Në një anketë të zhvilluar së fundmi në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Instituti Ndërkombëtar Republikan, gjeti një përkrahje të gjerë pro-Perëndimore tek shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe shtete tjera të rajonit ku jetojnë ata. Por, sipas drejtorit për Evropën të kësaj organizate këtu në Uashington, në kontrast të madh ndaj këtij orientimi pro-Bashkimit Evropian dhe NATO-s, qëndron Serbia, ndërkohë që përkrahja për kursin pro-evropian është zbutur edhe në vendet si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të dyja shtete anëtare të NATO-s.
Kosova dhe Shqipëria janë shtetet më pro-perëndimore në Ballkan.
Në një rajon ku përkrahja për orientimin euro-atlantik po lëkundet përballë vonesave të integrimit apo sentimentit pro-rus, brenda publikut shqiptar kursi perëndimor vazhdon të konsiderohet si drejtimi i vetëm.
Në Kosovë, 87 për qind e të anketuarve shprehen se shteti i tyre duhet të ndjekë një politikë të jashtme që përputhet me Bashkimin Evropian dhe Perëndimin, ndërsa në Shqipëri, ku anketa është realizuar për herë të parë, ky drejtim mbështetet nga 82 për qind e të anketuarve.
Në fund të listës qëndron Serbia, ku opinion publik është i polarizuar, me vetëm 10 për qind të të anketuarve që janë për një kurs pro-perëndimor dhe një shumice që synon një politikë të balancuar mes BE-së dhe Rusisë.
Anketa është kryer gjatë muajit shkurt dhe mars të këtij viti.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori për Evropën i Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy thotë se në të gjashtë shtetet e rajonit, përkrahja për BE-në mbetet e fortë, me disa përjashtime të rëndësishme.
“Serbia dallon nga pesë shtetet e tjera të rajonit, duke qenë më pro-ruse, duke fajësuar Perëndimin për konfliktin në Ukrainë dhe me një mbështetje shumë të ulët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në anën tjetër shohim qëndrime shumë pro perëndimore në mesin e popullsisë shqiptare në rajon, në Shqipëri, në Kosovë dhe në vendet ku ata jetojnë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Një orientim të ngjashëm shumë pro-perëndimor, ndonëse pak më pak, e gjejmë edhe te muslimanët e Bosnjës, ku Turqia radhitet si vendi më i përkrahur, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dalin të dytat për këtë popullsi,” thotë ai.
Por në rast të një referendumi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në të gjitha shtetet e rajonit vihet re përkrahje nga një shumicë solide, ndërkohë që në vende si Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, anëtarësimi mbështetet nga një shumicë dërmuese. Ato dallojnë në besimin që kanë nëse Bashkimi Evropian me të vërtetë e synon integrimin e tyre.
Drejtori McCarthy thotë se pëkrahja për anëtarësimin në NATO mbetet po ashtu e fuqishme, me përjashtim të Serbisë, dhe përkrahjes më të zbehur se ç‘është pritur për NATO-n në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, si dhe për rolin që NATO-ja ka luajtur për këto vende anëtare. Në Shqipëri, 64 për qind e të anketuarve mendojnë që anëtarësimi në NATO është shumë pozitiv për vendin, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut një vlerësim të tillë e japin 32 për qind të të anketuarve, ndërsa në Malin e Zi vetëm 28 për qind e tyre.
Në Kosovë, e cila kohët e fundit ka përjetuar një acarim të tensioneve me Serbinë, përkrahja për anëtarësimin në NATO është ngritur me 13 për qind që nga viti i kaluar. Në Serbi, përkrahja për anëatërsim në NATO edhe sivjet është vetëm 3 për qind.
“Pritja e gjatë i ka bërë banorët e këtyre vendeve të humbasin durimin për t’u anëtarësuar në Bashkimin Ervopian. Një pjesë e kësaj shpjegohet edhe me faktin që Ukraina dhe shtete të tjera u ftuan, ndërkohë që në të shumtën e rasteve shtetet e Ballkanit Perëndimor ka mbi dy dekada që presin në radhë për t’iu bashkuar BE-së. Sipas analizës time, përkrahja për BE-në po fillon të zbehet në vendet ku ishte shumë, shumë e fortë,” sipas zotit McCarthy.
Në Serbi kjo përkrahje, thotë zoti McCarthy, është tkurrur, por sipas tij, që nga pushtimi rus i Ukrainës, opinion publik në këtë vend është polarizuar edhe më shumë dhe qëndrimet e kundërta pro-perëndimore dhe pro-lindjes, kanë shënuar rritje. Qasja anti-BE në Serbi, sipas zotit McCarthy, po ashtu po nxitet nga qeveria, e cila e ushqen këtë ndjenjë përmes mediave, duke theksuar marrëdhëniet me aktorë të huaj autoritarë siç janë Rusia dhe Kina.
Por kush është aleat e kush armik?
Për Shqipërinë dhe Kosovën, aleati në i rëndësishëm janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa për Maqedoninë e Veriut, aleati më i rëndësishëm është Serbia, sikurse edhe për Malin e Zi. Për Bosnjën, Turqia është tani aleati më i rëndësishëm, ndërsa për Serbinë është Rusia.
Për shumicën dërmuese të të anketuarve në Kosovë, Serbia mbetet kërcënimi kryesor, ndërsa në Shqipëri shumica sheh si kërcënim Serbinë dhe Rusinë. Në Maqedoninë e Veriut, rrezik kryesor shihet Bullgaria, ndërsa në Mal të Zi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në Bosnjë rrezik përbën Serbia dhe në Serbi Shtetet e Bashkuara dhe Kosova e Shqipëria.
Kjo pasqyrë e rajonit, sipas zotit McCarthy kërkon një angazhim nga Uashingtoni dhe Brukseli për t’iu ofruar të gjithë vendeve të rajonit anëtarësim me një hap të përshpejtuar.
“Do të ishte gabim, për shembull, të lihet prapa Serbia ndërkohë që të gjithë anëtarësohen. Nuk do të ndodhë brenda natës dhe do të nevojitet kohë, por nuk mund ta lëmë Serbinë jashtë ndërkohë që lëvizim përpara, ngaqë për stabilitetin e Ballkanit është e nevojshme që Serbia të jetë me Perëndimin, të jetë në BE dhe përfundimisht edhe në NATO, ngaqë në shumë forma është qendra e Ballkanit, vendi më i madh dhe shtetet përreth saj, sidomos ato me pakica serbe brenda tyre, që kurrë nuk do të ndihen të sigurta përderisa Serbia të mos jetë e orientuar me Perëndimin,” thotë ai.
Sipas zotit McCarthy, Rusia po përpiqet të destablizojë Ballkanin për të shpërqëndruar vëmendjen e Perëndimit nga përkrahja për Ukrainën.
PLL Vore, Tirane.
26.07.2019
Kryehajduti & Kryekrimineli i komunnizmit te Katovices i quajturi Sali Rankomilloshovici pas deshtimit te perpjekjes se tij per te destabilizuar gjithe Shqiperine.
Ky legen i pabese i kombit tone po perdor godinen e Teatrit, ai ne te ardhmen do te perdor edhe metoda te tjera te reja mashtrimi destabilizuese kriminale.
Objektivi i tij eshte si nga hera, per te larguar vemendjen dhe vetem e vetem per te penguar reformat demokratike ne organet e drejtesise ne Shqiperi.
Sali Berisha po afrohet çdo dite dhe me shume ne fundin e hidhur te tij.
Rrofte Monarkia & Leka Zogu II Mbret i Shqiptarve!
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Nga: Murat Shehu
24 korrik 2019, në 17:00.
PER TEATRIN
Teatri eshte prone publike, e popullit dhe të drejten për të vendosur se ç’duhet bere me të e kanë ata qe jane zgjedhur prej tij. Të tjeret kanë ne dore çelsat e kashtes, pa le pastaj për ata qe kanë konkuruar ne votime dhe nuk jane zgjedhur. Ne demokraci vendosin të zgjedhurit, jo të pazgjedhurit. Keta të fundit kanë vetem të drejten për të lehur. Ndërsa ne demokraci të zgjedhurit nga populli nuk kanë nevoje për teatrin siç kishte nevoje diktatori duke e perdorur ate per pushtetin e tij personal. Tani keta duan Teatrin por jo diktatorin. Shoke pjesmarres, ne qofte se e doni Teatrin ashtu siç ka qene lutjuni zotit të ktheje ne jete diktatorin qe e donte aq shume atë. Ndryshe ndroni mendje sa s’eshte vone, ju nuk mund të beni perjashtim nga sistemi kapitalist qe erdhi si pasoje e pakenaqesise popullore e atij sistemi qe ju mbajti dhe e mbajtet ne kembe me parate e popullit ne sherbim të pushtetit të nje diktatori qe ky teater i sherbeu me devotshmeri për gati 50 vjet rresht, nga mengjesi deri ne darke. Ta dinim se do të benit keshtu do ta kishim prishur qekur prishem diktaturen.
Nostalgjia karakterizon me shume njerezit me pjesen ballore te trurit te dobet. Ata nuk jane te afte per te thithur informecione te reja. Ç’do gje e re per ta eshte e dhimbshme dhe e pa pranueshme. “Ata me shume duan gjysherit se prinderit, ose me shume duan prinderit se femijet e tyre.” Kujtoni sa e sa kryevepra boterore nuk jane pranuar ne fillim, bile jane fishkellyer. Ne fakt keshtu funksionon truri i njeriut te zakonshem. Truri jone do gjithmone ate qe eshte mesuar. Kjo ndodh shpesh ne menyre te pavetedijshme, qofte kjo e mire apo e keqe. Truri jone eshte nje cope mishi me cilesi te veçanta regjistruese dhe mbasi ka marre informacione vitet e para i krahason ato,informacionet e reja me ato te parat dhe thote me pelqen apo nuk me pelqen. Truri nuk e njef logjiken por ngjashmerine. Ne qofte se e reja nuk ngjan me te vjetren nuk pelqehet. E sidomos kur mosha kalon. Kjo po ndodh edhe me artistet e teatrit dhe me ata qe e mbeshtesin. Si do ti veje halli teatrit? Gjithmone e reja, me veshtiresi ka triumfuar. Ndersa kur brenda kesaj nderthuren hile dhe interesa eshte tjeter çeshtje. Ok?
Si e shikoj une problemin e teatrit te kryeqytetit?
Kjo eshte nje lufte shekullore midis te rese dhe te vjetres. Historia eshte e mbushur plot me ngjarje te tilla. Si ç’do gje tjeter edhe kjo eshte e lidhur me funksionimin e trurit tone. Pothuajse te gjitha kryeveprat e botes nuk jane pelqyer qysh ne fillim. Sepse nuk jane kuptuar. Ndersa ne rastin e teatrit tone, me sa shoh une jane nderthurur shume interesa dhe politike. Opozita kerkon te shfrytezoje rastin per perfitim politik. Pozita, sipas thashethemeve, per perfitim ekonomik. Disa aktore per interesat e tyre se mos ndertesa e re sjell dhe nje organizim te ri te teatrit dhe ata rezikojne te largohen.
Une kam punuar ne teater para vitit 92. U largova kur u bene shkurtimet masive ne te gjithe shqiperine. Qe atehere nuk jam interesuar me per teatrin edhe nga eksperienca e hidhur personale e lidhur me te dy sistemet. Tani po informohem ne fb per ç’fare po ndodh atje. Dhe nuk e kuptoj pse aktoret sillen sikur jane pronare te asaj prone. Ata jane pronare aq sa jemi edhe ne te gjithe si popull. Keshtu qe te drejten per te vendosur se ç’duhet bere me teatrin, ne demokraci, e kane organet e zgjedhura nga shumica e popullit. Kjo eshte demokracia. Dhe te gjithe ne duhet ta respektojme kete regull. Po filluam se cili me koken e tij, kjo nuk eshte demokraci. E aq me teper kur dyshimet i bejme realitet. Edhe une kam dyshime, por nuk kam fakte. Keshtu qe nuk mund t’i shpreh ato. Une jam dakord me shprehjen, se i mençmi dyshon, budallai beson. Por ama ato mund te shpallen kur te zbulohen fakte. Se ndryshe shkojme ne anarki. Bjeri t’i biem. Dhe siç thote nje fjale, kur dy ortake zihen humbin te dy, kur ata shkojne mire perfitojne te dy. Kjo duhet te ndodhe edhe me teatrin. Por duhet kuptuar se qeveria kontraten e ka me popullin, jo me aktoret, te cilet jane brenda ketij populli, e aq me teper me opoziten e saliut qe kekon te destabilizoje vendin duke e futur deri edhe ne lufte civile me shprese se mos shpallet ndonje amnisti e pergjithshme per te gjithe, edhe per saliun. Prandaj une u bej thirrje aktoreve qe t’i binden verdiktit te popullit dhe te largohen nga opozita e saliut, per saliun. Ok?
E vjetra gjithmone do gjej justifikime nga me te ndryshmet, une e di kete dhe e pres. Nese ju nuk e kuptoni kete atehere nuk jeni i vetedijshem zoteri per ç’fare po luftoni se thoni shume justifikime. Cilen te marrim per baze? Qe godina nuk eshte shpallur monument kulture? Arrogances se pushtetit? Urrejtja qe ju keni per kryeministrin pa marre parasysh shumicen qe e ka zgjedhur? Per “vlerat historike” qe mbart godina? Sipas jush. Po sipas jush, per mbrojtjen e identitetit te ç’do institucioni? Per pervetesimin e teritorit te artisteve? Per ndertimin e kullave? Per pastrimin e parave te pista? E te tjera etj? Te gjitha justifikime te kota dhe pa asnje baze. Ne demokraci vendosin ata qe fitojne zgjedhjet, jo e kunderta zoteri. Tani t’u beje une nje pyetje, vertet ju besoni qe edhe opozita beson ne keto qe thoni ju? Vetem pjesmarrja e opzites rrezon ç’do pretendim tuajin. Opozita do pushtetin, ju te vjetren. Keshtu funksionon truri i ç’do qenie te gjalle, vetem njerezit bejne perjashtim, por jo te gjithe. Ok?