Regjimi serb në Beograd tash sa vjet ka bërë spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në hapësirën etnike në Medvegjë. Prej 7000 banorëve të komunës së Medvegjës, vetëm 520 shqiptarë kanë mbetur, ndërsa shumë prej tyre kanë lanë tokën dhe shtëpitë që janë shpërngulur në Kosovë dhe në udhët e gyrbetit.
Kjo është Medvegja shqiptare, ku dora fashiste e Serbisë përmes spastrimit etnik e ka zbrazur tokën dhe shtëpitë shqiptare dhe një ditë, kjo pjesë shqiptare do të ketë fatin e Sanxhakut të Nishit(!).
Të shohin se si do të trajtoj temën aktuale shqiptare në Medvegjë presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që si thotë shtypi serb në Beograd se ,,vizita,,e tij është ,,private,, dhe se ai paskësh përgatitur një mesazh se ,,serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë bashkarisht,,(sic!).
Kush do të jetoj ,,bashkarisht,, ndonëse edhe pak kohë në Medvegjë nuk do të jetojnë shqiptarët…!
Çikago,24 nëntor 2017
Komentet