William Butler Yeats (Dublin, 13 qershor, 1865 – Roquebrune-Cap-Martin, 28 janar 1939) ishte një poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez.
_________________________________________
MOTIVACIONI:
“Për poezinë e tij të frymëzuar gjithmonë që me formën e lartë e artistike i ka dhënë shprehje frymën e një kombi të tërë”
NDËSHKIM DASHURIE
Zhurmën e një harabeli mbi ulluk,
Hëna e brilltë dhe krejt qielli i qumësht,
Dhe gjithë ajo harmoni e famshme gjethesh,
Kishin fshirë imazhin e njeriut dhe britmën e tij.
Një vajzë me buzë të kuqe të dhimbshme u ngrit
Dhe në pikën e lotit dukej madhështia e botës
E dënuar si Odisea dhe anijet e rraskapitura
Por krenare si Priami i vrarë mes shokëve të tij.
U çua dhe në çast ullukët nisën zhurmimin,
Një hënë që kacavirrej në një qiell të zbrazur,
Dhe gjithë ai ankim i gjetheve, mund të kompozonin vetëm imazhin e njeriut dhe britmën e tij.
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet