I dashur Niko Dhales ! Te dua akoma me shume sot, qe bertite “Rrofte Greqia !” Me buzegaz e me dashuri , ti ke degjuar e duruar edhe babain tim, edhe mua duke thirrur “Rrofte Shqiperia!” E ke bere dhe vete 100 here neper hartimet e tua..E keqja nuk i vjen askujt dhe asnje vendi nga fjala “rrofte”.
Une e gezova atdheun tim e te te pareve te mi, me ato, qe mundi te me jepte. Ti, nuk e pate ate mundesi. Atdheu im, ty te dha ca te mira vegjelie e rinie, Atdheu yt, me dha mua , atehere kur ikem nga syte kembet, pak ngrohtesi , pak liri dhe pak buke. Ishte si atehere, ne kopesht, qe hipnim mbi karrige, per te pare paaaaak me shume.
Une i dua greket, edhe pse nje dite , nje mikja ime e re, nga Athina, me tha “Alda, ti nuk dukesh fare si shqiptare”, duke menduar se po me bente qejfin.
Ti i do shqiptaret, edhe pse ke degjuar ndonjehere “uuu greku i dreqit”.
Kam buzeqeshur kur dikush me ka thene “do te te ngrihet stergjyshi e gjyshi nga varri mooooj”… Jo ! Ata nuk deshen te prishej Greqia, ata deshen vetem te behej Shqiperia..
Nuk jam e sigurte, nese ndiehesh me shume grek a shqiptar. Si s`me ka shkuar mendja te pyes vajzat e mia: Arielen, Erin a Jolen ? Po Areklis kingu ç`thote ?
Nuk do ta dua me pak Greqine pas “oxi”t, sepse pastaj jam e detyruar te te duroj ty, kur te me shash Sali Berishen a Ilir Meten .
Urrej komunizmin, por njekohesisht, kam bindjen time, qe asnje force politike, nuk vjen ne fuqi ne kete gadishull, qe ia nderruan emrin sa here deshen, nga copat e letrave me ngjyra qe futim ne, neper vrima kutish…
Si shqiptare qe jam, nuk rri dot pa futur hundet ne punet e komshiut : Sa mire beri qe dha doreheqjen ai Varfuci a Varoufakis, a si e ka ! Varfucin vune per financat ata ore ?
Eeeeh, sa per kenget, dihet, qe te dyve, na pelqejne italianet…
As te besoj fare, kur thua , qe fjalet e dashurise, na i thenke ne frengjisht. Mire ti i thua, po ku i ngjisin Neviles ashtu ?! Po mua pse me ke thene vetem: ” te kam xhan” dhe “t’u bofsha une ty” , kur ne te dy dime dhe greqisht, dhe frengjisht dhe italisht ? Po Areklisin pse e le te mesoje ç’gjuhe te doje e ç’ gjuhe t’ i duhet per ne Europe dhe nuk e detyrove te mesoje greqisht ?
Kur shkruajte “fjalet e keqia vijne vetem shqip”, une, qe te njoh aq mire, nuk u ngaterrova si te tjeret. Menjehere e kuptova qe e kishe per “llafet e pista”. Edhe mua, edhe mua. Ne i mesuam rrugeve te Tirones sone. Ato njisin vetem n`tironcshe ! Po nuk e mushe gojen me thone “t`qifsha nonen !”, aty t`njelet sikleti, nuk e qit dot…hahaha.
Iu thashe atyre, qe kishin marre inat: “Nuk e shihni qe dhe “Rrofte Greqia”, e ka shkruajtur shqip ” ?
Te dua shume çuno. “Zito i Elas!”, qofte edhe vetem per nje arsye : qe te me gezohesh ti, o tironsi im !
Alda Butka, mbese e Patriotit Sali Butka. Babai jot punoi tere jeten me koleg grek,ti u martove me grek ,femijet i ke me kombesi greke,vet mesove greqisht e jetove ne greqi.Une jam shqiptar me kombesi greke por ti je greke me kombesi shqiptare.
Ky komunikim me kujton kur hajshe naj cop buk me tlyn e me rrecel sa me pelqete
Thjesht e bukur,
Miqesore, reale,
Te lumte Alda
Niko Dhales problemi është se je në dilemē me kombësinë tënde, ska gjë këtu je përcaktuar për interesin dhe mohon se je shqiptarë, po e mira është se Shqiptarisë nuk i duhen njerës sikur puna jote me gjak të përzier që nuk e din edhe vet se çka je.
ska dashuri ..(ose dashamirsi ..qe te mos na keqinterpretojn )dhe paqe me ideale mi yllo …por por (ket porin e kom per me u gric se sem rrihet ne mu pa u gric biles kaiher me liber shpije noshti qe po shkruj boj shyqyr qe jom i qet )..por nji filozof englez ..Smith ..ka thon ..po e shkruj gjermanisht se frengjishten e perdor pak sipas nevojes ….es gibt mehr als eine warheit ….
O kot fare jeni qe te dy pasi ini regulluar mire na cani drasat neve
Flisni per ekonomi e per hallet e popullit
Dhe per hajdutat ne politik
Qe na kan ulur koken ne gjithe ruzullin toksor
Pa te ter patriota behemi kur ke ekonomi te forte se te ter e duam ate vend por na ekan bere gangre ata felliqesira politikane
Une them qe te hiqen kufijte fare ku levizja e njerezve
te jete e lire nepermjet Sqhqiperise, Turqise dhe Greqise.
Jam Shqiptar apo jam Grek dhe Turk nuk ka problem fare.
Paqe te kemi ne Balkan, Europe dhe ne te tere boten.