–Çka (çfarë) fshihet në politikën e jashtme ose diplomacinë e trinomit famëkeq Thaçi-Pacolli-Haradinaj….?!
Agjensitë e ndryshme të lajmëve kanë bërë të ditur se kryeministri kosovarë, Ramush Haradinaj (sigurisht me instruksionet ose trysninë paraprake të presidentit Hashim Thaçi dhe ministrit të tij të jashtëm Behgjet Pacolli) me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ditë me parë në Prishtinë kanë firmosur (nënshkruar) një “traktat të posacëm” miqësie dhe bashkëpunimi ushtarak dhe strategjikë në mes Kosovës dhe Turqisë.
Turqia si vasale dhe aleate e zorit (nga frika latente dhe permanente ndaj tyre) e Rusisë, ndodhët në përplasje ose mosmarrëveshje të shumëta ushtarake, politike, taktike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera me Presidentin Trump dhe Administratën e tij në Washington DC si dhe me shtetët tjera anëtare të Natos- për shkak të blerjes ose pajisjes së ushtrisë turke me sistemin raketor ose balistik të Rusisë.
Turqia zyrtarisht ose çuditërisht akoma është anètare ose “aleate” e Natos!
Ndonësse, turqit edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe bombardimit të forcave ajrore të Natos -kundër ushtrisë dhe policisë serbe, atëbotë ua çelën (hapen) portën e Bosforit ose Dardanelëve luftëanijeve nukleare ose atomike të Rusisë për t’i shkuar në ndihmë soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit në luftërat dhe masakrat e tij kundër shqiptarëve të Kosovës, saqë u desht ndërhyrja ose intervenimi energjik i marinës ose luftanijeve anglo-amerikane dhe atyre gjermane për t’ua ndalur turrin luftanijeve ruse në Detin e Egjeut dhe Mesdheut!
Ndërkaq, Hashim Thaçi është ‘vëlla’, vasal dhe aleat tradicional i Turqisë dhe Presidentit të saj, Rexhep Taip Erdogan. Përderisa ministri i jashtëm kosovarë, Behgjet Pacolli është bedel, vasal, kameleon, mercenarë, kuisling, kolaborator dhe bashkëpunëtor i moçëm i Moskës dhe Beogradit, gjegjësishtë i Stambollit ose Ankarasë. Ndaj, kokat e tyre, nuk i pren kurrë tehu i shpatës sè sulltanit tè Turqisè, carit tè Rusisè dhe krajlit tè Serbisè! Sepse, atje vazhdimisht zgjatet ose shtrihet qafa e tyre poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të ylberit pas shiut. Por, ata nuk ndalen deri në theqafje! Sepse, janë tè bindur se janè tè mençur, tè ditur ose universal pèr gjithèçka! (…)
Është interesant dhe jo pak i dyshimtë, konfuz, enigmatikë dhe tepèr simptomatikë roli ose misioni i kryeministrit kosovarë (Ramush Haradinajt) në atë “histori” serbo-ruso-turke të Behgjet Pacollit dhe Hshim Thaçit & Company ?! Apo, kush është në të vërtetë Ramush Haradinaj? Ai “kryeministër shpatullan” ose “muskulozë” të cilit nuk i hanë palla dhe s’i kërset leshi për asgjë dhe për askënd! Ai “burrë shteti” dhe “protagonist i madh” i “tarifës” ose “embargos” tregtare dhe ekonomike ndaj Serbisë e cila vendosët ditën dhe hiçet natën!
Dhe, kush janë akterët ose protagonistët kryesorë të politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare e cila vazhdon të prodhon ose fabrikon muzikë funebre me kompozime (komponime) makabre ose demonike të Stambollit, Moskès ose Beogradit e cila nuk ka asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur etik dhe estetik. Dhe, aq mëpak me “orkestrën” ose “kompozicionin” e marëdhënieve, raportëve ose konstelacionëve të sotme botërore ose ndërkombtare. Rasti i politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare, është shëmbull ose ilustrim i qartë se si analfabetizmi, mediokriteti, kretenizmi, nebuloza, hedonizmi, alkimizmi, fetishizmi ose utopizmi i njohur politik ose diplomatik, patjetër çojnë në degradim ose në një regresion të përgjithshëm ose total të aspiratave dhe interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike, gjeografike, gjeopolitike, strategjike dhe të tjera të kombit ose atdheut.. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative të Turqisë, Rusisë dhe Serbisè nè shtetin, pushtetin, politikèn e jashtme ose diplomacinè kosovare, kanë një dimension dhe karakter të gjërë kolateral, konstelacional dhe multilateral. Në këtë rrafsh pra, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë të “liderëve”, “politikanëve” ose “diplomatëve” asocial dhe apolitikë në Kosovë të cilët i bashkon karakteri i “një shteti dhe shoqërie” poroze, fraxhile, konfuze, inkompakte, heterogjene, anarkiste dhe kaotike tè sunduar ose administruar nga “mbinjerëzit ose supermenët e lartë” vëndorë dhe ndërkombtarë që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë. Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bëhët relative-përballë autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit. Ndonëse, përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, moralit, disiplinës, shkencës ose humanizmit të njohur shkencorë ose qytetar në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik: Edhe shtresat ose elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera, respektivisht, kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale. Ndërkohë që përmes kategorive të larta shoqërore, qytetare ose politike, idetë dhe teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin konceptin dhe modelin determinant dhe paradigmatikë të dialektikës politike. Në këso rastësh fatale dhe tragjikomike, midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme fraxhile, poroze, inkompakte, heterogjene, kancerogjene dhe kaotike si Kosova, një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura shtetrore, nacionale, instititucionale, funksionale ose politike, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare; i mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet ose rrethanat materiale së bashku me arritjet dhe përparimet e gjithëmbarëshme të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, duke ngritur, stisur, sajuar, rimuar, valaorizuar, glorifikuar dhe afirmuar çdo gjë që është në të mirën e gjithëmbarëshme të personsve ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtët ose politikë. E tërë kjo nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo:inkarnatiovo-ataraksioniste) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) të strukturave të dobëta, të korruptuara, kontrabanduara, inkriminuara dhe të kompromituara në menyrë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, funksionale, politike, diplomatike, materiale, sociale, ekonomike etj. Dhe, kjo, nën parullat ose sloganet e ndryshme të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, politike etj. Është pra teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal (ndonëse, si kundërshtim ose reagim i ashpër ndaj gënjeshtrës) të personit ose individit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politikë. Në këtë prizëm pra, për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseudo’ , ‘quazi’ ose kontrakulturorë dhe antipolitikë (lëxo: atyre shkatërruesve të zellshëm të popullit (kombit), shtetit, pushtetit, shkencës, informimit, kulturës, politikës dhe diplomacisë), qofshin të majtë apo të djathtë, të cilët “venë dorën në brez ose në revole” sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin ose mbiemrin e një shkenctari, pedagogu, politologu, kruijuesi, kulturologu ose intelektuali kulminant, eminent ose prominent: Përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër pushtetmbajtëse ose politike që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e ‘vërtetë’ ose “lavdi e madhe” e liderëve-shtet dhe shtetit-parti. Madje, edhe atëherë kur faljet e tokës ose teritorëve të ndryshme sovrane dhe tepër legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me koncesionet tjera ndaj Serbisë ose Malit të Zi si për shëmbull, nga ana e “eminencës gri” ose “par-exelencave” të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në vendin tonë, në sytë e “elektoratit” ose popullit të manipuluar dhe duarthatë (duarbosh)-paraiten ose prezantohen si të arritura dhe rezultate të larta të shtetit, pushtetit ose qeverisë kosovare!
Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komercionalizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror dhe nacional, çon patjetër në kaos dhe anarki të përgjithshme. Sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, “zgjidhen”, emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj. Z
E kam cekur edhe më herët se politologjia dhe filozofia politike, na mësojnë ose flasin vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, egove, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga arsyeja, njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.
Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës, Turqisè ose dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe tè tjera të rusëve, turqve, kinezëve dhe të tjerëve: Ko do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura “pentarkiste” ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe ‘aleancës antiamerikane’ ose ‘antiperëndimore’, nuk kanë pushuar kurrë. Dhe, aq më pak ato mbi ndarjen dhe përçarjen e Kosovës dhe shqiptarëve je SHBA-s, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Naton ose Perëndimin. Atë “mision” ose “punë Sizifi” dhe “Herkulesi” si dukët e kanë marur pësipër Behgjet Pacolli së bashku me disa bedel, vasal, kolabaroatorë dhe mercenarë të tjerë Rusisë, Serbisë dhe Turqisë të kontrabanduar dhe inkriminuar në majat e shtetit, pushtetit, politikës së jashtme ose diplomacisë kosovare.
Nuk dihet me saktësi se cili është misioni ose qëllimi i ” vizitave historike” të Thaçit dhe Haradinajt në Londër dhe Uashington pas nënshkrimit të “traktatit ushtarak” me Turqinë në emër të interesave taktike, strategjike dhe gjeopolitike të Rusisë dhe Serbisë….???!!!
Komentet