Ata që janë në pushtet kanë frikë nga ndryshimet.
Ata që janë përmbysur ëndërrojnë ndryshime dhe punojnë për to.
Kurse vegjëlia rri në mes dhe paguan dëmet.
— Sokrati
Nëse ka një e vërtetë që ka udhëtuar pothuajse e pandryshuar nëpër shekuj, ajo është se lufta për pushtet rrallëherë pushon. Ndryshojnë emrat, flamujt, sistemet dhe sloganet, por mbetet i njëjti cikël: dikush përpiqet të ruajë pushtetin, dikush tjetër përpiqet ta marrë atë.
Mes tyre qëndron njeriu i zakonshëm.
Ai nuk zgjohet në mëngjes duke menduar për strategjitë e partive. Nuk fle duke llogaritur koalicionet. Nuk i kalon ditët duke ndërtuar pushtet. Ai zgjohet për të siguruar jetën, për të rritur fëmijët, për të mbajtur familjen, për të ruajtur dinjitetin.
Por pikërisht ai është ai që paguan më shumë.
Kur ekonomia dobësohet, ai e ndien i pari.
Kur çmimet rriten, ai shtrëngon rripin.
Kur institucionet dështojnë, ai pret në radhë.
Kur drejtësia vonon, ai humbet besimin.
Kur politika polarizohet, ai humbet qetësinë.
Pushteti dhe opozita shpesh paraqiten si kundërshtarë të përbetuar. Në skenë duken të ndarë nga gjithçka. Por nga këndvështrimi i qytetarit, nganjëherë ato duken si dy brigje të të njëjtit lumë: të zëna me njëra-tjetrën, ndërsa uji rrjedh mbi jetët e njerëzve.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginën e Preshevës, shqiptari i zakonshëm ka dëgjuar premtime për dekada. Ka dëgjuar fjalë për zhvillim, reforma, integrim, rilindje, ndryshim, transformim. Disa prej tyre kanë sjellë përmirësime reale. Të tjera kanë mbetur vetëm jehonë fjalësh.
Megjithatë, populli vazhdon të presë.
Pret një shkollë më të mirë për fëmijët.
Pret një spital ku njeriu të trajtohet me dinjitet.
Pret një gjykatë ku e drejta të mos ketë çmim.
Pret një administratë që shërben dhe nuk sundon.
Pret një treg pune ku suksesi të vijë nga aftësia dhe jo nga lidhja.
Kjo pritje nuk është thjesht ekonomike. Ajo është morale.
Sepse njeriu nuk ushqehet vetëm me bukë. Ai ushqehet edhe me ndjenjën se jeton në një vend ku ka vlerë, ku respektohet dhe ku e ardhmja nuk është një derë e mbyllur.
Ndoshta drama më e madhe shqiptare e dekadave të fundit nuk është varfëria, as mungesa e burimeve. Drama më e madhe është largimi i shpresës.
Kur një i ri largohet nga vendi i vet, ai nuk merr me vete vetëm valixhen. Ai merr me vete energjinë, dijen, ëndrrat dhe vitet e tij më të mira.
Kur largohet një mjek, largohet një pjesë e kujdesit të nesërm.
Kur largohet një mësues, largohet një pjesë e dijes së ardhshme.
Kur largohet një sipërmarrës, largohet një mundësi për punësim.
Kur largohet një student i shkëlqyer, largohet një mundësi për zhvillim.
Dhe kështu kombi humbet jo me zhurmë, por në heshtje.
Asnjë sirenë nuk bie.
Asnjë kambanë nuk lajmëron.
Vetëm aeroportet mbushen dhe fshatrat zbrazen.
Në këtë pikë duhet bërë një pyetje e vështirë:
A ekziston politika për qytetarin, apo qytetari për politikën?
Në teori, përgjigjja është e qartë. Në demokraci pushteti duhet të jetë shërbim. Funksioni i tij është të krijojë kushte që njeriu të jetojë më mirë, më lirë dhe më me dinjitet.
Por sa herë që pushteti fillon ta shohë veten si qëllim në vetvete, ai largohet nga misioni i tij.
Dhe sa herë që opozita e sheh ndryshimin vetëm si rrugë drejt pushtetit, ajo rrezikon të bëhet pasqyrë e asaj që kritikon.
Prandaj shoqëritë përparojnë vetëm kur lind një kulturë ku shteti është më i rëndësishëm se partia, ku institucioni është më i rëndësishëm se individi dhe ku interesi publik është më i rëndësishëm se fitorja politike.
Historia shqiptare është histori mbijetese.
Ky popull ka kaluar pushtime, perandori, ndarje kufijsh, luftëra, represione dhe tranzicione të gjata. Ka kaluar periudha kur gjithçka dukej e humbur dhe megjithatë ka gjetur forcë për të vazhduar.
Kjo është arsyeja pse shpresa nuk është luks për shqiptarët. Ajo është një formë mbijetese.
Por shpresa nuk mund të mbahet gjallë pafundësisht vetëm me fjalë.
Ajo ka nevojë për drejtësi.
Ka nevojë për meritë.
Ka nevojë për mundësi.
Ka nevojë për institucione që funksionojnë.
Ka nevojë për njerëz që mbajnë përgjegjësi për atë që premtojnë.
Në fund, pyetja nuk është se kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme.
As kush do të jetë në pushtet nesër.
Pyetja është më e thellë:
A do të arrijmë të ndërtojmë një shoqëri ku fëmijët të mos kenë nevojë të largohen për të ëndërruar?
Ku pleqtë të mos ndihen barrë?
Ku puna të vlerësohet?
Ku ligji të vlejë për të gjithë?
Ku politika të matet me shërbimin dhe jo me propagandën?
Sepse kur të vijë ajo ditë, formula e vjetër do të humbasë forcën e saj.
Atëherë pushteti nuk do të ketë frikë nga ndryshimi.
Opozita nuk do ta kërkojë ndryshimin vetëm për vete.
Dhe vegjëlia nuk do të paguajë më dëmet e betejave të të tjerëve.
Atëherë qytetari nuk do të jetë më spektator i historisë.
Do të jetë arsyeja pse historia shkruhet.
Vendi i Lekës,14.06.2026





29 Nentori i vitit 1944 eshtë promemorje qe ai brez ju kundërvu regjimit me te egër nazifashiste qe pushtoj Europen dhe doli fitimtar.
Kurë thua loja me koloboracionistet sqaro veten ç’janë ata. Pushtimi i Shqiperise krijoj qeverinë te njohur kuislingë me në krye Mustafa Krujën ju njihuni me vendimin e parë te kesaje qeverie.
Qeveria vendosi Të pranoje për nënë e për babë Imperatorinë fashiste dhe mbretin te saje Viktor Emanuelin e 3.
pika 2) Ndalohet veprimtaria komuniste . 3 ) U konfiskohet prona te gjithe atyre qe meren me veprimtari komuniste . etj.
Keta nacionalist Shqipetar koloboracionist në bashkëpunim me nazifashistet nisen luften kunder levizjes Nacional çlirimtare në bashkëpunim me pushtuesin , Nacionalistet Shqipetare ju ersuan syte edhe kure anglo amerikanet ju thanë hapur mos sulmoni partizan në luften e gjurmët dhe në shumë të tjera ishin në llogore me gjermanet. Kur aleatet kërkonin bashkëpunim me levizjen nacional çlirimtare ata bashkëpunuan me pushtuesin dhe si qeveri kuislinge sipas te dhënave të tyre arrestonin dhe vrisnin anëtare dhe bashkëpuntore te Lançit . duke i derguar në burgje te internimit në Itali dhe në Mat’hauzen Gjermanisë si mund te harohet masakra e 4 shkurtit kur qeveria kuislinge me duar nacionaliste shumë vrau mbi 72 vete në Tiranë ajo date është data e rinise se kohes qe ju mbështet aleatit më te madh te kohes kunder nazifashizmit dhe fituan . janë ata qe ju nga urrejtja dhe koloboracioni juaj doni tia mohoni. Periudha totalitare e quajtur komuniste pas luftes nuk ka te bëje me ata qe vendosen jeten per një Shqipëri dhe Europë pa nazifashiste ata janë heronjtë e brezit te vete te Shqiperse dhe përshëndeten nga gjithë Europa . kanë simbolin e tyre në shenjë mirnjoheje për kontribut në kampin e përqendrimit në Mat’hauzen një skulpeture te bërë nga Odise Paskali ku vizitoret vendosin lule për dite kurse ju doni ti hiqni dhe datën përkujtimore Turpi juaj me te gjitha makinacionet qe bëni . Ata dhe ajo date nuk do zgjidhje te re do mirëkuptim për njoheje dhe respek dhe vlerësim te tyre.
Po je avokat mbrojtes i regjimit kriminal te enver hoxhes! Perfiton nga rrumpallhana. Je idiot i çmendur qe shtremberon ato qe kam shkruar. Kriminelet e regjimit diktatorial jane njelloj sikur nazistet. Ky eshte qendrimi i Europes. Nazizem=enverizem
Ti i shtrembëron gjerat po flasim për nje date te vendosur nga Ushtria Nacional Çlirimtare kunder nazifashizmit dhe fitoj.
Nazifashizmit dhe Enverizmi si ryma ideologjike njera para 29 nëntorit 44 dhe tjetra pas 29 nëntorit 44 le ti gjykoj historia dhe historianët por Lufta NÇL ishte me e lavdishme në mbështetje te aleateve perëndimore Amerikës Angli dhe BRSS. dhe fituan e vulosën me gjak ate date 29 nëntor 1944 kur Nacionalistet ju bashkuan nazistëve dhe shkuan edhe në Berlin për të mbrojtur Hitlerin dhe vranë dhe u lanë pa nam e nishan.
Po kam folur per diktaturen. Per luften kam folur, per Qemal Stafën dhe Babain tim qe shkoi 14 vjeç ne lufte e u plagos 3 here. Po sa mbaroi lufta diktatori e deboi Misionet Perendimore dhe i shpalli armiq e gjithe ata qe punuan me ta tradhetare te cilet ose i vrau ose i burgosi.
Edhe nje here per ty qe flet per aleate. Diktatori hoxha kishte aleate diktatorin gjakarar josif Stalin. Ti nuk e di se je injorant kur me 23 gusht 1939 ne moske ministrat e jashtem te hitlerit dhe stalinit nenshkruan paktin ribbentrop-molotov, qe njihet me emrin edhe pakti hitler-stalin ose pakti i mossulmimit reciprok me nje afat kohor 10 vjeçar qe do te skadonte me 1949. Per gati dy vjet komunistet tuaj kishin aleat hitlerin deri kur hitleri permes planit barbarossa me 22 qershor e prishi kete pakt dhe sulmoi Rusine. Per dy vjet rresht konunistet shqiptare nuk kane hedhur asnje arme as kunder italise qe kishte pushtuar vendin me 7 prill 1939. PK de jure lindi ne fund te ’41, pra per gati 3 vjet rresht nuk e kishte hedhur asnje pushke kunder pushtuesit deri kur Gjermania naziste prishi psktin dhe sulmoi brss, duke bere stalinin qe te ndryshonte krah perkohesisht sepse pas mbarimit te Luftes te Dyte Boterore menjehere e shpalli armik Perendimin sikur veproi edhe sateliti i kriminelit stalin, enver hoxha çka u be shkak per ndarjen e Europes me Perden e Hekurt dhe fillimin e Luftes te Ftohte. Per Shqiperine nisi epoka e terrorit te kuq, e izolimit dhe varferise, e luftes vellavrasese, e kampeve te internimit dhe e diktatures te proletariatit. Regjimi hoxhist mbajti qendrim armiqesor te shpallur ndaj Perendimit deri me 1991, ndersa pasuesit dhe militantet e tij e ketij regjimi si puna jote qe nuk heqin dore nga dashnia per kriminelin e kuq s’mund te jene kurre perendimore veç injorante demagoge te peshtire dhe te neveritshem!
Buç papaj injoranca juaj nuk ka kufi dhe nga injoranca kërkon të fyesh dhe të shtrembërosh të vërtetat, Ti nuk e njeh veteveten dhe je pushtuar nga nje ego e pa fre megalomanie pa realizim dhe vertetesi vetëm urejtje deri në shpërfytyrim të fakteve. Kurë thua se Partia Komuniste ishte aleate me nazizmin se nazistët kishin paktin e mossulmimit me BRSS me Stalinin. nuk e kuptoni injorancën tuaj ose ndryshimin me qellim te fakteve çpifje . ky akt propagandistik mossulmimit zgjati dy vjet deri më 22 Qershor 1941 ku 3 milion nacionalist të Gjermanisë Hitleriane ushtarë të Wermatcht-it sulmuan me tersin e armatimit vendet e lindjes .
A e kuptoni se në këtë kohe në Qershor të 1941 në kohen e sulmit ndaj lindjes ndaj BRSS nuk kishte Parti komuniste Shqipëtare, duheshin edhe 5 muaj te formohej të dilte në skenë Partia Komuniste Shqipëtare , një parti që akoma nuk ekzistonte si mund te kishte pakt me Gjermaninë e Hitlerit . Elida Buçpapaj mashtruese fallcifikatore historise me qellim nxitje te urrejtjes kombetare për prishje te unitetit kombetare . e pa denjë per histori e gazetari duke përdorur edhe fyerje , e gjitha vjen nga varfëria e mendimit ku ka zënë vënd injoranca o zot na ruaj nga injoranca e gazetareve dhe historianeve se nuk besoj se e ndryshojnë me qëllim . shpetoje popullin tim nga kjo injorance.
Po je analfabet i kompletuar! Po prej 1939 kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia per 3 vjet ku ishin komunistet pse nuk e luftonin fashizmin. Sepse fashistet ishin ne aleance me stalinin!
Po kur Stalini ishte ne aleance me hitlerin prej 1939 deri me 1941 ?
Kur enveri pas perfundimit te LDB i deboi Perendimoret , nderpreu marredheniet diplomatike me SHBA, Mbreterine e Bashkuar, Gjermanine dhe burgosi dhe i vrau gjithe shqiptaret qe kishin punuar me ta, ndersa ti demagog analfabet mbron kriminelin !
Po ti analfabet a e de qe BE kujton diten e 23 Gushtit 1939 si Dita e Fjongos te Zeze duke vene shenjen e barazimit midis terrorit nazist dhe atij komunist.
Je mbrojtes i nje krimineli qe ka kryer krime kunder njerezimi i cili per ta pasur mire me titon caktoi si dite çlirimi 29 nentorin dhe pjesen me te madhe te partizaneve dhe bashkepunetoreve i eleminoi.
Tanii hiqju portalit tone qe i je ngjitur sikur m kepuces