Një tjetër audiopërgjim që lidhet me biznesmenin izraelit Roni Yeffet është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në “SYRI TV”, ku diskutohet për puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën se si do të sigurohej informacioni për to.
Sipas materialit audio, i siguruar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe pjesë e një dosjeje prej më shumë se tre orësh përgjimesh të realizuara në janar të vitit 2026, Yeffet zhvillon bisedë me tre shtetas të huaj, mes tyre një ukrainas, një rus dhe një grua e identifikuar si Tatiana, e cila shërben si përkthyese.
Në bisedë, Tatiana propozon që t’i dërgohet një letër zyrtare Ministrisë së Energjisë për të marrë informacion mbi gazin në Vlorë, por Yeffet e kundërshton menjëherë.
“Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë”, thotë ai.
Ai u kërkon bashkëbiseduesve të shkojnë në Vlorë, të marrin informacion në terren dhe më pas shprehet se me Ministrinë e Energjisë do të merret vetë.
“Mos e përmendni emrin tim në Vlorë”, dëgjohet të thotë Yeffet në audiopërgjim, ndërsa Tatianës i kërkon që të paraqiten si përfaqësuese të një kompanie amerikane.
Pjesë nga përgjimi:
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për Ministrinë e Energjisë, që të arrijmë informacion për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Ron Yeffet: Përse? Jo, jo, asnjë letër zyrtare. Jo! Shikoni, shikoni, shkoni në Vlorë dhe shikoni, bëni çfarë të doni, më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për ministrinë.
Tatiana: Dakord. Çështja është thelbësore, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte joeficiente, e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Ron Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjisë. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjisë, do të flasim me ta për çdo gjë, por mos e përmendni emrin tim në Vlorë.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Dakord. Ju do të përfaqësoni një kompani amerikane.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Do të kontrolloni, do të pyesni për çdo gjë dhe ata do të bashkëpunojnë. I thashë asaj të vijë të hënën, të qëndrojë këtu. Do të shkoni në ministri një, dy, tre herë.
Tatiana: Mendoj se ajo do të vijë të mërkurën.
Ron Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse ajo nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten, askush nuk punon këtu. Nuk është eficiente, të jemi më eficientë.
Tatiana: Dakord.
Ron Yeffet: Nëse jo të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh dhe ajo duhet të qëndrojë këtu derisa të përfundojmë. Unë dua ta përfundojmë, ju duhet të kuptoni, kam nevojë të filloj. Ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ai po vjen nga Johannesburg. Të hënën do të jetë këtu, nga e marta në mëngjes.
Ron Yeffet: Por ai nuk largohet deri në fundjavë.
Tatiana: Dakord.
Rrofte aleati besnik i Shqiperise SHBA!
Poshte gangesteret komunist berishjan qe organizuan krimin dhe korrupsionin nga viti 1991-2019!
Me 1 Korrik 2019 fillojne themelet e demokracise per shqiptaret.
Lajmi i Lirise po afrohet per Shqiperin Etnike.
ARRESTOHET Nikola Gruievski, ai eshte SHOKU dhe MIKU DHE BASHKEPUNTORI NE KRIME DHE VRASJE i SHOKUT ILIR META (ky i fundit eshte nje KOMUNISTIT TRIM NGA TOMORRICA E SKRAPARIT, i cili po numron ditet e arrestimit tij). Per dijeni: Arratiset nga Shqiperia kopili i serbise dhe fara e keqe e komunizmit sllav Sali RANKOMILLOSHOVICI!
Organizatoret e krimit te organizuar dhe korrupsionit te komanduara nga hajdutet Ilir Meta dhe Sali Berisha po tentojne te korruptojn Kryeministrit per te shpetuar koken e tyre.
KRYEKOMUNISTI SALI BERISHA dje me date 27.06.2019 ARRATISET NGA SHQIPERIA PER ARSYE TE PANJOHURA.
Ai eshte morri me i kuq se gjithe morrat e tjere dhe e ka emrin Sali Rankomilloshovici. Sali Berisha ky SPIUN- serbjan-komunist-sllav eshte nje korbe i zi qe ka shkaktuar vetem viktima, vrasje dhe akte terrorizmi per shqiptaret brenda Shqiperise dhe jashte saj, per shqiptaret qe jetone ne Maqedoni ne Mal te Zi e kudo. Aktet kriminale te organizuara prej tij kane vazhduar plote tre dekada nga viti 1991-2019.
Te nderuar demokrat te vertete!
Vora dhe e gjithe Shnqiperia shpetuam nga projekti i dhunshem e shkatrrues i krimit te organizuar nga PD + LSI= Meta+Berisha, sepse krimi i organizuar Meta+Berisha me nje veprimtari 1991-1992 kishin planifikuar per te djegur dhe shkatrruar gjithe Shqiperin.
Kjo fitore eshte ralizuar nga:
Nga gjithe shqiptaret e ndershem te ndihmuar nga aleati strategjik demokrat amerikan dhe shtetet demokratike europiane. Tani eshte bere i mundur neutralizimi i kriminelve te organizuar nga berisha+meta.
Kjo eshte nje fitore e madhe mbare kombetare, Shqiperia ka hedhur hapat e pare drejte demokracise-kapitaliste-demokratike-perendimore.
Falenderime per gjithe shqiptaret e ndershem qe penguan revanshin dhe neutralizuar grupin e krimit te organizuar-berisha!
Shtetet me stabilitet ekonomik-politk dhe me te zhvilluara ne bote jane me sistem qeverisje me Monarki, si Holanda, Anglia, Suedia, Norvegjija, Danimarka, Belgjika e tjer.
Poshte hajdutet vjedhes te krimit te organizuar te 30 vjeçarit!
Rrofte NMT Leka Zogu II Mbret i Shqiptarve!
Rrofte Shqiperia Etnike me Monarki-Demokratike
https://shqiptarja.com/lajm/palmet-sot-nw-1800-intervistw-tw-plotw-nw-voa-paralajmwrimi-pwr-pdnw-dhe-roli-i-gjykatws-kushtetuese-pwr-zgjedhjet?fbclid=IwAR2CKb0nyW5KoN3rTunKl5jLgH7xMImxiobHy4Xx0AVXDFHtHzrpFavXLOc