregoreve dhe lumenjve, barinjve dhe bagëtive. Edhe fshati im i ka të gjitha ato që thoshte me vargje Naimi. Në shtëpitë e bashkëfshatarëve të mi bëhen hardhitë e rrushit, në mal bëhet çaji, i cili ka një aromë që të merr mendjen. Bëhet salepi dhe shumë bimë të tjera mjekësore… Atje mali i Trebeshinës duket sikur takohet me qiellin, kurse gjatë verës kullotat gjallërohen nga këmborët dhe zilet e bagëtive, nga blegërimat e dhënëve dhe te lehurat e qenve roje, nga jehonat e këngëve të barinjve që e hedhin sharkun krahëve dhe mbajnë kërrabë në dorë… Në fshat disa barinj janë mjeshtër të këngëve me fyell, aq bukur këndojnë, saqë edhe zogjtë ndalin këngët e tyre, ata marrosen pas melodive të bukura të barinjve tanë. Atje në fshatin tim, të vegjlit i respektojnë shumë më të rriturit. I madhi i shtëpisë dëgjohet me vëmendje, pranë tij rri vëllai i madh e pastaj të tjerët. Të vegjlit më shumë dëgjojnë. E dini ju pse ne njerëzit kemi vetëm një gojë dhe dy veshë? Pa ma thuaj ti djali i Minait.
-Ne, – niste të përgjigjej Lendi, – duhet të dëgjojmë më shumë sesa të flasim dhe jo siç bëjnë disa fëmijë që nuk lënë radhë të flasin të rriturit, ata “bëjnë zhurmë si fuçia që është bosh”, ata “janë kokëpërpjetë si kalliri i misrit kur s`ka kokrra”, ata…
-Pa më thoni, si quhen ata njerëz që flasin vetë dhe dëgjojnë vetë?
-Ata quhen llafazanë, – i përgjigjeshim ne kapter Zylfos në kor.
Një ditë unë e pyeta:
-Xhaxhi Zylfo, po dasma bëhen atje në fshatin tënd?
-Po mor xhan, si nuk bëhen dasma, kudo bëhen dasma. Në dasmat e fshatit vjen i gjithë fshati, edhe ata që e kanë fis apo nuk e kanë fis atë që martohet. Dasma zgjat një javë. Muzika buçet dhe mali i Trebeshinës e kthen jehonën dhe e përhap në të gjithë luginën. Ke qejf të jesh në një dasmë në Podgoran, të gëzosh apo të këndosh këngën përmetare “A kanë ujë ato burime?”, apo të kënaqesh duke dëgjuar gërnetën e Laver Bariut, apo të kërcesh valle popullore, apo të vallëzosh dans. Atje, nuk ndodh si në një dasmë që pashë vjet, diku nga lagjja tjetër afër jush, që njëri u martua dhe e gjithë lagjja u tërbua! U pinë e u dehën sa s`mbanin dot më dhe e lëshuan gjuhën pa fre. Kësisoj u ndez edhe sherri midis krushqve dhe dasma sikur u kthye në fushë lufte. Arriti sherri deri aty sa krushqit nxirrnin opingat dhe i binin njëri-tjetrit, pastaj me gota, me pjata, me karrige e me çdo send tjetër që ndodhej brenda shtëpisë. Na u desh më shumë se gjashtë muaj që t`i pajtonim krushqit me njëri-tjetrin! Sigurisht ai një rast ishte, por s`duhej të ndodh më. Dasmat janë gëzim dhe mbarësi. Ju e dini se duke u martuar njerëzit krijojnë familje, lindin fëmijë, shtohet familja, fshati, lagjja, qyteti. Shqipëria është e vogël dhe popullsia po rritet. Besoj se e dini edhe atë ligjin që, kur një familje ka 12 fëmijë i jepet falas një lopë. E dini këtë apo jo?
-E dimë, si nuk e dimë! – përgjigjeshim ne.
-Unë kam tezen në fshat, – tha Xhekoja, – kur ajo lindi fëmijën e dymbëdhjetë, që i vunë emrin Fundore, atyre u dhanë një lopë. Të gjithë fëmijët mblidhen rreth lopës dhe gëzojnë, secili përpiqet t`i hedhë sa më shumë bar të freskët, sepse prej asaj ata pinë qumështin çdo mëngjes. Lopa gëzon kur sheh fëmijët, kthehet herë nga njëri dhe herë nga tjetri duke marrë me buzë barin që ata mbajnë në duar, ajo do që t`i gëzojë të gjithë fëmijët, edhe ata të vegjlit që rrinë prapa saj, se lopa shikon edhe prapa, kështu më ka thënë babai.
-Si, shikon edhe prapa?! Na i sqaro këtë. – i tha kapteri.
-Po, kur dikush i shkon prapa lopës që t`i hedh litarin në qafë, ajo pa e kthyer kokën e shikon keqbërësin apo hajdutin dhe i largohet. Ajo i bindet vetëm të zotit.
-Çfarë tjetër të ka mësuar babai për lopën – e pyeti kapter Zylfoja.
-Babai më ka mësuar se lopa është “fabrika e familjes”, ajo është e dashur dhe paqësore. Në disa vende, – na tregon babai, – si për shembull në Indi, lopa quhet e shenjtë. Kur ajo kalon nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, njerëzit i hapin rrugë me respekt, kurse makinat ndalojnë që ajo të kalojë e qetë. Ai që vret, apo plagos një lopë, dënohet edhe me burg. Lopa ka nuhatje dhe i dallon aromat nga shumë larg, për shembull nga lagjja “Kume” ku jemi ne, deri te “Sheshi i Flamurit”, edhe më larg. Lopa e dallon menjëherë barin që është helmues…
Ne dëgjonim dhe e shihnim Xhekon disi me zili, por edhe me inat. Thoshim me vete: Po sikur kapter Zylfos t`i mbushet mendja dhe të na thoshte që t`i mësonim përmendësh fjalët që po thoshte Xhekoja për lopën!?
Kur Xhekoja mbaroi, kapteri tha:
-Ja, e dëgjuat shokun tuaj se sa bukur foli!, – dhe duke thënë këto fjalë ai e ledhatoi Xhekon, gjë që e bënte shumë rrallë.
Një ditë kapter Zylfoja na tha:
-E dini ju që nga maja e malit të fshatit tim, në kohë të kthjellët duket edhe gjiri i Vlorës, vendi ku jemi ne tani?
-Si mund të ndodh kjo! – u shfaqëm ne të habitur, – Përmeti është shumë larg nga Vlora!
-Çfarë thoni ju, ore, – na ndërpreu Den Dominoja, – ato që thotë kapter Zylfoja janë të vërteta. Edhe nga Kanina, kur është koha e kthjellët, sidomos pas shiut, në mbrëmje, duken dritat e Italisë…
-Or djalë, ç`po thua! – u hodh përpjetë kapter Zylfoja, sikur ta kishte pickuar grerëza. Mblodhi veten dhe ashtu i vrenjtur iu kthye Den Dominosë me ton qortues:
-Nga i ke dëgjuar ti ato fjalë?
Vetëm atëherë Den Dominoja kuptoi se diku kishte gabuar, ndaj duke dashur t`i mbulojë ato që tha nisi të flas përçart, pa e marrë vesh as vet se çfarë po thoshte:
-Ishte një burrë plak, shumë plak, thoshin se ishte nja 200 vjeç, ai thoshte ndonjëherë gjëra të tilla, por ai nuk jeton më, ohu, ka nja 100 vjet që ka vdekur…
-Si, paska 100 vjet që s’jeton dhe ti e paske njohur?!
-Jo, u ngatërrova, më falë, xhaxhi Zylfo, unë vetëm sa kam dëgjuar, por edhe ato që kam dëgjuar i kam harruar.
-E po, ngatërrohesh dhe harron ti se nuk e ke mendjen kur flasin të tjerët. Nuk ta kanë vënë emrin kot Den Dominoja se luan gjithë ditën vetëm domino dhe të duket sikur e gjithë bota e ka emrin domino.
-Jo xhaxhi Zylfo, unë mbaj mend edhe gjëra të tjera.
-Për shembull, çfarë mban mend?
-Mbaj mend fjalët që më tha vëllai i madh përpara dy ditëve. Ai më tregoi për ndërtimin e një hidrocentrali që do të bëj dritë të gjithë Shqipërinë.
-Bravo, ja kështu flitet! – u qetësua disi kapter Zylfoja dhe shtoi:
-Ne nuk na duhen ato dritat e vendeve të huaja, ne kemi dritat tona, që vijnë nga hidrocentralet e Partisë sonë…
Kur vinte koha që do të largohej, Kapter Zylfoja na thoshte:
-Pas pak unë do të shkojë nga lagjja tjetër, por jam i bindur se ju nuk do të vraponi rrugëve, duke ulëritur; nuk do të nxirrni llastiqet e fshehura dhe do të goditni me ato shtëpitë, makinat, karrocat, pëllumbat dhe zogjtë, por as njëri-tjetrin; nuk do të talleni dhe nuk do të fyeni të moshuarit; nuk do të ngacmoni kosheret e bletëve, se bletët do t`jua bëjnë fytyrën gunga-gunga; nuk do të shqyeni gardhet si derrat e egër dhe nuk do të hyni fshehurazi në bahçet e fqinjëve për të vjedhur ftonj; nuk do të ngacmoni qentë e lagjes, sepse mund të jetë ndonjëri i tërbuar edhe ju tërbon edhe juve…
Pas këtyre porosive, ai na thoshte “mirupafshim!” dhe largohej, ashtu trupvogël, i veshur me uniformën e policit, që i rrinte e madhe në trup dhe me koburen që i varej në brez… Ecte gjithnjë i vëmendshëm dhe vigjilent nga njëri skaj i lagjes në tjetrin, futej në rrugë e rrugica, kurdoherë i kudondodhur atje ku sapo ishte bërë një vjedhje apo një grindje dhe, vinte rregull dhe disiplinë, si të ishte jo një polic i vetëm, por një batalion i tërë policësh…
…..
1).Libri i Saadiut “Gjylistani dhe Bostani“, i përkthyer nga Vehxhi Buharaja, u botua për herë të parë në vitin 1961. Ndërkohë, shumë rrëfenja dhe poezi të Saadiut njiheshin përmendësh nga disa breza të asaj kohe dhe më pas.
2).Emrat e personazheve janë thjesht emra artistikë.


************ HAPESIRA TE LIRA NE MITROVICEN E VERIUT PER TE SISTEMUAR TE PREKURIT NGA TERMETI NE SHQIPERI ******
Te hapen kampe strehimi dhe te ndertohen shtepi te reja per te ardhurit e te prekurit nga termeti ne Shqiperi – ne Mitrovicen e Veriut ne Dardani (Kosove).
Kjo do te jete nje ndihme e madhe per te prekurit nga termeti, dhe nje akt atdhetar per te ri-populluar Mitrovicen e Veriut qe eshte boshatisur nga Shqiptaret e masakruar gjate luftes se 1999-tes nga forcat Serbe te vdekjes e terrorit.
Shpejtoni, te ndihmojme vellezerit Shqiptare te prekur nga termeti, e ti mirepresim ata ne Mitrovice e Veriut.
Te dergohen familje te prekura nga termeti edhe ne Bularat te Gjirokastres – e tu ndertohen shtepi te reja ne Bularat ketyre familjeve te prekura nga termeti.
———————————————————————————————————————————
Z. Rama:
Ku e ke Fondin Shteteror te Emergjencave Civile, apo eshte bosh?
Sa para jane ne arken e shtetit tani ne kete moment, apo eshte bosh, e nuk ja thua Shqiptareve?
Pse nuk ju pergjigje telefonates emergjente tre here ne mengjesin heret (7e 45 – 8 e15 ne mengjes) te dates 26 Nentor, 2019 qe qeveria e Dardanise (Kosoves) i beri zyres tuaj dhe ty personalisht, per te marre leje per te hyre trupat e FSK ne Shqiperi per te ndihmuar ne pasojat e termetit shkatrrimtar?
Ku jane parate e Shqiptareve, apo i ke cuar neper koncesione ne drejtim te paditur, neper afera korruptive super-termet, ke paguar bandat kriminale, grupet e strukturuara kriminale dhe Mafian per te “fituar” zgjedhjet, e per te ndertuar kulla qe tani u shemben njera pas tjetres me kete termet se ishin ndertuar pa asnje projekt inxhinjerik?
Pse shisje dengla me brekushe shallvare citjane e poture ne mes te shesheve, dhe nga injoranca e mendjeshkurtesia “talleshe” me Presidentin (pavaresisht se edhe ai ka hijet e veta dhe eshte i perfshire ne korrupsion), kur ai si Kryetar Shteti leshoi alarmin me 21 Shtator 2019, per termete te tjera edhe me fuqishme qe mund te vinin dhe per pergatitjet qe duhet te bente qeveria jote dhe Shqiperia per ti perballuar ato?
Ai bile propozoi edhe mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare atehere, po ti e kalove kete me nje tallje provinciale alla Ballkanase e alla Serbe se gjoja “Presidenti po flet nga frengjia dhe po mundohet te na fuse friken me gjera te stisura”.
Po ashtu ti Z. Rama, ne ndergjegje te plote dhe ne qendrim te hapur pro-Serb dhe anti-Shqiptar (ne menyre qe te vriteshin sa me shume Shqiptare nga termeti), qellimisht nuk ju pergjigje qeverise se Dardanise, kur ajo te telefonoi rreth ores 7e 45 te mengjesit te 26 Nentorit, per te marre leje per te derguar FSK-ne ne Shqiperine per ndihme te rrufeshme per termetin.
Te ka marre Z. Raradinaj tre here rresht ne telefon ate dite nga 7e 45 deri 8 e 15 te mengjezit ty personalisht, po ti dhe zyra jote nuk ja keni hapur telefonin.
Kete e ka konfirmuar Z. Haradinaj personalisht ne ABC News me 3 Dhjetor, 2019.
Qeveria e Dardanise (Kosoves) u vu ne pozite aq te veshtire sa qe, ndersa trupat e FSK-se ishin te rreshtuara dhe prisnin ne formacion veprimi gati per nisje, u detyrua Z. Haradinaj te merrte ne telefon direkt Presidentin e Shqiperise me 8 e 20 te mengjesit (te dates 26 Nentor), per te marre leje verbale qe trupat e FSK te niseshin per Shqiperi.
Dhe megjithe sabotimin tuaj personal per ndalimin e trupave te Dardanise per te ardhur ne Shqiperi, ata erdhen te paret ne Shqiperi per ndihme kunder pasojave te termetit te 26 nentorit.
Tani qe ke rene si miu ne cark nga injoranca, paaftesia dhe nga aktiviteti yt i ndergjegjshem kriminal dhe anti-Shqiptar qe duhet ti kaloje Prokurorise per hetim e ndeshkim penal te rende, na hiqesh neper ekrane dhe luan filma e ben aktorin si gjoja i trishtuar, i “prekur deri ne lot” dhe ben sikur te dhimset populli Shqiptar e gjoja po ben te pamunduren per ta “perballuar” situaten.
Je bere si mi i lagur, dhe na therret tani e del edhe para Ambasadoreve te huaj per ti kerkuar “ndihme”, o derezi e punezi.
Po ata te njohin mire kush je o ditezi!
Nuk jane budallenj ata te vene parate dhe ndihmat e tyre ne dore te nje njeriu si puna jote.
Nuk jane budallenj ata te vene parate dhe ndihmat e tyre ne dore te nje njeriu si puna jote, nje kriminel ordiner, psikopat, dhe krye-mafioz i grupit te strukturuar kriminal ne qeverisje tani ne Shqiperi.
Dhe tani vjen verdalle kot neper Shqiperi si nje i paafte qe ska idene se cfare ben duke takuar njerez andej ketej neper zonat e termetit, duke harxhuar kohen e cmuar qe nje Kryeminister i vertete duhet ta harxhoj duke drejtuar e menaxhuar nga nje qender e integruar e komandimit e kontrollit te emergjencave civile me infrastrukture perfekte te ndertuar qe me pare, tere operacionet komplekse te nje fatkeqesie natyrore te ketyre permasave.
Llafet dhe takimet me njerezit ne te tilla raste si ky, i lihen personave te specializuar ne marredheniet me publikun dhe ne qetesimin dhe informimin profesional te publikut, dhe jo nje kryeministri per te ardhur verdalle neper Shqiperi pa kuptim, se nuk di c’te beje tjeter ne kete kohe precize te nje termeti te fuqishem.
Tere mediat e botes po thone dhe e theksojne me force e me takt, mungesen e plote te profesionalizmit, specializimit, shpejtesise dhe saktesise se veprimit, dhe mjeteve te teknologjise se larte apo edhe mjeteve te duhura qe forcat Shqiptare te ndihmes se shpejte po zbulojne se nuk i posedojne fare, si dhe performancen e tyre te dobet ne operacionet kerkim – shpetim – pavaresisht perkushtimit 100% te personelit nga ana njerezore per te dhene maksimumin e tyre.
Mediat e huaja po ashtu po vene ne dukje edhe se shkaku kryesor i ketyre pasojave te tmerrshme te ketij termeti, ka ardhur si rezultat i korrupsionit te larte e te gjere ne industrine e ndertimit ne Shqiperi dhe kapjen e kesaj industrie nga Mafia qe te dha “zgjedhjet” ty dhe bandes tende, dhe ndertimeve pa projekte inxhinjerike dhe pa kode ndertimi per termetet.
Dhe ti akoma vazhdon neper ekrane duke luajtur filma e duke “aktruar”, me tirada reklamash pa shije dhe genjeshtrave te trasha e te pacipa, se gjoja po i fut “njerezit neper hotele me pese yje”, dhe se ardhja e ekipeve te huaja te kerkim-shpetimit na e paska bere te pa ndikueshme per situaten, prapambetjen e madhe te forcave Shqiptare te kerkim-shpetimit !???
Zoteri Rama:
ti duhet te pergjigjesh penalisht per 51 jete te humbura (ka te dhena qe ky numer eshte edhe me I madh, po qeveria po mundohet ta mbaje te fshehur) dhe per 913 te tjere te plagosur rende qe mund te ngelen edhe invalide per tere jeten shume prej tyre.
Se po te ishin forcat Shqiptare te kerkim – shpetimit GATI, dhe ne lartesine e detyres nga ana e trainimit, mjeteve dhe teknologjise se larte per termete (kur dihet mire qe Shqiperia qendron mbi nje zone gjeologjike aktive sizmike), 24 oret e para pas renies se termetit qe jane kritike per shpetim pas nje termeti, nuk do te humbeshin pa asnje ndihme te specializuar ne zonat e termeteve.
Keto 24 ore te para shume kritike u humben komplet se po pritej te vinin ekipet e specializuara nga jashte, se forcat Shqiptare ishin ne vendngjarje pas 5-6 oresh, e vinin verdalle kot se nuk kishin as mjete, as trainim, as teknologji per te kerkuar e shpetuar njeri- dhe si rrjedhim kjo coi ne numrin e larte te humbjes se jeteve nen germadha dhe plagosjen e 913 te tjereve.
Jep doreheqjen tani e menjehere, dhe paraqitu para drejtesise Z. Rama, mos e merr ne qafe me shume Shqiperine dhe njerezit.
Dihet qe e ke te veshtire qe japesh doreheqjen, se po ta besh, Mafia qe te ka prure ne pushtet (dhe me kushtet qe te ka vene ajo, per qe qendruar aty ky je) do ti laje hesapet shpejt me ty – kete frike ke ti qe nuk jep doreheqjen. Mafia te ka dhene “urdher” te prere te qendrosh aty ku je, “kryeminister”, qe ti sherbesh asaj deri kur te vendose ajo afatin deri sa do ti sherbesh.
Shenim:
Njefare Zj. Rovena Voda na paska shembur 12 ndertesa deri tani, e po vazhdon “me krenari” edhe me te tjera.
Kjo Zj. Voda (na qenka edhe Zv. Ministre e Brendeshme – kjo eshte si ti varesh ujkut delen ne qafe per ta “ruajtur”) – nje tipike Mafioze e grupit te strukturuar kriminal te Rames (qe edhe te foluren e ka tipike Mafioze – ta shet vajin e gjarperit per vaj ulliri), nuk po ben gje tjeter, por vetem po zhduk me paramendim tere provat e krimit.
Sepse tere ndertesat e shkaterruara apo demtuara nga termeti, jane me ligj “skena krimi” dhe nuk duhet te preken derisa Prokuroria ti keqyri te gjitha dhe te marri tere provat e nevojshme per te marre ne pergjegjesi penale Zj. Voda dhe tere grupin kriminal e anti-Shqiptar te Rames me kompani per vrasjen e 51 veteve (ka te dhena qe ky numer eshte edhe me i madh, po qeveria po mundohet ta mbaje te fshehur) dhe plagosjen per vdekje te 913 te tjereve.
Shkruar nga:
Familjet Shqiptare ne Mitrovice te Veriut dhe Familjet e Tiranes te Prekura nga Termeti – Dhjetor 2019
========================================================================