Fati! Ç’pemë të padukshme e të paskaj
jep fruti yt, çfarë shpirti
nganjëherë e vjel, të pjekur?
Cilat nga këto ide janë degët e tua,
cilat nga këto ndjenja janë lulet e tua,
cilat nga këto këngë janë zogjtë e tu,
cilat nga këto buzëqeshje janë aromat e tua?
Çfarë i ushqen rrënjët e tua?
Në ç’mënyrë, nga ku, si në këtë limon
nga dritarja ime, ti hyn
në dhomën tonë më të brendshme
dhe ia lulëzon, ëmbëlsisht, zemrën?
Komentet