Nje raport jozyrtar i mbushur me një lumë akuzash për zyrtarët më të lartë, në një vend anëtar të NATO, anetar të OSBE dhe vend kandidat per t’u anëtarësuar në BE, duhej të nxiste dy veprime të menjëhereshme:
1. Një shpjegim të shpejtë dhe të plotë nga Kryeministri dhe Kryeparlamentarim mbi gjithshka është shkruar aty për ata, në formën e një deshmie politike dhe juridike, të hapur ndaj popullit që qeverisin (parimi konstitucional i shpjegueshmërisë qeverisëse);
2. dhe hapjen e nje procesi hetues penal nga institucioni i pavarur i Prokurorisë, për verifikimin e hollesishëm e të gjitha të dhenave të dalura në publik (i degjojmë çdo ditë edhe në Parlament), qellimisht apo aksidentalisht.
Për çudinë e të gjithëve ndodhi ajo çfarë nuk e parashikonte struktura mendore e një politike normale e nje vendi demokratik: thirrja për largimin e misionit te OSBE, për ta mbyllur çështjen me metodat e Enver Hoxhës. Kjo thirrje është artikuluar fillimisht “teoricienët” marksistë të infiltruar si kontributorë vullnetarë të bijve te Kastës, dhe sot nga vetë institucionet më të larta të përfaqësisë së jashtme të Shqipërisë.
Është vetëm një thirrje e turpshme servitorëve dhe bijve të titullarëve të Ancient Regime, atyre qe sulmuan per vite me radhe nën diktature, vendin kampion të lirisë, ShBA, atyre qe sulmuan parimet perendimore të konstitucionalizmit, lirive politike dhe individuale, per largimin e Misionit te OSBE nga Shqiperia.
Është veprimi i radhes i Kastes se Krimit dhe Korrupsionit; nje hap per te zhveshur publikun shqiptar dhe institucionet parlamentare nga mbrojtja ndërkombetare; nje perpjekje per te krijuar vakumin e nevojshem per veprimtarine pa monitorim te krimineleve dhe politikanëve hajdutë.
Akti me i fundit i pleqesise se politikes se degraduar, i servileve qe u nisen per te bere nje plaçkë me banden e hajdutëve të Shqiperisë, që po përpiqen t’ia deformojnë të ardhmen këtij vendi. E bejne diten kur popullin shqiptar e kanë vënë në rrugen e ikjes së perbashket me sirianët e mjerë: e bejne diten kur maskat kanë rënë, kur krimi dhe hajduteria ka dalë sheshit, kur dekriminalizmi i politikës është në rendin e ditës, dhe ora e hapjes kutisë të se keqës, ka ardhë. Ata janë sot të gjithë bashkë, si atë ditë kur diktatori i fundit i thirri në paradhomën e tij, për të projektuar transformizmin e pushtetit duke ruajtur thelbin.
Kërkesa e çmendur e tyre është të mbyllin gojen kujtdo që i prek. Ata duan sot të ndalojne ligjet e pasqyrimit, te nje organi dhe instrumenti pasqyre, nje mekanizmi monitorues ne mbrojtje te demokracise, të zgjedhjeve te lira, të qytetarëve shqiptarë përballë korrupsionisteve: nuk duan deshmitarë, njelloj si eterit e tyre dhe Ati i tyre shpirteror, Enveri. Publiku duhet te ngrihet ne kembe per te mbrojtur veprimtarine e lire te mbrojtesve dhe garantuesve nderkombetare te lirise se shqiptareve, sigurisë së tyre të brendshme institucionale, kushtetuetshmërisë dhe ligjit të barabartë për të gjithë.
Mos harroni se jane të njejtat familje dhe të njejtat familjarë të zyrtarëvë të tyre servitorë, që inskenuan sulmet ndaj misionit amerikan në Tirane të drejtuar nga Jacobs dhe Fultz me 1945 dhe 46, ndaj misionit britanik të drejtuar nga Gjenerali Hodgson, po atë kohë. Është një përpjekje e deshperuar për të larguar deshmitaret e paanshem, nga vendosja ne jete e planit dritëshkurtër të përjetësimit të pushtetit. Nuk e kuptojne se nuk mund te ndodhe, sepse kjo eshte nje veprim i ngjashem me ate te regjimit koreano-verior. Nuk mund te ndodhe se shqiptaret mund t’ i rrezojnë menjehere. Nuk mund të ndodhë se OSBE është organizmi i të gjitha vendeve perendimore demokratike dhe sulmi ndaj këtij institucioni mbishtetërorë, është sulm ndaj familjes së kombeve të lira dhe vlerave që ato mbartin. Nuk bëhet fjalë për një gabim intelektual i sjelljes, por për një veprim të paramenduar me ligësinë tipike të majtizmit ekstremist hoxhist, që do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, në qoftë se do të formalizohet. Erresimi i arsyes nuk i jep mundesine as te fshehin boten e tyre te brendshme formative, urrejtjen qe kane ndaj bashkeqytetareve te tyre te hapesires se lire e tolerante. Sot bijte e te njejtave familje, permes kalemxhinjve te tyre te perjetshem, sulmojne, njelloj si ne vitet 1970, organin europian te sigurise dhe lirise, ku Shqipëria aderon për meritë të Revolucionit Demokratik që përmbysi etërit e tyre nga pushteti më 1991.
E gjitha kjo nje tregues i kaosit te shkaktuar nga shformimi i rendit te gjerave ne vend: nuk eshte vetem diletantizem, por para se gjithash nje politike driteshkurter, qe po abuzon me te drejtat e publikut. Ne pikepamje te se drejtes eshte nje abuzim me pushtetin, qe heret apo vone do te duhet ta bejne llogari me ligjin. Turpi i radhes se papergjegjshmerise se nje klase politike që preket në tërësi nga skaneri i OSBE.
Distancimi nga të tille mjerane qe bejne thirrje për të hedhur poshtë vendime konsensuale të popullit shqiptar, të arritura si fitore historike, pas një vuajtje gjysëm shekullore nga diktatura e baballareve dhe gjyshave e atyre injorantë dhe gjakatarë, qe po firmosin sot shkresat anti perendimore, është nje vije ndarjeje e qytetarëve të djathte e te majte, pa dallim, nga dhunuesit e Kastës.
Ata duhet të ndalen dhe duhet t’i nënshtrohen shpjegimit të hapur publik, si detyrim ligjor i një qeverisjeje parlamentare, të përgjegjshme dhe të shpjegueshme. Ua imponon Kushtetuta dhe Ligji. Rendja drejt kaosit me ndërkombëtarët nuk është interes i shqiptarëve, por vetëm i këtij grushti të vogël familjesh që kontrollojnë pasurinë dhe pushtetin e këtij vendi, për t’iu larguar orës së llogaridhënies me drejtësinë shtetërore, që tashmë ka ardhur: Shqiptarët, tashmë nuk kanë kohë më për të vonuar Dekriminalizimin e Mirëfilltë të Politikës.
Komentet