1.Thuhet se Herodoti atëbotë ( dikund në vitët 485-424- para epokës sonë ) duhet të ketë qenë arkitekti ose instruktori me i rëndësishem ose kryesor i të të ashtuquajturit sistemit apo si i thuhet” kompozicionit të parë ” historik ose historiografik në Antikë. Apo,” babai i historisë”, siç do e quante dikur me vonë Ciceroni. Se këndejmi, Herodoti në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Historiae”, asokohe në radhë të parë e kishte për qëllim paraqitjen ose prezantimin e njëanshëm ( unilateral) ose monologjik të lufterave dhe fitorëve të atëhershme ushtarake ose politike të grekëve të lashtë- ( shumica prej të cilëve me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare ) -kundër përsianëve dhe të tjerëve. Gjegjësisht, dominimin dhe prestigjin e atëhershem politik, ushtarak, detar, tregtar, kulturorë dhe ekonomik të grekëve në regjiionin e njohur Jugor ose Mesdhetar.
Në anën tjetër ndërkaq, Tukididi ( dikund në vitët 46O-4OO -para Krishtin) në kuader të “Monografisë Historike ” mbi luftërat e atëhershme të Athinës, Spartës, Peloponezit, Bosforit, Dardanelëve etj. Duke bërë fjalë mbi rolin, ndikimin dhe kontributin e njohur kolosal dhe titanik të shumë luftetarëve, komandantëve ose strategëve të njohur luftarak (ushtarak) dhe politik me orgjinë nacionale ose gjenealogjike nga treavat dhe rajonet e ndryshme të Ilirisë, Maqedonisë Antike etj. Qyshë atëherë do bënte apel për të vërtetën dhe kritiken e njohur historike ose historiografike. Respektivisht, për studimet, hulumtimet dhe analizat e përgjithshme burimore, materiale, dokumentare dhe historike të ngjarjeve, figurave, kronikave, analeve, mitëve, eposëve ose legjendave të ndryshme politike, ushtarake( luftarake) ose historike në funksion të sekularizimeve dhe singularizimeve të ndryshme eksterne ose eksplikative ne mes historisë dhe luftës, historisë dhe politikës, historisë dhe sociopsikologjisë, historise dhe filozofisë etj.
Të gjitha këto së bashkut, me qëllim të paraqitjes ose prezantimit të ngjarjeve, zhvillimëve, figurave ose personalitetëve të jashtëzakonshme ose historike në frymën e njohur ekskursive dhe diskursive të një historie globale ose universale në sfond. Kjo mu për faktin, se ligjët e njohura historike ose historiografike, në radhë të parë janë ligje të trendëve, standardeve dhe tendencave të njohura madhore, epokale dhe tepër masive në kohë dhe hapësirë. Respektivisht, ligje të trendëve ose tendencave të njohura globale ose universale. Për dallim të ligjëve të njohura shoqëore ose sociale (lëxo: ligjet filozofike, sociologjike, psikologjike, politike dhe të tjera ..) që janë me tepër ligje ose standarde të përkufizuara në kohë dhe hapësirë, të cilat i parashohin ose prognostifikojnë ngjarjet, zhvillimët, figurat ose personalitetët e ndryshme epokale dhe historike në sfond, por nuk kanë ndikime ose influenca globale ose masive në to si legjët e lartëpërmendura historike ose historiografike. Ndërkohë që kritika e sipërpërmendur historike ose metodologjike (“Monografia Historike”e Tukididit), me kalimin e kohës do ravijezohej, konturohej, eksplorohej dhe konvencionalizohej akoma me shumë në rastin e “Helenikës” së Ksenofantit etj. Për t´i arrirë kështu lulëzimin ose shkëlqimin e saj të vërtetë me rastin e kontaktëve, farkimëve ,konvergjencave ose komunikimëve të ndryshme letrare, kulturore, historikografike dhe të tjera të artit, kulturës, letërsisë dhe historisë së lashte greke (helene) me kulturën dhe historinë e njohur iliro- romake në kohën e luftërave dhe pëpjekjëve të njohura të romakëve per sundime dhe dominimie të asokohshme mesdhetare (kontinentale) dhe interkontinentale… Kur Jul Polibie Cezari, Plutarku, Tit Livi, Salustiu, Ciceroni, Katoni, Konstantini i Madh, Justiniani, Diokleciani, Augustini dhe të tjerë në kuader të ” Analëve Historike”, “Biografive Paralele”, ” Fasti-ve” (Kalendarëve), “Vitae Sanctorum”, “Vitae Sanctam etj.: Asokohe i kishin vërë si të thush piketat ose kornizat e përgjithshme shkencore, sekulare, singulare dhe humaniste të historisë së përgjithshme të kulturës dhe civilizimit botërorë.
Për me tepër ndërkaq, konceptët, formulimet dhe përceptimet e njohra të H. Berr se: ” Historia parasegjithash është shkenca e njohur mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare”. Apo,” Pasqyrë dhe një njohuri e përgjithshme globale ose universale mbi të kaluarën, të sotmën dhe të ardhmën e përgjithshme të njerëzimit ose civilizimit të njohur njerëzore “, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore dhe metodologjike të H.I. Marrout, Christoph Kellerit, F.Braudellit, G. Barracloughut etj. Në menyrën me konkrete, me sublime dhe pragmatike i bëjnë të qarta ndarjet, klasifikimet dhe periodizimiet e ndryshme historike ose historiografike. Respektivisht, historitë e vogla (mikrohistoritë) dhe historitë e mëdha (makrohistoritë) e ndryshme në kontekstet ose relacionet e njohura ” Post-Quem” dhe ” Ante- Quem” .
2. Historia dhe kauzaliteti i njohur shtetëror, nacional, ushtarak ( luftarak) dhe gjeografik:
Siç dihet, lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike e UÇK-s dhe popullit shqiptar në Kosovë si dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike të iliro-shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik: Ishte stina me e bukur dhe me krenare në historinë me të re të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Ishte ajo stina e lavdishme e lulëkuqeve të njohura të lirisë dhe shqiptarizmës që nuk vyshkën as nuk venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Në këtë kontekst është thënë dhe shkruar aq shpesh se me rastin e luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s, njëherë e përgjithmonë , respektivisht, me tepër dhe me bukur se kurrë, i çelën dhe hapën sytë liria, shteti, pavarësia, integriteti dhe sovraniteti i shumëpritur i Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Dhe, pse jo edhe zhvillimët dhe procesët tjera revolucionare, evolutive, empirike dhe historike në këtë drejtim. Me rastin e luftës dhe përpjekjeve të lartëpërmendura të UÇK-s, se këndejmi, njëherë e përgjithmonë u ndanë dhe shkurorëzuan fuqishëm dhe përjetësisht drita nga terri, liria nga robëria, jeta nga vdekja dhe kështu me radhë. Ndryshe nga kjo, sipas mendimëve dhe përceptimëve të njohura shkencore dhe humaniste të Theodor Shiederit, të shprehura dhe formuluara në kuader të ” Kodeksit të Historisë Nacionale”: Mbrojtja dhe afirmimi i çështjeve dhe aspektëve të njohura ushtarake ose luftarake ( lëxo: kauzalitetin e njohur luftarak ose ushtarak) nepër etapa ose periudha të ndryshme politike, historike dhe të tjera, e kanë peshën dhe rëndësinë e kauzalitetit me të lartë shtetërore, nacional dhe historikë. Ndërkaq, sipas konceptëve, ideve dhe teorive të njohura të Cloude Levy Straussit etj.: “Mitët, eposet, legjendat dhe historitë e njohura luftarake (ushtarake) ose patriotike, janë në funksione të fuqishme determinante, konstruktive, rekonstruktive, diakronike, revolucionare, sfiduese, paradigmatike dhe të tjera-përballë paradoksëve, padrejtësivë, destruksioneve, dekonstruksioneve, reaksioneve, turbulencave, anomalive, patologjive, demagogjive, hipokrizive dhe anakronizmave të ndryshme politike, administrative, juridike dhe të tjera. Duke pleduar këtu në shkencën ose disiplinën e njohur ushtarake ose luftarake të Beletristikës- përballë luftërave të ndryshme speciale, psikologjike, propagandistike, subverzive, politike, administrative, juridike etj.
Në të kundërten, asnjë popull (komb) dhe asnjë shtet nuk mund të jetë i pavarur (sovran) i pasur, i lumtur dhe i lirië fizikishtë dhe politikishtë, nëse janë të varfër dhe t´robëruar shpirtërishtë , politikisht, moralisht, ligjërisht ose fizikisht- çlirimtarët ose heronjtë e tij kryesorë. Shqiptarët e paguan me një çmim tepër të lartë lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore, nacionale dhe politike nga Serbia kriminale dhe gjakatare. Gjegjësisht, me vuajtje, pësime, dhëmbje, travaje, krajata, pezmatime, trauma dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e popullit ose kombit tonë. Për me tepër ndërkaq, njerëzit ose popujt e ndryshëm liridashës ose patriotikë, mbajnë mendë ose kujtojnë nëse duan. Respektivisht, nëse kanë moral dhe vetëdije të lartë shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike. Ndërkaq, falin ose “harrojnë”, vetëm nëse kanë kohë dhe mundësi. E kundërta e tyre janë paradokset, naivitetët ,anomalite dhe padrejtësitë e njohura politike, historike, ushtarake dhe të tjera ndaj iliro-shqiptarëve nga ana e fuqive të
mëdha. Gjegjësisht, ” popujt artificial” ose johistorik së bashku me “historitë e vogla” dhe “gjeografitë e mëdha” nepër etapat ose periudhat e ndryshme të imperializmit, kolonializmit etj.
3. Sipas mendimëve ose formulimëve të njohura te Friedrich Hegelit, Karl Popperit, Thomas Kuhnit etj. Etapat (epokat) ose periudhat e ndryshme revolucionare, historike dhe të tjera në të shumtën e rastëve mund të konceptohen, përceptohen dhe anticipohen edhe në kontekste ose relacione të ndryshme individuale ose personale. Kjo në radhë të parë për faktin se çdo etape ose periudhe të caktuar revolucionare ose historike i përkasin ose takojnë figurat ose personalitetët e veçanta dhe të jashtëzakonshme në kontekstin e mesipërm revolucionar dhe historik. Respektivisht, ushtarak ( luftarak), politik, diplomatik, shtetëror, nacional etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe kauzalitetin e njohur ushtarak ( luftarak), shtetëror, nacional dhe historik së bashku me mitët, eposët, legjendat dhe historitë e njohura mbi trimat dhe heronjtë e ndryshëm nacional ose popullor tek popujt, shtetët ose shoqeritë e ndryshme respektive si Kosova në funksione të ndryshme reflektive, simbolike, paradigmatike, konstruktive, rekonstruktive, tradicionale, empirike, diakronike dhe të tjera -përballë paradokseve, padrejtësive, turbulencave, reaksionëve, anakronizmave, anomalive, patologjive, destruksioneve ose dekonstruksioneve të ndryshme objektive dhe subjektive në çdo kohë dhe hapësirë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluzviste të çdo shekulli dhe epoke mbi krijesat ose fabrikimet e ndryshme arificiale, psedoshkencore dhe johistorike të “gjeografive të vogla” dhe ” historive të mëdha” ose anasjelltas.
Ndryshe nga kjo, në rangun ose nivelin e njohur institucional dhe konstitucional, një nder pikërëndesat ose fushëveprimet kryesore ose substanciale të historisë shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë e kaluara dhe historia e përgjithshme shtetëtrore, nacionale dhe politike e një populli (kombi) dhe shteti të pavarur, sovran, integral dhe demokratik .Gjegjësisht, e kaluara, tradita, jetëgjatësia dhe funksionaliteti ( funksionimi) i tij së bashku me konceptët, formulimet dhe intërpretimet e njohura shkencore dhe politike të lëndës ose materies së njohur të historisë. Aty janë edhe sekularizimet dhe singularizimet e njohura (eskterne ose eksplikative) në mes historisë dhe politikës, historisë dhe diplomacisë, historisë dhe sociologjisë, historisë dhe filozofisë, historisë dhe psikologjisë, historisë dhe gjeografisë, historisë dhe antropologjisë, historisë dhe antropogjenetikës dhe kështu me radhë. Ndërkaq, alternativat ose “derivatët” e ndryshme (shtesë) të historisë së përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike, janë ose mund të jenë faktori i njohur njeri ( personi ose individi), populli, kombi (etnia), shteti, gjuha zyrtare, flamuri, stema, simbolet e njohura shtetërore dhe nacionale, mirëqenja, shëndeti, barazia, lumturia dhe harmonia e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare së bashku me edukatën, kulturën, arsimin (arsimimin), shkencën, tekniken, zhvillimiin e përgjithshëm industrial dhe ekonomik, vlerat, potencialet ose resursët e njohura individuale dhe kolektive, respektivisht, globale dhe universale, të kaluarën apo traditat e njohura shtetërore, nacionale, politike ,historike, historinë dhe gjeografinë e përgjithshme shteterore, nacionale, politike etj.
Gjithnjë fjala mbi luftën dhe përpjekjet e njohura heroike dhe patriotike të UÇK-së. Respektivisht, mbi moralin dhe kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, teritorial (gjeografik), politik dhe historik të shqiptarëve të Kosovsës në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Ndaj tërësisë së njohur teritoriale ose gjeografike të Republikës së Kosovës-sidomos.
Komentet