Pompei . ( prova e pare)
Tek vila ne fshat ishte strehuar Tiberius
njeri me karizem te pakrahasueshme, i pasur
ishte Tiberius, shume sherbetore dhe servila
kishte perqark. I pelqente te blente Tiberiusit,
pasuri pa fund kishte bere me anijet e tij te shpejta,
çante dallget e kaltra te mesdheut, te gjithe
portet e Egjeut njihte, deri tek Dardanelet shkonte,
kush ia pengonte tregtine, me monedha e korruptonte,
I pelqenin grate e bukura Tiberius, dhe homot, party
shpesh me miqte e tij organizonte. Larg nga
kercenimet e Vezuvit, besonte se kishte ikur, dridhej
toka gjithandej njelloj, prej ditesh, por ai
ne breg te detit afer anijes gati per t’iu ngjitur rrinte,
po argetohej pa kufi pasaniku. Ishte me te dhe Lucius
nje mik i besuar, nje drite fallco prej pushtetit dhe
pasurise shihte tek Tiberius, miku i tij, gati hyjnor
i dukej, kurse Gaius, i shtirshem dhe mashtrues ishte,
i tmerrshem per te thurur intriga, i sherbente tregtarit.
Aty ku monedhat dhe mashtrimi nuk benin dobi
hynte ne skene Maximus. Trup gjigand kishte ai, nje
ish gladiator qe kish blere lirine, i ish futur rruges se eger te horrit.
Vriste pa skrupull kafsha, s kishte frike nga zotat,
mjaft ta paguanin dhe ai e bente ate. Nje joshje prej
djalli kishte ai, te tere prostitutat e Pompeit e deshironin,
pa pagese e futnin ne shtrat, i shkonte goja leng homo-ve
kur ai kalonte, nje hije te erret tmerri
perhapte ne rruge kur ecte si div, nje djall i fuqishem
gjithkund e ndiqte, tek ecte neper sheshe dhe rruge.
Kaluar mesnata kishte, dehur me vere, me tre gra
ne krah, rrinte shtrire Tiberius dhe joshej, njera i
frynte fyellit, vere dhe ushqim sa per te ngopur 30 vete,
qente e shperdoronin, dridhej toka lehtesisht,
i erret paralajmerimi i dheut. Ndersa Maximus,
kafshen me dy kurrize bente, uleriste buçja. Me
zhurme apokaliptike u çane qiejt e nates, e
mbyti squfuri ajrin, me dallge, u shemb kollona
kilometrike mbi Vezuv, e shpejte dallga e pluhurit
toksik, si nje mbulese e kobshme, si unaze, hapesirat
perreth i pushtoi, tmerr dhe shkaterrim kudo perreth vullkanit
u zhduk jeta sa hap e mbyll syte, flake dhe tym.
Ia mbathen lakuriq jasht kurvat e Tiberius, me
alarm drejt anijes me bashin dhe kiçin te zbukuruar, iknin,
tmerr dhe panik kishte ne zemer tregtari i babezitur,
me breke ne dore, me alarm vrapoi drejt anijes se tij.
As monedhat e arit, as pushteti, as rojet e tij te armatosur
nuk mund ta shpetonin tani. Oh ore e kobit te zi. E kapi dallga
e pluhurit te dendur plot helm, tsunam nga e kunderta,
ngriu Tiberius me bythet ne ajer, shpejt e mbeshtolli
orteku plot pluhur te nzehte toksik dhe gure te zjarrte.
I paprekshem mendonte se ishte, zhul dhe hale
shpirti i tij, iu shkeput nga trupi energjia qe e mbante ne jete,
nuk ia doli te fluturonte, shpirti i tij. Nga pesha e
gabimeve drejt ferrit zbriti sepse shume i rende,
ofenduar kishte jeten me gjynahet e tij, rregullin hyjnor
kishte prishur i shkreti,nuk e falen zotat. Atje zbriti
ku kercellijne dhembet dhe zjarri djeg fort.
Ngriu dhe trupi i Maximus, ne fytyre shprehja e urrejtjes, jo
dhembshuria e lutjes, nuk kish njohur dhembshuri kurre ai,
e goditi dallga e tmerrshme, tek shpejt kercente pertej
nje shkembi, ne breg. Nuk arriti te ngjitej shpirti. Shpejt
drejt xhahanamit zbriti, akull dhe zjarr, trupin e sfilitnin,
u pendua por teper vone ishte, teper vone. Nuk e
kaluan uren e proves as femrat e perdala: pragu ku
xhdo shpirt duhet te kaloje, ne dimensjonin tjeter, poshte:
zjarr dhe akull, siper: livadhet elize te drites! Me
hapa te ndrojtur, duke u dridhur prostitutat, i mungoi
lehtesia ne shpirt, nje fluturim te kundert bene, Ikaro
femeror, drejt humbjes u rrokullisen, lakuriq trupat.
Rregullin hyjnor kishin ofenduar, bukurine kishin share
me vesin e keq. Me eros dhe orgazma kishin jetuar
duke perdorur hyjnorin trup per epshe pa fund. Jo
per te abuzuar Giove, gjera te bukura
kishte krijuar per njerezine.
Pompei (Prova e dyte)
U zgjua Kornelia nga nje enderr e çuditshme
afer librin e Safos kishte, dridhej
lehtas shtrati, nje te erret kerkellitje
sillnin drunjte e trareve, ne enderr, ne nje vend
te panjohur ecte, tre vajzat e saj kerkonte me
shikim plot ankth, nuk ka enderr me te zeze
per nje nene te humbi femijet e vegjel, qofte
dhe ne enderr, dridhej flakeza, qiriri akoma
i ndezur mbi tavoline me ushqimet e pambaruara,
brofi ne kembe, u dridh kurrizi i saj nga nje
akullsi neper kocka, mishi kokerr iu be. Prej
ditesh, dridhje te lehta, poshte kembeve ndjente.
Rropullite e vullkanit trazoheshin, ishin zhdukur
minjte dhe zogjte prej ditesh, qente ulerinin
ne erresire; u zgjua Kornelia, drejt tre vocerrakeve shkoi.
Kur u bind qe vetem nje enderr e keqe kish qene
i erdhi fryma ne vend. Shiste ereza, perime, gruaja,
burrin te vdekur e kish ne lufterat e Vespasianos, punonte
tek dyqani, tere diten, kishte pasionin e poezise,
studiuar kishte shkrim dhe kendim prej kohesh,
babai i saj, shiste anfora dhe vere, i kamur kishte qene
duke tregtuar veren e trashe violet te Pompeit.
Pjellore ishte toka, pergjate kembeve te Vezuvit.
Rrushi vinte i embel dhe plot shendet, vere shije
te mrekullueshme kishte, te embel, ere frutash, deri
dhe te fismit dashuroheshin me shijen e nektarit te hyjnise.
U perkul Kornelia, mbi krevatin e gjere te tre vajzave,
me kujdes i mbuloj gruaja, nga fresku i fund vjeshtes,
nje alarm i lehte, si nje panik konstant, ne kraharor i rritej.
Kjo toke qe kurre nuk shterte te dridhej, oh ore e tmerrit,
ore e gjames se zeze, kohe qe ngrin; kishte frike gruaja, me
duart e saja te gjata i mblodhi femijet, flinin ne krevatin e madh
gjithkund perhapur floket, neper enderra te avullta vozisnin,
gjithkund floke te hallakatur dhe fryme te ngrohte. Nje
ere e lehte squfuri, helm i padukshem per mushkerite
me hapa prej grabitesi, ajrin pushtonte ne çast. Oh
ore e vdekjes, tmerri e pushtoje gruan, me nje te
shtyre kerkoj te zgjonte femijet, ia doli deri ne mes,
me nje rremuje te zhurmshme ia behu dallga e pluhurt,
i pushtoj squfuri i nxehte dritaret e rrenuara, u thye
dera e madhe e drunjte, u mbush dhoma ne çast
me substancen e ngrohte dhe te helmet, u ngri Kornelia
nderkoh qe po terhiqte vajzen e dyte nga shtrati, me
krahun tjeter shtrengonte me te voglen, ngriu ne vend
e treta tek vraponte per te shpetuar. Ne çast, si uji
qe me force fshin çdo gje, llava, si nje dallge pluhuri
mbeshtolli krejt dhomen. Me goje hapur Kornelia,
hyri neper shekuj tek shpetonte femijet, e ngriu dallga
e pluhurit te nxehte, ia dogji mushkerite. Si Laookonti
qe nga gjarperinjt kerkonte te çlirohej, duke mbrojtur
femijet, pergjate shekujve Kornelia, me femijet ne ecje.
Fluturuan shpirterat e tyre, drejt drites u ngriten me hov,
shembelltyra drite, e mire dhe e ndershme kish qene
gruaja, me djerse dhe moral kishte jetuar, ia vlersuan
hyjnite vyrtytin. Fluturuan femijet e saje, me te, te ngrire
peshtjellset e trupave te tyre, llava ia kishte djegur organet.
Si nje skulptor qe nga negativi, allçi te holle derdh
mbi forme, figuren per te perftuar, keshtu mbeten
te kater figurat. Statuja te ngrira, deshmi te asaj kohe,
pak zgjati agonia e tyre, me shpejtesi fati i çmoj,
oh ore ogurzeze, kur tmerri ka sy te zgurdullar…..
Pompei… (prova e trete)
U drodh toka me nje britme te erret, u
tunden blloqet e mermerit te Bazilikes.
rane idhujt e gurit nga llozhat e lavdise,
pernjeheresh u zgjua fetari dhe hodhi syte nga dritarja
shigjeta flake binin nga qielli, oh meshire hyjnore
plot frike dhe alarm iu mbush shpirti. Oh nena ime,
ore e tmerrshme, me mire mos te kisha lindur, ne
vend qe syte e mi te shohin kete uragan mortje. Nuk
perfundoi mendimin, kujdestari i tempullit, ra me
zhurme rrenuese Xhove nga altari, mbi guret
e dridhshem te dyshemese u be cope cope. Si
nje ere e lehte bryme e permbushi dheun pluhuri,
i nje vdekje te paralajmeruar. Nuk pati kohe
te dilte fetari i Tempullit, kerrciten tmerrshem kollonat.
Me llahtar, xhamat, ne qindra copera prene ajrin,
nje klithme dhimbje, nga thellesite e tokes u ngjit.
Ore e llahtarise!
Ik, vrapo, zhduku, tmerrohu, mbathja, dridhu,
gure zjarri nga qielli rrokulliseshin ate nate!
Ndoshta yjet, me inat, per ofendimin kundrejt
rregullit te kozmosit, qe nga ndyresite e njerezve
bere ishin, tashme, ne heshta zjarri, plot shi e squfur binin?
Cfar menzyre njerezore, te vdekshmit kishin bere
per te lejuar qe toka te dridhej keshtu? Ndersa
hapte dyert e larta, dallga e llaves e mbeshtolli,
ngriu ne shekuj prifti, gjerat e shenjta ne dore. Plutonin
luste. I ngrire ne ajrin e shekujve do te mbetej
me nje ulerime te fundit. I iku shpirti nga tempulli i mishte
ne nje dimensjon tjeter u gjend, nga drita e panjohur
u pushtua, as pluhur, as zjarr, as ankth, as thirrma tmerri,
embelsisht lundronte ne driten e dimensjoneve.
Komentet