Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik, ka thënë sot ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në ceremoninë e organizuar me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, shkruan Insajderi.
Clinton ka thënë se ndihet mirënjohës që sot pas 20 viteve ndodhet me popullin shqiptar.
Gjatë fjalimit të tij ai ka falënderuar presidentin Thaçi e kryeministrin, Haradinaj për punën që kanë bërë përgjatë 20 viteve në Kosovë.
Ai ka falendëruar edhe qytetarët e vendit dhe ka thënë se është merita e tyre të kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur.
“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, ka thënë ish-presidenti amerikan.
Mes tjerash, Clinton ka treguar se në zyrën e tij në Nju Jork mban një fotografi në mur e cila është shkrepur në Prishtinë pas mbarimit të bombardimeve – në të cilën janë Madeleine Albright, Tony Blair, ai dhe shumë njerëz të tjerë.
Ish-presindeti ka thënë se çdo ditë që e shikon atë fotografi kujton se çfarë ka qenë qëllimi i tij kryesor i politikës.

Njerzit e medhenj me dinitet te paster,zemer te hekurt e shpirt te ndieshum jane te rralle. Keto peronalitete lene pas vete vepra te medha te cilat mbesin ne histori te cilat iu sherbejne gjeneratave te reja per te kuptuar se se si duhet te mbrohen dhe avansohen njerezit e vegjel. Te tille jane >Bill Clinton, Tony Blair, Madeleine Albreight. Keta njerez shpetuan 2 miljon shqiptare te Kosoves ne vitet 1900, 1999 prrej masakrave dhe pastrimit te nje teritori etnik te banuar me shqiptare ne Gadishullin ballkanik . Zoti e bekoft Ameriken, Zoti e bekoft qeverine Amerikane, Zoti e bekoft Bill Clinton, Tony Blair ,Medeleine Albreight.