Kur u bë ura gati, kur u lartësua,
Kur harku puthi brigjet,
Ulet mjeshtri e pushon,
Që punës t’i gëzohet.
Mendoi: do ta marrë mësysh – e bukur si zogu.
Jo, tha, pastaj: e bukur si fluturim zogu:
Zogjtë treten – fluturimi mbetet.
Pushoi – dhe shkoi.
Pasi ura mbeti vetë, parandjeu
Nga toka, shtyllave përpjetë,
Sikur ngjitet zëri i mjeshtrit:
“Ç’paskësh bërë ftohtë atje poshtë në histori…”
“Dhe qiellit lat kur zogjtë s’fluturojnë dot…”
Kërciti ura dhe u drodh
nga të fthotit e mëngjezit.
(Përktheu Resul Shabani)
*Ante Popovski (Dibër, 3 qershor 1931 – Shkup, 1 tetor 2003) ishte poet, eseist, përkthyes dhe antolog maqedonas.
Komentet