Në librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku zbulon detaje befasuese per vdekjen e Ismail Qemalit. Ai shkruan aty se ajo ishte vrasje të pastër. “Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë”- shkruan ai ne liber.
Roland Qafoku
“Nëse doni që Shqipëria të bjerë në qetësi duhet të vriten tre persona: Ismail Qemal Vlora, Esad Pashë Toptani dhe unë”.
Në një ditë prilli të vitit 1914 Preng Bibë Doda iu drejtua princ Wied-it me këto fjalë teksa bisedonin në Durrës se si duhet të bëhej shteti shqiptar.
Gazeta “Perugia Citadina” që shkruan për vdkejen e Ismail Qemalit.
Më 24 janar 1919 u vra në Perugia të Italisë Ismail Qemali. Më 22 mars 1919 u vra duke shkruar në Lezhë vetë Preng Bibë Doda . Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esad Pasha. A ishte profeci apo zëvendëskryeministri Doda dinte shumë për kurthet, intrigat, stilin oriental të të funksionarit të shqiptarëve këtë nuk di ta them.
Por e sakta është se ajo që ai i tha princit gjerman rezultoi e vërtetë. Shumë pak, për të mos thënë aspak, është folur për vdekjen e njeriut që themeloi shtetin shqiptar. Zyrtarisht është shkruar se ai vdiq nga hemorragjia cerebrale. Por nga investigimi që unë kam bërë për shumë vite më rezulton se ai është vrarë. Më saktë akoma është helmuar.
Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, vdekjen e Ismail Qemalit e kam cilësuar vrasje të pastër. Aty kam publikuar të gjitha faktet, dokumentet autentikë dhe dëshmitë që e vërtetojnë plotësisht këtë.
Dokumentet më kokëfortë janë ato që janë siguruar në arkivin e spitalit të Peruggias. Nuk gëzoj respekt për ata studiues mediokër që e cilësojnë këtë si një çështje të mbyllur. Unë nuk kam dyshime, por jam i bindur që Ismail Qemalin e kanë vrarë. Por ky lloj debati meriton vetëm pak kohë.
2. Hotel “Burfani” në Perugia të Italisë në vitin 1919 në të cilin vdiq Ismail Qemal Vlora.
Ajo që personalisht mendoj është që shteti shqiptar duhet të ndërmarrë një nismë për të hetuar një nga vrasjet më të mistershme. Teknologjia e sotme bën të mundur të gjendet shkaku i vdekjes nëse Ismail beu vdiq natyralisht apo u helmua. Mjafton zhvarrimi I eshtrave dhe kryerja e analizave.
Do ishte në nderin e këtij shteti që të zhvarroste pas afro 1 shekulli një të vërtetë që ka të bëjë me njeriu që themeloi këtë shtet. Përulje me respekt ndaj kryeveprës që bëri beu i Vlorajve! Na la një shtet.
Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta të Luigj Gurakuqit, një prej figurave më të ndritura të historisë shqiptare, Arkivi i Shtetit në Bari, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithsh . . .
Nga Eugen Shehu/ Nëpër malet e lartë të trevës dardane, shekujt që shkuan, derdhën stuhi rrebeshesh të pa ndalur. Në supe të bjeshkëve, ndriçuan sa e sa vetëtima gjigante, duke . . .
Yllka i ka ndjerë vetë pasojat si pasardhëse e një prej degëve të trungut të madh të familjes Blloshmi. Ajo ka qenë e vogël kur në ditën e çlirimit të Tiranës më 17 nëntor, baba . . .
Që kur Izraeli filloi sulmin e tij ndaj Iranit, thirrjet për ndryshim regjimi janë bërë më të forta, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Ne . . .
Ai themeloi të parin kantier modern detar. Por historia e tij do të përfundonte tragjikisht. Pas një gjyqi të montuar nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me vdekje së bashku me ekono . . .
Më datën 15.6.1990 u bë varrimi i 17 vjeçarit Pëllumb Pëllumbi në Shkodër. Arkëmorti i tij u mbajt gjatë gjithë rrugës në krah duke mos u vënë në makinën e varrimit, shoqëruar nga t . . .
VOAL- Giovanni Brusca, xhelati i Cosa Nostra-s, i njohur për vrasjen e Giovanni Falcone-s, gruas së tij Francesca Morvillo dhe eskortës së tij, u lirua më në fund në fund të majit, ku . . .
Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025
Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°32 . . .
PROF. DR. ELMAS LECI/ Në misionin për të cilin ndodhej në Beograd Nako Spiro, në pranverën e vitit 1946, ishin dy marrëveshje të fshehta për t’u nënshkruar me Jugosllavinë, ajo për “S . . .
Më 10 qershor 1878, në qytetin simbolik të Prizrenit, u mblodhën përfaqësuesit më të shquar të krahinave shqiptare për të ngritur zërin kundër copëtimit të trojeve etnike nga traktate . . .
Nga Dashnor Kaloçi
Plot 48 vite më parë, më 31 maj të vitit 1977, diku në periferi të Tiranës, në një vend që dhe sot e kësaj dite ka mbetur i pazbuluar ende, një skuadër pushkati . . .
Ka qenë qershor i vitit 1975, kur, si telekronist i Televizionit Shqiptar, më binte çdo vit të ngjitesha në Qafën e Martës, në festën tradicionale të zonës, ku shumë ngjarje historike, . . .
Komentet