Shqiptarët me banim në Bari duke festuar solemnisht festën kombëtare nisën pardje telegramin e mëposhtëm.
Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Punëve të Jashtëme – Romë
Me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, të nënëshkruarit kanë nderin t’i paraqesin nëpërmjet Shkëlqesisë Suaj Qeverisë Mbretërore nderimet tona të thella dhe shprehjet e mirënjohjes sonë për mbështetjen që Ju patët kënaqësinë t’i jepnit çështjes sonë kombëtare, duke shpresuar që, në mbrojtjen tuaj të lartë e mirëdashëse, atdheu i tyre fatkeq të mund të dalë sa më shpejt nga kriza e fortë në të cilën sot përpëlitet.
(Vazhdojnë firmat)
I njëjti telegram i u dërgua Sh. së Tij , Ministrit të Punëve të Jashtëme të Austro – Hungarisë.
Kryetarit të Komisionit Kombëtar
Shkodër
Me rastin e përvjetorit të festës sonë kombëtare, të nënëshkruarit janë të Lumtur të paraqesin, nëpërmjet Jush, popullsisë atdhetare të Shkodrës e rretheve të saj, që dijti t’i kundërshtojë rravgimit të vëllezërvet të vet, urimet e tyre të përzemërta për një t’ardhme më të mirë dhe shprehjet e mirënjohjes së tyre të sinqertë për mbrojtjen e guximëshme të flamurit kombëtar që, në sajë të përpjekjeve të tyre bujare, vazhdon të valëvitet n’atë qoshe të lirë të Shqipërisë.
Aqif Pashë Elbasani, Mehdi Frashëri, Fuat Toptani, Xhelal Toptani, Hamid Toptani, Luigj Gurakuqi, Abdullah Elbasani, Dot. Ruzhdi Bobrati, Behxhet Arrina, Masar Nepravishta, Baba Muheddin, Dot. Epaminonda Koleka, Tajar Malezi, Riza Dani, Tahir Beshiri, Izedin Beshiri, Omer Canka, Mihal Grameno, Salih Butka, Alush Taka, Sotir Gjika, Veiz Sevrani, Andon Ikonomi, Xhemil Durrësi, Aqif Abazi, Ahmet Dakli, Hysen Pani, Ilo Nonno, Hysen Nikolica, Petro Grameno, Milo Duçi, Qamil Panariti, Shefqet Dajiu.
*Corriere delle Puglie, 19 – 9 – 1914 Pёrktheu Eugjen Merlika
Komentet