Muhamed Zekiri hyri në politikën e shtetit të Maqedonisë me një fjalë goje, kur iu bashkua LSDM-së me liderin e saj Zoran Zaev dhe foli ,,gjuhën maqedone,, përmes refereneve veçse me u ba ,,selfie..!
Djaloshi me flokë të zeza e të gjata po e bënë udhën e tij e tij politike në një parti joshqiptare dhe,ky Zekiri u bë protagonist i vetëm (sh)qiptar që me zemrën plot ia zgjati dorën LSDM-së dhe harroi përkatësinë e tij kombëtare se është(shqiptar)dhe asnjë fjalë nuk e thotë në parlament për popullin e tij shqiptar,që në këto vite ka mbetur në margjinat e kohës,me statusin e pakicës me pakicat tjera në Maqedoni.
Kudo në rrugëtimin e tij veçse me ba ,,selfie,, Muhamed Zekiri shkruan vendbanimin e tij (vetëm)në gjuhën tjetër (lexo:Skopje)e jo shqip Shkupi(sic!), ndonëse ka marrë mbi supet e veta obligimin partiak të LSDM-së se është i vendosur të jetë ,,luftëtar i denjë,,i kësaj partie joshqiptare në Maqedoni(!).
Mos harrojmë se djali me flokë të gjata e të zeza,në kohën e zgjedhjeve parlamentare pati dalë me një ,,platformë,,për njëfarë ,,parajse,,për shqiptarët dhe në kutitë e votimeve shkuan më se 70 mijë vota të qytetarëve (shqiptarë)për LSDM me arsyetimin se ,,jemi zhgënjyer,,me partitë politike shqiptare(sic!).
Kjo është udha që ka marrë deputeti dhe nën hijen e pemëve luan golf dhe as që i shkon ndonjëherë mendja sesi i ka punët populli i tij i harruar shqiptar në Maqedoni.
Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri,nën hijen e pemës,futbolli evropianë dhe harresa pas politikës (maqedonase)e jo shqiptare,
nuk i dihet se ku pi ujë…?!
E kohës,deputeti shqiptar na u bë (maqedonas),
ndonëse në rrjetin e tij social më shumë debaton me ,,miqtë,, e tij në gjuhën maqedonase se sa në gjuhën shqipe…!
Kështu,me Zekirat ia zgjatim jetën regjimeve të kohës që ndaj popullit shqiptar gjithherë kanë pasur qëndrim denigrues e poshtrues,natyrisht me argatët e dreqit…!
Muhamed Zekiri ku e keni lënë popullin shqiptar dhe çështja e (pa)zgjidhur në Maqedoni…?!
Komentet