Nga deti ajo ka frikë,
i kanë thënë jam bërë pirat.
Mbaj mjekër, kobure e thikë,
e rrëmbej dhe e çoj shumë larg.
Dallgët i bën kuaj,
kaçakshe kalëron me to.
I thonë harboj ku të dua,
ku lind e ku perëndon.
E ndjell të hyjë në ujë,
zjarrin i shuaj në gjoks.
Heshtur, me mall e bujë:
“E putha,”- thërras fort.
Kështu, në çdo perëndim,
një dallgë e kripur, e thatë.
Të sajat gjurmë lëpin,
mos e puthë tjetër pirat…
2017
Komentet